Receta Gatimi

Mardheniet burre -grua


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Mardheniet burre -grua

    Kjo teme do te permbaje nje sere artikujsh te publikuar ne shtyp mbi mardheniet e burrit dhe gruas. Lexim te kendeshem.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Mardheniet burre -grua

    Raportet nė ēift, kur pushteti i femrės bėhet i ėmbėl


    Shpesh meshkujt kanė frikė se femrat mund tė kenė pushtet mbi ta. Tremben se mos bien pre e aftėsisė sė tyre joshėse. Zbulo si ta kultivosh kėtė pushtet dhe si ta pėrdorėsh pėr tė qenė tė lumtur ti dhe partneri yt. Disa fraza, disa fjalė mungojnė shumė nėse nuk thuhen. Nėse guxon tė shprehesh, partneri do tė lėrė kokėn pas teje dhe nuk do tė rezistojė.
    Fol me tė
    Shpreh dėshirėn tėnde: “Kam dėshirė pėr ty”, “Tė dėshiroj shumė”. Janė fjalė qė meshkujt nuk i dėgjojnė shpesh dhe u bėjnė mirė. Njė mashkull e di se nuk ėshtė mė tėrheqėsi, mė inteligjenti, mė i pasuri, por nėse di qė ėshtė i dėshiruar, jeta i duket e bukur. Fjalė si kėto e bėjnė tė ndihet i sigurt dhe i lumtur.
    Thuaji qė tė kėnaq nė shtrat. Shpesh burrat kanė frikė se po i kėrkojnė shumė partneres sė tyre nga pikėpamja intime.
    Janė pra, shumė tė ndjeshėm ndaj kėnaqėsisė sė provuar nga partnerja e tyre, nė fakt ėshtė shenja qė dhe asaj i pėlqen! Duket si e pavlerė, po kur, pėr shekuj e shekuj, gratė janė mėsuar tė mos shfaqin dhe tė mos provojnė kėnaqėsi fizike, ėshtė e rėndėsishme tė mėsosh tė flasėsh.
    Thuaji se tė bėn tė lumtur: Kėnaqėsia mė madhe pėr njė mashkull ėshtė tė dėgjojė nga partnerja e tij fjalėt: “Mė bėn tė lumtur”. Ėshtė mirė tė dish se mund t’i dhurosh lumturi njė njeriu tjetėr, ėshtė si tė zotėrosh njė fuqi tė pamasė. Njė burrė ndihet i fortė dhe ėshtė mė mirė me veten e tij.
    Tregoji qė je unike
    Nuk ekziston njė tjetėr si ty. Ti e di, po ai? Tregoji qė je unike, e pazėvendėsueshme.
    Zgjoi pasionet e tua. Femrat mė tė dashuruara nuk janė ato mė tė bukurat, por mė pasionantet. Ajo qė e josh ėshtė energjia qė i kushton. Nė fakt po t’i dedikohesh po me atė pasion, raporti juaj do bėhet tmerrėsisht i fortė!
    Qesh me tė: Njė mashkulli i pėlqen qė partnerja e tij tė jetė e bukur, inteligjente, pasiononte, interesante, por qė mund tė jetė dhe njė mike me tė cilėn mund tė qeshė, qė ta bėjė tė ndihet rehat. Kultivo miqėsinė, bashkėpunimin, sensin e humorit.
    Mahnite. Mos kėrko domosdoshmėrisht gjėra tė ngatėrruara, pėrshtate mė mirė surprizėn me shijet e tij. Njė mashkulli i pėlqen tė ndihet i fuqishėm, aventurier i vėrtetė, pra gjėrat e papritura e eksitojnė! Tė takon ty qė e njeh tė zgjedhėsh surprizat qė do ta bėnin tė humbte mendjen.
    Guxo tė pyesėsh
    Pyete pėr marrėdhėnien intime. Kėrkoji atė qė tė jep mė shumė kėnaqėsi. Nėse do qė tė bėhet njė partner perfekt dhe nė shtrat dhe nėse do t’i bėsh komplimente me tė vėrtetė tė sinqerta, duhet tė bashkėpunosh. Drejtoje, nxite, mėsoji si funksionon trupi yt.
    Ec ngadalė, nuk jeni makina. Do shohėsh se do t’i pėlqejė tė jetė dashnori qė ke ėndėrruar. Mėnyra mė e mirė pėr ta magjepsur njė mashkull, ėshtė pikėrisht ta bėsh dashnorin ideal dhe t’ia thuash.
    Kėrkoji dhurata. Shpesh njė burrė nuk di ēfarė tė pėlqen. Ka dėshirė tė tė bėjė njė dhuratė, por nuk di ēfarė. Ndihmoje. Kėrkoji atė qė dėshiron, ai do tė jetė i kėnaqur dhe do shohėsh se me kalimin e kohės, do di t’ia dalė mbanė pa ndihmė tėnde.
    Propozoji tė marrė pjesė nė aktivitetet qė tė interesojnė. Si mund ta dije ai se do t’i bėsh pushimet nė mal, se tė pėlqen tė mėsosh flamengon? Bėje tė kuptojė se je e veēantė dhe se dėshiron ta ndash me tė energjinė tėnde!
    Shko drejt e nė thelb
    Ndonjėherė harrojmė dhe u japim shumė rėndėsi detajeve. Mendo pėr objektivin tėnd: ta magjepsėsh dhe anashkalo ēdo gjė qė nuk ka rėndėsi!
    Kryesorja jeni ju tė dy. Nėse nuk ka shijet e tua pėr sa i pėrket ngjyrave, makinės ēfarė rėndėsie ka? Pėrqendrohu te ajo qė ka rėndėsi me tė vėrtetė: harmonia e ēiftit!
    Hap rrugė: Pse ta ēosh patjetėr nė njė vend pushimesh qė nuk i pėlqen ose ta detyrosh ta veshė njė veshje me tė cilėn nuk ndihet komod? Mendo pėr lumturinė tuaj sesa t’i japėsh rėndėsi manive tė tua! Qetėsohu dhe do tė shohėsh se dhe ai do tė jetė mė i qetė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė tė kuptoheni dhe jo t’i imponosh idetė qė ke!
    Mos u trego shumė sipėrfaqėsore: faktorėt materialė janė dytėsorė, kryesore ėshtė raporti juaj. Paratė janė tė rėndėsishme, por nuk i bėjnė njerėzit tė lumtur. Do ishe mė mirė nė njė shtėpi mė tė madhe, me njė punė qė paguhet mė mirė? Po patjetėr pak mė mirė, por vetėm pak. Ndėrkohė pėrfito nga ajo qė ke, vlerėsoje dhe duhuni sa mė qetėsisht.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mardheniet me vjerren e vjerrin?
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-08-2013, 05:01 PM
  2. A mund tė ndryshohet njė burrė?
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 08:35 PM
  3. Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2013, 07:08 PM
  4. Ja dhe nje matematike e thjesht burre+grua=?
    Nga MAJDI nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2010, 07:44 PM
  5. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 04:15 PM