Cila janė vendet mė tė frikshme nė botė ?

Nėse jeni nė kėrkim tė fantazmave dhe vampirė vendi mė i mirė ėshtė Rumania, aty ku gjendet kėshtjella e kontit Drakula. Nė rajonin e njohur si Transilvani, nė Rumani ju do tė gjeni kėshtjellėn “Bran”. Thuhet se autori i kėtij romani ėshtė frymėzuar nga pronari i vėrtetė i kėshtjellės princi Vlad. Vendi i frikshėm tashmė ėshtė njė muzeum i pėrbėrė nga arkitektura gotike, me shkallė gjarpėruese dhe tė ngushta. Sidoqoftė bėni mirė tė mos vizitoni vetėm kalimet nėntokė pasi do tė frikėsoheni jo pak. Gjithashtu aty mund tė shohin aktorė qė vėnė nė skenė historitė se si princi Vlad u priste kokėn armiqve tė tij. Kėshtjella “Bran”, e cila ka dalė nė shitje pėr 140 milionė dollarė tėrheq rreth gjysmė milioni vizitorė nė vit duke nxjerrė njė shumė prej 60 milionė dollarėsh nga vizitorėt.

Por kėshtjella Drakulės nuk ju duke e frikshme sa duhet ka plot vende tė tjera qė mund t’u shkaktojnė tė ngjethura nė mes tė ditės me diell. “Vendet e magjepsura po bėhen gjithnjė e mė popullore. Nė disa vende, fantazmat janė kthyer njė pjesė tė marketingut”, shprehet Jeff Belanger, autor i enciklopedisė sė vendeve mė tė magjepsura nė botė. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse nė Luginėn e Fjetur nė Nju Jork, ēdo tetor vizitorėt mblidhen pėr tė parė njė aktor qė luan roli ne kalorėsit pa kokė. Vitin e kaluar nė kėtė luginė u mblodhėn rreth 47 mijė vetė, ndėrkohė qė kėtė vit pritet qė 70 vizitorė tė mbėrrijnė me rastin e festave tė Hallouinit. Vendet e frikshme vijojnė me katakombet qė gjenden nė Paris tė Francės. Nė njė vend tė nėndheshėm gjenden trupat e zhvendosur nė shekullin e 18-tė nga varrezat e qytetit. Pėr kėtė arsye, shumė vizitorė janė shprehur nė kohė tė ndryshme se kanė dėgjuar pėshpėrimat e fantazmave dhe i kanė parė ato t’u fanepsen.

Kėshtjella “Bran”
Brasov, Rumani


Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirė nė personazhin e princ Vladit, i cili jetoi nė kėshtjellė nė shekullin e 15-tė. Stoker ėshtė frymėzuar pikėrisht nga rrėfenjat pėr dhunėn e princ Vladit. Kėshtjella shėrben akoma si njė prej vendeve mė tė frikshme nė botė.

Kulla e Londrės
Londėr, Angli


Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkėshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecėn nė korridore duke mbajtur nė duar kokėn e saj tė prerė dhe duke kėrkuar bashkėshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi qė tė mund tė martohej me njė grua tjetėr.

Katakombet
Paris, Francė


Kėto gurė tė mėdhenj gėlqerorė janė strehė e trupave tė zhvarrosur nė shekullin e 18-tė nga varrezat e tejmbushura. Radhė tė tėra kafkash dhe kocksh gjenden nė mure dhe disa vizitorė pretendojnė se kanė parė fantazma e dėgjuar pėshpėrimat e tė vdekurve tė zhvendosur.

Zona 51
Nevada, SHBA


E vendosur nė jug tė Nevadės, Zona 51 ėshtė njė zonė “top-secret” e qeverisė qė shėrben si vend pėr testime tė ndryshme ajrore. Por njerėzit qė banojnė rreth e rrotull shprehen tė kenė parė vazhdimisht ndėr vite UFO. Kjo dhe ka tėrhequr shumė vizitorė nga e gjithė bota, tė cilėt shpresojnė tė shohin ndonjė alien.

Lugina e fjetur
Uorēester, Nju Jork, SHBA


Ēdo tetor vizitorėt mblidhen kėtu pėr tė parė njė aktor qė interpreton rolin e kalorėsit pa kokė, sipas personazhit tė romanit “Legjenda e luginės sė fjetur”. Aty mblidhen shumė vizitorė, zakonisht ata qė janė tė pasionuar pas historive horror.

“Loch Ness”
Invernes, Skoci


Shumė njerėz drejtohen nė “Loch Ness”, njė liqen me ujė tė pastėr nė malet skoceze nė kėrkim tė njė krijese tė pakapshme dhe me gungė nė kurriz. Ajo konsiderohet si njė prej krijesave mė misterioze dhe legjenda e saj daton qė nė shekullin e VI-tė.

Ferma “Monte Cristo”
Uellsi i ri jugor, Australi


Kjo shtėpi e ndėrtuar nė fund tė vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetė njerėzve qė kanė vdekur aty. Ato pėrfshijnė njė vajzė tė mitur tė pronarit, njė shėrbėtore shtatzėnė, tė cilėn e shtynė nga ballkoni dhe tė njė kopshtari qė u vra nga njė vizitor qė po vinte nė jetė filmin “Psycho”.