Nje shkrim fantastik nga i madhi Vedat Kokona

…Dhe atėherė mė mbėrthen njė melankoli qė as vetė s’e di si ta shpjegoj.

Ajo ndjenjė shkrehjeje dhe kėputmėnie qė mė mbėrthen sa herė qė flladi i asaj parajse mė freskon sadopak nė zagushinė e kėtyre kohėve qė jetojmė, mė kapėrthen si njė mengene edhe mė shumė kur dal nga shtėpia dhe s’di ku tė vė kėmbėt nga plehrat qė na kanė mbuluar dhe kur mė duket se jam burgosur ngaqė, ngado qė shkoj, s’shikoj gjė tjetėr veēse hekura...

Mė kujtohen ato ditė tė lumtura tė kohės sė Partisė kur rrugėt ndritnin si pasqyrė nga pastėrtia, kur kishe mall tė shihje njė veturė apo motoēikletė, kur ajo e uruara jetė rridhte ngadalė, monotone, e qetė, si njė lumė qumėshti i mėllėnkshur; kur e merrje rrogėn edhe pa punuar, apo duke spiunuar; kur, sa veje nė punė pėr t’u dukur, dilje pėr tė pirė kafe me fėrnet me ata qė tė prisnin; kur shkoje pėr pushime nė Bogė a nė Voskopojė me njė shpenzim qesharak; kur tė vinte ajo mandatė e ururar se do tė shkoje tė punoje nė aksh kantier pėr muajin e punės fizike; kur shkoje nė Festivalin folklorik tė Gjirokastrės, nė Festivalin e kėngės sė pranverės, nė Festivalin e filmit, nė Festivalin e kėngės mė tė bukur tė vitit; kur shkoje nė ato mbledhjet e lagjes, pothuaj ēdo javė, pėr t’u sqaruar pėr ēėshtjet politike tė ditės, ku do tė ndaheshin triskat e Frontit qė s’u hynin fare nė punė atyre qė e kishin dhe qė u prishnin shumė punė atyre qė s’e kishin; mbledhje pėr tė ngritur antenat, mbledhje pėr tė zbritur antenat; mbledhje pėr tė diskutuar pėr rezolucionet e Kongreseve tė Pėpėshėsė, Rėpėshėsė, Bėrėpėshėsė dhe tė Bėgėshėsė; mbledhje pėr tė demaskuar poliagjentin pas tridhjetė vjet veprimtarie pranė udhėheqėsit tė madh; mbledhje pėr aksionet e mbledhjes sė kallinjve tė misrit; mbledhje tė punės vullnetare, tė dielave, tė tė shtunave komuniste; mbledhje tė zgjedhjeve, mbledhje tė ngjitjeve nė pushtet; mbledhje tė zbritjeve nė terren; mbledhje pėr gatitė qė duheshin bėrė pėr tė pritur sa mė mirė ditėn e 1 Majit, festėn e “kllasės punėtore”; mbledhje pėr t’u grumbulluar nė qendrat e punės pėr tė marrė pjesė nė parakalimine 1 Majit qė do tė bėhej nė orėn dhjetė, pasi ishim grumbulluar qė nė orėn pesė tė mėngjesit, tė parakalonim para “udhėheqėsve tė ndritur” qė vetė s’kishin punuar dhe qė nusėronin pėrpara zorrėtharėve qė punonin pėr aq sa u paguanin; kur ngriheshim nė orėn tre tė mėngjesit pėr tė zėnė radhėn e qumėshtit qė vinte nė orėn pesė, apo tė mishit, apo tė vezėve, apo tė makinės larėse, apo tė frigoriferėve, apo tė... apo tė... apo tė...

Ah, moj qepė, ē’tė tė kujtoj mė parė!

