mare nga gazeta Albania


Gardėroba e re, veshje, aksesorė dhe detaje tė zjarrta


Nė stinėn e re vjeshtė dimėr duhet tė bini nė sy. Pėr t’ia arritur synoni vetėm njė ngjyrė: tė kuqen edhe e ditėve tė ftohta. Mos ngurroni t’i jepni ngjyrė vjeshtės dhe dimrit.
Gardėroba e re duhet tė jetė e tejmbushur me ngjyra, por ajo qė duhet tė bjerė mė shumė nė sy ėshtė e kuqja. Jo vetėm stilisti Valentini ka zbritur nė pasarelat botėrore me tė kuqen e tij tė famshme. Edhe emra tė tjerė si Versace apo Blugirl kanė stiluar mbi copat e zjarrta. Pėr tė gjitha ato femra, qė kanė karakter tė vendosur, kėshilla ėshtė vetėm njė: e kuqe brilante, e dukshme, e ndezur. Kush pėlqen tonet mė neutrale mund tė synojė tė kuqen e fikur. Ndėrsa ato qė duan t’i japin look-ut njė prekje ngjyrash, mund tė zgjedhin aksesorėt e kuq nga koka tek kėmbėt: kėpucė, doreza, ēantė apo edhe flokė nė nuancė tė kuqe qė tėrheqin me njė shikim. Moda e kėsaj vjeshte ėshtė e preferueshme pėr gjitha femrat tė cilat ndjekin modėn.
Pėrveē veshjeve me xhins apo pantollona tė ndryshme pėr modėn vjeshtė 2008 stilistėt kanė paraparė edhe fustane tė bukura pėr ēdo ditė. Madje, ata kanė pėrgatitur edhe fustanet pėr rastet e festave.
Festat
Kolegj dhe rock’n’roll, Dolce Vita dhe Saint Tropez. Atmosfera e viteve ’50 rikthehet sėrish, kėsaj radhe mbi fustanet e ėmbėl, shpatullat e zbuluara, belat e shtrėnguar. Pėr tė joshur si nė tė mrekullueshmit vite pesėdhjetė. Stilistėt janė frymėzuar nga “Neė Look” i Dior-it, por e kombinuar me gjithė fuqinė alla Grease – shkėlqimi i festės sė fundvitit nė Rydell High School. Betsey Johnson ngjit nė pasarelė fustane tė tyltė, me nuanca vintage, rreth pėr dekor, lule mbi bel, por mbi tė gjitha syze dielli rétro. Dhe kukulla ėshtė gati pėr party.
Njė re e tyltė nė ngjyrė rozė pudėr, qė e prerė mbi trupin e Silvi Skėnderajt duket tamam njė vepėr arti. Aq e ngjashme me njė kukull, sidomos kur idesė i shtohet edhe emri i sfilatės sė Rezarta Skifterit: Haute Couture. Qershia mbi tortė: njė shi gurėsh tė shndritshėm.
Fifties glam in the movie. Edhe Sarah Jessica Parker, nė pritje tė “Sex and the city - The movie” ka zgjedhur format gjithė feminitet tė viteve ’50. Si fashion-iste e thekur, Carrie Bradshaė personalizon aksesorėt ekstremė dhe super trendy nė njė kaleidoskop dizajnesh dhe motivesh. Njėlloj si nė miksimin mes fustanit pink me stampa lulesh dhe kuletės me pupla Ferragamo, thuajse couture.
Fustanet
Fustan me tyl dhe fruda. Romantizmi ėshtė stampuar nga njė fashė elastike nė bel, ngjyrė rozė, qė e bėn mė aktuale. Anna Molinari zgjedh vitet pesėdhjetė pėr koleksionin Blugirl, mes ėmbėlsisė, joshjes sė pėshpėritur, buzėqeshjeve djallėzore dhe dėshirės pėr t’u dashuruar.
Nė tapetin e kuq tė Kanės, Michelle Yeoh ka veshur njė fustan romantik me lule, firmosur Roberto Cavalli. Aktorja orientale, e famshme pėr rolet nė filmat me aksion, ka luajtur edhe rolin e Mameha-s nė filmin “Kujtimet e njė geishe”. Me po tė njėjtėn ėmbėlsi, si njė princeshė mes bizhuterive, ėshtė shfaqur edhe nė Kanė. Janė tė guximshme vajzat e Giles Deacon-it. Duan fustane delikate nė tone “baby”, vetėm nė dukje tė pafajshme, me aplikime lulesh dhe transparencė tė theksuar. Por kjo Maria Antonietta ėshtė mė afėr Kirsten Durst tė Sofia Coppola-s sesa stilit tė oborrit. Dhe me kėpucėt vintage, ėshtė edhe pak Hirushe e kohėve moderne. E bukur me rozė.



Pantallonat, kthimi i belit tė lartė nė modė
Kur u paraqit i madhėrishimi bel i lartė, kthimi i tė cilit u parashikua vitin e kaluar, ne tė gjithė kemi mundur tė tallemi me tė, por mjaft sigurt, beli i lartė ėshtė tani nė tė gjithė rrugėt e mėdha. Nėse nuk jeni bindur pėr kėtė stilistėt sigurojnė se do tė bindeni. Ne kemi menduar se rruga pėrpara mė pak kate dhe beli i lartė ishin zhdukur, pėr tė mos u kthyer mė (pėrveē fotove tė turpshme nga vitet ’80, mbase). Sa gabim e kemi pasur! Stilet e ditėve tė sotme me ije tė rrafshta, stomak dhe shpinė qė mund tė adaptohen nė ēdo stil bėn qė beli i lartė i pantallonave tė jetė i preferueshėm. Sipas stilistėve, beli i lartė mund tė rrijė mirė te ēdokush. Madje ata shpjegojnė edhe pesė arsyet pėr t’i marrė vesh ato. Kur Madona e dizanjoi linjėn e vetė M pėr H&M, ajo vendosi fokusin mirė nė bel, me rroba retro, me korse me kapėse dhe funde me bel tė lartė duke theksuar belin. Figura e orės sė qelqit ėshtė kthyer nė modė dhe nė paraqitje. Mos u bėni merak nėse nuk jeni person i getave sikur Madona, pasi nuk keni nevojė tė jeni super e dobėt pėr tė veshur korse tė lartė. Theksimi i belit tuaj dhe definimi natyral i ijeve ju bėn tė keni njė pamje ultra-feministe. Beli i lartė kėrkon njė qėndrim tė pacėnueshėm, kėshtu qė mbani shpinėn tuaj drejtė dhe stomakun tuaj tė ngrehur brenda pėr tė evituar kėrrusjen dhe fryrjen e stomakut tuaj qė mblidhet kur ju uleni. Nėse nuk keni shumė bel ose jeni tė pėrkulur, vendosni tė pėrdorni belin e lartė nė xhinset siē janė nga Miss Sixty pėr njė efekt tė garantuar tė dobėsimit.