Si te mbroni kompjuterin nga viruset


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 15 prej 15

Tema tė ngjashme

  1. Si tė luftojmė viruset nė stinėn e teshtimave
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2010, 04:15 PM
  2. Si te fshijme viruset te marranga ne MSN
    Nga sokoban nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 11:52 PM
  3. Problem me viruset - pse me ngjiten mua difektet
    Nga kuklla nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2008, 06:14 PM
  4. Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
    Nga ema_d nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 02:37 AM
  5. Vodafone dhe AMC: Ja si tė mbroni celularėt tuaj nga viruset
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-11-2007, 11:47 PM

  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    CFARE JANE VIRUSET ?

    Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe nga programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me qellime dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e kompjuterit apo per te demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne raste te rralla ka edhe viruse qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben NATO, FBI apo organizata te tjera te rangjeve te tilla (Sic ben kohet e fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje version te vjeter te Magic Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne skedaret .com apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i'u bashkangjitur pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje skedar i infektuar aktivizohet nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij te ndryshme edhe vete virusi. Viruset kane nje "payload". Me fjalen "payload" nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai virus, pra dicka e ngjashme me levizjen "mat" ne shah. Sot ekzistojne dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa per te krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te tyre po jap nje statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e shumta te viruseve. Ne vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i pare. Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka arritur ne 70.000 te tille.


    LLOJET E VIRUSEVE

    Megjithese ekzistojne shume lloje virusesh dhe mini-programesh te ngjashme, nje klasifikim i shpejte i ketyre mund te behet si me poshte :

    - Viruset Boot Sector : Keta jane llojet e viruseve qe infektojne zonen e disketave apo hard disqeve ku ruhen skedaret e sistemit. Kur e startoni kompjuterin tuaj nga nje diskete apo hard disk i infektuar, keta lloj virusesh aktivizohen. (Michelangelo, Brain...)

    - Viruset e Skedareve : Ky eshte lloji i viruseve qe aktivizohet dhe prek skedaret e progameve me ekstensione si .exe dhe .com. (Chernobil[Win.CIH]...)

    - Viruset Makro : Keta jane virus skripte te vegjel te cilet perhapen me ndihmen e produkteve te paketes Office, si Word, Excel etj. Duke perdorur scriptet macro keta lloj virusesh mund te bejne me teper se sa mund te mendohet. (Laroux...)

    - Viruset ActiveX dhe Java : Keta jane viruse qe mund te shfrytezojne kontrollet e ndryshme qe mund ti jene shtuar nje faqeje web. (Gigger...)

    - Viruset Multipartitate : Ketu bejne pjese llojet e viruseve te cilet shfrytezojne njekohesisht disa teknika perhapjeje.

    - Viruset Polimorfe : Keta jane viruse te cilet shumohen duke e nderruar vazhdimisht identitetin e tyre.

    - Worm-et : Keta tashme jane perfshire prej kohesh ne kategorine e viruseve me rrezikshmeri te larte. Keta ne pergjithesi perhapen nepermjet rrjeteve. Keta nuk e ndjejne nevojen per te infektuar skedare qe te perhapen. Veteshumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe me pas duke u shperndare ne rrjet infektojne edhe kompjutera te tjere. Worm-et ne pergjithesi programohen qe te shperndahen ne kompjutera te tjere duke perdorur LAN dhe posten elektronike. Shume prej tyre mbartin vecorite, dhe sillen edhe si macro, edhe si viruse skedaresh. (Melissa, I Love You, Nimda...)

    - Trojanet : Trojanet sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga Kali i Trojes dhe sillen pikerisht ne kete menyre. Meqenese perbejne nje rrezik te larte per sigurine keta klasifikohen edhe si viruse. Keta nuk veteshtohen dhe nuk infektojne ne rast se nuk aktivizohen me apo pa dashje nga viktima. Keta preferohen mjaft nga ata qe vetequhen hacker dhe sherbejne per te kontrolluar ne largesi kompjuterin e infektuar. Normalisht keta programe perbehen nga dy pjese : Klienti dhe Serveri, ku ky i fundit eshte skedari qe infekton kompjuterin viktime. Nje trojan mund te kryeje veprime nga me te thjeshtat, deri te me te rrezikshmet... pershembull edhe te formatoje kompjuterin viktime.

    - Hoax : Keto ne pergjithesi jane mesazhe te derguara nepermjet internetit, te cilat permbajne keshillime, lajme apo sugjerime te rreme. Pershembull, nje lajmerim i mberritur nepermjet postes elektronike i cili ju keshillon te qe per arsye te ndryshme (normalisht te rreme) te ndermerrni me doren tuaj veprime qe do te demtonin sistemin tuaj. Ne raste te tilla vlen te kontrollohet dhe sigurohet mire burimi nga i cili vjen nje informacion i tille.

    - Jokes : Nga vete emri i tyre, keta nuk jane viruse por programe qe simulojne mesazhe virusesh duke bere shaka dhe duke ngjallur panik te perdoruesi. Keta mund te behen edhe mjaft te bezdisshem.


    ATA QE KANE LENE GJURME

    Ne te kaluaren jane shkruajtur viruse te tille qe, kur jane bere aktive, jane bere per ore te tera ceshtja kryesore e dites. Po te hedhim nje shikim pas ne fletet e kalendarit, kur data shenoi 26 Mars 1999, me nje diference 1 mujore dy viruse goditen si bombe dhe shokuan specialistet, te cilet ne fakt ne ate periudhe ishin edhe me te shokuar e te hutuar nga skenaret kaotike qe do te pershinin boten e informatikes nga millenium bug. Me pas vijuan ne 4 Maj 2000 i mirenjohuri I Love You dhe pas tij Nimda me 18 Shtator 2001. Le t'i hedhim nje sy e te shikojme shkurtimisht sa per informacion se cfare ndodhi.

    - Melissa !
    Me 26 Mars 1999, Melissa hyri ne histori duke u perfshire ne kategorine e viruseve worm. Ky virus u perhap ne nje kohe rekord ne te gjithe boten. Mesazh i forwarduar i mberrinte me e-mail perdoruesve kurioze, te cilet ne momentin qe hapnin skedarin e bashkangjitur infektoheshin. Ne menyre te fshehte, virusi i dergoi kopje te vetvetes 50 personave te pare ne listen e adress book-ut te viktimes, dhe keshtu brenda pak oreve u perhap ne te gjithe boten. Njekohesisht virusi i hiqte mbrojtjen ndaj makrove ne Word dhe mund te bente operacione te tjera te ngjashme.

    - Win95.CIH ose ndryshe Cernobil
    U diagnostikua per here te pare ne Qershorin e 1998. U shkruajt nga nje nxenes taivanez, Chen Ing-Hau, ne kujtim te tmerrit te Cernobilit ne Rusi dhe ne forme proteste. Shperthimin ky virus e pati ne pervjetorin e aksidentit me 26 Prill 1999. U fol mjaft per demet qe i shkaktoi qofte edhe pjeserisht ky virus hardware-it. Ky virus demtonte sektorin e pare dhe me te rendesishem te HD si edhe BIOSin. Mjaft persona aariten ti shpetonin te dhenat nepermjet programesh te ndryshme, por mjaft te tjereve iu desh te nderronin MB apo te rinovonin BIOSin. Pas mesazheve klasike "DISK BOOT FAILURE...." apo "OPERATING SYSTEM NOT FOUND", edhe kur tentohej te kalohej nga a: ne c: nepermjet nje boot disku vijonte mesazhi "INVALID DRIVE SPECIFICATION". Virusi kishte tre versione,1003 1.2, 1010 1.3 dhe 1019 1.4 .

    - I LOVE YOU !
    Ne mengjesin e 4 Maj 2000, nje tjeter telash i ri mberrin ne mailbox-et e njerezve. Duke patur subjektin ILOVEYOU, ngjalli mjaft kureshtje dhe ata qe e hapen lexuan ne trupin e tij dicka te ngjashme : "Ju lutemi te keni miresine te shikoni letren e dashurise te derguar nga une si attachment." Ne te vertete skedari i bashkangjitur nuk ishte teksti, por nje Visual Basic Script. Virusi, bente te paperdorshem skedaret .jpg dhe .mp*. A do te kete qene valle thjesht naiviteti i programuesit qe beri qe virusi te mos ndikonte skedare te tjere me te rendesishem??? Hehehe nuk e besoj.

    - NIMDA !
    Nimda ishte nje virus mjaft i rendesishme i cili perdorte buget e sigurise se Microsoft Information Server 4.0 dhe 5.0 per tiu ngjitur vizitoreve. Sitet qe nuk kishin marre patchet e duhura rane lehtesisht viktime e ketij virusi. Nqs vizitori nuk kishte terhequr updates per IE 6 atehere edhe ai infektohej menjhere. E keqja e siteve ne kete mes ishte se kur vizitori lidhej me nje te tille , Nimda ia hapte te gjitha portat deri te e fundit. Per kete arsye shume servera u deshen te pastroheshin duke nderprere sherbimet dhe Nimda shkaktoi nje dem te madh monetar.

    PROFILI I NJE VIRUS-SHKROJTESI !
    Presidenti i Sophos Plc, Hruska, e pershkruan keshtu profilin e nje programuesi virusesh tipik : Mashkull, 14-34 vjec, me lidhje jo te qendrueshme apo te mangeta me seksin tjeter. Person qe e shikon nje virus si nje imazh digital te vetvetes. Sipas Hruska ka patur nje renie ne prodhimin e viruseve keto kohe (vlen te theksohet se dalin rreth 1000 ne muaj). Sa me teper te evolojne sistemet e komunikimit, aq me shume shtohet numri i driversave dhe si pasoje, prog. e viruseve mundohen te gjejne me teper buge dhe exploits. Viruset nga njera ane ndihmojne ne permiresimin e gjerave. Nje problem tjeter i ngritur nga Hruska, eshte shperndarja e kodit ne rrjet. Duke patur mundesi qe secili te downloadoje kodin e nje virusi, kjo sjell shfaqjen e formave te shartuara por te reja te te njejtit virus. Shembulli me i mire i kesaj eshte virusi Klez, i cili ka vite te tera qe vazhdon te ndryshoje forma.

