Receta Gatimi

Jeta e Albert Ajnshtajnit-Gjeniut te kohes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Jeta e Albert Ajnshtajnit-Gjeniut te kohes

    Pershendetje me sa pash nuk kishte ndonje teme per Albert Ajnshtajnin andaj vendosa ta hapi nje teme per te, Sipas meje eshte Shkencetari me i madhe i te gjitha koherave, ai me Teorite e tij ne nje menyrė ose tjetren e ndryshoi Boten.



    Albert Einstein ishte njė fizikant i cili llogaritet si njė nga shkencėtarėt mė tė rėndėsishėm tė shekullit XX. Ai pėrcaktoi teorinė e relativitetit dhe dha shumė kontribute nė fushat e mekanikės kuantike, mekanikės statistikore dhe kozmologjisė. Nė vitin 1921 fitoi ēmimin Nobel pėr fizikė pėr shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe pėr shėrbimin nė fushėn e "fizikės teorike".

    Ajnshtajni vdiq nė Princeton, New Jersey, SHBA mė 18 prill, 1955
    .

    Biografia

    Albert Ajnshtajn lindi nė Ulm tė Gjermanisė nė vitin 1879, nė njė familje hebreje. I ati ishte pronar i njė fabrike qė prodhonte pajisje elektrike, ndėrsa e ėma pėlqente librat dhe muzikėn. Vetė Ajnshtajni ishte fėmijė i mbyllur, i cili filloi tė fliste vonė dhe kishte vėshtirėsi tė mėsonte pėr tė lexuar.

    Kur mbushi pesė vjeē, i ati i dha njė busull, qė menjėherė i ngjalli djalit njė interes tė paparė pėr gjilpėrėn magnetike dhe fenomenet natyrore qė shkaktonin lėvizjen e saj nė tė njėjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rėndesės. Ajnshtajni e kishte tė vėshtirė tė kuptonte koncepte tė tilla nė atė moshė.

    Nė komentet e tij pėr vitet e fėmijėrisė, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollėn. Metoda e prerė mėsimore, ku nxėnėsve nuk u lejohej tė bėnin pyetje e bėnte atė tė ndjehej si i burgosur.

    Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshėm zhvilloi njė dashuri tė madhe pėr matematikė. Ai filloi tė mėsonte logaritmet dhe pjesė tė tjera tė vėshtira tė matematikės, ndėrkohė qė moshatarėt e tij ende mėsonin aritmetikėn e thjeshtė. Albert Ajnshtajn ndoqi mė pas Institutin Politeknik nė Zyrih tė Zvicrės, ku studioi fizikė dhe matematikė. Pas diplomimit ai punoi pėr qeverinė zvicerane si inspektor patentash pėr shpikjet e reja. Gjatė kėsaj periudhe ai filloi punėn pėr teoritė e tij tė ardhshme shkencore.

    Nė njė nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lėviz pėrmes valėve dhe pjesėzave, njė nga elementėt e rėndėsishėm tė teorisė sė tij kuantike.

    Nė njė tjetėr punim ai flet pėr pjesėza tė vogla qė pluskojnė nė lėngje apo nė trupa tė gaztė, e cila mbėshtet teorinė e pėrbėrjes atomike tė materies.

    Por teoria mė e rėndėsishme ėshtė ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lėviz gjithmonė me tė njėjtėn shpejtėsi, pavarėsisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund tė ndryshojnė dhe varen nga vend-ndodhja e njė personi nė raport me njė objekt apo njė ngjarje.

    Ajnshtajn botoi nė vitin 1905 veprėn e tij mė tė rėndėsishme, dhe njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme shkencore nė histori tė titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetė vjet mė pas ai botoi njė vėllim tė zgjeruar tė kėsaj vepre me titullin Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit, ku pėrfshin ide themelore qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar fenomene natyrore lidhur me kohėn, hapėsirėn, masėn, lėvizjen dhe forcėn e rėndesės. Ajnshtajni thotė se objektet humbasin masė kur emetojnė dritė, pasi drita ėshtė njė formė energjie.

