Receta Gatimi

Martesė apo liri seksuale ?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Martesė apo liri seksuale ?

    Martesė apo liri seksuale ?
    GėZIM TUSHI
    03/11/2008 Pėrballė dallgėve tė revolucionit seksual tė “vonuar”…

    Kanė kaluar mė shumė se katėr dekada qė nga koha e Lėvizjes studentore nė Francė, nė vitet 70-tė tė shekullit qė kaloi, kur u hodh ideja se qė shoqėria tė bėhet moderne ka nevojė tė ndryshojė tipologjinė e lidhjeve seksuale dhe institucionin e martesės qė ėshtė i bazuar nė tė. Shoqėria hyri nė njė fazė tė re tė zhvillimit modern, shumė filozofė dhe sociologė tė asaj kohe me Zhan Pol Sartrin dhe Herbert Markyzen nė krye, e konsideruan periudhė tė “revolucionit seksual”, tė kapėrcimit tė fazės sė moralitetit tė vjetėr, tė thyerjes sė tabuve seksualisht ndrydhėse, penguese pėr realizimin e lirisė sė plotė tė njeriut. “Revolta e rinisė” franceze dhe evropiane tė kohės dolėn nėpėr rrugė me mesazhin e “braktisjes sė modeleve tradicionale shtėpiake dhe zakoneve seksuale tė periudhės viktoriane, kur martesa ishte e shenjtė”.Shpesh nė historinė modern ajo konsiderohet nga disa autorė si “revolt seksuale” e rinisė. Revolucioni seksual, nė fakt ėshtė konceptualisht pėrmbysje e sjelljeve, marrėdhėnieve dhe tabuve tė vjetra morale pėr familjen, martesėn dhe seksualitetin njerėzor. Liria seksuale ishte dhe vazhdon tė jetė flamuri qė frymėzoi shoqėrinė nė thyerjen e tabuve tė jetės seksuale, duke e bėrė atė mė tė lirė, mė pak detyruese, tė frikshme dhe obligative. Ndėrkaq, duke e parė tani nė distancė pas dyzetė vjetėsh rezultatet e tij, duhet thėnė se “revolucioni seksual” ai ishte njė sulmi i parė i organizuar, i pėrgjithshėm mbi “institucionin e martesės”, mbi tipologjinė e saj, duke e konsideruar atė si njė “mbeturinė” qė e kaluara e ka lėnė nė formė tė paprekur.

    Martesa si e vetmja mėnyrė e “licencuar nga shoqėria” qė i mundėson njeriut tė drejtėn qė tė ketė marrėdhėnie seksuale, u vu nė shėnjestėr tė “revolucionit seksual”. Megjithatė duhet tė jemi tė kujdesshėm nė vlerėsimin e tij, duke i dalluar sociologjikisht drejt pasojat e tij sipas parimit tė njohur “post hoc non propter hoc”. Nė kėtė kontekst duhen vlerėsuar pasojat kontradiktore, emancipuese dhe shkatėrruese nė tė njėjtėn kohė. Padyshim ai ka sjellė ndryshime konceptuale, pėrmbysje tė koncepteve tė moralitetit dhe seksualitetit tė vjetėr, tė teorive dhe praktikave qė “rregullojnė jetėn familjare dhe rolet seksuale brenda saj”. Kaq i madh ka qenė entuziazmi pėr rezultatet e pritshme tė “revolucionarizimit tė jetės seksuale” sa qė superoptimistėt e kohės tė ekzaltuar, deklaruan se “revolucioni seksual”, ka aq shumė fuqi sociale transformuese nė jetėn e shoqėrisė, sa qė mund tė spostojė dhe tė zėvendėsojė edhe idenė e revolucionit proletar tė Marksit. Thelbi i kėtij revolucioni, objektiv madhor i tij ishte dekurajimi i martesės, konsiderimi i tij si institucion i vjetėr social qė ndrydh jetėn seksuale tė njeriut, dhe inkurajimi i konceptit dhe praktikės sė “dashurisė sė lirė” si kėnaqėsi personale, por pa pėrgjegjėsi sociale. Rezultatet e tij dihen, janė tė prekshme, tė dukshme nė jetėn e shoqėrisė modern, sot pak katėr dekadave qė nga fillimi i tij