    E ARDHMJA E VIRUSEVE !
    Pas MyDoom-Novarg do te vijojne shume e shume te tjere. Gjithmone me te persosur e me te veshtire per tu dalluar. Per momentin frika me e madhe e eksperteve te sigurise eshte nje alarm i ri. Nje trojan i vogel i quajtur "Sinit" i cili shitet per P2P program. Ky ka infektuar per momentin mijera e mijera kompjutera ne bote. Por problemi i vertete qendron ne aftesine e tij per te ndertuar nje super-worm i cili parashikohet kete rradhe te kete nje impakt jashtezakonisht te rende. Nqs rastesisht e keni terhequr nga rrjeti dicka te tille, ndiqni keshillen time - eliminojeni !!!


  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Ēfarė janė viruset?
    Virus ėshtė fjalė e pėrgjithėshme pėr programe keqbėrėse qė janė tė aftė tė infektojnė kompjuterat dhe tė shpėrndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistėt e kompjuterave pėr tė kryer funksione tė ndryshme. Viruset kanė pėr qėllim dėmtimin e skedarėve, fshirjen e memorjes, pėrgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalėsimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

    Si hyjnė nė kompjuter?
    Virusėt shpėrndahen me tė gjitha mėnyrat qė shpėrndahen edhe skedarėt e tjerė. Ata mund tė shkarkohen nga interneti, mund tė jenė bashkėngjitur nė email, mund tė hyjnė nga kompjuterat e tjerė, nga disketat, CD, etj.

    Disa viruse pėhapen vetvetiu duke shfrytėzuar dobėsi tė sistemit operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren nė kompjuter nga vetė pėrdoruesi.

    Si tė mbrohem prej virusėve?
    Mbrojtja mė e mirė ėshtė qė t'i parandalosh dhe mos t'u japėsh mundėsi tė infektojė skedarėt e kompjuterit. Po arritėn tė infektojė kompjuterin, ateherė nuk ke garanci se kompjuteri mund tė pastrohet plotėsisht. Viruset qė kanė pėr qėllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht pastrohen pa prolem, por viruset qė dėmtojnė skedarėt e sistemit operativ zakonisht nuk mund tė pastrohen dhe tė detyrojnė tė fshish gjithēka qė ke nė kompjuter dhe tė fillosh nga fillimi.

    Sistemi operativ nuk ėshtė i aftė tė mbrojė kundėr viruseve, prandaj nevojiten programe antiviruse qė janė tė aftė tė zbulojnė viruset dhe tė mbrojnė kundėr infektimit.

    Si punojnė antivirusėt?
    Antivirusėt kanė njė listė tė madhe tė viruseve tė njohur dhe monitorojnė kompjuterin gjatė gjithė kohės pėr tė zbuluar nėse ndonjė prej tyre ėshtė futur nė kompjuter.

    Kriminelėt e kompjuterave ndėrtojnė viruse tė rinj ēdo ditė, prandaj edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania qė ka prodhuar antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet qė mundėsojnė zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundėr infeksioneve. Disa antiviruse azhurnohen automatikisht, ndėrsa disa tė tjerė duhet tė azhurnohen nga pėrdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisė nė internet.

    Pėrveē monitorimit tė kompjuterit, antivirus tė jep mundėsinė tė bėsh njė kontroll (ose scan) tė tė gjithė skedarėve tė kompjuterit. Kontrolli kėshillohet tė bėhet tė paktėn njėherė nė muaj, sidomos pėr kompjuterat qė shkėmbejnė informacion nė internet, nė rrjetet lokale, ose me disketa, CD, etj.

    A mjafton antivirusi?
    Instalimi i antivirusit ėshtė i domosdoshėm dhe ofron mbrojtje kundėr viruseve por nė botėn kompjuterike rreziku nuk vjen vetėm nga viruset. Ka dhe programe tė tjera qė bėjnė reklama, ndryshojnė konfigurimin e kompjuterit, ngadalėsojnė internetin, hapin dyer tė fsheta nė kompjuter, pėrgjojnė informacionin qė shkėmbehet, vjedhin fjalėkalimet, etj. Nuk ka asnjė program qė tė mbrojė kundėr gjithė kėtyre rreziqeve, prandaj ėshtė detyra e pėrdoruesit tė kompjuterit qė tė tregojė kujdes dhe tė mirėmbajė kompjuterin.

    Si tė parandaloj sulmet?
    1. Azhurnoni sistemin operativ pėr tė arnuar tė gjitha problemet qė mund tė shfrytėzohen nga keqbėrėsit. Konfiguroheni kompjuterin qė tė azhurnohet automatikisht ose kujtohuni qė ta azhurnoni vetė ēdo muaj. Pėrdoruesit e Microsoft Windows mund tė pėrdorin Windows Update nga menuja Start ose tė shkojnė tek www.windowsupdate.com.

    2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atė tė paktėn ēdo muaj. Antivirusi duhet tė jetė i aktivizuar gjatė gjithė kohės qė kompjuteri qėndron hapur. Ēdo muaj ėshtė mirė qė tė bėhet njė kontroll i plotė i kompjuterit. Disa antivirusė azhurnohen dhe kontrollojnė kompjuterin vetvetiu. Antivirusėt mė tė njohur janė Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG.

    3. Nqs e keni tė lidhur kompjuterin nė internet, ėshtė mirė tė instalohet dhe njė program firewall. Firewall pėrkthehet "murr i zjarrtė" dhe quhet i tillė sepse ndėrton njė shtresė tjetėr sigurie pėrreth kompjuterit. Tė gjithė programet qė duan tė komunikojnė me kompjuterin tuaj, duhet tė kalojnė pėrmes firewall dhe firewall lejon vetėm ata programe qė kanė marrė leje nga pėrdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer tė komunikojė lirshėm sepse ėshtė shfletues i faqeve tė internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon njė person tjetėr tė futet nė kompjuterin tuaj. Ata qė pėrdorin Windows XP, e kanė firewall tė instaluar dhe mjafton tė pėdorni Windows Update pėr tė marrė versionin e fundit tė tij.

    4. Instaloni programe kundėr spiunėve dhe reklamave, qė edhe pse nuk e dėmtojnė kompjuterin, janė tepėr tė bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet mė tė mirė janė Microsoft Windows Defender, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj. Kjo ėshtė temė mė vete pėr tė cilėn mund tė lexoni mė shumė kėtu.

    Pra, kryesorja ėshtė azhurnimi i Windows. Tė gjitha problemet e sigurimit riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update ėshtė hapi mė i rėndėsishėm nė mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit tė Windows vjen antivirusi, pastaj firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).


    Nėse nuk keni antivirus...

    ...mund tė instaloni njė prej programeve falas mė poshtė:

    Symantec/Norton
    Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parė i kėrkimit tė google. kėtu.

    Active Virus Shield
    Ky ėshtė njė antivirus falas i krijuar nga kompania AOL dhe Kapersky. Programi mund tė pėrdoret nga tė gjithė, jo vetėm nga pėrdoruesit e AOL. Shkarkojeni kėtu.

    AVG
    Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AVG kėtu. Klikoni mbi lidhjen nė fund tė faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".

    AntiVir
    Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AntiVir nė anglisht ose gjermanisht.

    Avast Home Edition
    Shkarkoni programin kėtu. Pasi ta instaloni, duhet tė regjistroheni nė kėtė faqe pėr tė pėrdorur antivirusin falas pėr 1 vit. Pas 1 viti duhet ta regjistroni pėrsėri.

    Kėshillohet qė tė instaloni me patjetėr njė program antivirus nė kompjuter, por nėse keni probleme me instalimin e antivirusit, mund tė pėrdorni njė prej shėrbimeve mė poshtė qė ofrojnė tė kontrollojnė kompjuterin falas nėpėrmjet shfletuesit tė internetit.


    http://security.symantec.com/sscv6/d...d=ie&venid=sym

    http://safety.live.com/site/en-US/default.htm

    http://us.mcafee.com/root/mfs/default.asp

    http://www.pandasoftware.com/products/activescan.htm

    http://www.kaspersky.com/virusscanner

    http://support.f-secure.com/enu/home/ols.shtml

    http://www3.ca.com/securityadvisor/virusinfo/scan.aspx

    http://www.bitdefender.com/scan8/ie.html


  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    VIRUSE

    Virusi ėshtė njė program, emri VIRUS rrjedh nga fakti qė programe tė tillė rigjenerohen dhe pėr kėtė janė tė detyruar ti ngjiten njė programi tjetėr,mė thjeshtė e njėjta gjė qe do tė bėnte njė virus biologjik pėr tė infektuar, pėr tu rigjeneruar nė organizmin tonė ka nevojė pėr njė qelizė.

    Ekzistojnė lloje tė ndryshėm virusėsh informatikė. Ata ndahen nė klasa tė ndryshme, nė mėnyrėn se si sillen, se si mbijetojnė, se si auto transferohen etj etj ...

    BOOT SECTOR VIRUS: janė viruse qė infektojnė atė pjesė tė disketės ose atė pjesė tė HD qė pėrmban informacione tė nevojshme pėr ndezjen e sistemit tonė operativ. Pėrhapja ndodh pėrgjithėsisht kur bėjmė ndezjen e PC nga njė disketė e infektuar.

    FILE VIRUS: Janė viruse qė infektojnė skedarėt e njė programi ( *.exe, *.com,...). dhe rigjenerohen nė ēdo hapje ose pėrdorim tė programit tė infektuar.


    MACRO VIRUS: Ėshtė pa diskutim lloji i virusit mė i pėrhapur, praktikisht ėshtė njė program i ndėrtuar me Visual Basic.

