Receta Gatimi

Stresi dhe steriliteti


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Stresi dhe steriliteti

    Stresi kronik ndikon ne rritjen e sterilitetit ne cift
    mare nga gazeta Albania


    Stresi kronik ndikon nė shfaqjen e problemeve tė sterilitetit te meshkujt. Hormonet qė ēlirohen, ndikojnė nė spermatogenezė dhe pėr pasojė nė aftėsinė fekonduese tė njė mashkulli. Specialistėt shpjegojnė se si mbi ē’bazė ėshtė i ndėrtuar sistemi i riprodhimit, si ndikon konkretisht stresi mbi kėtė sistem dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste. Tė gjitha kėto pyetje mjeklėt i sqarojnė duke shpjeguar procesin e riprodhimit dhe mė pas ndikimin e stresit kronik. Kėshtu, riprodhimi te meshkujt ėshtė i varur nga njė sistem hormonal, qė ėshtė specifik vetėm pėr sistemin e riprodhimit. Nė pjesėn e sukorteksit mund tė prodhohet njė sėrė hormonesh ku mė i rėndėsishmi pėr riprodhimin ėshtė gonotropina ose hormonet ēliruese tė gonotropinės, tė cilat ngacmojnė hormonet folikulostimuluese dhe lutinizuese tė hipofizės (gjendėr e cila prodhon disa hormone dhe ndodhet brenda nė tru). Lutemizuesi dhe folikujt ndikojnė nė qelizat Leidik pėr prodhimin e testosteronit si dhe influencojnė tubat seminifer. Tubat seminifer dhe qelizat Leidik ndodhen nė teste. Pikėrisht ērregullimi i kėtij mekanizmi sjell pasoja pėr dėmtimin e spermatogenezės. Pra, uljen e nivelit, lėvizshmėrinė ose formėn tė spermatozoideve, duke u bėrė kėshtu problem pėr aftėsinė fekondeuse tė mashkullit. Ky mekanizėm vepron dhe te femrat pėr tė mbajtur njė cikėl tė rregullt tė zhvillimit tė vezės.
    Ndikimi i stresit
    Stresi ėshtė njė faktor qė ndikon nė shfaqjen e problemeve tė sterilitetit te njė mashkull. Gjatė praktikės sė pėrditshme ėshtė parė se nuk janė tė pakta rastet qė kur ēiftet nuk arrijnė tė kenė njė fėmijė, t’i nėnshtrohen njė gjendjeje stresante dhe ta shndėrrojnė nė njė problem psikologjik. Ēifti ėshtė i stresuar, i preokupuar dhe ėshtė parė se kjo gjendje pėr fat tė keq influencon nė sistemin hormonal, duke penguar apo frenuar spermatogenezėn ose ovulogjenzenės. Pėrveē kėsaj, sigurisht stresi i pėrditshėm, puna stresante etj., ėshtė parė se veprojnė dhe nė drejtimin e infertilitetit, sepse stresi ndikon nė prodhimin e adrenalinės, e cila vepron nė sistemin hormonal.
    Steriliteti te meshkujt
    Vitet e fundit vihet re njė shtim i rasteve, pavarėsisht se nuk ka statistika tė mirėfillta. Gjithsesi ėshtė parė se nėse mė parė konsiderohej se infertiliteti ishte njė problem qė kapte 10% tė ēifteve, ky problem ėshtė rritur nė 15-20%. Ka disa faktorė qė kanė ndikuar nė shtimin e kėtij problemi. Tė tillė janė aktiviteti i hershėm seksual, shtimi i rasteve tė aborteve, sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, mėnyra e jetesės, stresi etj. Pra, janė njė sėrė faktorėsh qė kanė ndikuar nė shtimin e kėtij problemi. Si trajtohet steriliteti te meshkujt?
    Trajtimi i meshkujve infertil bėhet duke pėrcaktuar nė radhė tė parė shkakun. Vetėm duke pėrcaktuar njė diagnozė tė qartė, mund tė bėhet trajtimi si duhet i sėmundjes. Pėrsa i pėrket mjekimit, ai konsiston kryesisht nė atė hormonal dhe bazohet nė dhėnien e gonotropinės. Stimulimi i spermatozoideve bėhet nė bazė tė shkallės sė spermatogenezės apo aftėsive fekonduese qė shfaqin nė spermogramė. Sigurisht, ēiftet qė kanė probleme tė tilla, e kanė tė nevojshėm dhe njė trajtim psikologjik.