    Padyshim konceptet dhe realiteti seksual i ndryshuar, ėshtė njė dukuri masive e jetės sociale moderne tė shoqėrisė, nė dallgėt e sė cilės ėshtė futur dhe “noton” shoqėria jonė. Tani nuk ka mė asnjė dyshim, nė kaosin e perceptimit anarkik tė martesės, tė thjeshtėzimit tė detyrimeve dhe pėrgjegjėsive reciproke, tė zhvillimit tė vrullshėm tė njė jete pa dėlirėsi dhe reciprocitet seksual dhe shoqėria shqiptare e ditėve tona. Nuk mund tė mohohet fakti, se edhe shoqėrisė tonė i kanė rėnė pėrtokė tabutė e vjetra tė moralit konservator, tė cilat shoqėria jonė ėshtė pėrpjekur t’i ruajė dhe t’i servir ende, pėrmes pjatės sė argjendtė tė konservatorizmit moral, tė shenjtėrimit tė “pastėrtisė seksuale”, tė jetės ēiftit “seksualisht tė mbyllur” ndaj tė tjerėve, etj.

    Nė mėnyrė ca mė filozofike mund tė themi se tashmė martesa nė shoqėrinė shqiptare ėshtė duke e ndėrruar tipologjinė dhe “kėmishėn e vjetėr” tė saj. Ajo nuk ėshtė gjithnjė, nė ēdo rast dhe detyrimisht seksualisht e mbyllur, nuk ėshtė mė relacion nė tė cilin vetėm dy veta, ēifti, burri dhe gruaja kanė rol dhe kuptim ekzistencial. Gjithnjė e mė shumė brenda martesės, nė mes tė lidhjes seksualisht dhe moralisht detyruese (unė dhe ti, burri dhe gruaja), ka filluar tė jetė i pranishėm nė shumė raste edhe “i treti”, (i dashuri apo e dashura paralele). Nė kėtė kontekst, ne jetojmė nė njė shoqėri tashmė tė hapur, nė tė cilėn dallgėt e vonuara tė revolucionit seksual tani janė duke dhėnė efekte sociale maksimale mbi martesėn, familjen dhe shoqėrinė tonė. Nuk do shumė mundim qė tė sjellėsh fakte nga realiteti ynė seksual, brenda apo jashtėmartesor. Martesa nė shoqėrinė tonė po ndryshon dukshėm. Nga njė relacion seksualisht dhe tradicionalisht i mbyllur, tashmė po ndeshim gjithnjė e mė shumė konceptin dhe praktikėn e martesės si marrėdhėnie seksualisht e hapur, nga “njėri krah” apo nga “krahu tjetėr”, ose tė hapur nga tė “dy krahėt”. Tani janė bėrė tė shpeshta dukuritė e martesės sė hapur, nė tė cilėn burri ose gruaja kanė ndonjė lidhje dashurore paralele, ose kur tė dy kanė rėnė nė konsensus, qė krahas martesės zyrtare, tė mbajnė lidhje intime dhe marrėdhėnie seksuale me “partner paralel”.

