Receta Gatimi

4 NENTOR zgjedhjet ne USA


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    4 NENTOR zgjedhjet ne USA

    Kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė zhvilluan njė garė frenetike kėtė fundjavė pėr tė bindur zgjedhėsit e fundit tė votonin pėr ta. Nė njė xhiro tė shpejtė nė shtetet me peshė mė tė madhe elektorale, demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekkein u kėrkuan votuesve tė tregohen tė kujdesshėm ditėn e zgjedhjeve. Ata premtuan tė dy ndryshimin e fytyrės sė Amerikės, mė shumė rritje ekonomike dhe mė pak taksa; qėllime elektorale tė dy kandidatėve me profile kaq tė ndryshme politike.
    Obama, liberal
    i SHBA-sė
    Senatorėt e Shteteve tė Bashkuara nuk konsiderohen zakonisht si "Rock star"-ė apo me epitete tė tjera qė u shkojnė mė shumė pėr shtat kėngėtarėve e aktorėve. Por, Barak Obama nuk ėshtė senator i zakonshėm dhe shumė pak prej kolegėve tė tij adhurohen si ai nga publiku i gjerė. Obama ėshtė amerikani i parė me ngjyrė qė kandidohet pėr presidencėn nga dy partitė e mėdha amerikane nė historinė e Amerikės. Senatori siguroi kandidimin e demokratėve pas njė beteje tė gjatė dhe tė vėshtirė me ish-zonjėn e parė tė Amerikės, Hillari Klinton - garė kjo qė u ndoq me gojėhapur nga amerikanėt qė nga janari, deri nė qershor tė kėtij viti. Biri i njė keniani dhe njė amerikaneje tė bardhė nga Kansas, Obama tregoi historinė e jetės sė tij nė njė fjalim qė reflektonte idealet tradicionale tė Amerikės, besimin tek vetja dhe aspirimin pėr tė arritur mė shumė. Ai ka thyer rekordin pėr mbledhjen e fondeve duke pėrdorur internetin pėr tė mbledhur donacione tė vogla nga shumė mbėshtetės tė vegjėl tij dhe nga donatorė tė pasur. Si senator, ai ka reputacionin e njė liberali tė patundur, por nė tė njėjtėn kohė ka punuar sė bashku me kolegė republikanė pėr ēėshtje si ndėrgjegjėsimi dhe parandalimi i AIDS.
    Heroi Mekkein
    Hero lufte, pa dorashka dhe disident politik, senatori republikan, Xhon Mekkein ėshtė ngjitur nė shkallėt e hierarkisė sė politikės nė Amerikė dhe ėshtė bėrė njė zė i fuqishėm nė ēėshtjet ushtarake dhe ato tė politikės sė jashtme. Nėse kandidatura e tij pėr Shtėpinė e Bardhė, i vetėcilėsuar si 'konservator me gjykim tė shėndoshė', do tė kishte sukses, ai do tė ishte presidenti mė i moshuar qė do tė bėnte betimin nė kėtė post pėr mandatin e parė. Pėrfaqėsues i vijės sė ashpėr nė fushėn e politikės sė jashtme, z. Mekkein ėshtė njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė luftės nė Irak dhe ka mbėshtetur pėrforcimin e trupave amerikane atje nėn drejtimin e gjen. David Petraeus. Mekkein ka kundėrshtuar haptazi transportimin e tė dyshuarve pėr terrorizėm nė burgje sekrete, nė vende ku pėrdoren metoda mė tė ashpra tė marrjes nė pyetje dhe pėrdorimin e torturės. Ai ka qenė ndėr pėrkrahėsit e legjislacionit qė ndalon trajtimin mizor, ēnjerėzor dhe degradues tė tė dyshuarve pėr terrorizėm. Ai thotė se ėshtė konservator fiskal dhe se beson nė njė buxhet tė balancuar. Sondazhet i japin atij mė pak shanse pėr tė fituar, por asgjė nuk mund tė jetė e vendosur deri nė momentin e fundit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: 4 NENTOR zgjedhjet ne USA

    SHEKULLI
    Nėse sondazhet nuk do tė “tradhtohen” nga vota, sot Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė zgjedhin tė parin president me ngjyrė nė historinė e tyre: demokratin Barack Obama.

    Republikani John McCain shpreson nė surprizėn e orėve tė fundit dhe sonte do tė jetė nė Kolorado dhe Neė Mexiko. Obama ka mbyllur fushatėn nė Virginia dhe sot zhvillon takimet e fundit nė Indiana. Nė kėto orė ai pati edhe njė humbje familjare: vdekjen e gjyshes sė tij.