    MULTIPARTITE VIRUS: Pėr tu pėrhapur pėrdor kombinim teknikash. Mė e pėrhapura ėshtė mėnyra e punimit si njė virus Boot dhe File njėkohėsisht.

    POLYMORPHIC VIRUS: Ėshtė njė virus qė ndryshon sa herė qė riprodhohet dhe kjo e bėn shumė tė rrezikshėm.

    STEALTH VIRUS: Pėrdor mėnyra tė ndryshme pėr tu fshehur dhe pėr tju shpėtuar softuerit antivirus. Pėrgjithėsisht janė viruse qė infektojnė DOS-in.

    TROJAN VIRUS: Ėshtė njė program qė nė brendėsi pėrmban njė kod tė dėmshėm dhe qė aktivohet nė disa kushte tė caktuara.

    ZOO VIRUS: Janė viruse qė jetojnė nė laboratorėt e kėrkimit sepse nuk kane arritur tė pėrhapen.

    IN-THE-WILD VIRUS: janė virusėt nė gjendje tė egėr ( tė lirė ), qė i kanė shpėtuar kontrollit dhe aktualisht janė nė qarkullim.

    HEURISTICS: Njė teknologji antivirus qė mban nėn kontroll disa simptoma tė prezencės tė njė virusi, psh ndryshimin e pa parashikuar tė dimensionit tė njė skedari.

    VIRUS SIGNATURE: Ėshtė njė lidhėze e kodit binar e pranishme ne pjesėn mė tė madhe tė viruseve pėrveē tek polimorfet qė i lejon programit antivirus tė gjejė gjithēka tė padėshiruar nė PC.


  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Si te mbrohemi nga viruset - I


    Cfare eshte nje virus, krimb, trojan?

    Virusi eshte nje program qe ka si per qellim prishjen ose alternimin e funksionimit te nje sistemi elektronik. E thene me fjale te tjera, nje virus mund te shkaterroje plotesisht informacion qe ju ruani ne kompjuter, duke mos u dhene mundesi ju qe ta rikuperoni ate. Ka me mijra programe virusesh ne Internet dhe te rinj dalin perdite.

    Trojani eshte nje tjeter program qe funksionon ne kompjuterin tuaj gjate gjithe kohes, pa dijenine tuaj. Ky program i jep mundesi atij qe e ka krijuar qe ta kontrolloje nga kompjuteri i vet dhe mund ti dergoje personit shume informacion mbi kompjuterin tuaj apo mbi aktivitetin tuaj ne Internet.

    Krimbat(worms) jane programe qe kane si per qellim prishjen e mbarevajtjes se nje sherbimi duke replikuar vetveten ne menyre gjeometrike dhe automatike.

    Cilat jane menyrat e infektimit me te tilla viruse, trojane, krimba?

    Nese jeni nje perdorues i internetit, nuk jeni te imunizuar nga asnje prej tyre. Dua te them qe kushdo eshte i kercenuar nga te tille programe shkaterrues, pavaresisht nga niveli i ekstertizes qe mund te gezoje. Si ai fillestari, edhe ai eksperti i tremben nje eksperience te tille te keqe, dhe marrni masa mbrojtese.

    IRC eshte mjeti me i thjeshte dhe me famekeq per te marre nje virus apo nje trojan. IRC eshte nje mjet komunikimi ne kohe reale ne internet qe e mundeson nje server. Dhoma #shqiperia per shembull eshte hapur ne nje irc server. Te gjithe ata qe perdorin programe si mIRC ose scripte te ndertuara mbi te, jane te ekspozuar ndaj trojaneve ne vecanti. Keshilla jone per te gjithe ju eshte asnjehere mos klikoni mbi adresa faqesh qe ua servirin njerez te panjohur ne mirc, dhe asnjehere mos u tundoni nga reklama qe mund te bejne pasi ju do te jeni viktima e rradhes dhe nuk do ta merrni vesh fare qe jeni infektuar. Mund tu behen reklama pornografike, ose nga me te ndryshmet, sa per tiu mashtruar ju qe te beni vetem 1 klikim, qe do tu kushtoje aq shume me vone. Sapo ju klikoni mbi ate lidhje, mIRC-se juaj do ti behen disa modifikime te vogla dhe sa here qe ju jeni ne kanal, do te reklamoni per llogari te atij qe e hapi kete program ne Internet i pari, dhe nuk do te jeni fare ne dijeni se cfare po ndodh. Kjo nuk eshte nje kercenim serioz per kompjuterin tuaj, vetem per eksperiencen tuaj ne chat.

    Faqet ne rrjet jane nje tjeter mjet qe ata qe shkruajne viruse zgjedhin per te shperndare programet e tyre ne sa me shume viktima. Shpesh here ju do te keni marre email per adresa faqesh qe ju joshin me fjale te bukura, vetem per te klikuar ne lidhjen e tyre, dhe kur i vizitoni ju ose shikoni nje faqe bosh ose shikoni dicka krejt tjeter. Teksa ju i vizitoni keto faqe, personi qe ka hapur ate faqe me anen e gjuheve te ndryshme te skriptimit mund te shkruaje ne kompjuterin tuaj me anen te kerkuesit, informacion qe demton ose vjedh informacion nga kompjuteri juaj. Sic mund ta dini, ne kompjuterin tuaj kini te ruajtur informacion anetaresimi per shume faqe perstigjoze ku ju mund te vizitoni apo kryeni transaksione financiare. Ne kete menyre personat e keqinj mund tu vjedhin qe nga fjalekalimi i adreses suaj te emailit ne Internet, e deri tek numri juaj i kredit kardes qe perdorni per te blere artikuj ne internet. Keshilla jone per ju: Asnjehere mos vizitoni nje faqe qe jua servir dikush tjeter me reklame, email etj, dhe gjithmone perpara se te klikoni shikoni adresen se ku te con ajo lidhje. Gjithashtu, per tu mbrojtur nga kjo mund te konfiguroni kerkuesin tuaj ne nje nivel te larte sigurie, dhe sa here qe ju klikoni ne nje faqe te tille, kerkuesi do tu japi nje mesazh qe me pak fjale do tu thote "Nuk ju rekomandojme te vizitoni kete faqe". Ne nje artikull tjeter do tu tregojme me me imtesi sec i mund te mbroheni ne kete drejtim.

    Email eshte mjeti i trete dhe me i rrezikshem per tu infektuar. Nuk besoj se ka ngelur njeri ne Internet pa marre qofte edhe nje virus me anen e email. Te gjithe ata qe frekuentojne Internetin, perdorin email per te komunikuar me shoke miq e bashkepuntore. Kjo ben qe shanset per tu infektuar me anen e email jane shume here me te medha. Ketu do te ndalojme pak me gjate pasi kjo menyre kercenon gati te gjithe anetaret e komunitetit tone, shumica e te cileve kane nje eksperience shume te vogel ne kohe ne Internet.

    Viruset me email shperndahen ne 3 forma:

    - Adrese faqeje qe ju serviret ne mesazh
    - Skript qe eshte perfshire ne trupin e mesazhit
    - Skedar i bashkengjitur qe eshte ne vetvete virus

    Per te paren, une e shpjegova me lart dhe me pak fjale nje person qe ju e njihni ose nuk e njihni ju fton te vizitoni nje faqe qe ju nuk e keni vizituar me pare. Kete mesazh ju mund ta merrni nga nje miku juaj qe eshte infektuar me ate virus, ose nga nje person krejtesisht i panjohur. Ajo qe duhet te beni ne te tilla raste eshte:

    1. Shikoni adresen e lidhjes qe ju servirin, nese duket e dyshimte, nuk keni perse te klikoni por fshiheni direkt ate mesazh.

    2. Fshini mesazhin pa menduar dy here dhe pa u bere aspak kurioz.


    Ne rastin e dyte, trupi i mesazhit mund te jete krejtesisht bosh dhe mesazhi ka patur nje skript perbrenda qe vihet ne funksionim sapo ju klikoni mbi mesazhin per ta pare. Kjo menyre infektimi parandalohet duke mos lejuar perdorimin e gjuheve skriptive ne kerkuesin tuaj te cilin perdorni per te ardhur verdalle ne Internet. Shanset per tu infektuar ne kete menyre jane shume te vogla.

    Rasti i trete eshte edhe rasti me i rrezikshem qe krijon me shume viktima se cdo rast tjeter. Me pak fjale, ju dergohet nje mesazh qe ka nje skedar te bashkengjitur. Derguesi mund te jete nje person i infektuar qe ju mund te keni shkembyer mesazhe me pare, ose nje person qe ju nuk e njihni qe po perpiqet tu hapi ju probleme. Ai ju dergon nje mesazh ne te cilin ai perpiqet tu mashtroje ne forma nga me te ndryshmet:

    - Mund tu thote se po ju dergon nje program se si tu mbroje nga nje virus, dhe ju fton qe ta hapni dhe klikoni mbi skedarin.

    - Mund tu thote se po ju dergon nje program falas, ose nje loje qe ju mund ta luani direkt duke klikuar mbi skedarin e bashkengjitur.

    ... e shume mashtrime te tjera te ketij lloji.

    Duhet te kini parasysh, se marrja e nje mesazhi te tille nuk eshte kercenuese per ju per aq kohe sa ju nuk hapni ose klikoni mbi skedarin e bashkengjitur mesazhit.

    Keshillat per ju:


    - Asnjehere mos u beni kurioz te lexoni mesazhe nga persona qe nuk i njihni dhe qe ju dergojne skedare te bashkengjitur.

    - Asnjehere mos hapni skedar me prapashtesa .bat . exe .src .vb .mpg .vbx .ocx pasi keto jane formate skedaresh qe perdoren per viruse.