    Kjo situatė qė ka shenja tė qarta tė agravimit social, tė kthimit nė njė dukuri tė shpeshtė, ėshtė pastaj shkak dhe burim i jetės martesės dhe lidhjes familjare tė paqėndrueshme, tė traumatizuar, e cila si rregull ose kalon nė divorc, ose familja dhe marrėdhėniet e ēiftit bėhen jo funksionuese. Nė analizėn e situatės sė shpėrthimit tė “lirisė seksuale” nė shoqėrinė tonė, duket qartė se njė ka njė numėr nė rritje tė martesave me jetė seksuale paralele tė ēiftit, martesa qė kanė tendencė tė mundėsojnė “funksionimin e hapur”, nga njėra anė” (njėri nga pjesėtarėt e ēiftit ka jetė seksuale paralele, pėrveē me partnerin) ose e “shqyer nga tė dy anėt” (kur tė dy kanė dashuri me partnerė tė tjerė, krahas martesės zyrtare). Natyrisht nė jetėn seksuale tė ēiftit “tė hapur nga njėri krah apo tė shqyer nga tė dy anėt”, nuk duhet tė ekzistojė xhelozia qė tė qėndrojė “bashkėjetesa seksuale”, sepse njė relacion i tillė, nuk mund tė quhet martesė, as e shenjtė as me kontratė. Ka qenė njė nga parullat e famshme tė revolucionit seksual, sipas tė cilit qė tė ekzistojė “liria seksuale” duhet goditur xhelozia, si njė ndjenjė borgjeze e trajtimit tė partnerit si pronė private, nė mėnyrė qė tė realizohen objektivat emancipuese tė jetės modern dhe tė revolucionit seksual.

    Martesa e hapur dhe anarkia e jetės seksuale.

    Deri nė fund tė vitit 90-tė nė shoqėrinė shqiptare ka pasur njė ide fikse sipas sė cilės tradhtarė dhe provokatorė seksualė janė vetėm meshkujt, ndėrsa femrat janė tė shenjta ose naive. Koha ndryshoi dhe sondazhet nuk e vėrtetojnė mė kėtė paradigmė morale tė trashėguar tė pėrgjegjėsisė ekskluzive seksuale mashkullore. Tani problemi i “lirisė seksuale” ėshtė prezent, i hapur dhe i barabartė sipas meje pėr tė dy palėt, edhe pėr burrat edhe pėr gratė. Koha dhe realiteti ynė seksual para, gratė dhe pas martesor vėrtetojnė me fakte se nuk janė vetėm burrat, qė pėr t’iu shmangur jetės monotone seksuale tė martesės zyrtare, pėrpiqen ta kompensojnė atė me flirte jashtė martesore, me aventura seksuale paralele. Tė njėjtėn gjė po e bėjnė, madje me tė njėjtin intensitet (pėr tė mos thėnė diēka mė shumė) edhe gratė. Edhe ato tashmė janė qenie mėkatare si dhe burrat, qė kanė fituar tė” drejtėn” qė tė sfidojnė “situatėn seksualisht gri tė martesės”, tė lidhjes sė lodhur, monotone seksuale me partnerin dhe pėrpiqen nė shumė raste tė krijojnė kushte tė lulėzimit tė “erotizmit paralel” me tė dashurit qė qėndrojnė jashtė apo nė periferi tė lidhjes sė tyre martesore zyrtare. Pėr kėtė dukuri tė blasfemuar dikur si “devijancė morale”, e madhe, e papranueshme pėr femrėn (e cila nė pėrfytyrimin tonė tė determinuar, tė ngushtė ka qenė gjithnjė mė e “ndershme” se mashkulli), tani nė shoqėrinė moderne flitet hapur. Madje ka sociologė dhe analistė tė jetės seksuale, qė mendojnė se femrat e kanė mė tė zhvilluar kėtė sensin e “erotizmit paralel”, apo tė nevojės mė tė ngutshėm pėr realizimin e flirtit jashtėmartesor.

