Pershendetje me sa pash nuk kishte ndonje teme per Albert Ajnshtajnin andaj vendosa ta hapi nje teme per te, Sipas meje eshte Shkencetari me i madhe i te gjitha koherave, ai me Teorite e tij ne nje menyrė ose tjetren e ndryshoi Boten.
Albert Einstein ishte njė fizikant i cili llogaritet si njė nga shkencėtarėt mė tė rėndėsishėm tė shekullit XX. Ai pėrcaktoi teorinė e relativitetit dhe dha shumė kontribute nė fushat e mekanikės kuantike, mekanikės statistikore dhe kozmologjisė. Nė vitin 1921 fitoi ēmimin Nobel pėr fizikė pėr shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe pėr shėrbimin nė fushėn e "fizikės teorike".
Ajnshtajni vdiq nė Princeton, New Jersey, SHBA mė 18 prill, 1955.
Biografia
Albert Ajnshtajn lindi nė Ulm tė Gjermanisė nė vitin 1879, nė njė familje hebreje. I ati ishte pronar i njė fabrike qė prodhonte pajisje elektrike, ndėrsa e ėma pėlqente librat dhe muzikėn. Vetė Ajnshtajni ishte fėmijė i mbyllur, i cili filloi tė fliste vonė dhe kishte vėshtirėsi tė mėsonte pėr tė lexuar.
Kur mbushi pesė vjeē, i ati i dha njė busull, qė menjėherė i ngjalli djalit njė interes tė paparė pėr gjilpėrėn magnetike dhe fenomenet natyrore qė shkaktonin lėvizjen e saj nė tė njėjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rėndesės. Ajnshtajni e kishte tė vėshtirė tė kuptonte koncepte tė tilla nė atė moshė.
Nė komentet e tij pėr vitet e fėmijėrisė, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollėn. Metoda e prerė mėsimore, ku nxėnėsve nuk u lejohej tė bėnin pyetje e bėnte atė tė ndjehej si i burgosur.
Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshėm zhvilloi njė dashuri tė madhe pėr matematikė. Ai filloi tė mėsonte logaritmet dhe pjesė tė tjera tė vėshtira tė matematikės, ndėrkohė qė moshatarėt e tij ende mėsonin aritmetikėn e thjeshtė. Albert Ajnshtajn ndoqi mė pas Institutin Politeknik nė Zyrih tė Zvicrės, ku studioi fizikė dhe matematikė. Pas diplomimit ai punoi pėr qeverinė zvicerane si inspektor patentash pėr shpikjet e reja. Gjatė kėsaj periudhe ai filloi punėn pėr teoritė e tij tė ardhshme shkencore.
Nė njė nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lėviz pėrmes valėve dhe pjesėzave, njė nga elementėt e rėndėsishėm tė teorisė sė tij kuantike.
Nė njė tjetėr punim ai flet pėr pjesėza tė vogla qė pluskojnė nė lėngje apo nė trupa tė gaztė, e cila mbėshtet teorinė e pėrbėrjes atomike tė materies.
Por teoria mė e rėndėsishme ėshtė ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lėviz gjithmonė me tė njėjtėn shpejtėsi, pavarėsisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund tė ndryshojnė dhe varen nga vend-ndodhja e njė personi nė raport me njė objekt apo njė ngjarje.
Ajnshtajn botoi nė vitin 1905 veprėn e tij mė tė rėndėsishme, dhe njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme shkencore nė histori tė titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetė vjet mė pas ai botoi njė vėllim tė zgjeruar tė kėsaj vepre me titullin Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit, ku pėrfshin ide themelore qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar fenomene natyrore lidhur me kohėn, hapėsirėn, masėn, lėvizjen dhe forcėn e rėndesės. Ajnshtajni thotė se objektet humbasin masė kur emetojnė dritė, pasi drita ėshtė njė formė energjie.
Nė vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel nė Fizikė pėr zbulimin e ligjit tė efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon pėrse disa metale emetojnė elektrone pasi mbi sipėrfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim ēoi nė zhvillimin e elektronikės, pėrfshirė edhe radios dhe televizionit.
Albert Ajnshtajn punoi si pedagog nė Zvicėr dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur nė 1933 erdhi nė pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punėn e tij shkencore nė Institutin pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, Nju Xhersi. Megjithė famėn e tij, Ajnshtajni ishte njė njeri i thjeshtė, i veshur me rroba tė vjetra dhe me flokė qė dukeshin tė pakrehur. Studentėt e tij tregojnė se ai kishte aftėsinė tė ilustronte ide shumė tė vėshtira me figura dhe krahasime qė i bėnin ato shumė tė kuptueshme.
Megjithėse ishte kundėr luftės, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt nė vitin 1939 pėr ta nxitur qė Shtetet e Bashkuara tė prodhonin bombėn bėrthamore para Gjermanisė. Albert Ajnshtajni vdiq nė moshėn 76 vjeēare nė vitin 1955.
Thėnie tė Ajnshatjnit
# Pėrfytyrimi ėshtė mė i rėndėsishėm se dituria. Sepse dituria ka kufi, ndėrsa pėrfytyrimi rrok tė gjithė botėn, duke nxitur pėrparimin, e duke i dhėnė jetė zhvillimit.
# Gjėja mė e pakuptueshme pėr botėn ėshtė se ajo ėshtė e kuptueshme.
# Njė njeri i lumtur ėshtė tepėr i kėnaqur me tė tashmen pėr tė banuar tepėr nė tė ardhmen.
# Jeta ėshtė si vozitja e njė biēiklete. Pėr tė mbajtur baraspeshėn duhet tė vazhdosh ti japėsh.
# Mos bėj kurrė ndonjė gjė kundėr ndėrgjegjes madje edhe po ta kėrkoi gjendja.
# Unė nuk kam dhunti. Unė jam vetėm kureshtar i sėmurė.
# Pėrpiqu tė mos bėhesh njė njeri i suksesit, por mundoju mė mirė tė bėhesh njė njeri me vlerė.