Yllka Lezo
Diel, 28 Dhjetor 2008 08:58:00
Nė 50-vjetorin e vdekjes Mustafa Kruja pėrkujtohet nė njė konferencė shkencore. Fare pak dokumentacion mbi aktivitetin politik tė kryeministrit tė ‘42-‘43-isht, ka nė Arkivin e Shtetit. Pasi u cilėsua tradhtar, pjesa mė e madhe e dorėshkrimeve tė tij u zhduk. Nevila Nika tregon pėr atė pjesė qė ka mundur t’i shpėtojė kohės

U pėrkujtua dje 50-vjetori i vdekjes sė Mustafa Krujės, njė prej figurave tė rėndėsishme tė historisė sonė nė gjysmėn e parė nė shekullit XX. Gjatė konferencės qė tė afėrmit organizuan nuk u pa asnjė pėrfaqėsues i institucioneve kulturore, ndonėse Kruja ka dhėnė njė kontribut tė madh nė fushėn e gjuhėsisė, historisė dhe politikės.

Gjatė takimit tė djeshėm qė mund tė quhet njė paraqitje shumė objektive e disa aspekteve tė veprimtarisė sė Krujės dhe aspak me tone revanshi kundėr pėrdhosjes qė i ėshtė bėrė pėr gjysmė shekulli, drejtoresha e Arkivit tė Shtetit, Nevila Nika, preku rolin qė ai ka luajtur nė jetėn politike tė fillim shekullit XX: firmėtar i aktit tė pavarėsisė, kryeministėr pėr 13 muaj etj.

Nika thotė se nė arkiv mungon njė pjesė e korrespondencės sė Krujės nė vitet 1925-1939, kur ai u detyrua tė emigrojė. Pėrpos kėsaj, qeveria e kohės urdhėroi shkatėrrimin e gjithė dokumenteve tė kuisling-ut. Aktualisht nė arkiv ndodhen 637 faqe dokumente nė dorėshkrim dhe tė daktilografuara. Ky dokumentacion mbėrriti nė arkivin e shtetit nė vitin 1963.

Sipas drejtoreshės Nika,njė pjesė e dokumenteve tė daktilografuara mendohet se nuk i ka shkruar vetė Mustafa Kruja, por janė shkruar nga nėpunės tė regjimit, pėr tė provokuar “tradhtarin”. Mė tej ajo tregon pėr dokumentet e tjera qė provojnė se Kruja ka ndihmuar rreth 300 hebrenj tė ardhur nga Kosova, qė refuzoi t’ia dorėzonte gjermanėve.

Ēfarė dokumentesh ruan arkivi nga Mustafa Kruja, Kryeministėr i vendit pėr 13 muaj, nė vitet 1942-1943?

Ėshtė i dokumentuar gjithė fondi i Kryeministrisė dhe i Parlamentit. Natyrisht qė aty mund tė gjenden shumė dokumente qė flasin pėr veprimtarinė e tij. Kush dėshiron tė studiojė Mustafa Krujėn e ka krejt tė lehtė.

Aty gjendet vetėm veprimtaria zyrtare, po e lėmė mėnjanė atė politike. Veprimtaria zyrtare kur ka qenė kryeministėr, nė qeverinė e Durrėsit, drejtor shkolle. Kėto janė veprimtari zyrtare krejt normale. Veprimtari politike unė do tė quaja momentin kur ka qenė pjesė e parlamentit shqiptar.

P.sh, debatet, diskutimet fjalimet nė parlament. Ne i kemi sepse fondi i Parlamentit gjendet nė arkiv dhe nė kėto dokumente ai shfaq mendimin e tij. Kėto kanė tė bėjnė me jetėn politike.

Ėshtė shfrytėzuar ky fond nga studiuesit?

Jashtėzakonisht pak. Unė gjykoj qė jo vetėm pėr Mustafa Krujėn por edhe pėr gjėrat e tjera, arkivi, dokumenti origjinal ėshtė parė shumė pak. Kjo pėr dy arsye: duhet shumėmundim sepse duke lexuar dokumentet, tė duhet shumė mė tepėr kohė qė tė arrish nė njė pėrfundim.

Arsyeja tjetėr ėshtė se para viteve ’90, arkivi ishte i mbyllur, ishte nė fuqi censura po edhe autocensura dhe nė kėto kushte ishte mė mirė qė tė mos shikoheshin dokumentet origjinalė. Pas ’90-s ende vazhdojnė tė parapėlqejnė njė libėr dhe nga libri nė libėr ėshtė shumė mė e lehtė se nga dokumenti. Tė lexosh njė dokument origjinal nė dorėshkrim, nė gjuhė tė huaj, ėshtė shumė e vėshtirė.