    Duke analizuar tipologjinė e martesės shqiptare, numrin e jashtėzakonshėm tė divorceve qė kryen (afėrsisht njė nė tre martesa prishen pėr motive tė seksualitetit dhe marrėdhėnieve seksualisht kaotike dhe tė paralelizuara), si dhe lidhjet seksuale jashtėmartesore, mund tė flasim pa frikė, pėr njė situatė tė re tė jetės seksuale tė shoqėrisė shqiptare. Ajo qė dallohet qartė ėshtė fakti se ne po pėrjetojmė si shoqėri ato dukuri qė qytetėrimi modern perėndimor i kaloi nė kohėn e duhur, kur vala e revolucionit seksual kapi tėrė shoqėrinė evropiane dhe amerikane. Nė atė kohė ne ishim tė mbyllur nė “kėshtjellėn tonė” dhe martesa i rezistoi dallgėve goditėse tė kėtij revolucioni, mbeti relativisht e qėndrueshme dhe e garantuar, jo aq shumė nga vetja se sa nga dhuna totalitariste dhe pasojat qė kishte nė funksionim diktatura, pėr ēdo devijim moral dhe seksual.

    Tani pothuaj nuk ka asnjė ndryshim nė kaotizmin e jetės seksuale tė shoqėrisė modern nga ajo shqiptare, sepse dallgėt shpėrthyese tė erotizmit dhe seksualitetit kanė marrė pėrmasa tė pakontrolluara edhe nė shoqėrinė tone. Madje deri nė kufijtė e asocialitetit dhe amoralitetit seksual. Duket se martesa si koncept i lidhjes sė mbyllur seksuale tė ēiftit, po kalon krizėn mė tė thellė nė historinė e vendit tonė. Ajo ėshtė tronditur, ėshtė coroditur sė pari nė fondamentin dhe konceptualitetin e vet si “lidhje erotike e mbyllur” e ēiftit nė martesė, dhe pastaj edhe si institucion social. Tronditja e “bazave tė seksualitetit”, ėshtė sipas meje, njė nga shkaqet themelore, nė mos mė i rėndėsishmi qė po i nxjerr asaj rrėnjėt martesės. Nuk mendoj se ėshtė “funksion formal” i martesės ekzistenca e lidhjes seksualisht tė mbyllur. Pėrkundrazi, tė gjithė sociologėt e familjes, mendojnė se ai ėshtė ndoshta mė kryesori, nė mos kusht ekzistencial qė e mban nė kėmbė logjikėn e martesės, pikėrisht si lidhje seksualisht e mbyllur e ēiftit, nė tė cilėn lidhja seksuale ėshtė bipolar, midis burrit dhe gruas. I “treti” ( ie dashura) ėshtė gjithnjė ie tepėrt. Nė se analizojmė situatėn nė shoqėrinė tonė, nė lidhjet e tronditura seksuale tė martesės, anarkinė e lidhje-zgjidhjeve tė shumta duket se ėshtė duke u goditur ideja sociale qė lidhja seksuale e ēiftit duhet tė jetė e mbyllur. Sipas mendimit tim, jeta seksuale nė shoqėrinė tonė po kalon nga koncepti i martesės me marrėdhėnie seksualisht tė mbyllura, nė tė cilėn “treti ėshtė i tepėrt” nė konceptin qė ka marrė njė pėrhapje tė dukshme sipas sė cilės “ i treti ėshtė i domosdoshėm”.

    Nė se do tė analizoni divorcet, prishjet e martesave nė dy vitet e fundit do tė bindeni se shkaku kryesor destruktiv, mė sė shumti ka qenė prania e lidhjeve seksuale paralele me martesėn, tradhtitė dhe historitė erotike tė meshkujve dhe femrave, aventura tė shumta dhe “eksperimente” pa fund pėr tė plotėsuar “objektivat seksuale personale”. Revolucioni seksual jo vetėm theu tabunė e seksit tė mbyllur, tė lidhjes seksualisht detyruese dhe reciprokisht besnike tė ēiftit nė martesė, por ajo theu dhe perceptimin klasik tė nevojės sė “dėlirėsisė morale nė martesė”. Tani pothuaj nuk pėrbėn mė shqetėsim personal prishja e martesės pėr shkak tė lidhjeve seksualisht paralele, tė zbuluara nga partneri dhe qė kanė sjellė divorc. Pėrkundrazi duket se pasojat morale dhe psikologjike tė shkeljes sė kurorės, tė besnikėrisė bashkėshortore e kanė kapėrcyer pragun moral, tė brejtjes sė ndėrgjegjes apo tė pėrjetimit tė ndjenjės sė fajit nga tradhtia bashkėshortore.

