Altin Latifi

Burgosja e futbollistėve tė kombėtares shqiptare nė Londėr, nė maj tė vitit 1990, ėshtė vlerėsuar si njė nga historitė mė tė ēuditshme dhe mė qesharake nė botėn e futbollit. Sė fundmi ajo ėshtė publikuar edhe nė njė libėr tė shkrimtarit islandez Einar Mar Gudmundsson, disa pjesė tė tė cilit mund tė lexohen edhe nė faqen "transcript-review.org". Shkrimtari i njohur nuk ngurron tė bėjė ironi dhe humor me atė ngjarje, duke thėnė se shqiptarėt panė tė shkruajtur fjalėt "Duty-free" dhe nisėn tė merrnin ē'tė gjenin nė dyqanet pranė aeroportit.
Arrestimi
Ishte maji i vitit 1990 dhe kombėtarja shqiptare udhėtonte pėr nė Rejkjavik, pėr t'u ndeshur mė 30 maj pėr eleminatoret e Europianit 1992 ndaj Islandės. Tranziti bėhej nė Londėr, nė aeroportin "Heathrow". Futbollistėt, tė mashtruar nga njė reklamė me emrin "Duty-free" (pa doganė), u futėn nė njė market duke marrė ē'tė gjenin dhe duke menduar se ishin falas. "Ēuna, kini kujdes, se ua njoh dorėn unė juve!", pati thėnė ndihmės trajneri Bejkush Birēe. Nė atė kohė, Shqipėria drejtohej nga trajneri nga Gjermania Lindore Joakim Klinger, njė produkt i shkollės sė Lajpcigut. Pas disa momentesh, njė nga punonjėsit e sigurisė ulėriti duke i akuzuar pėr vjedhje dhe nė ēast nė market hynė policėt. Tė gjithė u vendosėn pas murit dhe mė pas drejt e nė rajon. Madje, me autobus si ekip. U futėn tė gjithė nė paraburgim, ndėrsa duhet tė udhėtonin pėr nė Rejkjavik. Por, aspekti mė i rėndė ishin faqet e para tė shtypit vendas, qė nuk ngurruan ta quanin Shqipėrinė "njė kombėtare hajdutėsh".
Turpi
"Ishte e kuptueshme se ata po ndiheshin mirė nė Londėr, madje duke kaluar kufijtė e sjelljeve. Nė Islandė nuk arriti asnjė lajm pėr fatin e tyre gjatė gjithė ditės sė dielė. Mė pas, vendit pritės, Islandės, tė dielėn nė mbrėmje iu bė e ditur se skuadra shqiptare e futbollit ėshtė duke u mbajtur nė paraburgim. Lojtarėt ishin kapur me dyshimin se kishin marrė gjėra nga dyqanet dhe nuk i kishin kryer pagesat. Gjatė marrjes nė pyetje, shqiptarėt iu referuan shenjės "Duty-free", qė e kishin hasur nė ēdo kėnd tė terminaleve. Dhe meqė ishte ditė e diel, ata kishin menduar se mund tė shėrbeheshin me birra falas, pasi, sipas tyre, kjo ishte praktikė nė shtetin nga vinin. Edhe pse ata shpėtuan nga policia, udhėtimi i tyre mbeti i hidhur", thuhet nė komentin e Gudmundssonit. Nė fakt, lirimi i lojtarėve ndodhi pėr shkak tė "vėnies sė dorės nė zemėr" nga ana e policisė londineze. Por, turpi ishte vėrtetė i madh. Pėr Shqipėrinė udhėtimi drejt Islandės ndodhi nė njė kohė kur po bėheshin pėrpjekjet pėr integrim me vendet e tjera tė Evropės, pėrfshirė edhe nė sport. Vendi kishte qenė i izoluar me dekada nga diktatori Enver Hoxha. Kishte pak hyrje-dalje nga vendi komunist pėr gati 50 vjet.
"Ardhja e shqiptarėve nė Islandė u shoqėrua me sigurim dhe kontrollim shtesė. Ata ishin mbajtur tė kyēur nė dhoma sikur tė ishin nė burg shtėpiak. Kjo zgjati deri pak ēaste para zhvillimit tė ndeshjes. Kėshtu qė, pėrpjekja e Shqipėrisė pėr tė thyer izolimin karshi pjesės tjetėr tė botės mori pėr fillim njė kuptim tė ēuditshėm", vazhdon Gudmundsson.