Rrihet Ingrid Gjoni,vajzata nga Laprake e plagosin me thike
09/10/2008 - 07:58
Kėngėtarja Ingrid Gjoni pėrfundon nė Spitalin Ushtarak me plagė tė lehta nė trup, tė shkaktuara me mjete prerėse. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditė mė parė, por gjithēka ėshtė mbajtur sekret. Incidenti nuk rezulton tė jetė denoncuar nė polici nga vetė kėngėtarja. Mjekė tė Spitalit Ushtarak kanė konfirmuar pėr Gazeta Shqiptare, se Ingridi ėshtė kuruar nga plagė tė shkaktuara me mjete prerėse. Sipas tyre gjendja e kėngėtares ishte e rėndė nė momentin qė kishte mbėrritur nė spital, por fatmirėsisht plagėt ishin sipėrfaqėsore nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe nuk kishin dėmtuar organe jetėsore apo tė kishin sjellė probleme tė pariparueshme. Sipas fjalėve, ngjarja ėshtė provokuar nga njė grindje banale mes kėn-gėtares dhe disa vajzave tė tjera banore tė Laprakės. Kėto tė fundit e kanė goditur dhe e kanė rrahur paq kėngėtaren, madje e kanė qėlluar me thikė ose me mjete tė tjera tė forta duke i shkaktuar edhe plagėt e dukshme nė pjesėn e sipėrme tė trupit. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, ka marrė vetėm mjekimin e parė dhe atė tė domosdoshėm e mė pas ka vijuar me mjekimet nė banesė. Nuk dihen ende motivet sesi kjo ngjarje nuk ėshtė regjistruar nė polici, ndonėse nė Spitalin Ushtarak ndodhet e stacionuar 24 orė nė ditė njė patrullė policie, enkas pėr tė verifikuar tė plagosurit apo pacientėt qė mund tė kenė lidhje me ngjarjen kriminale. Gazeta ka tentuar tė lidhet me kėngėtaren Gjoni, por telefoni i saj ka qenė gjatė gjithė kohės jashtė shėrbimit. Tė gjitha kontaktet e tjera me kėngėtaren kanė rezultuar mision i pamundur pėr Gazetėn, pėr shkak tė no comment pėr kėtė informacion.
Pikėrisht njė vit mė parė, nė 16 tetor, Ingrid Gjoni ishte pėrfshirė nė njė tjetėr incident. Ajo sė bashku me 14 miq tė saj, pėrfshi edhe Ēiljeta Xhilagėn, ishin duke u dėfryer nė lokalin Kanon, pas spektaklit Miss Globe International, kur pėr shkak tė njė mikeshės sė tyre, qė siē duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinė. Pas 2 orėve tė kaluara nė polici, ku dhe kishte dhėnė deklaratėn me shkrim, Gjoni ėshtė liruar bashkė me disa miq tė saj.