    Tani po ndeshemi me dukurinė e “martesės sė hapur”, e cila sipas mentalitetit tė njė pjese tė meshkujve dhe femrave, bėhet mė e “lumtur” kur ekziston paralelisht me lidhjen seksuale me tė dashurin. Madje ka akoma mė shumė njerėz sot, qė sjellin si argument se dashuritė paralele, erotizmi jashtėmartesor mund tė kthehet nė “energji pozitive”, qė e mban gjallė dhe e ushqen “martesėn e lodhur”, qė tė qėndrojė dhe funksionojė si “institucion social”, por me “detyra” tė tjera. Meshkujt dhe femrat “tradhtarė”, tani nuk janė mė pėrjashtim pėr jetėn sociale dhe seksuale, brenda martesės apo jashtė saj. Ata pėrbėjnė njė dukuri, njė grup social nė rritje, qė janė “pararoja” e procesit tė thellimit tė objektivave tė vjetra tė revolucionit seksual tė viteve 70tė tė shekullit tė kaluar. Tani historitė me “tradhti seksuale”, mbajtja e lidhjeve erotike dhe seksuale paralele me burrin apo gruan zyrtare, ėshtė temė e zakonshme ditės, qė nuk pėrbėn mė ngjarje as pėr individin as pėr shoqėrinė. Erotizmi dhe seksualiteti i shfrenuar, kaotik, janė tė zakonshme pėr shoqėrinė shqiptare. Jetojmė nė mes tyre dhe shpesh bashkė me to. Realiteti me meshkuj dhe femra “tradhtarė” ėshtė tepėr empirik, pa ngarkesa tė mėdha sociale dhe emocionale, as pėr “tradhtarėt” as pėr “moralistėt” e shoqėrisė.

    Jeta seksuale e ēiftit ėshtė bėrė sipas mendimit tim “pika e dobėt” e martesės. Gjithnjė e mė shumė dėgjohen zėra tė tė pakėnaqurve dhe tė zhgėnjyerve nga martesa, qė pėr kėtė shkak pėrpiqen tė sigurojnė lidhje erotike komplementare pėr tė mbajtur gjallė botėn erotike dhe seksualitetin personal. Kam mundur nė shumė raste tė takohem dhe tė bisedojė me njerėz “tė zhgėnjyer nga martesa” qė mė kanė treguar pėr lidhjet e tyre paralele. Ajo qė mė duket se ėshtė duke ndodhur “pas revolucionit seksual”, ėshtė fakti qė ndeshet edhe nė shoqėrinė tonė: martesa po bėhet e vėshtirė pėr t’u menaxhuar me sukses, nga qė ajo po shfaqet gjithnjė e mė shumė si institucion i lodhur seksualisht, si lidhje qė krijon monotoni dhe nuk pėrmbush kėrkesat seksuale tė ēiftit me gjėra interesante. Nė kėtė kontekst ie dashura paralele ėshtė nė njė farė kuptimi “antidote”, qė pėrdoret pėr tė shpėtuar institucionin zyrtar tė martesės, pėr tė mbajtur gjallė, qoftė edhe tė lodhur tė erotizmit dhe seksualitetit pa tė cilin nuk ka kuptim ekzistencial martesa.