    - Asnjehere mos hapni skedare te tille qe ju vine nga adresa e miqve tuaj, pasi ata mund te jene infektuar vete dhe jua percjellin kete mesazh edhe ju automatikisht nga virusi.
    - Asnjehere mos hapni kartolina elektronike qe ua dergojne persona qe nuk i njihni pasi kjo eshte nje forme tjeter shperndarje virusi. Eshte me mire te fshish nje kartoline, se sa te humbesh gjithe informacionin qe ke ne kompjuterin tuaj.


    (c)albasoul


  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Si te mbrohemi nga viruset - II

    Te hapesh nje llogari email sot ne Internet eshte shume e thjeshte dhe jam i bindur qe secili nga ju ka te pakten 3 llogari email te ndryshme. Shpesh here qellon qe ju e keni te veshtire qe te perdorni te 3 llogarite e email dhe mbani vetem nje, duke i lene pa kontrolluar te tjerat. Me poshte une do tu jap nje panorame te sherbimit te email, por perpara se ta bej kete dua te sqaroj disa terma qe perdoren shpesh ne Internet ne lidhje me email qe shume nga ju mund tu mos u dine kuptimin:

    TERMAT

    EMAIL = Electronic Mail -> posta elektronike

    INBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e reja

    OUTBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e derguara

    FILTER = Filtron mesazhet qe te vine duke parandaluar mesazhet nga nje adrese e caktuar.

    SERVER = Nje kompjuter i lidhur ne nje rrjet qe ka akses ne Internet ose Intranet. (Intranet eshte nje rrjet privat i brendshem i nje kompanie apo organizate ku publiku i jashtem nuk ka akses).

    POP3 = Protocol per te kontrolluar posten qe perdoret per te shkarkuar mesazhet nga nje email server.

    IMAP - Internet mail simple protocol, eshte nje implementim tjeter me i kompletuar se POP3 protokoll.

    SMTP = Protocol qe perdoret per te derguar posten ne adresa te tjera.

    SPAM = Mesazhe te perseritura qe dergohen ne mase pa pelqimin e marresit. Keto mund te jene reklama, mesazhe politike, shoqerore, ndodhi etj.

    SSL = Protocol qe mundeson kontrollin e sigurt te postes duke inkritptuar te dhenat qe kalojne nga serveri tek klienti.

    ISP = Internet Service Provider - Kompani qe ofron sherbimin e Internetit per end-users.

    SERVER = Nje kompjuter qe sherben informacion dhe eshte i lidhur ne internet.

    CLIENT = Nje kompjuter qe eshte i lidhur ne Internet fale lidhjes qe ka me nje server, dhe merr informacion nga ky server.

    END-USER - jemi ne te gjithe, qe lidhemi me ISP te ndryshme per te siguruar nje lidhje ne Internet. Gati e njejta gje me client.

    SOFTWARE = program qe mundeson nje sherbim ne nje kompjuter te caktuar.

    DOMAIN = Bashkesia e gjithe kompjutareva te lidhur nje nje rrjet. Gjithashtu domain ka edhe nje kuptim te dyte qe perdoret per adresat e internetit. psh. lirenti.com eshte nje domain.

    NETWORK = Quhet rrjeti i krijuar midis disa kompjuterave ose disa networkeve. Interneti eshte nje network tejet i madh.

    DNS = Domain Name Server - Eshte nje sherbim i instaluar ne server qe ruan informacionin e gjithe domaineve ne Internet duke perkthyer adresat e tyre numerike ne adresa qe njerezit e kane te lehte te kujtojne. Per shermbul: lirenti.com ka nje adrese numerike (IP) 64.246.6.* por ju e keni me te veshtire te mbani mend ate sesa lirenti.com.


    SI LEVIZ POSTA NE INTERNET?

    Do te perpiqem me pak fjale tu jap nje ide se si arrihet levizja e postes elektronike ne Internet duke mos u futur ne detaje teknike qe nuk i hyjne askujt ne pune.

    Perpiquni ta imagjinoni internetin si nje numer tejet i madh kompjuterash qe jane te lidhur dhe shkembejne informacion (marrin/japin) me njeri-tjetrin. Keta kompjutera jane Servera qe sherbejne informacion, ose cliente qe lidhen me Servera dhe marrin informacion. Per shembull: kompjuteri qe ruan informacionin e faqes se Lirenti eshte nje Server dhe kompjuterat tuaj jane kliente: sa here qe ju vizitoni kete faqe serveri ju sherben ju faqen dhe kerkuesi juaj e merr ate informacion dhe e shfaq per ju qe ta shihni.

    Ne te njejten menyre si me lart, funksionon edhe posta elektronike. Ne server duhet te jete i instaluar nje software qe grumbullon gjithe posten e adresuar tek ai server, dhe ua shperndan kete poste gjithe clienteve ne domain e vet. Leximi dhe shperndarja e postes mundesohet nga protokolli POP3 ne te shumten e rasteve, mirepo ka edhe raste te tjera ku perdoren protokolle te ngjashem me POP3 qe nuk ofrojne te gjitha mundesite e ketij protokolli.

    Dergimi i postes nga clientet e nje domain ne Internet, mundesohet nga nje program tjeter i instaluar ne server qe i ruan mesazhet qe ju shkruani dhe i dergon ato ne destinancionin e sakte. Ky program perdor sherbimin DNS ne server per tu orientuar ne lidhje me destinacionin e rradhes ku duhet te dergoje mesazhet. Besoj se kaq mjafton per tu dhene ju vetem nje ide ne vija te trasha se si funksionon posta elektronike ne Internet. Le te hidhemi tani tek roli juaj ne Internet dhe si ju shkembeni te dhena me keto sherbime. Para se te bejme kete, duhet qe te kuptojme format e ndryshme te sherbimit te email qe ju perdorni ne Internet.


    CILAT JANE SHERBIMET E NDRYSHME TE EMAIL?


    Web-based email

    Shume nga ju kane hapur llogari me Hotmail, Yahoo, apo faqe te tjera ne Internet qe ua ofrojne falas kete sherbim midis tyre edhe faqja jone. Ky sherbim eshte krijuar nga kompani te ndryshme dhe ju jep ju vetem mundesine e kontrollimit te postes nepermjet Internetit. Prandaj keto lloj sherbimesh mbajne emrin "web-based" qe do te thote te ngrituar ne rrjet: mund te dergoni ose kontrolloni posten tuaj vetem duke vizituar nje faqe ne Internet. Me pare ju duhet te rregjistroheni me ta dhe ne pak minuta ju keni llogarine tuaj te email.


    POP3 Email

    Sic ua shpjegova tek termat, POP3 eshte nje protokoll qe implementohet nga programet e leximit te postes ne server, dhe mundeson shperndarjen e postes tek klientet e vet. Zakonisht, te gjitha ISP-te perdorin kete lloj email qe nga AOL, COMCAST, EARTHLINK e me rradhe. Ky lloj sherbimi nuk ju ofron vetem kontrollin e postes nepermjet nje faqe interneti, por edhe shkarkimin e postes tuaj nepermjet klienteve(programeve) te ndryshme qe merren me leximin e postes si Outlook, Eudora etj. Ky sherbim ne te shumten e rasteve nuk ofrohet falas dhe llogaria nuk mund te hapet ne Internet por hapet nga ISP juaj kur ju zgjidhni qe te blini sherbimin e tyre. Falas zakonisht e ofrojne sherbimet publike si shkollat private dhe publike per nxenesit e vet ose kompanite per punonjesit e tyre.


    SI PERFUNDOJNE VIRUSET NE LLOGARINE TUAJ?

    Kjo eshte nje pyetje qe lodh shume naviguesit e rinj te Internetit me nje njohje te kufizuar teknike te ketij problemi. Shpesh here te gjitheve ju ka qelluar qe te merrni nje email qe ju josh ose ju fton te vizitoni nje faqe apo hapni nje skedar qe ua shesin si "loje", "patch per Windows", "screensaver", "foto" etj por qe ne fakt nuk eshte ashtu. Pasi ju e hapni kete skedar qe e merrni nga dikush qe nuk e njihni, pa vetedije ju keni infektuar kompjuterin personal. Pas pak oresh ose ditesh ju do te shihni dhe pasojat qe nuk mund te jene te dukshme per momentin. E gjithe kjo ndodh pasi ju nuk keni njohurite e duhura si te reagoni ne episode te tilla.

    Viruset perfundojne ne kutine tuaj postare pasi ju e keni publikuar adresen e email ne faqe te ndryshme interneti dhe robote te ndryshem kerkimi e lexojne adresen tuaj dhe e shtojne ne listat e tyre. Keto lista bihen ne dore te shume individeve qe i perdorin pikerisht per qellime te mbrapshta, qe nga shperndarja e viruseve e deri tek reklamimet e padeshiruara (SPAM).

    Nje menyre tjeter e shperndarjes se viruseve eshte infektimi i miqve dhe shokeve tuaj me te cilet ju mbani korespondence. Keta miq, pasi infektohen, viruse te vecanta lexojne gjithe adresen e tyre te emails dhe u dergojne nje kopje te virusit me shprese se edhe ju do te bini brenda. Ne kete rast, ju do te merrni nje mesazh mashtrues nga adresa e nje mikut tuaj qe permban nje virus brenda si skedar te bashkengjitur. Ky mesazh eshte derguar pa vetedijen e mikut tuaj pasi eshte nje proces zinxhir i nisur nga infektimi me virus qe nuk mund te ndalet kollaj.

    CFARE ESHTE NE TE VERTETE NJE VIRUS?

    Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se cfare dreqin quhet virus ne boten dishiitale te 0 dhe 1-shave. Virusi ne jeten reale eshte dicka qe ndodhet ne ajer por ne nuk e shohim dhe qe perhapet nga vete njerezit e infektuar. Ne boten dixhitale viruset mund te shihen dhe perbehen nga skedare qe permbajne instruksione me qellim shkaterrimin apo prishjen e mbarevajtjes se nje makine sic eshte kompjuetri juaj. Skedaret programohen nga programues qe kane deshire per te bere keq dhe shkaktuar anomali, pasi kjo eshte nje menyre per te bere buje ose per tu hakemarre ndaj njerezve qe nuk i kane fort per zemer. Por viruset kane vetine te shperndahen me nje shpejtesi marramendese(pasi jane programuar ne kete menyre) ne menyre qe edhe demi i shkaktuar te jete sa me i madh. Kompjuterat e infektuar infektojne kompjutera te tjere nepermjet dergimit me email te skedarit qe permban virusin.

