Receta Gatimi

Ushtrimi i dhunės nė familje


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ushtrimi i dhunės nė familje



    Dhuna nė familje ėshtė njė problem global dhe prek tė gjitha shtresat e popullsisė, tė rinj dhe tė moshuar, tė arsimuar apo analfabetė, tė martuar apo beqarė, prek cdo kombėsi, klasė, race, apo grup etnik. Nė shoqėrinė tonė ky fenomen ėshtė shumė shqetėsues.

    Gratė dhe vajzat rezultojnė se janė viktimat mė tė shpeshta tė dhunės nė familje. Ka gra tė cilat dhunohen dhe nuk tregojnė, mendojnė se ky eshtė fati i tyre dhe duhet ta pranojnė. Por ka dhe nga ato tė cilat e denoncojnė dhunėn. Nuk lejojnė qė tė cėnohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencėn“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratė tė cilat kanė njė farė arsimimi, kanė njė mbėshtetje, ndėrsa nė periferi, nė zonat rurale janė tė pakta vajzat apo gratė qė bėjnė njė gjė tė tillė pėr tė mos thėnė fare. Sipas tyre kjo sakrificė bėhet pėr hir tė fėmijėve, pėr tė mos shkatėrruar familje, por ato nuk mendojne apo mė saktė nuk duan tė cojnė nėpėr mend qė edhe fėmijėt e tyre tė dhunshėm do tė rriten pėrderisa jetojnė nė tė tilla kushte. Ato edukohen, rriten nė njė familje ku hėrė pas here pėrdoret dhunė. Dhuna nė familje ėshtė njė nga format e krimeve mė pak tė raportuara dhe zakonisht konsiderohet si njė ēėshtje private.


    Format e dhunės nė familje

    Dhuna fizike, e cila fillon nga format mė tė lehta tė saj pėr tė arritur deri nė ato mė ekstremet. Pėrgjithėsisht kjo formė e dhunės takohet te gratė pas disa vitesh martesė (2-3 vjet). Por nuk duhet pėrjashtuar kėtu edhe dhunėn qė fillon mė herėt se kaq. Dhuna fizike pėrfshin: goditje, gėrvishtje, mbylljen nė shtėpi, goditje me sende tė forta, kėrcėnim me thikė apo me armė tė tjera, tentativė pėr vrasje e deri nė formėn mė tė rėndė vrasjen. Kemi dėgjuar shpesh nė media “burri vret gruan pėr shkaqe xhelozie”, mė e rėndėsėhishmja ėshtė se mėnyrat e vrasjes janė nga mė mizoret, me sėpatė, me thikė, etj. Forma tė dhunės fizike janė edhe pėrpjekjet pėr tė kontrrolluar e monitoruar lėvizjet e gruas. Gratė qė dyshohet se nuk janė “korrekte” nė marrėdhėniet bashkėshortore shpesh bėhen viktima tė formave ekstreme tė dhunės fizike.

    Dhuna psikologjike pėrfshin talljet, kėrcėnimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapėsirės pėr tė marrė vendime, ndalimin pėr tė dalė me shoqėrinė madje edhe vetėm, kritikėn e vazhdueshme ndaj kulturės, sharjet nė shtėpi dhe nė publik, ngarkimin me faj pėr ēdo gjė qė shkon keq, kontrrollin ndaj veshjes dhe garderobės. Kjo formė e dhunės ėshtė e hasur pothuajse nė tė gjitha familjet. Ndalimi pėr tė dalė me shoqėrinė, pėr tė shkuar nė punė ėshtė njė nga arsyet e pėrdorimit mė tė shpeshtė tė kėsaj forme dhune. Sipas mendimit tė shumicės sė burrave gratė janė tė destinuara pėr tė qėndruar nė shtėpi, tė jenė amvisa tė mira dhe tė merren me rritjen e fėmijėve.

    Dhuna seksuale pėrfshin marrėdhėnie seksuale me forcė, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin pėr te realizuar marrėdhėnie nė forma tė padėshiruara dhe tė papranueshme pėr partneren. Nė vendin tonė denoncimi i kėsaj dhune ėshtė i vogėl.


    Pėrse pėrdorin dhunė meshkujt?

    Shumė akte tė dhunės nga ana e meshkujve janė njė shenjė e dobėsisė, pasigurisė dhe mungesės sė vlerėsimit pėr veten, tė kombinuara me njė kapacitet pėr dominim verbal ose fizik dhe njė ndjenjė se ata duhet tė jenė superiorė dhe tė kontrollojnė gjithēka.
    Gra, sfidoni ato burra qė pėrdorin dhunėn!


    Po Ju Ē'mendim Keni Pėr Dhunėn Nė Familje?

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Dhuna ne familje nuk duhet te ekzistoje. Vetem se mashkulli ushtron force fizike me te madhe ne krahasim me femren, kjo nuk iu jep atyre te drejten te ushtrojne dhune. Une kam lexuar nje liber “Pa fillim, pa fund”, ku tregoheshin histori nga me te ndryshmet se si meshkujt ushtronin dhune ndaj femres, dhe gjeja qe me bente me teper pershtypje ishte fakti se pothuaj asnje femer nuk kishte guximin ta denonconte te shoqin. Histori rrenqethese qe askush nuk merrte persiper t’i ndalonte.
    Prandaj une them:
    STOP DHUNES NE FAMILJE!

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e noemi84
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    bologna
    Postime
    139
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    kjo esht e vertete qe asnje femer e dhunuar nuk ka guximin te denoncoje bashkshortin per arsyen e vetme se -NUK KAN MBESHTETJEN E DUHUR NGA FAMILJA. qe esht gjeja me skandaloze qe mund te degjohet.Jan gati qe me mir te ken nje vajz te vdekur se nje te ndar nga bashkshorti.

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18
    shume faktore bejne qe femra mos te denoncoje burrin e vete ! kur femra ka krijuar familje ne radhe te pare mendon per femijen apo femijet , nuk ka mbeshtetjen e familjareve te tjere si nga ana e vete po ashtu edhe nga ana e familjareve te burrit , ka friken e opinionit te tjereve , (cfare do te thote vallė bota ? ) , ka friken e kercnimeve te burrit apo te familjareve ( po u ndave shko diku tjetr sepse per ne je e vdekur ) . ne shqiperi eshte e veshtire te ndahesh nga burri sepse nuk ke asnje perkrahje , ne shtetet e huaja ka shoqata qe te perkrahin me ndihma finanacjare , psikologjike , dhe me ndihma materjale keshtu kjo i ben qe te denancojne burrat , por ne shqiperi akoma nuk ka ardhur kjo siguri i cili i jep shteti nje femre , dhe prandaj femra shqiptare duron dhunen !

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18
    Mua padrejtesia, ne shume situata me cmend fare, jam ne gjendje te bej gjithcka, ndonjehere, per te mbrojtur te drejtat e mia ose te pafajshemve!
    Kush perdor dhune, force fizike, tregon vetem injorance, dhe jo tolerance ndaj krijesave dhe ndaj jetes!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Berisha: Shoqėria tė reagojė ndaj dhunės nė familje
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 09:54 PM
  2. Mosmarveshjet ne familje
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 11:25 PM
  3. Formula pėr njė familje tė lumtur
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 11:30 AM
  4. Zgjidhja e nje ushtrimi!
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:26 AM
  5. Krimi ne familje!....?
    Nga Alb-Angel nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 10:11 AM