Receta Gatimi

Modelet shqiptare qe mahniten Nju Jorkun


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Modelet shqiptare qe mahniten Nju Jorkun

    E Shtune, 27 Janar 2007

    Per disa dite edhe ato ishin pjese e supermodeleve te botes. Shkelen pasarelen e agjencise “Ford”, ishin ne qender te fotografeve dhe fituan disa kontrata. Anada, Dhurta dhe Shkurta, tre vajzat shqiptare qe bene zhurme ne korridoret e modes ne Nju-Jork

    Edhe ne nje vend si Nju-Jorku, te mbushur me supermodele nga e gjithe bota, ato nuk kaluan pa u vene re. Megjithese nuk kishin bere me shume se nje dalje krejt rastesore ne pasarelen e vendeve te tyre te vogla ne Evrope, terhoqen vemendjen e eksperteve te modes. Gjate me pak se dy jave qendrimi midis korridoreve te modes ne Nju-Jork, te gjithe filluan t’i njihnin si vajzat shqiptare. Ishte hera e pare qe ne nje konkurs si ai i “Supermodel of the World” merrnin pjese tre vajza shqiptare, te cilat perfaqesuan Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonine me 17 janar. Perkatesisht Anada Mikollari, Shkurta Ajeti dhe Dhurata Lipovica i’u bashkengjiten 41 modeleve nga 41 vende te ndryshme te botes. Megjithese ishin nder me te preferuarat dhe rrembyen duartrokitjet e te pranishmeve, nuk arriten te fitonin kontraten e madhe prej 250 mije dollaresh me agjencine “Ford Models”. Cmim i cili i shkoi Sanne, nga Holanda. Por ndryshe nga “Misset”, nuk ishte nje konkurs i mirefillte bukurie, nuk kishte klishe dhe asnjehere nuk dihet se cfare imazhi kerkon agjencia e modes. Kjo nuk te ben me pak te bukur para fitueseve, apo me me pak fat. Per tre shqiptaret qe shkelnin per here te pare ne token amerikane, ishte me shume se fat.

    Nje seri kontratash

    Ato ishin te shoqeruara gjate gjithe kohes nga nje grup i mire shqiptaresh qe perbehej nga dy televizione te Kosoves (RTK dhe Tv 21) nje i Shqiperise (Top Channel) me ne krye fotografin dhe njekohesisht agjentin e vajzave, Fadil Berishen. Ne cdo hap i ka ndjekur edhe prezantuesja e “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila me ne krah regjisorin Bojken Lako kane filmuar cdo levizje te modeleve shqiptare. Edhe per ta, kjo ishte hera e dyte qe do ndiqnin nga afer “Supermodel of the World”, por kete vit puna ishte me e veshtire. Duhet te inkuadronin emocionet, pershtypjet dhe perjetimet e seciles prej tre vajzave qe do te paraqiten permes imazheve ne nje dokumentar ne “Top Channel”. Prezantuesja Arbana Osmani shprehet se kete vit Shqiperia ishte me e sigurt, sepse vajzat ishin me te instruktuara dhe me te pergjegjshme. “Na u rrit pak mendja ne momentin kur, sapo kalonin vajzat shqiptare te gjithe i shihnin me shume dashuri, i duartrokisnin gjate provave, mbeteshin te mahnitur nga bukuria e tyre. Por, kontraten e madhe nuk e fituam. Gjithsesi fituam kontrata te tjera”, thote Arbana. Tani pasi jane kthyer ne vendlindje, Shkurta dhe Dhurata, studente ne Universitetin e Nju-Jorkut ne Prishtine, duhet vetem te zgjedhin, nese do te zhvillojne karrieren e tyre si modele ne Milano, Spanje apo edhe me tej, Nju Jork. Ndersa Anada, ka bere per vete perfaqesuesit e nje agjencie mode me qender ne Zvicer. Sikurse eshte theksuar shpesh nga organizatoret shqiptare dhe te huaj, ne kete konkurs eshte e rendesishme qe vajzat te prezantohen para agjenteve nga e gjithe bota, per te siguruar ne kete menyre nje karriere kopertinash.

    Prapa skenes

    Pas nje jave intensive provash ne pasarelen e “Ford”-it, sherbimeve fotografike dhe leksioneve para aparatit, mbremjen e madhe te “Supermodel of the World” e celi 16-vjecarja nga Tirana, Anada Mikollari. Ishte me pas, Shkurta, perfaqesuesja e Kosoves ajo qe mori me shume duartrokitje nga te gjitha vajzat. Arbana tregon se sikurse pranuan edhe vete perfaqesuesit e Fordit, i vetmi difekt i saj ishte mosha, 20 vjec, qe konsiderohet moshe e madhe per nje modele. “Atyre nuk u intereson te investojne ne nje modele 20-vjecare, kur mund te zgjedhin midis atyre 14 vjec. Shumekush fitueset i quajti, femije sepse ishin te tilla. Kishin ende fizionomine e nje femije. Por me sa duket keshtu i kerkon ‘Ford’-i modelet tani”, shprehet Arbana. E ne te vertet te pese vajzat finaliste pothuajse kishin te njejtat karakteristika: bionde me floke te virgjer, sy te kalter dhe tiparet e nje “baby girl”. Para konkursit, ne shume raste modelet shqiptare ishin ne qender te vemendjes, shkaktonin reagime shpresedhenese, gjithkush kthente koken pas atyre qe ishin vajzat me te gjatat ne konkurrim. Nuk kishte si te kalonte pa u vene re nje trup 1.87 metra e gjate, si i Dhurates apo edhe disa centimetra me pak si Shkurta. Por ai kriteri i gjatesise, apo i formave perfekte te trupit ndoshta kete vit nuk ishte ne qender te vemendjes. E ishin pikerisht keto kritere qe e bene treshen shqiptare te sillej me e vendosur dhe e sigurt ne cdo moment. Dashur pa dashur fotografia e tyre u shfaq edhe ne nje prej emisioneve me te ndjekura ne kanalin Fox, kur nje VJ i MTV-se tregoi per bukurite e fundit qe kishte takuar, tre vajza te mrekullueshme shqiptare. E te tilla privilegje i bene ato te shpresonin per vendin e pare. Por, pas shpalljes se fitueses nga Hollanda, vajzat nga Kosova nuk munden te mos shfaqnin zhgenjimin. Gjithcka shkoi ne vendin e duhur kur gjate mbremjes mesuan se kishin fituar oferta nga tre agjenci te ndryshme me qender ne Milano, Spanje dhe Nju-Jork. Ndersa per Anaden, mjaftonte si nje eksperience qe i tronditi jeten. E nderkohe ambientet e modes ne Nju Jork per here te pare degjuan shqip e te gjithe mesuan se ku ndodhej Shqiperia dhe Kosova.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Modelet shqiptare qe mahniten Nju Jorkun