    Monogamia kusht apo konvencion social ?…

    Padyshim i vetmi “mekanizėm” qė e mban nė kėmbė martesėn ėshtė lidhja seksuale monogamike e ciftit. Nė poligami nuk ka martesė. Sa mė shumė tė cėnohet monogamia, sa mė tė shthurura tė bėhen lidhjet seksuale nė shoqėrinė tonė, aq mė shumė e brishtė, e dobėt, e paqėndrueshme do tė bėhet martesa. Tė gjithė dukuritė morale, tė jetės erotike dhe seksuale qė po pėrjeton martesa nė kėtė periudhė tė “post-revolucionit seksual”, po dėshmojnė atė tė vėrtetė qė ka parashikuar filozofi i madh britanik, Bertrand Rassel se ajo ėshtė sot institucioni qė po pėrjeton krizėn mė tė rėndė, mė tė thellė dhe tė gjithanshme. Nė se mė parė lidhja monogamike ka qenė e shenjtė dhe bazė pėr dashurinė dhe martesėn, tashmė duket se gjithnjė e mė shumė ajo po bėhet dukuri qė rrallohet… Padyshim kur flasim pėr tė kundėrtėn e saj, sjelljet poligamike tė shtuara kohėt e fundit nė shoqėrinė shqiptare, nuk mund tė kemi mos themi se poligamia ėshtė dukuri seksuale e botės sė kafshėve.

    Megjithatė situata e jetės seksuale nė shoqėrinė tonė, numri i madh i divorceve pėr shkak tė tradhtisė apo tė mungesės sė besnikėrisė bashkėshortore, ėshtė nė rritje, madje nė pėrmasa tė frikshme qė tė bėjnė tė mendosh nė se nė tė ardhmen lidhja monogamike do tė qėndrojė si model dhe mėnyrė humane e realizimit tė marrėdhėnieve seksuale dhe mėnyrė e vetme e “riprodhimit njerėzor” nė shoqėri, apo ajo gjithnjė e mė shumė do tė zbehet deri nė kufirin e njė “konvencioni social”? Ėshtė e vėshtirė pėr mua qė tė bėjė parashikim, apo tė japė konkluzione tė instancės sė fundit. Por njė gjė duket qartė, qė shoqėria moderne duke e liberalizuar pa limit jetėn seksuale, duke dėmtuar seksualitetin human, po i jep goditje monogamisė, kėsaj krijese qė emancipoi sjelljen seksuale tė njeriut, qė e shkėputi biologjinė e seksit njerėzor nga bota e kafshėve. Me tė drejtė njė sociolog thotė se “…vetėm majmunėt nuk kanė certifikatė martese..” Nė fund tė fundit ēfarė vlere mund tė ketė dashuria si ndjenjė njerėzore nė se ajo nuk ėshtė monogame, e mbyllur, nė ēift ?

    Nė sociologjinė e familjes tema e monogamisė, e shkeljes sė kurorės dhe e besnikėrisė bashkėshortore ėshtė mė e diskutuara, nga qė midis tyre ka njė lidhje tė fortė konceptuale dhe empirike. Kėtu ėshtė problem i trajtimit njerėzor tė raportit midis humanitetit tė dashurisė dhe instiktit tė tradhtisė. I pari ėshtė njerėzor, i dyti siē po duket ka filluar tė bėhet i vėshtirė pėr t’u kontrolluar dhe menaxhuar nė kushtet e jetės moderne. Ndaj shumė sociologė si Laura Laurenci, tė tronditur, nga analiza e fakteve tė jetės seksuale, thonė se “monogamia ėshtė njė konvencion social” pėr kohėn moderne. Sipas tyre “besnikėria seksuale nė kohėn modern po bėhet mit”…

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    kush ka durim te lex gjith kte te ngrer doren .....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    kush ka durim te lex gjith kte te ngrer doren .....
    Mundesite ne teme-> Versioni i Stampueshem lexoje para se te flesh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mardhenie seksuale para martese?
    Nga daku323 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 02:35 PM
  2. IPKO mė i liri pėr roaming
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 02:04 PM
  3. Fjale te urta seksuale!
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-01-2010, 09:53 PM
  4. Liri kundėr osteoporozės
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 05:48 PM
  5. I burgosuri e dėrgon veten me postė nė liri
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 10:14 PM