Perurohet minarja e xhamisė sė themeluesit tė Korēės, Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beut

Korēė-Korēa ka pėrjetuar njė nga ngjarjet mė tė mėdha tė saj. Sė fundi, pas disa dekadash harrese, ėshtė pėruruar ngritja e minares sė themeluesit tė qytetit tė Korēės, Iljaz bej Mirahorit ose siē njihet ndryshe me titujt e tij, Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beu, ku titujt kanė kuptimin, i madhi dhe i nderuari, kryegjenerali Iljaz beu. Nė kėtė pėrurim merrnin pjesė tė gjithė. Ishin tė pranishėm prefektja e qarkut Korēė, prof. dr. Elfrida Zefi, kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Ilia Milo, nuk mungonte as kryebashkiaku, Niko Peleshi. Ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė kishės ortodokse nė Korēė. Pjesėmarrja e tė gjithėve ishte njė shenjė e dukshme nderimi pėr njeriun qė i dha jetė kėtij qyteti qė tashmė ka mbushur mė shumė se 500 vjet nga dita e themelimit tė tij. Edhe pse shumė studiues kanė bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur etimologjinė e fjalės “Korēa”, ku mė sė shumti e kanė kėrkuar te fjala “goricė” ose “gorica” sėrish nuk kanė mundur tė mbėrrijnė nė njė konkluzion pėrfundimtar. Ajo ēka ėshtė hedhur poshtė pėrfundimisht ka tė bėjė me faktin se fjala “Korēė” nuk vjen nga fjala “kori” apo “korica”. Ndryshe nga kėta studiues, Nuēi Naēi dhe shumė tė tjerė, kanė mendimin se emri i qytetit tė Korēės vjen nga fjala “Khoxha”, ēka do tė thotė se ky qytet mban emrin e themeluesit tė saj. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto, gjithė qyteti i Korēės ishte i pranishėm nė pėrurimin e minares sė xhamisė sė themeluesit tė qytetit, Khoxha Mirahorit. Tashmė minarja e ndėrtuar sė pari qė nga viti 1496 ka tė gjitha parametrat arkitekturorė qė ka patur qė nga zanafilla e saj. Ėshtė po aq e lartė sa ishte kur u ideua nga vetė Mirahori.

Mirahori i jep Korēės statusin e Kasabasė

Ditėn e pėrurimit tė minares gjithkush do tė vinte re se xhamia e qytetit kishte njė bukuri tė jashtėzakonshme, por edhe rrugėn nėpėr tė cilėn kishte ecur Korēa. Fillimisht nė kėtė vend ndodheshin vetėm dy fshatra tė vegjėl me ēifēinj, Peskėpia (fshati me 5 shtėpi) dhe Gjorixha, ndėrsa mė pas do tė vinte qyteti i Korēės ose Kasabaja. Edhe pėr kėtė arsye gjithė Korēa ishte aty. Por si kishin rrjedhur ngjarjet deri nė marrjen e statusit tė Kasabasė? Xhamia e Koxha Mirahor Evel Iljaz beut ėshtė xhami me kupolė, ēka do tė thotė se tė gjitha xhamitė e kėtij lloji sillnin me vete edhe njė mjeshtėri tė madhe arkitekturore. Ndėrtuesit e tyre jepnin fonde tė konsiderueshme, me qėllim qė tė mos u mungonte asgjė. Tė njėjtėn gjė bėri edhe themeluesi i Korēės, Mirahori, sepse qė nga mbėrritja e tij nė vendlindje, nė Panarit, (para vitit 1484), qė nė atė kohė bėnte pjesė nė vilajetin e Manastirit ose nė kazanė e Pėrmetit kishte ideuar ngritjen e njė qyteti tė madh dhe tė bukur. Ai ishte shkolluar nė kryeqendrėn e perandorisė osmane nė Enderun-i Humajun nė Edrene. Kishte marrė titullin profesor, kishte shėrbyer si guvernator (vali) nė Janinė,(1460-1465), por edhe nė vilajete tė tjera. Kishte gjithė njohuritė pėr ngritjen e njė qyteti. Aty ku sot gjendet Korēa, kryqėzoheshin rrugėt pėr nė Manastir, Kostur e Janinė, ekzistonte fusha dhe mali, pylli dhe ujėrat dhe qė tė gjitha kėto Mirahori i dinte mirė. Nė saj tė ndėrtimeve tė bėra nga vetė ai, Korēa fitoi statusin e tė qenit kasaba (qytet). Sipas studiuesve, kasabatė mė tė rėndėsishme kanė qenė Kavaja, Gjakova, Kaēaniku, Tirana, Peqini, Zinova apo Rogova e tė tjera, por kasabaja e Korēės renditej e para. Ajo kishte njė pazar tė ndėrtuar me rrugė tė kalldrėmta me dyqane me qepena, zbukurime e kangjella. Nėse sot ky qytet njihet edhe si “qytet i kangjellave” zanafillėn e ka qė nga ndėrtimet e Mirahorit. Edhe pėr kėtė arsye gjithė tė pranishmit qė merrnin pjesė nė pėrurimin e Minares, kujtonin historinė qė kishte rrjedhur pėr Korēėn. Investimi i sapopėrfunduar u konsiderua si njė dhuratė pėr qytetin e Korēės, si njė pėrkujdesje e qeverisė demokratike, sepse nga diktatori Hoxha dhe socialistėt e ardhur nė pushtet nuk u kujtua ndonjėherė as minarja dhe as kulla e sahatit. Megjithatė, edhe sot e kėsaj dite xhamisė i mungon kulla e sahatit, rrėnuar nė tė njėjtėn ditė me minaren nga tėrmeti i vitit 1960. Nėse do tė ishte edhe kjo kullė atėherė gjithēka do tė ishte nė pėrsosmėrinė e saj tė plotė