    Treshja e pare

    Shqiperia, zgjodhi te dyten here perfaqesuesen e saj me 15 shtator te viti te kaluar ne Qendren Nderkombetare te Kultures. Pas Zana Krasniqit, fatin per te konkurruar ne “Supermodel of the World” e pati 16-vjecarja nga Tirana, Anada Mikollari. Vetem nje muaj me pas, producenti i ketij evenimenti, fotografi Fadil Berisha, kishte vendosur ta shtrinte kete konkurs edhe jashte kufijve, po gjithnje aty ku flitej shqip duke organizuar per here te pare “Supermodel” ne Kosove”. Megjithese ende jo nje vend i pavarur edhe Kosova fitoi te drejten te kishte perfaqesuesen e saj ne konkursin e modeleve te reja ne Nju Jork. Por per here te pare perfaqesuesja e agjencise se modeleve “Ford”, Iris Minor zgjodhi dy finaliste, Dhurata Lipovicen, 19 vjec dhe Shkurta Ajetin, 20 vjec. Bukuria dhe ngjashmeria midis dy vajzave nga Prishtina, bene qe me vendimin e marre perfaqesuesja e “Ford”-it, te rrezikonte pozicionin e saj. Pak para nisjes per ne konkursin final ne Amerike u vendos qe vetem njera prej tyre mund te perfaqesonte Kosoven. Ajo ishte Shkurta, ndersa finalistja tjeter, Dhurata do te shkonte ne emer te vendit fqinj, Maqedonise.

    Vajza e (pa)dukshme

    E si mund nje vajze 178 centimetra te jete e padukshme ne sy te te tjereve. E aq me teper nese ajo ka fituar konkursin e vetem per modele qe organizohet ne Shqiperi dhe ka perfaqesuar vendin e saj ne nje gare nderkombetare si “Supermodel of the World“. E megjithate nxenesja e vitit te trete ne gjimnazin “Qemal Stafa“, Anada Mikollari, shprehet se eshte e padukshme ne shkolle. “Behem vete e padukshme“, thote ajo. Nuk ka deshire qe te bie ne sy, te pakten sa te perfundoje shkollen dhe te vendose se cdo te behet me karrieren e saj. E te mendosh qe vetem nje jave me pare eshte kthyer nga pasarela e Nju-Jorkut ku konkurroi perballe 43 modeleve nga vende te ndryshme te botes. Ka mbetur e mahnitur nga vendi mikprites, dashuria e njerezve qe e rrethonin, magjia e botes se modes qe ashtu sikurse e kishte enderruar e preku nga afer. “Momenti me emocionues, ishte kur hapa sfilaten. Kam pasur pak problem me kepucet, sepse ishin pak te medha por nuk ka rene aspak ne sy“, shprehet ajo duke qeshur. E sinqerte nuk mohon se sikurse te gjitha, edhe ajo shpresonte ne fitore por i kishte drejtuar me shume shpresat per nga vajzat e Kosoves, Shkurta dhe Dhurata qe u bene shoqet e saj me te mira gjate qendrimit ne Nju Jork. “E rendesishme per mua ishte qe te perfaqesoja Shqiperine, jam vetem 16 vjec dhe jo gjithkush mund te kete kete mundesi. Me pas rruget te hapen fale kontratave me vendet e tjera“, thote ajo. E sa i perket kesaj kontrate pothuajse nuk di asgje. “Qe ne momentin qe kam prezantuar katalogun me fotografi tek agjentet e Zvicres, me pyeten nese kisha deshire te shkoja ne Zvicer. ’Pse jo’, ju pergjigja. Me pas kontaktuan me Fadil Berishen. Por deri tani nuk eshte qartesuar asgje. Gjithcka do te percaktohet gjate muajve te veres, sepse tani jam ne shkolle“, perfundon ajo. E deri atehere Anada Mikollari do te vazhdoje te thure plane se ku do te shkele pasarelen. Do te kthehet ne Nju-Jork apo diku tjeter.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vogėlushėt mahnitėn dasmorėt !! ( VIDEO )
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 10:20 PM
  2. 10 modelet e veturave mė tė shtrenjta
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 11:24 PM
  3. Modelet formojne koken e tigrit
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2010, 05:56 PM
  4. Hummer pėrgatit modelet H4 e H5?
    Nga aurel nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 04:57 PM
  5. USB 3.0 dhjetė herė mė i shpejt se modelet e mėhershme
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2009, 01:38 PM