    Nė vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel nė Fizikė pėr zbulimin e ligjit tė efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon pėrse disa metale emetojnė elektrone pasi mbi sipėrfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim ēoi nė zhvillimin e elektronikės, pėrfshirė edhe radios dhe televizionit.
    Albert Ajnshtajn punoi si pedagog nė Zvicėr dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur nė 1933 erdhi nė pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punėn e tij shkencore nė Institutin pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, Nju Xhersi. Megjithė famėn e tij, Ajnshtajni ishte njė njeri i thjeshtė, i veshur me rroba tė vjetra dhe me flokė qė dukeshin tė pakrehur. Studentėt e tij tregojnė se ai kishte aftėsinė tė ilustronte ide shumė tė vėshtira me figura dhe krahasime qė i bėnin ato shumė tė kuptueshme.

    Megjithėse ishte kundėr luftės, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt nė vitin 1939 pėr ta nxitur qė Shtetet e Bashkuara tė prodhonin bombėn bėrthamore para Gjermanisė. Albert Ajnshtajni vdiq nė moshėn 76 vjeēare nė vitin 1955.

    Thėnie tė Ajnshatjnit

    # Pėrfytyrimi ėshtė mė i rėndėsishėm se dituria. Sepse dituria ka kufi, ndėrsa pėrfytyrimi rrok tė gjithė botėn, duke nxitur pėrparimin, e duke i dhėnė jetė zhvillimit.
    # Gjėja mė e pakuptueshme pėr botėn ėshtė se ajo ėshtė e kuptueshme.
    # Njė njeri i lumtur ėshtė tepėr i kėnaqur me tė tashmen pėr tė banuar tepėr nė tė ardhmen.
    # Jeta ėshtė si vozitja e njė biēiklete. Pėr tė mbajtur baraspeshėn duhet tė vazhdosh ti japėsh.
    # Mos bėj kurrė ndonjė gjė kundėr ndėrgjegjes madje edhe po ta kėrkoi gjendja.
    # Unė nuk kam dhunti. Unė jam vetėm kureshtar i sėmurė.
    # Pėrpiqu tė mos bėhesh njė njeri i suksesit, por mundoju mė mirė tė bėhesh njė njeri me vlerė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit

    ? Kjo teori ėshtė vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazė shkencore e pikėnisjes sė teorive fizike nė pėrgjithėsi. Ajo pėrmban koncepcionet filozofike, pastaj, koncepcionet mbi hapėsirėn dhe kohėn si dhe problemet e osmologjisė dhe kosmogonisė. Pėr punėn dhe kontributin e tij nė lėmin e teorisė kuantike, nė vitin 1921 laureohet me ēmimin "NOBEL" pėr fizikė.

    Kur pėrmendet emri i Albert Ajnshtajnit, ēdo individi, pa marrė parasysh nivelin e vetė arsimor si dhe shkallėn e njohurisė elementare shkencore, asociacioni i parė qė do t'i bie ndėrmend ėshtė "Teoria e relativitetit", ose formula e tij e famshme E=m x C2.

    Edhe pse ky zbulim kolosal i tė gjitha kohėrave nga Ajnshtajni, mėsohet nė tė gjitha shkollat tona nga lėnda e fizikės, pak kush qė ėshtė jo profesionist i lėmesė, e ka tė qartė logjikėn e domethėnies kuptimplote tė saj. Andaj, pėrmes kėtij artikulli, pa hyrė nė detaje edhe mė tė thukėta matematikore-llogaritare, do tė tentojmė ta sqarojmė nė mėnyrė mė tė afėrt dhe mė tė thjeshtė kėtė zbulim gjenial tė Ajnshtajnit.

    Revolucioni i Ajnshtajnit fillon nė vitin 1905, kur nė revistėn shkencore gjermane "ANNALEN DER PHYSIK" botohet njė artikull i tij prej 30 faqe, titulluar: "MBI ELEKTRODINAMIKĖN E TRUPAVE QĖ LĖVIZIN". Nė kėtė artikull, Ajnshtajni pėr herė tė parė publikon teorinė e vetė speciale tė relativitetit.