    Sarah Palin ėshtė liruar nga njė komision etike nė Alaska, prej akuzave pėr abuzim pushteti nė ēėshtjen 'Troopergate'.

    Kutitė e fundit tė votimit do mbyllen pikėrisht nė Alaska nė orėn 24.00 me orėn lokale, 6 e mėngjesit nesėr nė Shqipėri.

    Pritet njė pjesėmarrje e lartė. Do tė votohet edhe pėr tė rinovuar Dhomėn dhe njė pjesė tė Senatit.

    Ka edhe njė rezultat tė parė vjen nga New Hampshire: 15 vota pėr Obamėn dhe 6 pėr McCain.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Obama President ne USA



    Obama president: Asgjė e pamundur nė Amerikė. Po, ne mundemi!
    Senatori demokrat Barack Obama ėshtė zgjedhur si presidenti i parė me ngjyrė i SHBA-sė.

    BBC
    Merkure, 05 Nentor 2008 08:17:00
    Senatori demokrat Barack Obama ėshtė zgjedhur si presidenti i parė me ngjyrė i SHBA-sė.
    Ndėrsa zoti Obama kapėrceu kufirin e fitores, pati shenja gėzimi nė njė park nė Ēikago ku janė mbledhur dhjetėra mijėra vetė.
    Korrespondenti i BBC Justin Webb thotė: "Nė ēdo nivel Amerika do tė ndryshoje si rezultat- impakti do tė jetė kaq i thellė saqė kombi asnjėherė nuk do tė jetė mė i njėjtė."
    Presidenti i porsazgjedhur amerikan Barak Obama foli para njė numri tė madh pėrkrahėsish nė Ēikago. Ai tha se zgjedhja e tij historike tregon se Amerika ėshtė vendi i mundėsive tė mėdha.

    Nė fjalimin e fitores, Obama tha "Nėse ka njeri qė ende dyshon se Amerika ėshtė vend ku ēdo gjė ėshtė e mundur, qė ende vret mendjen nėse ėndrra e themeluesve tanė ėshtė gjallė nė epokėn tonė, qė ende vė nė pyetje fuqinė e demokracisė sonė, sonte keni pėrgjigjen."
    Zoti Obama tha se vendi pėrballej me disa nga sfidat mė tė mėdha nė qindra vite:

    "Ne e dimė se sfidat qė do tė sjellė e nesėrmja janė mė tė mėdhatė nė jetėn tonė - dy luftra, njė planet nė rrezik, kriza mė e rėndė financiare nė shekull. Edhe kur qėndrojmė kėtu sot, ne e dimė se ka amerikanė tė guximshėm qė po zgjohen nė shkretėtirat nė Irak dhe malet nė Afganistan duke rrezikuar jetėn."
    Fitorja e tij pėrballė republikanit John McCain erdhi si rezultat i pėrkrahjes nga tė rinjtė, afrikano-amerikanėt dhe gratė.
    Duke pranuar humbjen, zoti McCain tha se ai admiroi fushatėn e zotit Obama.
    Zoti Obama mori shtetet kyēe tė Pennsylvania-sė dhe Ohio-s, para se tė kapėrcente shifrėn prej 270 votash tė kolegjit elektoral, kur projeksionet treguan edhe fitore nė Kaliforni dhe nė disa shtete tė tjera.
    Mė pas erdhi lajmi se ai kishte fituar edhe nė Florida, Virginia dhe Colorado - tė gjitha votuan pėr republikanėt nė 2004 - duke i shndėrruar kėto shtete nga tė kuqe nė blu.
    Ne shqip nga Shekulli


  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: 4 NENTOR zgjedhjet ne USA

    Nuk doja fare te fitonte zgjedhjet, por ja qe c'ka dua une, nuk ka rendesi...
    Te shohim c'do te bej...!

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: 4 NENTOR zgjedhjet ne USA

    edhe se jam e djathte, shpresoj se Obama eshte mjaft i rendesishem per rizhvillimin e ekonomise amerikane dhe boterore.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. iMac i ri do te vije me 30 Nentor
    Nga vaaldr1n nė forum Apple Mac OSx
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2012, 08:50 PM
  2. Office per iOS & Android vjen ne Nentor
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2012, 06:16 PM
  3. “Shpija e Kosovės II” fillon nė nėntor
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 10:08 PM
  4. Palm Pixi nė nėntor
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 10:41 AM
  5. Shqipėri: Zgjedhjet e pjesshme, mė 15 nėntor
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 05:46 PM