    Viruset kane forma dhe menyra aktivizimi nga me te ndryshmet por une do te ndalem vetem tek ata qe perhapen me anen e email. Mjafton nje klikim i juaji mbi nje skedar te bashkengjitur nje mesazhi qe virusi te aktivizohet dhe infektoje kompjuterin tuaj. Ju kete e beni ose nga kurioziteti i tepruar ose nga mesazhi mashtrues qe shoqeron zakonisht nje skedar te tille. Pasojat jane te medha por te riparueshme.

    A DALLOHEN VIRUSET ME SY?

    Sigurisht qe dallohen, pasi skedaret e viruseve kane nje prapashtese dhe format te caktuar. Keto prapashtesa zakonisht jane .bat .com .exe .ocx .scr .patch .vbx etj. Nese ju shikoni qe skedari i bashkengjitur ka nje prapashtese te tille, atehere menjehere e kuptoni qe eshte virus. Kjo eshte menyra me e mire per te parandaluar viruset qe ju vine me email. Me poshte do te shkruaj edhe per disa menyra te tjera qe ju te mbroheni nga viruset.


    CILAT JANE MASAT PARANDALUESE NDAJ VIRUSEVE?

    1. Instalimi i nje programi Anti-Virus

    Masa e pare parandaluese qe ju mund te ndermerni eshte instalimi i nje programi antivirus ne kompjuterin tuaj.

    2. Tregoni kujdes ndaj skedareve te bashkengjitur ne nje mesazh

    Sa here qe dikush ju dergon nje mesazh te shoqeruar me nje skedar te bashkengjitur ne te, duhet te mendoheni 2 here para se te klikoni mbi skedarin. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i prapashteses se skedarit dhe nese ajo futet ne grupin e viruseve. Nese mesazhi ju dergohet nga nje person qe ju nuk e njihni, fshijeni menjehere ate pa u bere aspak kurioz. Kurioziteti i tepruar eshte fatal ne te tilla raste !

    3. Perdorni filtra per mesazhet qe ju vine

    Filtrat jane instruksione qe ju i perdorni nga llogaria juaj per te parandaluar mesazhe nga persona te padeshiruar. Ne rast se ju merrni nje mesazh me nje virus atehere futeni personin ne listen e zeze ne menyre qe te gjitha mesazhet e tjera qe do te vine nga ky person te fshihen automatikisht nga serveri pa qene nevoja qe ju fshini ne menyre manuale.

    4. Raportoni personat qe shperndajen viruse

    Hapi tjeter qe ju duhet te ndermerni eshte raportimi i gjithe abuzimeve te tilla, duke u nisur nje mesazh ISP-se apo kompanise qe ofron sherbimin e email. Zakonisht kjo adrese eshte abuse@ISP.com ku ISP mund te jete AOL, Comcast, Earthlink etj. Ky raportim ben te mundur qe kompani qe ofron sherbimin te mari masa ndaj abuzuesve dhe te parandaloje infektimin e metejshem te personave te pafajshem.

    5. Perdorni nje llogari me POP3 nese eshte e mundur

    Nese keni nje llogari email me POP3, eshte me e sigurt se nje llogari web-based per arsyen se me POP3 ju keni mundesi me shume per te seleksionuar posten tuaj. Llogarite me POP3 bejne te mundur qe te shkarkoni posten ne kompjuterin tuaj me kliente emaili si Eudora apo Outlook qe jane nder me populloret. Keto programe ofrojne shume here me teper se nje web-based email.

    Jo vetem aq, por programe si Eudora dhe Outlook te japin mundesine te krijoni filtera me efikase dhe gjithashtu ju lejojne qe te shikoni informacionin e plote te derguesit te mesazhit. Cdo mesazh qe dergohet ka nje parathenie (header) qe permban informacionin e derguesit qe mund te jete i maskuar.

    7. Asnjehere mos postoni adresen tuaj te email ne faqe publike ne Internet

    Duhet te jeni shume te kujdesshem ne dhenien e adreses tuaj. Mundesisht asnjehere mos e postoni ne faqe interneti publike, pasi ka me mijra robote ne Internet qe skenojne faqe me faqe per te gjetur adresa email. Perpilimi i te tilla listave ben te mundur qe ata qe shkruajne viruse ta kene te lehte shperndarjen e tyre.

    8. Informohuni mbi viruset e fundit qe dalin

    Tek e fundit, duhet te kuptoni se pavaresisht se sa i rregullt jeni, pavaresisht se sa masa preventive keni marre, arma me e forte ne doren tuaj eshte informacioni. Mos pasja e informacionit per leshimin e viruseve te reja, ben qe ju te ktheheni ne pre e tyre dhe paguani pasojat e infektimit. Viruse te reja dalin dite per dite ne Internet prandaj ju rekomandoj te lexoni rregullisht buletinet qe leshojne kompanite e antiviruseve. Keto kompani dokumentojne gjithcka qe nga format e shperndarjes dhe deri tek se cfare duhet te beni qe te mbroheni prej tyre.

    9. Krijoni kopje te informacionit tuaj

    Ne menyre qe ta beni gjumin e qete dhe te jene te pergatitur per cdo situate, rekomandohet qe periodikisht (1 here ne dy jave ose 1 muaj) ju te beni nje kopje te gjithe informacionit tuaj ne disk. Kjo mundeson qe nese sistemi juaj kompromentohet nga nje virus, ju mund te instaloni gjithcka sic qe brenda pak minutash. Alternativa e mos pasjes se kopjeve te tilla eshte instalimi i gjithckaje nga fillimi, gje qe kerkon kohe dhe ekspertize qe ju mbase nuk e kini. Do te shkruaj mbi kete ne shkrimin tim te ardhshem mbi viruset.

    Besoj se ky informacion do tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe duan te mesojne dicka me shume. Ekspertet ne kete fushe, mund te postojne informacion ne vazhdim.


  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Si te mbrohemi nga viruset - III


    Ketu do te shikoni me imtesi disa prej programeve per mbrojtje nga viruset, qe quhen programe anti-virus. Gati te gjithe ju perdorni nje program te tille, dhe ky artikull do tu vije ne ndihme duke ju bere te qarte se cilat jane mjetet qe keto anti-viruse perdorin per parandalimin e viruseve dhe si ju mund ti perdorni me efikasitet.

    Pyetje 1: Cfare eshte nje program anti-virus?

    Nje program i tille instalohet ne nje sistem drejtimi qe mund te jete Windows, Linux, Mac etj. dhe ka si funksione:
    - Monitorimin e plote ne kohe reale te gjithe levizjeve te skedareve ne kompjuterin tuaj.
    - Dallimin e viruseve ne skedare te vecante qe jane shkarkuar apo ruajtur ne kompjuterin tuaj.
    - Paralajmerimin e perdoruesit se nje virus X egziston ne kompjuterin e tij.
    - Marrjen e masave automatike per izolimin e skedarit dhe fshirjen e virusit.

    Pyetje 2: Ku mund te gjej nje program te tille?

    Si fillim duhet te keni parasysh se egziston nje mori programesh te tille nga te cilet ju mund te zgjidhni. Te gjithe keto programe pak a shume kryejne te njejtat funksione dhe nuk mund te thuash se njeri eshte me i mire se tjetri. Pavaresisht se ka nje mori programesh te tille, jane tre qe jane me perdorurit ne Internet qe kane fituar nje fare popullariteti:

    - Norton Antivirus
    - McAfee Antivirus
    - PC-cillin


    Norton Anti-virus se bashku me McAfee jane me popullore ne Europe dhe kontinentin amerikan teksa PC-cillin ka nje shtrirje teper te madhe ne tregun aziatik. Gati cdo sistem kompjuteri qe shitet neper dyqane kudo ne bote vjen i shoqeruar me nje program anti-virus. Ne varesi te markes se prodhimit te kompjuterit, do te shikoni edhe njerin prej ketyre 3 programeve te mesiperm. Sony per shembull i shoqeron sistemet e saj me PC-cillin. Keto programe jane kolosale dhe cmimi i tyre varion prandaj nuk mund tu japim nje cmim fiks. Vizitoni faqet zyrtare te ketyre anti-viruseve per te mesuar se si mund te blini keto programe ne Internet, ose mund te vitoni edhe dyqanet elektronike te pakices ne vendet ku ju jetoni. Nese jetoni ne USA, dyqani me cmimet me te favorshme per programet kompjuterike eshte Best Buy.


    Pyetja 3: A eshte i veshtire instalimi i programeve anti-virus?

    Instalimi nuk eshte aspak i veshtire per aq kohe sa ju ndiqni nje pre nje udhezimet qe shoqerojne keto programe. Programet anti-virus konsiderohen programe kolosale pasi jane ne perdorim gjate gjithe kohes qe kompjuteri juaj eshte i hapur. Qe nga momenti qe ju e ndiqni kompjuterin tuaj dhe deri ne momentin qe e fikni, programi juaj anti-virus do te jete ne funksionim. Vetem ne ato raste ku ju vete e mbyllni me deshire programin, ai nuk do te jete ne funksionim.