Ē’kohė tė bukura qė ishin ato, more shokė! Zemra mė fėrgėllon si gjethi i plepit kur i kujtoj... Tė kishte lezet shpirti qė i jetoje! Thoshin se edhe jashtė shtetit jetonin bukur. S’besoj. Njė jetė tė tillė s’ka si shijohet nga tė tjerėt!... Tė dridhej zemra nga gėzimi kur tė trokitnin nė portė qė pa gdhirė, se pandehje se kishte ardhur miku i dashur qė prisje, kurse tė lajmėronin se mos harroje tė veje nė qendrėn e punės pėr t’u grumbulluar se do tė dilnin tė prisnin mysafirin e shquar Hrushovin, Ho Shi Minin, Kim Ir Sellin, Sianukun, Ēin Man Ēinin… Eh, moj qepė ē’tė tė kujtoj mė parė!...

Mė kujtohen ato ditė tė paharruara tė zgjedhjeve. O ē’ditė tė bukura qė ishin ato! O ditė tė uruara qė u zhdukėt si uji nė rėrė! Ishim ngritur qė nė orėn tre tė mėngjesit pėr tė zėnė radhėn e mishit, apo tė qumėshtit, apo tė vezėve, apo tė fasuleve, apo tė gjizės dhe, nga radha, fishek nė Qendrėn e votimit, tė pėrcjellė nga tingujt e muzikės popullore qė buēiste nga altoparlanti qė e kishim te rrėza e veshit.

Pėr atė ditė tė madhe vishnim kostumin mė tė ri qė kishim prerė njėzet vjet mė parė, mbathnim kėpucėt e kohės sė luftės dhe shkonim tėrė gaz pėr tė votuar. Te Qendra e votimit na prisnin valltarėt qė hiqnin valle popullore nė tingujt zvarritės tė zurnasė dhe nė gjėmimin shurdhues tė daulles. Takoheshim me ata mė tė zellshmit qė kishin ardhur aty para teje, shend e verė se kishin ardhur para teje pėr tė treguar gatishmėrinė e tyre ndaj Partisė dhe, me njė “Gėzuar zgjedhjet!” dhe buzėqeshje mahmurie prisnim tė futeshim nė sallėn e votimit.

Dy minuta para orės gjashtė lejohej hyrja dhe, me njė shtysė energjike siē ishim mėsuar prej shumė vjetėsh duke mbajtur radhėn pėr bukė, vajguri, qepė, vezė, prasė, gjizė, futeshim nė sallėn e zbukuruar me flamurė, me portretet e udhėheqėsve tė Byrosė Politike, me tryezėn e Komisionit tė votimit tė mbuluar me cohė tė kuqe dhe me kutinė e votimit, ku tė vėshtronte portreti i kandidatit tė Frontit, tė cilit do t’i jepje votėn kundėr dėshirės ngaqė s’e njihje fare, merrje fletėn e votimit dhe, pa u futur prapa perdes sė kuqe tė ndarjes ku duhej tė shkruaje emrin e kandidatit pėr tė cilin votoje, ose pėr ta shuar emrin e tij, i drejtoheshe kutisė ku futje fletėn e votimit, pėrshėndetje me njė buzėqeshje tė shtirur njeriun qė rrinte mė kėmbė pranė kutisė, me buzė nė gaz tė shpifur edhe ai me njė “Gėzuar!” dilje fėsht nga dera, i pėrcjellė nga daullja shurdhuese qė s’pushonte njė minutė.

Nė orėn gjashtė e tridhjetė tė gjithė zgjedhėsit kishin votuar dhe, nė orėn shtatė, radioja nė fillim dhe televizori pas disa vjetėsh, lajmėronte se cila lagje kishte qenė mė e shpejta nė mbylljen e Qendrės sė votimit qė, ligjėrisht, duhej tė kryhej nė orėn tetėmbėdhjetė. Dhe ēudia mė e madhe ishte se pėrfundimet e votave, qė mund tė merreshin vesh pas njėzet e katėr orėve, diheshin pa u hapur kutitė e votimit: 99,99%! Dhe ky pėrfundim dihej pa u shpikur ende ai qerrata kompjuter! Hajde mos u ēudit po deshe!