Revista "Science" ka bere edhe klasifikimin e zbulimeve me te medha shkencore te vitit qe po leme pas, pra 2008. "Riprogramimi qelizor", pra, aktivizimi i nje grupi gjenesh qe bejne te kthehet mbrapsht "ora" e qelizes deri tek faza embrionale. Ky eshte zbulimi me i madh i ketij viti. Per zhvillimin qe jep ne kurimet ne mjekesi per semundje qe sot jane te pasherueshme si Parkinson, distrofia etj. Zbulimi qendron ne vendin e pare te klasifikimit si zbulimi shkencor i vitit 2008.

Ne vendin e dyte eshte zbulimi i planeteve jashtediellore. Per here te pare ne 2008 astronomet kane vene re planete jashte sistemit diellor. Ne vendin e trete si zbulimi shkencor i vitit klasifikohet "katalogu" i gjeneve tumorale. Mes tyre ajo qe ja vlen te permendet jane gjenet qe shkaktojne tumorin e pankreasit. Ne vend te katert jane superpercuesit e rinj te energjise. Ne 2008 jane zbuluar materiale te reja te afta te percojne energji pa asnje rezistence dhe ne temperatura shume te larta te bazuara ne materiale "hekuri".

Vendin e peste e mban zbulimi i quajtur "Proteinat ne pune". Shkencetaret vezhguan proteinat "ne pune", te cilat lidhen me receptoret ne qelize dhe modifikojne gjendjen metabolike, duke kontribuar keshtu ne percaktimin e tipareve te veshjeve. Pas ketij zbulimi, ne vendin e gjashte vjen "Energjia e rinovuar". Eshte e njohur edhe rendesia e teknikave te reja per te prodhuar energji eletrike te prodhuar nga qeliza diellore ose qendra eolike.

Ne vendin e shtate vjen zbulimi i quajtur "Forma e embrionit". Kane qene pamje te mrekullueshme ne video si asnjehere me pare, te zhvillimit embrional. U be e mundur regjistrimi dhe analizimi i formacionit te nje tipi kafshe i perdorur ne fund te kerkimit, i quajtur "Zebrafish", qe diten e pare pas konceptimit deri ne kompletimin e te gjithe organizmit.

Vendin e tete e mban zbulimi i quajtur "Shendoshja "e mire"". Ne luften kunder obezitetit nje progres i madh mund te prezantohet nga njohjet e reja mbi karakteristikat dhe funksionimin e asaj qe quhet "Shendoshja brune", ndryshe nga ajo me e njohura "shendoshja e bardhe".

"Masa protonike" eshte zbulimi shkencor i klasifikuar nga revista e njohur "Science" ne vendin e nente. Hapa te medha perpara edhe ne modelet matematike per ti paraprire me kujdes masave te neutroneve dhe protoneve.

Dhe ne vendin e fundit eshte klasifikuar "Festivali" i sekuencave gjenome. Progrese te vendosura dhe ne fushen e ndarjes se gjenomeve: nga ajo e Mamuth deri te pacientet e goditur nga tumori. Teknikat jane bere edhe me te shpejta krahasuar me ato te perdorura per ndarjen e gjenomit te pare njerezor.