    Baza e kėsaj teorie, mbėshtetej nė dy principe themele.

    E para ishte principi i relativitetit: tė gjitha lėvizjet nė natyrė janė relative.

    Vėrtetė, lėvizja ėshtė gjendje natyrore e ēdo trupi. Asgjė nė mikro dhe nė makrokozmos nuk ekziston nė gjendje qetėsie. Qė nga grimcat mikroskopike e gjer tek planetėt, ato janė nė lėvizje tė pėrhershme. Kėtė parim, mė parė, e ka vėrtetuar edhe Njutoni, por, nė dallim prej tij, Ajnshtajni ka konstatuar se nuk ka lėvizje absolute, sepse, lėvizja e ēdo trupi ėshtė nė marrėdhėnien direkte me lėvizjen e trupave tjerė. Andaj, ideja mbi lėvizjen absolute tė trupave, sipas tij, ėshtė pa kurrfarė rėndėsie. Kėtė princip qartė e ilustron me shembullin e trenit ose anijes. Nėse do tė qėndronim nė njė tren ose anije qė lėvizė, dhe me dritare tė errėsuara (kuptohet edhe nėse nuk bėnė zhurmė), ne nuk do ta dimė shpejtėsinė, drejtimin dhe as qė treni ose anija lėviz fare. Pra, ne e paramendojmė lėvizjen vetėm nė raport me objektet tjera.

    Pikėrisht, duke u bazuar nė kėtė princip tė Ajnshtajnit, pėrmes krahasimit me trupat e tjerė qiellor, sot ne jemi nė gjendje ta pėrcaktojmė saktėsisht lėvizjen e Tokės.

    Hipoteza e dytė e Ajnshtajnit konstaton se shpejtėsia e dritės nuk varet prej lėvizjes sė burimit tė saj.

    Drita me shpejtėsi prej 300.000 km/s gjithmonė ėshtė e njėjtė nė Univers, pa marrė parasysh vendin, kohėn dhe drejtimin e burimit tė saj. Si tė jesh nė trenin qė lėviz, ashtu edhe jashtė tij, shpejtėsia e dritės ėshtė konstante, sepse, asnjė forcė ekzistuese nuk mund ta rris ose ta zvogėloj atė. Aq mė tepėr, asgjė nuk ėshtė mė e shpejtė se drita: as elektronet dhe as grimcat tė zbuluara kohėn e fundit dhe ende tė pa hulumtuara mirė "tajonet". Ato, sado qė mund t'i afrohen me shpejtėsinė e madhe tė lėvizjes sė tyre, kurrsesi nuk munden tė jenė sa shpejtėsia e dritės. Pra, sipas kėtij principi, drita ėshtė i vetmi faktor i pandryshueshėm nė tėrė Universin.

    Principi i relativitetit pėr kohėn

    Principi i relativitetit tė kohės kuptohet mė me vėshtirėsi.

    Ajnshtajni konstaton se njė ngjarje nuk ndodh njėkohėsisht dhe nė tė njėjtėn kohė pėr vrojtuesin dhe pėr pjesėmarrėsin e saj direkt. P.sh., pėr vrojtuesin i cili e shikon aeroplanin nga toka si dhe pėr pilotin e aeroplanit koha nuk rrjedhė njėjtė. Ose, nėse e marrim njė yll i cili ėshtė larg tokės njė milion vjet drite, atėherė, drita e tij qė shikohet sot, realisht ka shndritur para njė milion vjetėsh. Sepse, nėse drita udhėton me njė shpejtėsi prej 300.000 km/s, pėr tė arritur gjer tek vrojtuesi i momentit, duhej tė ketė kaluar njė milion vite. Ka mundėsi qė, edhe pse e vrojtojmė atė yll tani, ai nė fakt t'mos ekzistoj kaherė.

    Sipas logjikės sė teorisė sė relativitetit, sikur ta kishim arritur shpejtėsinė mė tė madhe nga drita, atėherė do tė ishim nė gjendje t'u kthehemi disa ngjarjeve tė kaluar, gjer tek pėrjetimi i serishėm i lindjes sonė.