Ju pėrmendėt ndihmėn qė ka dhėnė Mustafa Kruja pėr shpėtimin e 300 hebrejve qė vinin nga Prishtina. A disponon arkivi dokumente pėr kėtė?

Dokumentacioni nė arkiv ėshtė mėse i mjaftueshėm pėr tė arritur nė njė pėrfundim apo pėr tė gjurmuar njė tė dhėnė qė thuhet gojarisht. Mund tė shkosh dhe tė gjesh nė tė vėrtetė historinė siē ėshtė ajo e kalimit tė komuniteti hebre tė Prishtinės pėr nė Shqipėri. Natyrisht qė do vuanin internime nė Berat, nė Kavajė, por qė nė tė vėrtetė nuk ishte internim sepse rrinin nė qytet. Ekzistojnė dokumente tė mjaftueshme pėr tė konturuar njė figurė si ajo e Mustafa Krujės.

Nga lėnda arkivore qė ruhet tek kjo, ēfarė ka interes tė dorės sė parė pėr historianėt pėr njė ndėrtimin objektiv tė figurės sė tij?

Ajo qė i karakterizon gjithė atdhetarėt e asaj kohė ėshtė fakti i tė qenit shqiptarė me SH tė madhe. Kjo do tė thotė se e donin kėtė vend ashtu siē ishte me tė mirat dhe me tė kėqijat e tij. Ishte atdheu i tyre dhe nuk vinin asgjė pėrpara tij.

Mendimet dhe bindjet e gjithsecilit pėr tė arritur atė qė kėrkohej nė shekull, qė do tė thotė pavarėsinė. Ai ėshtė nėnshkruesi i aktit tė pavarėsisė, ishte vetėm 25 vjeē dhe njė nga mė tė rinjtė qė merrnin pjesė atje, ishte punonjės i administratės sė parė shqiptare nė qeverinė e Ismail Qemalit, ishte nė qeverinė e Durrėsit.

Kjo tregon se ai ishte njė figurė aktive. Ai mundohet tė shėrbejė si shtetar, si nėpunės, si politikan, si shkencėtar sepse duke u marrė me gjuhėn shqipe, duke bėrė tė pamundurėn pėr gjetjen e shkollave, pėr pėrhapjen e gjuhės dhe tė shkrimit shqip dhe duke bėrė gjithė atė punė tė madhe si gjuhėtar, tregoi qė po i shėrbente atdheut maksimalisht. Dhe qė tė veēosh nė arkiv ėshtė e vėshtirė sepse ka shumė.

Ju thatė qė njė pjesė e korrespondencės sė Mustafa Krujės mungon. Ēfarė boshllėku krijon kjo?

Ai ka njė periudhė tė zbrazėt me dokumentacion te ne, qė i pėrket periudhės nga viti 1925 deri nė 1939.Janė vitet e mėrgimit tė detyruar. Si ai pati edhe shumė personalitete tė tjera qė u larguan tė cilėt nuk e pranuan njė diktaturė apo njė regjim qė shkonte afėr diktaturės, siē ėshtė ai i mbretit.

Ēfarė mund tė na thoni pėr “kuislingun” Mustafa Kruja, pėrcaktim qė nuk i ndahet as sot?

Trajtimi i tij si kuisling, si tradhtar, ēdo epitet i keq qė iu vu atij edhe tė tjerėve, unė e gjykoj sot me gjakftohtėsi dhe duke pasur nė zotėrim dokumentet. Nuk ka asnjė gjė tė keqe tė themi: Zoti Kruja, kėtė nuk e bėri mirė. Gaboi kur mendoi qė duke qenė me italianėt do tė ishim mirė.

Duhet thėnė kėtė e bėre mirė dhe kėtė e bėre keq, nuk ka asgjė tė keqe sepse nė fund tė fundit ai bėri maksimumin e mundshėm qė tė ndihmonte nė atė tollovi tė madhe tė Luftės sė Dytė Botėrore. Duhet tė kemi parasysh qė Shqipėria ishte njė pikė uji nė oqean. Ai u mundua, pati dhe simpatitė e tij personale. S’ka asgjė tė keqe, Italia ishte njė vend i zhvilluar dhe mund tė na ndihmonte.

Duke pasur parasysh qė dy fqinjėt e tjerė kishin pretendime tokėsore ndaj Shqipėrisė, kurse Italia jo. Ka arsye, por tė gjitha kėto ia vlejnė pėr tu studiuar. Jo vetėm pėr tė thėnė “kuisling” dhe kėtu mbyllet historia. Sikur edhe “kuisling” ta gjykosh nga fillimi nė mbarim je i detyruar tė gjykosh mbi dokumente, mbi atė qė ėshtė e shkruar jo mbi fjalė.