    Pavaresisht nga madhesia dhe kompleksiteti i nje programi te tille, kompanite qe i prodhojne kane shpenzuar kohe dhe energji per te dale me nje program instalues sa me te thjeshte dhe te shpejte. Pasi blini programin, ose e shkarkoni ate nga rrjeti, mjaton te fusni CD-ne ne CD-ROM tuaj dhe procesi i instalimit do te filloje automatikisht duke ju udhezuar se cfare duhet te beni. Per ata qe e shkarkuan skedarine instalimit nga rrjeti, mjfatojne te klikojne 2 here mbi skedarin setup.exe per te filluar procesin e instalimit. Ky proces mund te zgjati nga 5-60 minuta duke u varur ne menyre te drejtperdrejte nga shpejtesia e procesorit tuaj, sasia e memories, dhe shpejtesia e leximit/shkrimit ne diskun kryesor. Kushdo qe ka 6 muaj qe perdor nje kompjuter mund te instaloje nje program te tille pa problemin me te vogel.

    Pyetje 4: Si ta kuptoj qe e instalova me sukses?

    Edhe njehere, nese ju i ndiqni me perpikmeri udhezimet gjate instalimit, ne fund fare do te merrni nje mesazh konfirmues qe instalimi juaj u krye me sukses. Zakonisht, do tu duhet qe te rindizni kompjuterin tuaj, ne menyre qe programi te filloje tu mbroje nga viruset e ndryshme.

    Nje shenje tjeter dalluese gati me te gjithe programet anti-virus eshte prania e nje ikone ne kollonen horizontale te statusit, ne qoshen e djathte majtas te ekranit tuaj (per te gjithe ata qe perdorin Windows). Nese e shikoni me imtesi ato ikona duke vendosur shenjen e treguesit mbi to, do te shikoni qe njera prej tyre do te jete ikona e programit qe ju sapo instaluat. Nese klikoni me butonin e djathte mbi te do te shikoni nje menu me opsione te shpejta nga te cilat ju mund te zgjidhni. Ne klikoni dy here mbi te me butonin e djathte te miut atehere do tu hapet i gjithe programi ne ekran.


    Pyetja 5: Si ta konfiguroj sa me mire per mbrojtje nga viruset ?

    Pasi e keni instaluar me sukses, mos kujtoni se tani mund ta beni gjumin rehat. Jeni po aq te ekspozuar aqsa ishit edhe pa kete program me pare, per aq kohe sa ju nuk e konfiguroni ate sic duhet. Ne kete pike secili mund te sjelli eksperiencen e tij, dhe une do tu jap vetem disa keshilla nga eksperienca ime 5 vjecare.

    - Asnjehere mos e mbyllni programin por mbaheni gjate gjithe kohes hapur. Programi nuk ju mbron per aq kohe sa nuk eshte ne funksionim.

    - Aktivizoni te gjitha llojet e mbrojtjeve qe nuk aktivizohen automatikisht gjate instalimit. Ka mbrojtje si filtrimi i email apo mbrojtja ne rrjet qe jane fakultative qe lihen ne doren e perdoruesit ti aktivizoje.

    - Nese ju perdorni nje program si Outlook ose Eudora per te shkarkuar posten tuaj nga nje POP3 server, atehere ju duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen qe ka te beje me filtrimin e email. Kjo mundeson qe cdo mesazh qe shkarkohet nga nje server te filtrohet me pare nga programi perpara se te ruhet ne kompjuterin tuaj.

    - Nese jeni nje perdorues i ri i Internetit, duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen e rrjetit qe i jep mundesi programit qe te filtroje cdo skedar qe ju shkarkoni me ose pa vetedije nga rrjeti ne kompjuterin tuaj. Pavaresisht nga eksperienca e secilit ne Internet, kjo u rekomandohet te gjitheve.

    - Planifikoni qe te vini ne funksion nje tjeter mundesi qe e ofrojne te tilla programe, filtrimi i gjithe skedareve ne kompjuterin tuaj. Kjo rekomandohet te behet te pakten njehere ne jave dhe keto programe mund ta realizojne kete vete automatikisht, pa qene nevoja qe ju te kujtoheni per nje gje te tille. Mjafton te zgjidhni nje dite te javes dhe nje ore te caktuar, dhe programi do ti zere te gjithe skedaret me rradhe per te pare nese keni ndonje te infektuar me virus.

    - Te pakten 1 here ne muaj, ose me shpesh, duhet qe te instruktoni programin tuaj per te pare nese ka nje version me te fundit te tij te cilin ju mund ta shkarkoni automatikisht. Zakonisht, vete programet komunikojne me kompanite e tyre per te pare nese nje version i ri egziston, dhe nese po, ndryshimet me te fundit shkarkohen dhe instalohen ne kompjuterin tuaj. Do ta shtjelloj me ne detaj rendesine e kesaj pak me poshte.

    - Merreni gjithmone seriozisht te gjitha paralajmeret qe u jep programi anti-virus dhe asnjehere mos kompromentoni sigurine e sistemit tuaj. Vete programi do te marri masa per ta pastruar sistemin tuaj, dhe do te kerkoje vetem aprovimin tuaj. Nese ju refuzoni, do te jeni te ekspozuar per te infektuar gjithe sistemin.

    - Lexoni gjithe dokumentacionin e mundshem qe shoqeron programine instaluar. Sa me shume ju dini per ate program, aq me mire do te jeni ne gjendje qe ta vini ne perdorim per mbrojtjen e informacionit tuaj elektronik.

    Pyetje 6: Dua te di me shume se si funksionon nje program i tille..

    Pa dashur te hyj ne detaje qe nuk i hyjne ne pune askujt, do te mundohem qe tu jap nje ide ne vija te trasha se si funksionon nje program i tille.

    Konsiderojeni kompjuterin tuaj si nje shtepi qe ka dyer e dritare ku mund te hyjne insekte vdekje prurese. Dyert e dritaret e shtepise jane mjetet e komunikimit qe ju perdorni ne Internet sic jane email, navigimi i internetit, shkarkimi i skedarevee nga webi. Shtepia po u la per shume kohe pa pastruar ze pluhur dhe e njejta gje ndodh edhe me kompjuterin. Rolin e fsheses ne kompjuterin tuaj e luajne pikerisht antiviruset qe heqin pluhurin dhe insektet qe infektojne shendetin e kompjuterit tuaj. Pra ne gjuhen popullore, antivirusi eshte nje filter qe nuk lejon qe ne shtepine tuaj te futet as pluhur dhe as insekte qe jane te demshme per shendetin tuaj.

    Le te hidhemi ne gjuhen teknike. Nje program i tille ben nje skenim ne kohe reale te te gjitha operacioneve qe kane te bejne me shkrimin e informacionit ne kompjuterin tuaj. Funksioni i dyte komplimentar eshte ai i i monitorimit te plote i te gjitha programeve qe funksionojne ne kompjuterin tuaj. Jo te gjitha programet jane programe qe u vine ne ndihme njerezve per te rritur produktivitetin e tyre, ka edhe programe qe shkruhen per qellime te pasterta shkaterruese dhe denigruese te punes se individit. Pra roli i programit anti-virus nuk lejon qe dikush tu shkruaj ne kompjuter nje skedar qe mbart nje infeksion, ashtu sikunder nuk lejon qe dikush te vere ne funksionim nje program qe mund te jete me pasoja te keqija per sistemin tuaj kompjuterik. Programi nuk i izolon dyert dhe dritaret e shtepise tuaj, thjeshte u ve nje rrjete qe nuk lejon qe te hyjne e te dalin insekte vdekjeprurese.

    Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se si ka mundesi qe ky program i njeh viruset. Pergjigjia eshte shume e thjeshte, vete programi mbart nje liste te plote te gjithe viruseve qe njihen deri me sot. Kjo liste ne vetvete mbart "firmen e virusit" sic njihet ne gjyhen teknike. Kjo mundeson qe programi te beje krahasimin e firmes se viruseve ne liste me skedaret e kompjuterit tuaj. Nese krahasimi eshte i suksesshem, atehere nje virus eshte gjetur dhe programi e di se cili virus eshte ai qe ka infektuar kete skedar. Ne rast se krahasimi deshton, do te thote ne shumicen e rasteve qe skedari eshte i "pastert". Kjo nuk eshte gjithmone e vertete pasi mos harroni qe programi vetem njeh ato viruse qe njihen, jo ato qe jane leshuar kohet e fundit !!!!!

    Krahas listes se viruseve, programi eshte programuar qe te ndermarri edhe nje seri hapash sa here qe nje virus X eshte zbuluar. Ne shumicen e rasteve skedari qe mbart virusin futet ne karantine qe eshte nje vend ku programi hedh te gjithe skedaret e infektuar ne kompjuterin tuaj dhe nuk lejon asnje program tjeter qe ti lexoje. Ose programi mund te mundohet te fshije virusin qe i eshte bashkengjitur skedarit. Nese ia del ta fshije, skedari mund te perdoret serrisht nga perdoruesi. Ne rast se nuk ja del, atehere programi e izolon ne karantine ose e fshin fare skedarin. Ne kete menyre parandalon shtrirjen e metejshme te epidemise ne kompjuterin tuaj apo me gjere.

    Sa here qe ju shkarkoni "updates", programi i shton listes se viruseve viruse te rinj qe jane zbuluar kohet e fundit. Ne kete menyre, programi juaj do te jete ne gjendje qe ti dalloje dhe parandaloje keto viruse para se te jete teper vone per fatin e informacionit ne kompjuterin tuaj.


    Pyetje 7: A mund ta bej gjumin e qete tani?

    Ne nje bote virtuale ku dite per dite dalin ne skene viruse te reja te panjohura, asnjehere ju apo kushdo nuk mund ta beni gjumin e qete se sistemi juaj eshte 100% i mbrojtur. Sipas disa obzervimeve, qe nga dita e leshimit te virusit te ri duhen plot 48 ore qe te diagnostikohet dhe nxirret nje anti-dot per virusin. Ky antidot do te shkarkohet nga miliona programe qe perdoren nga perdoruesit e thjeshte dhe per kete do te duhen muaj te tere. Prandaj eshte mire qe gjithmone te shikoni nese nje version i ri i programit tuaj ka dale per shkarkim. Gjithashtu, asnjehere mos lini pas dore informacionin ne lidhje mbi problemet e sigurise dhe kercenimet e reja qe lindin ne internet dite per dite. Armiku me i madh jua ne kete lufte kunder viruseve eshte padituria. Gjithmone informohuni mbi gjithcka pasi ka te beje direkt me eksperiencen tuaj ne internet.