    Viti pėr ne ėshtė koha kur toka bėn njė rrotullim rreth Diellit. Jupiteri, p.sh. i nevojitet mė shumė kohė pėr t'u rrotulluar rreth Diellit. Prandaj, viti nė Jupiter ėshtė mė i gjatė.

    Deri nė kohėn e Ajnshtajnit ėshtė menduar se nė tė gjitha rrethanat gjatėsia dhe masa janė tė pandryshueshme. Ajnshtajni nė kėtė teori tė vetin ka theksuar se masa ose pesha e njė sendi, si dhe gjatėsia e tij, varen prej shpejtėsisė sė atij trupi qė lėviz. Si shembull ai e paramendon trenin me njė gjatėsi prej 300 metra dhe i cili lėviz me njė shpejtėsi prej 4/5 tė shpejtėsisė sė dritės. Vrojtuesi qė e vrojton nė stacion kalimin e kėtij treni, gjatėsia e tij do t'i dukej 200 metra, kurse udhėtarit i cili ėshtė nė atė tren, gjatėsia do t'i dukej aq sa ėshtė realisht - 300 metra. E njėjta gjė do tė ndodhte edhe me shembullin tjetėr tė paramenduar tė metrit tė drurit, tė cilin, sikur do ta hidhnim nė ajėr me njė shpejtėsi prej 300.000 km/s gjatėsia e saj do tė pėrgjysmohet (50 cm)
    Sipas teorisė sė relativitetit, nė kėto rrethana edhe masa ėshtė e ndryshueshme. Andaj, sa mė shpejtė qė lėviz objekti aq mė e madhe bėhet masa (pesha) e tij.

    Eksperimentet mė bashkėkohore tė bėra kohėn e fundit kanė treguar se disa grimca me njė shpejtėsi prej 86% tė shpejtėsisė sė dritės, kanė peshuar dy herė mė rėndė se sa ishin nė qetėsi.
    Teoria e Ajnshtajnit nga viti 1905 ėshtė titulluar "Teoria Speciale e Relativitetit", sepse, edhe vetė vėren se konstatimet e saja kanė qenė uniforme. Ato kishin tė bėnin vetėm me lėvizjet e njėanshme tė dritės. Shikuar realisht, planetėt dhe shumė trupat tjerė, nuk lėvizin vetėm me kaheje tė njėanshme, por lėvizjet e tyre janė tė ndryshueshme. Prandaj, ēdo teori e cila nuk i pėrfshin tė gjitha llojet e lėvizjeve, nuk mund tė jetė pėrshkim gjithėpėrfshirės i tė gjitha lėvizjeve qė ndodhim nė Univers. Mu kjo e shtyri Ajnshtajnin, qė dhjetė vite pandėrprerė tė bėj llogaritjen dhe analizat e shumė lėvizjeve planetare si dhe lėvizjeve tjera qė ndodhin nė Kozmos, nė mėnyrė qė mė vitin 1915 ta kompletoj teorinė e vetė tė mėparshme duke e quajtur si "Teoria e pėrgjithshme e Relativitetit". Me kėtė pėrsosshmėri tė teorisė sė mėparshme, Ajnshatjni konteston shumė teza tjera deri atėherė tė pranuara, veēanėrisht atė tė Njutonit. P.sh., Njutoni gravitacionin e ka konsideruar si forcė, ndėrsa Ajnshtajni ka dėshmuar se hapėsira rreth ndonjė planeti ose trupi tjetėr qiellor, ėshtė njė fushė e fortė tėrheqėse e gravitacionit, e njėjtė si fusha magnetike e magnetit. Trupat e mėdhenj qiellor, sikurse ėshtė Dielli dhe yjet tjerė, janė tė rrethuara me fushė tė fuqishme magnetike. Mu kėshtu mund tė shpjegohet edhe fakti se, pse toka e tėrheq Hėnėn.

    Nė kėto hapėsira planetare, konstaton mė tej Ajnshtajni, fushat e gravitacionit janė aq tė forta saqė veprimet e tyre i lakojnė rrezet e dritės.

