Receta Gatimi

Mbarėvajtja nė shkollė ndikon pėr mirėqenie


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mbarėvajtja nė shkollė ndikon pėr mirėqenie



    Sipas njė studimi 40 vjeēar, tė rinjtė qė shkelin disiplinėn nė shkollė kanė mė shumė gjasa qė tė provojnė njė sėrė problemesh kur tė rriten.

    Ata nxėnės pėr tė cilėt mėsuesit thonin se ishin sjellė keq nė shkollė kishin mė shumė gjasa qė kur rriteshin prekeshin nga depresioni e ankthi, divorci, si dhe ndesheshin me vėshtirėsi financiare.

    Shumė fėmijė thyejnė disiplinėn nė shkollė njėherė a njė tjetėr, por sjellja e keqe e vazhdueshme mund tė jetė shenjė e problemeve pėr te ardhmen e tyre. Ekspertė britanikė vėzhguan pėr 40 vjet mė shumė se 3 mijė e 500 tė rinj shkolle duke i pyetur ata ēdo muaj rreth shėndetit, gjendjes emocionale dhe ngjarjeve tė jetės. Nė fillim tė studimit mėsuesit i kishin pajisur ekspertėt me notat a vlerėsimet e sjelljes sė kėtyre fėmijėve, pėrfshi numrin e mungesave, sa herė nuk kishin ndjekur udhėzimet e mėsuesve dhe sa herė u ishte tėrhequr vėrejtja pėr mosvėmendje nė mėsim. Rezultatet treguan se nxėnėsit qė kishin shkelur disiplinėn vazhdimisht kishin 30 pėrqind mė shumė tė ngjarė tė prekeshin nga depresioni kur tė rriteshin. Ata gjithashtu kishin 70 pėrqind mė shumė gjasa qė tė divorcoheshin dhe 100 pėrqind mė shumė tė ngjarė qė tė ndesheshin me probleme financiare.

    Ekspertėt thonė se njė faktor ndikues pėr kėto mund tė jetė se tė rinjtė me probleme kishin 4 herė mė shumė gjasa pėr tė braktisur shkollėn duke i bėrė ata tė ndesheshin me vėshtirėsi pėr tė gjetur punė tė kualifikuar me paga mė tė mira. Nė pėrfundim tė studimit, thuhet se ndihma qė kėta tė rinj tė kontrollojnė emocionet e tė sillen mirė nė shkollė, do tė pėrmirėsonte dukshėm shanset e tyre pėr sukses kur tė rriteshin. Rezultatet e studimit u botuan nė revistėn mjekėsore britanike.

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    sigurisht qe dikush qe ben gjate tere kohes mungesa ne shkolle, ka nje sjellje jo te pelqyeshme, nuk do kete nje te ardhme te ndritur perpara. mungesa e edukimit dhe e nje shkolle sigurisht qe do i shkaktoje atij stres, pasi askush nuk eshte i qete kur nuk ka nje pune me te cilen do te mund te siguronte jeten.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A ndikon muzika ne edukimin e femijeve?
    Nga EMAUS nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-08-2012, 09:01 PM
  2. Sa ndikon e kaluara ne te ardhmen..........??
    Nga Alb-Angel nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 03:24 PM
  3. Mosngrėnia e mėngjesit ndikon nė shėndoshje
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 09:57 PM
  4. Si ndikon drita nė shėndetin tonė?
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2011, 05:07 PM
  5. Ndikon PARAJA nė Tradhėti?
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 08:43 PM