    Per ata qe duan qe te mos kene te bejne fare me viruse dhe jane paksa fanatike per tu mbrojtur nga viruset, ju rekomandojme duke qeshur hapat e meposhtme:

    - Shkeputni cdo lidhje te kompjuterit tuaj me Internetin duke shkeputur cdo lidhje telefonike apo kabllore qe ju mund te keni. Per aq kohe sa nuk jeni te lidhur fare ne Internet apo ne rrjete te ndryshme lokale, nuk do te keni probleme me viruse!!!

    - Mbrojeni kompjuterin tuaj me fjalekalim, ne kete menyre vetem ju mund ta perdorni ate.

    - Mos pranoni te instaloni ne kompjuter lojra apo programe qe nuk jane te mbrojtura nga (c) e kompanive qe i kane prodhuar.

    Tani mund ta beni gjumin rehat pasi askush nuk ka per tu futur virus ne kompjuterin tuaj


    (c)albasoul


  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    VIRUSET KOMPJUTERIKE

    Sipas rrethit respektivisht hapsires ku jetojme dhe veprojne viruset kompjuterike i kalsifikojme ne:

    ? Boot virus
    ? File virus
    ? Makro virus dhe
    ? Network virus


    Boot viruset jane viruse qe vendosen ne boot sektor .Boot sektori eshte sektori i pare i disketes dhe sektori i pare i particionit te diskut (nese disku eshte i ndare ne particione)
    Ne kete sektor mbahen mend te dhenat per diskun respektivisht per particionin e diskut si p.sh. numri i sektoreve te particionit dhe disa programe te vogla.Me startimin e kompjuterit,Bios-i bene leximin e te dhenave nga boot sektori dhe virusi i vendosur ne boot sektor lexohet dhe vendoset si rezident ne memorjen qendorore, keshtu gjate punes se kompjuterit ai kryen aktivitetnin e vet negativ.

    Gjithashtu boot virusi mund te vendoset edhe ne sektorin e pare te diskut i cili sektor paraqet Master rekordin startues(Master Boot Sector,Master Boot Record MBR).Mbr ehste sektori i pare i diskut(MBR nuk ka disketa) ku mbahen te dhenat per diskun, particionet,particionin primar dhe disa programe te vogla. Po ashtu edhe MBR lexohet me startimin e kompjuterit dhe keshtu virusi i vendosur ne kete pjese behet rezident ne memorje.
    Te dhenat ne MBR dhe ne BOOT sektor nuk jane te dhena standarde (si te dhenat tjera) dhe tek keta te dhena nuk kemi qasje ne kuptimin e DEBUG-imit(te intervenoj ne nivel me te ulet), prandaj, viruset qe sulmojne keta pjese jane edhe me te veshtire dhe shkaktojne deme me te medhaja.

    File viruset jane viruse te cilet vendosen ne fajlla, zakonisht i sulmojne fajlla me prapashtesa BAT,EXE,COM,SYS,DLL, etj.Gjithashtu mund te gjenden edhe ne fajlla te tjere si p.sh. fajlla te dokumenteve ne Word,Excel, fajllat me permbajtje shablone(template files),fajlla tekstual, fajlla me permbajtje kodin burimor te ndonje programi etj.Keta viruse behen aktive gjate leximit te atyre fajllave dhe keshtu mund te behen rezident ne memorjen qendrore(Vendosen ne memorjen qendrore) te kompjuterit dhe pastaj barten ne fajlla te tjere.

    Macro viruset jane viruse te cilet veprimin e demshem e kryejn nepermjet meta gjuheve (gjuhet per shkruarjen e makrove-macro komandat ne programe te ndryshme si Microsoft Word, Excel,Access etj.).Pra jane te shkruara ne makro gjuhet dhe shperndahen nepermjet makrove te perfshira ne programet e fajllave te te dhenave , si p.sh. fajllat me te dhena te pregatitura ne Microsoft Word, Excel, fajllat me shablone etj.Fajllat e ketille mund te permabajne viruse (infektohen me viruse) te ketilla.

    Network Viruset jane viruse te cilet shperndahen nepermjet rrjetit kompjuterik.Keta viruse shfrytezojne protokole dhe komandat e rrjetit kompjuterik ose emajlin per shperndarjen (bartjen ) e vetvetes nga ndonje kompjuter ne largesi (Remote Computer).

    Te permendim se gjithashtu ekzistojne edhe kombinime si p.sh. boot-file viruse(sulmojne edhe boot sektoret edhe fajllat), network-makro viruse(makro viruset te cilet shperndahen nepermjet emajlit),etj.
    Sipas sistemit operativ ne te cilin veprojne viruset kompjuterike mund ti klasifikojme ne viruse ne Dos, Windows 3 * , Windows 95, 98, Me, NT, 2000, xp, OS/2 etj.Gjithashtu ekzistojne edhe viruse qe kane aftesi te sulmojne pjese nje sistemi operativ ose te me teper sisteme operative.

    Sipas teknologjise se veprimit viruset kompjuterike i klasifikojme ne:

    ? Viruse rezidente (TSR viruset)
    ? Viruset e mshehura (Stealth viruset)
    ? Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues (Self encryption and polymorphic viruset ). dhe
    ? Viruset me teknike jo standarde (viruset qe shfrytezojne Non-standard techniques).


    Viruset rezidente jane viruse te cilet te kompjuteri i infektuar, me startimin e kompjuterit viruse vendose ne nje pjese te RAM memorjes e cila pjese gjate gjithe punes se kompjuterit eshte aktive.Virusi do te leshoje ate pjese te RAM memorjes me shuarjen ose ristartimin e kompjuterit.Nga ky vend virusi vepron duke u shperndare neper fajlla ose ne rrjete kompjuterike.Viruset mund te jene boot, file, makro ose network virus.Veshtire fshihen.

    Viruset e fshehura mund te jene boot viruset ose file viruse, kane vetine te mshehin vetveten.Tentojnė te behen te pa hetueshme duke e ngjit kodin e vet si pjese perberse ne donje fajll programor pa bere ndryshim ne kontrollėn e fajllit dhe ne te kete menyre i shmang detektimit, jane viruse mjaft te rezikshme.

    Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues jane viruse te cilet prodhojne kopje te ndryshuar te vetvetes respektivisht ēdo here kur e kopjojne vetveten e ndryshojne kodin e tij duke zvogluar mundesine e zbulimit.Gjithashtu kane vetine qe nje pjese te kodit te vet ta shifrojne (kriptojne) sipas ndonje ēelėsi te rastit poashtu me qellim te shmangjes se detektimit.Kane veprime te llojllojshme, pra, mund te jene boot ose file.Jane viruse te cilet veshtire identifikohen.Si p.sh virusi i famshem BRONTOK.

    Viruset me teknikė jo standarde jane viruse te cilet perdorin teknika dhe forma te ndryshme per te mshefur sa me thelle vetveten ne berthamen e sistemit operativ (si p.sh virusi me emrin “?APA?”), t’i mbrojė kopjet rezidente nga detektimi, tentimi te barte kopje te tij ne Bios, etj.

    Sipas aftesise destruktive (shkateruese) te viruseve, viruset i klasifikojmė ne viruse

    ? Shakash (aspak te rezikshem)
    ? Jo te rezikshem (me efekte te vogla, grafike, zeri, etj)
    ? Te rezikshem (te cilet ne menyre serioze e pengojne punene e kompjuterit dhe llogaritjeve) dhe
    ? Shume te rezikshem (demtojne pjeset vitale te sistemit, fshinje te dhenat, shkatrojne strukturen e te dhenave etj. E deri te djegia e ndonje komponenete hardverike).


    Nje karakteristike tjeter e viruseve eshte edhe mundesia e riparimit te demeve te bera (Repairable) qe do te thote pas zbulimit dhe eleminimit (fshirjes) te virusit nuk do te kemi pasoja.Fatkeqesisht kete karakterisike nuk kane te gjithe viruset.

    Ne vazhdim do te jap disa shembuj te viruseve dhe vetite e tyre:

    1.RIPPER (boot virus, rezident ne memorje dhe i riparueshem, madhesia 512 B)
    2.ADOLF (file virus, sulmon fajllat me prapashtesat COM, i riparueshem, madhesia 475 B)
    3.B3 (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 3880 B)
    4.BAMSTER6 (virus me mundesi kriptimi, sulmon EXE fajlla, madhesia 530 B)
    5.Friday the 13th (fajll virus i cili nese ndodh data 13 dita e premte atehere i fshine te gjitha fajllat me prapashtese EXE, ndonjehere edhe vetveten).
    6.MICHELANGELO (boot virus, rezident ne memorje, vepron me 6 Mars ne ditelindje e Michelangelo)
    7.STONED (boot virus, rezident ne memorje, madhsia 440 B)
    8.PING PON (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 512 B)
    9.SHUMANN (makro virus, i riparueshem)
    10.KILLDLL (makro virus, i riparueshem) etj.
    Lista e viruseve te njohura deri ne Gusht 2002 permban 61883 viruse (e shprehur ne fleta te shkrimit lista perrmaban rreth 1030 faqe te formatit A4) dhe cdo jave ka 10 deri 20 tentime per zhvillimin e viruseve te reja.


    Pervec viruseve kompjuterike ekzistojne edhe programe te tjera te demshem por qe nuk sillen si viruse kompjuterike.Programet e ketilla jane:

    ? Krimbat (Worm) dhe
    ? Programet e demshme (Harmful Programs).


    Kirmbat jane programe kompjuterike parazite te cilet kane aftesine e vete kopjimit, nuk jane viruse dhe nuk infektojne programe tjere.Krimbat krijojne kopje te vetevetes ne te njejtin kompjuter ose mund tu bartin kopjet neprermjet rrjetit kompjuterik.Zakonisht shperndahen nepermjet IRC (Internet Relay Chat) sherbimit te internetit.

