Mesazhi origjinal i postuar nga
kallmeti
Naim FRASHĖRI - GJUHA SHQIPE
Vėllezėr shqipėtarė!
Qasuni mė dėgjoni,
Sa tė mundeni mė parė
Gjuhėn tuaj mėsoni.
Pa shihni sa ėshte mirė
Su vjen mall e dėshirė?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zė-trasha!
Mos rrini pa mėsuar,
Kjo do tė na nderojė,
E do tė na bashkojė,
Kėtė gjuhė, qė flasim,
Kėtė zė tė kėndojmė,
Gjėnė tonė tė qasim
Tė huajn ta dėbojmė,
Se gjuh e Shqipėrisė
Ėshtė e Perėndisė,
Njeriu tė shperndėronjė!
Gjuhėn e Mėmėdheut!
Qėshtė e bukur e zonjė!
Gjuhėn e Skėnder - beut!
Oh! e madhe mėkatė!
Kjo punė ska uratė.
Ju shkėmbenjė e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumėnj ngadale,
Ju fusha gjelbėrore.
Shqip tė flisni pėr herė!
Fjesht e tė papėrzier!
Dielli, hėna, pylli,
Dallėndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetė
Shqip tė flasė ndė jetė!
Dhe vetė Perėndija,
Edhe Zot i vėrtetė,
Dh e tėrė gjithėsija
Kėtė gjuhė tė ketė
Kėtė dhe shqipėtari,
Shpirt-madhi, punė-mbari.
GJUHA JONĖ - Naim FRASHĖRI (1846 - 1900)
Vėllezėr Shqipėtarė,
tė prekim urtėsinė,
tė zėm udhėn e mbarė,
tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qenė
dhe do tė jetė,
po sot nė ditėt tona
tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar Zoti
gjithėnjė Shqipėrinė
ish fort mirė qėmoti,
do bėhet dhe taninė.
Ajo ish koh e zjarrtė
dhe kish mundime tepėr,
po sot pėndė dhe kartė
na duher, nuk tjetėr.
O burra Shqipėtarė
tė marim dituritė,
se s ėshtė koh e parė,
tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm gjuhėn tonė
kombin tė ndritojmė,
gjithė ē ėshtė e ka qenė
ngadalėzė ta mėsojmė.
Pa shihni ēgjuhė e mirė!
Sa shijė ka e hije,
ēe bukur edh e lirė,
si gjuhė Perėdije.
KUNDĖR MALLKIMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE - Petro Nini LUARASI (1865 - 1911)
Si shqiptarė qė jemi
Shqip ne duhet tė mėsojmė
Dhe Zotin, tė drejtė kemi,
Ne gjuhėn shqipe ta lėvdojmė.
Epo ju gjuhėn tonė
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nėmė
Shprehni ta shpini nė varre.
Smė vjen rėndė nga priftėrinjtė
Qė s dinė ē bėjnė e ēpunojnė,
I urdhėrojnė tė zinjtė
Qė gjuhėn shqipe ta mallkojnė.
Po krye-priftėrinjtė e tyre
Nėkėmbės t orthodoksisė
Shumė punė prej mynxyre
Bėjnė kundėr Shqipėrisė!
Tė mallkojnė njerėzinė
Tė nėmosin gjuhėn tonė,
Tė pėrēajnė Shqipėrinė,
Zoti mos e pastė thėnė!
Thonė s ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalė s pret prej nesh,
Vetėm nė gjuhėn greqisht
Tė dėgjon e tė mban vesh!
Kėto e shumė tė tjera,
Qė dėgjon nė kishė brenda
Dhe na mallkojnė pėr hera
Gjuhėn tonė qė s ua k ėnda.
S kanė frikė as turpėrohen
Qė pėrēmojnė Perendinė,
Po mburren edhe lėvdohen
Sepse shėrbejnė Grejqinė!
Gjuhėn e kemi tonė
Tė vjetėr dhe tė vyer,
Nga Perendia ish thėnė
Qė ta ruajmė tė ēkėlqyer.