    Nė pamundėsi pėr tė arritur sukses me metodėn stimuluese hormonale, mund tė pėrdoret fertilizimi in vitro.
    Analiza
    Njė nga analizat qė bėhet pėr pėrcaktimin e aftėsisė fekonduese qė ka njė mashkull ėshtė spermograma. Kjo ėshtė unifikuar nė vitin 1982. Para kėsaj date, vende tė ndryshme merrnin pėr bazė kritere tė ndryshme. OBSH nė kėtė vit, mori pėr bazė njė studim qė ishte shtrirė nė 5 qendra, i cili kishte njė pėrhapje gjeografike tė gjerė dhe merrte nėn shqyrtim raca tė ndryshme. Nė bazė tė atij studimi u vendosėn dhe kriteret se kur njė mashkull ka probleme me sterilitetin. Kriteret janė orientuese, tė tilla qė bazohen nė: volumin qė duhet tė jetė 2-4 ml, numrin e spermatozoideve qė duhet tė jetė 10 milionė dhe mė shumė, nė njė mililitėr, nė total duhet tė jenė 40 milionė dhe mė shumė spermatozoid. Lėvizshmėria, e cila duhet qė tė jetė me lėvizje progresive te mbi 15% e spermatozoideve dhe forma duhet tė jetė ovale nė mbi 30 % tė tyre.
    Kalimi deri nė depresion
    Depresioni
    Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtė) ėshtė njė nocion kompleks me simptoma tė shumėllojshme. Depresioni pėrfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjėndjen vegetative. Depresioni ėshtė gjendje sėmundjeje, gjatė tė cilės vjen deri tek njė mėrzi e pikėlluar e lidhur me gjendje frike, shqetėsim i brendshėm si dhe pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Tė menduarit ėshtė i ngadalėsuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth njė teme.
    Zakonisht rreth temės sė shikimit tė ēdogjėje nga ana negative, pra domethėnė rreth asaj, se sa keq ėshtė, se sa e dėshprueshme ėshtė situata e tanishme, nė tė cilen gjindet njė pėrson, dhe sa e pashpresė ėshtė ardhmėria. Shumė persona depresivė kanė ndjenjė faji dhe mendime, ide tė mėkatimit, tė cilat mund tė ngrihen deri nė gjendje delusive. Personat depresivė kanė pagjumsi tė theksuar, ngaj pengesat nė gjumė nė njėrėn anė shprehen nė vėshtirėsi pėr tė fjetur, nė njė sjellje tė penguar tė fjetjes pa ndėrprerje me zgjuarje tė pėrsėritur dhe nė anėn tjetėr me zgjuarje tė hershme. Pėr kėtė arsye gjumi pėrjetohet si i pamjaftueshėm dhe shumė sipėrfaqėsor dhe nė mėngjes nuk sjell freskim e as ēlodhje. Madje mėngjesi ėshtė shpesh koha mė e keqe pėr pacientėt depresivė, pasi nė mėngjes ata ndihen veēanėrisht shumė keq. Gjatė drekės gjendja mund tė pėrmirėsohet dhe nė mbrėmje tė jetė relativisht e durueshme. Kjo ndjenjė veēanėrisht e mjerueshme nė mėngjes pas zgjimit psikologėt e quajnė “ulje e mėngjesit.”

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Interesant ky shkrim,

    por cfare e mire ka ardhur nga stresi?...shume shume efekte negative ka,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Stresi shkakton kancerin?
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2012, 11:58 AM
  2. Stresi tek meshkujt dhe femrat
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 10:47 AM
  3. Mos lejoni t’ju drejtojė stresi!
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 12:13 PM
  4. Stresi vėrtet shkakton thinjat
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-08-2011, 12:19 PM
  5. Stresi......
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 06:37 PM