Mirahori kthen Korēėn nė qendėr administrative

Pėrurimi i minares sė xhamisė sė themeluesit tė qytetit tė Korēės solli nė kujtesėn e tė gjithėve edhe faktin se ėshtė Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beu ai qė e ktheu kėtė qytet nė njė qendėr administrative. Pas ndėrtimit tė lagjes “Kasaba” (1486- 1510), ku bėnin pjesė pazari, medreseja (1496) hamami (1496) imareti, mensat publike, furrat e bukės, dyqanet, ndėrtimi i rrugėve dhe urave, hapja e vendeve tė punės pėrmes profesioneve dhe zanatevė tė kohės, Korēa do tė kishte tė konturuara qendrėn sociale, fetare dhe tregtare, madje kjo e fundit do tė kryesohej me pazarin mė tė bukur nė gjithė vendin. Ndėrkohė, Khoxha Mirahor Evel Iljaz beu do tė vendoste nė Korēė qendrėn administrative tė nahijes, (rajonit) tė Korēės. Qė nga viti 1496 e nė vijim emri i qytetit tė Korēės do tė bėhej gjithnjė e mė i dėgjuar. Veē kėsaj ky njeri shkriu gjithė pasurinė e tij pėr ndėrtimin e kėtij qyteti qė sot mban emrin Korēa. Nga ky qytet kanė dalė shumė njerėz tė njohur pėr bamirėsitė e tyre, ku mund tė pėrmendim milionerin Anastas Lakēe, Terpollarėt, Josaf Korēarin, Gaqo Janaq Avramidhin, Koēo Cickon, familjen Turtulli, por kryebamirėsi i Korēės mbetet Khoxha Mirahor Evel, Iljaz beu. Ai ktheu gjithė pasurinė e tij nė vakėf, ēka do tė thotė se u dha mundėsi njerėzve qė tė jetonin e ndėrtonin pa i paguar taksa shtetit.

Mirahori ishte njeri i shenjtė

Khoxha Mirahor Evel ishte njeri i shenjtė. Kėtė thėnie e gjejmė edhe te libri i Sami Frashėrit, “Kamus-ul alam”, (fq 102, ku shkruan: “Mirahor Iliaz Beu konsiderohej si njeri i shenjtė”. Jo vetėm kaq pėr tė ekziston edhe njė legjendė. Thuhet se nė ēastin qė Mirahori do tė kthehej nė Shqipėri, Sulltan Bajzazidi II i dha atij (Iljaz beut) njė mushkė ku do tė vraponte me tė deri sa tė perėndonte dielli. Nė fund tė ditės do tė kishte nė pronėsi aq tokė sa do tė kishte pėrshkuar ai me mushkėn e tij. Gara do tė fillonte me tė mbėrritur nė Panarit. Sipas legjendės, Mirahorit iu desh tė vraponte me mushkėn nė tė gjithė vendet qė ai dėshironte t’i kishte nė pronėsi. Vrapoi gjithė ditėn. Kur po pėrfundonte dita dhe dielli po perėndonte, mushka e lodhur plasi e mbeti nė vend. Qė nga ai ēast ajo u kthye ne gur dhe nga kėrthiza e saj edhe sot e kėsaj dite rrjedh ujė i bardhė. Ky shkėmb gjendet mes fshatrave Pulahė dhe Bellovodė. Shkėmbi ekziston vėrtet, por sigurisht qė gjithēka ėshtė legjendė. Duke u konsideruar si njeri i shenjtė, pėr tė u thurėn edhe shumė legjenda. Jo vetėm thuhet, por edhe ėshtė shkruar, ku pėrmendet fakti se nė xhaminė e Koxha Mirahor Evel, Iljaz beut vinin tė luteshin gjithė njerėzit e vilajetit, nga Devolli e Pogradeci nga Kolonja dhe Pėrmeti, por edhe nga manastiri dhe mė larg se kaq. Nėse takoje nė rrugė dikė qė ishte nisur pėr nė Korēė tė thoshte: “Po vete te Khoxha”, “po shkoj te Khoxha”, “dua tė takoj Khoxhėn”, “dėshiroj tė flas me Khoxhėn”, etj. Nuēi Naēi thotė se nga ky pėrdorim kaq i shpeshtė i fjalės “Khoxha”, kjo fjalė u kthye nė fjalėn “Korēa” dhe ėshtė kjo arsyeja pse ky qytet ka kėtė emėr. Banorėt e vilajetit apo dhe tė sanxhakut e njihnin me emrin Khoxha. Pvarėsisht nga ky shpjegim, ai mbetet themeluesi i qytetit tė Korēės. Dita e pėrurimit tė minares sė kėsaj xhamie, mblodhi gjithė titullarėt e institucioneve. Ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e kishės ortodokse nė Korēė, ēka tregon nderim pėr Khoxhėn e madhe dhe njė bashkėjetesė fetare tė lavdėrueshme, ndoshta tė papėrsėritshme nė ndonjė vend tjetėr tė botės