    Disa vjet pas publikimit tė parė tė kėsaj teorie, mė 1919, me fotografimin e zėnies sė plotė tė Hėnės, pėrfundimisht, edhe nė praktikė, vėrtetohet teoria e Ajnshtajnit. Nė incizime elektronike ėshtė parė qartė se rrezet e dritės qė kalojnė nė fushėn e gravitacionit tė Diellit udhėtojnė mė tepėr me vija tė lakuara (tė thyera) se sa tė drejta.

    Nga kjo mund tė nxjerrim konkludimin se hapėsira ėshtė e lakuar. Kėtė konstatim mund ta ilustrojmė me shembullin e anijes ose tė aeroplanit nėpėr Oqeanin Atlantik. Pėr ta kaluar kėtė hapėsirė, patjetėr duhet udhėtuar nė mėnyrė lakore. Ose: nėse nisemi me aeroplan patjetėr vetėm drejt, atėherė ne sėrish do tė arrinim nė pikėn nga ku jemi nisur d.m.th. udhėtimi ėshtė lakor
    Nėse pranohet kjo teori e hapėsirės si njė vijė lakore, logjikisht do tė kemi konstatimin se hapėsira e Universit ėshtė e kufizuar, qė do tė thoshte se rrezja e dritės pėrfundimisht do t'i kthehet burimit tė vet tė mėparshėm.

    Menjėherė pas botimit tė artikullit tė parė mbi relativitetin, Ajnshtajni, nė po tė njėjtėn revistė, boton edhe artikullin tjetėr shtojcė me titull: " A VARET INERCIONI I TRUPIT NGA ENERGJIA E TIJ?", ku teorikisht, sė pari herė ėshtė konstatuar mundėsia e pėrdorimit tė energjisė bėrthamore qė ne e kemi sot. Lirimi pikėrisht i kėsaj force tė madhe energjetike nga materia mund tė arrihet pėrmes formulės sė famshme tė Ajnshtajnit:

    E = m x c2

    qė nėnkupton se, energjia e materies ėshtė e barabartė me masėn, nėse ajo shumėzohet me shpejtėsinė e dritės nė katror.
    Se sa ėshtė energjia e madhe nė njė masė, ta ilustrojmė me njė shembull praktikė:

    Nėse do ta shfrytėzonim tėrė energjinė e njė materie me peshė pre 200 gr. ( pa marrė parasysh se ēfarė materie) do tė lirohet njė forcė kolosale energjetike e cila do tė ishte e barabartė me eksplodimin e shtatė milion tonelatave tė eksplozivit TNT (trinitrotrotuol)
    Me vėnien e kėsaj teorie, Ajnshtajni ka dėshmuar se energjia dhe masa janė tė njėjta dhe se ndryshojnė vetėm pėrnga gjendja nė tė cilėn ekzistojnė.

    "Masa nė tė vėrtetė ėshtė vetėm energji e koncentruar nė njė cak"
    Kjo teori e Ajnshtajnit na jep njė mbėshtetje tė fortė logjike nė sqarimin e shumė dukurive qė ndodhin nė natyrė, bie fjala: pse radiumi me milioni vite rrezaton dhe nuk shpenzohet fare? ose, pse Dielli pa u shpenzuar me miliona vite transmeton energjinė e vet? ...etj.

    Sė fundi, edhe pse Ajnshtajni dhe Teoria e tij e Relativitetit ishte shkaktare e zbulimit tė bombės atomike dhe energjisė nukleare me pėrmasa tė paparapara shkatėrruese, ai gjatė tėrė jetės sa ishte gjallė, qe njė humanist i vėrtetė dhe kundėrshtar i rrepti i zbatimit tė kėtij zbulimi nė praktikė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 25 thenie te bukura nga Albert Einstein
    Nga Donnaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 08:07 PM
  2. Tabela per Organizimin e Kohes
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2012, 09:35 PM
  3. Quiz nga Albert Einstein!
    Nga smocking2 nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-08-2010, 05:26 PM
  4. Dyvjeēari me inteligjencė tė Ajnshtajnit
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 09:04 PM