    Programet e demshem jane programe me ndihmen e te cileve ne menyre te kontrolluar shkaktohen deme, me qellim te caktuar si p.sh. depertimi ne administerimin e ndonje kpmpjuteri, kopjuteri me largesi, kopjimi i shifrave te mshefura, rezimi i sistemeve kompjuterike , etj.p.sh. programet te quajtura Backdoors.Nje lloj tjeter i ketyre programeve jane programet e quajtura Trojan Horses te cilet varesisht prej situates bejne deme, si p.sh. fshijne te dhenat ne diske, e rezojne sistemin etj.Ne krahesim me viruset keta nuk shpendahen gjeresisht sikurse viruset dhe gjate fshirjes se te dhenave nga disku mund te fshinje edhe veteveten pse ose te zbulojne veteveten dhe pastaj lehte te fshihen nga shrytezuesi, Ndryshe keta programe njihen edhe me emrin bomba logjike.


  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,788
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    10 Kėrcėnimet ndaj Sigurisė sė Informacionit



    1. Manovrimet Sociale
    Ky kercenim eshte vleresuar si me i rrezikshmi dhe ndodh kur dikush mundohet te manovroje me 'te kercenuarin'. Per shembull, duhet bere kujdes kur merr nje program falas nga nje person, pasi ky i fundit mund ta kete zhvilluar posacerisht per nderhyrje ne sistemin tend.

    2. Vjedhja e Identitetit
    Problemi nuk eshte se dikush hyri ne sistemin tend dhe te vodhi kartat e kreditit, apo informacione tjera. Problemi me i madh qendron ne faktin se hackeri mund te perdore identitetin tend, duke te te hapur pune.

    3. Trojanet dhe Spyware
    Programet Spyware 'spiunojne' tek te zotet aktivitetin tend gjate punes tende ne kompjuter. Viruset trojane (analogjikisht nga Kali i Trojes), hiqen sikur jane te nevojshem per sistemin tend ose per ty, si perdorues, por qe e cojne sistemin tend ne nje zone programesh spyware. Prandaj, programet Anti-Spyware jane teper te domosdoshme.

    4. Viruset
    Keto programe qendrojne te fshehur apo te heshtur ne sistemin tuaj dhe, pas nje kohe te paracaktuar, fillojne te godasin sistemin. Gjithnje duhet te kesh nje program Anti-Virus te instaluar ne sistemin tend.

    5. Adware
    Programet Adware thjesht shfaqin ne ekran dritare te vogla, te cilat ose te reklamojne ose thjesh monitorojne aktivitetin tend qe nga koha qe shfaqen. Edhe ne kete rast, programet Anti-spyware jane te nevojshme.

    6. Sulmet nga Web-i
    Shpeshhere, web-faqe te ndryshme permbajne kode te posacme per te shfrytezuar shfletuesin dhe sistemin tuaj operativ. Infektimi nga ndonje kod 'i keq' mund te vije thjesht nga vizita e atij web-sajti. Prandaj, rekomandohet qe 'Automatic Updates' ne Windows te jete aktive.

    7. Sulmet nga Hackerat
    Veprimi i hackerave nuk eshte i drejtperdrejte ne shumicen e rasteve. Ata thjesht leshojne nje virus ne rrjet (per shembull, nje Trojan), i cili shperndahet neper kompjutera te pacaktuar eventualisht. Pra, hacker-it i intereson qe virusi i tij te infektoje sisteme te kompjuterave te lidhura ne nje rrjet te caktuar. Ka gjasa teper te vogla qe nje hacker te sulmoje kompjuterin tim (pra, te beje nje sulm te drejtuar apo te paracaktuar). Prandaj, Firewall eshte i rendesishem.

    8. Sulmet Wireless
    Sigurisht, edhe keto sulme jane bere te shpeshta vitet e fundit me integrimin e plote te teknologjise wireless. Sulmet ndodhin kur aparati juaj gjendet ne nje rrjet wireless. Ne kete rast, sigurohu qe te jesh pjese e nje rrjeti me router qe inkurajon enkriptimin.

    9. Emailet me Mashtrime (Phishing)
    Emailiet me yckla pretendojne ta kene origjinen nga web-site te tipit e-bay, PayPal, banka jote, apo te tjera te tilla dhe te ftojne te hysh ne web-sajtet e tyre. Nese hyn, atehere mashtrimi qendron ne vjedhjen e emrit tend te perdoruesit, si dhe te fjalekalimit. Paskesaj, ato perdoren per te te vjedhur. Qofte Internet Explorer 7, qofte Mozilla Firefox 2 kane module te integruara per detektimin e emailieve mashtruese.

    10. Emailet e Padeshiruara (Spam)
    Ne nje pjese te mire te kohes, emailet spam thjesht te bezdisin. Megjithate, ekzistojne emaile te cilat te inkurajojne t'i hapesh. Paskesaj, ato jane te projektuara qe te te infektojne sistemin. Ne shumicen e rasteve, sistemi i emailit qe ju perdorni eshte i pajisur me module per detektimin e emaileve spam. (Kjo metode bazohet ne procedurat Bayesiane te detektimit, pra ne baze te se shkuares sistemi vendos nese nje email i caktuar eshte spam apo jo.)


  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,164
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    20

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Shume shume me vlere nje keshillim perfekt.

  10. #10

    Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset

    Bravo!Informacione dhe keshilla shume te rendesishme dhe te domosdoshme per nje lidhje te sigurt ne internet.

  11. #11
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    shume faleminderit per keto keshilla....por ne fakt me futen pak friken.

  12. #12
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,227
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    2
    Reputacioni
    7
    Shume falemenderit per keto informacione

  13. #13
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6

    Trojanet

    Kali i Trojės ėshtė njė malware i fshehur nė njė program tjėtėr i cili pastaj kryen detyrėn pėr te cilėn ėshtė dėrguar. Kėshtu qė worm-ėt ose virus-at, mund tė jenė Kal i Trojės. Shpeshėherė trojanet hapin porta tė kompjuterit pa dijen e shfrytėzuesit dhe shkarkojne virusa nga ndonjė faqe e caktuar e internetit. Ai poashtu mund tė ju vjedhė fjalekalimet t“i kopjojė tė dhėnat apo tė ekzekutojė ēfardo qoftė aplikacioni. Por mė sė keqi ėshtė ajo se ai mundė tė autorizoj dikė tė hyjė nė rrjetin apo kompjuterin tuaj dhe tė marrė kontrollin mbi tė.

    Evoluimi i trojanėve

    Versionet e para tė trojanėve (shkurt nga kali i Trojės) nuk ishin shumė diskret sepse ata kur lansoheshin afishonin njė mesazh tė errorit tė tipit: "njė faill.DLL requis xxxxx.DLL nuk ėshtė gjetur". Por versionet mė tė reja tė trojaneve ėshtė shumė vėshtirė tė detekthen sepse ata jan shumė diskret dhe mundė tė jenė nė mbrendėsin e njė programi i cili funksionon normalisht.


    Detektimii trojanėve

    Prezencen e njė kali tė trojės mund ta hetojmė me funksionim tė pazakonshėm tė kompjuterit. P.sh kur jemi tė lidhur nė internet hard disku juaj punon edhe pse ju nuk bėni asgjė apo nėse dritaret hapen e mbyllen pa kontrollin tuaj do tė thotė se ka gjasa tė mėdha tė jeni i infektuar.


    Mbrojtja nga trojanėt

    Nėse ju dyshoni se jeni tė infektuar nga ndonje trojan ėshtė e rekomandueshme tė pėrdorni njė program i cili i heton dhe i largon kėta nga kompjuteri juaj.

  14. #14
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6

    Adware

    Vegla informatike propaganduese apo Adware (emėrtimi i krijuar nga fjalėt ang. advertising, (reklamė) dhe software), qė pėrdoret pėr tė treguar veglat e ndryshme informatike tė ofruara falas dhe tė lira pėr pėrdorim tė pakufizuar pėr funksione tė ndryshme, gjatė pėrdorimit tė tė cilave paraqiten shirita (baner) dhe dritare (Pop-ups) me reklama. Paraqitja e kėtyre reklamave ėshtė e pa shmangshme edhe pėrkundėr veglave mbrojtėse (Firewall) dhe ēelėsi i regjistrave tė tyre ėshtė i dukshėm por nuk mund tė ē’lyhet.

    Me pėrdorimin e kėtyre veglave bėhet propagandimi i kėtyre reklamave nė bazė tė tė cilave bėhet financimi i zhvillimit tė veglės informatike qė e mundėso atė funksion. Shpesh kėto vegla japin edhe njė mundėsi (opsion) me tė cilėn mundėsohet pėrdorimi i veglės pa reklamė por me njė kundėrvlerė, me blerjen e versionit tė plotė tė veglės.

    Kufiri nė mes tė veglave tė tilla tė futura, me shtesa dhe tė veglave spiunuese (spyware) ėshtė vėshtirė tė dallohet nga pėrdoruesi i zakonshėm. Disa financues tė reklamave tė kėtyre programeve shėrbehen me pakė tė dhėna mbi pėrdoruesin mirėpo vetė ekzistenca e tė dhėnave tė

  15. #15
    i/e rregjistruar 10% Maska e olindo
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    london
    Postime
    27
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    pergjigje


    informacione te dobishme

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si tė luftojmė viruset nė stinėn e teshtimave
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2010, 04:15 PM
  2. Si te fshijme viruset te marranga ne MSN
    Nga sokoban nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 11:52 PM
  3. Problem me viruset - pse me ngjiten mua difektet
    Nga kuklla nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2008, 06:14 PM
  4. Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
    Nga ema_d nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 02:37 AM
  5. Vodafone dhe AMC: Ja si tė mbroni celularėt tuaj nga viruset
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-11-2007, 11:47 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas