Disa Receta Embelsirash


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 12 prej 12

Tema tė ngjashme

  1. Receta gatimi!
    Nga EMAUS nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 07-04-2013, 06:00 PM
  2. Fruta & Embėlsira: Revani - Receta
    Nga Receta Gatimi nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2013, 10:22 PM
  3. Lloje te ndryshme embelsirash
    Nga ulkina nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-02-2011, 02:01 PM
  4. Receta Gatimi
    Nga Kampioni99 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:30 AM
  5. Receta per Gatim
    Nga B|1n1 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:53 PM

  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,173
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Disa Receta Embelsirash

    Disa Receta Embelsirash qe une maroj per kto i kom shum qef.

    STRUDEL ME MOLLE

    Masat:
    2 filxhane caji miell
    1 kokerr veze
    2-3 luge gjelle gjalp
    3-4 kokrra molle
    2 filxhane fafeje sheqer
    1 luge gjelle buke tė grire
    pak kanelle edhe karafil

    Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim njė grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet tė qendroje pėr 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle tė grira holle dhe tė sperkatura me sheqer tė perziera me buke tė bardhe tė thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje tė thikes edhe vihet tė piqet ne temp 200-250 (400) grade pėr 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

    Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta tė holla, ne rast se jane tė forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre pėr ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane tė buta trazohen me sheqer e kanelle.


    Shendetlie

    Pėr 25 copė

    Duhen:

    - miell 3 gota uji
    - sheqer 1 gotė uji
    - mjaltė 2-3 lugė gjelle
    - vezė 2 kokrra
    - sodė njė majė luge kafeje
    - arra 1-2 filxhanė kafeje
    - gjalpė 2 filxhanė kafeje
    - pak vanilje
    - ujė 2 filxhana kafeje

    Pėr shėrbetin:
    - sheqer 3 gota uji
    - ujė 2 gota e gjysėm

    Gatimi:

    Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik. Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė, rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me vanilje.



    Sheqerpare


    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    Pėr brumin:
    - miell 3 gota uji
    - gjalpė 1 gote
    - vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha
    - sheqer 1 gotė uji
    - sodė njė majė luge kafeje
    - pak vanilje

    Pėr shėrbetin:
    - 2 gota sheqer
    - 1 1/2 gotė ujė

    Gatimi:

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen.


    Kabuni me rrush tė thatė


    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - oriz, 1 gotė uji
    - lėng mishi, 2 gota uji
    - rrush i thatė, 1 filxhan kafeje
    - sheqer, 1 filxhan caji
    - gjalp 3-4 lugė gjelle

    Gatimi:

    Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė.
    Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne njė vend tė ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset.
    Shenim: Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė.


    Torte me banane


    Per 4 veta duhen


    6 vez?
    6 luge sheqer
    200 gram sheqer pluhur
    6 luge miell
    250 gram margarine
    1 kanelle
    1 filxhan vaj
    2 luge kakao

    Kremi per lyerje

    1/2 liter qumesht
    2 puding vanile
    6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
    1 cokollate per zierje

    P?rberja
    Pergatitja:

    Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni
    ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen.
    Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar
    dhe gjashte luge sheqe,
    ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta.
    Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser
    dhe i shtoni margarinen e shtypur mire,
    vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur,
    si dhe dy banane te shtypura.
    Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate,
    ndersa siper me kremin e fituar nga bananet,
    vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles.
    Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos,
    poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.


    Torte ananasi


    perberesit:
    200g miell
    100g sheqer
    100g arra
    100 g gjalpe
    3 veze
    2 luge sode buke
    dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

    Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire ..trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes. Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim...vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem...
    piqet ne furre me 180° per 30'. Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion ...mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper...
    Ju boft mire.


    Tiramisu


    Pėrbėrėsit

    - 4 tė verdha vezėsh
    - 3/4 filxhani, sheqer
    - 1 filxhan djathė mascarpone
    - 1 1/2 filxhan me ajkė qumshti (whipping cream)
    - 2 filxhanė me kafe tė fortė (e zieni dhe mė pas lėreni tė ftohet )
    - 1/2 filxhan Kahlua (pije me bazė kafeje dhe pak alkool)
    - 30-36 biskota
    - pudėr kakao pėr tė pudrosur ėmbėlsirėn nė fund
    - ēokollatė e grirė


    Pėrgatitja

    Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte), perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur dhe temperatura te kete shkuar nė 140ŗF (ka tenxhere qe e tregojne temp). Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te mad ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni djathin mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit dhe po me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas perzieni kafen e ftohur me Kahlua dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu.
    Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale (12-14inch). Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi. Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik. Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.


    Torta Parajsa


    miell----100 gr
    niseshte patateje-----300 gr
    gjalp---200 gram
    sheqer puder (a velo) ----200 gr
    sheqer normal----50gr
    veze----5 te verdha nje te gjithe
    maja per embelsira---nje pako
    vanilje sipas deshires
    pak kripe


    pergatitja:
    qe nje torte te dale e mire te keni parasysh qe te gjithe perbersit duhen te kene temperature te njejte, o te gjithe nga frigoriferi, o te gjithe ne temp ambjenti,
    kjo torta eshte shume e shijshe dhe shume e thjeshta.
    ne fillim punohet gjalpi me sheqerin dhe dale ngadale shtohen vezet, keta perberes rihen se bashku dhe dale nga dale shtohet niseshteja dhe mielli, nqs doni siteni nje cike qe mos te behet topa topa.
    perzihen te gjithe me mikserin ose me nje fruste ...sepse duhet rahur mire, ne kete menyre hyn me shume hajer dhe torta del me e bute, hillet dhe majaja. pastaj e gjitha se bashku hillet ne nje tepsi me diameter 25 cm.

    piqet ne fure te nxehte ne 200 grade.

    gjithsesi varet nga furi kur shikoni qe eshte bere nxireni dhe lereni te kulloje para se ta hiqni nga tepsia.

    per te pare qe nje torte eshte e pjekur, provohet duke futur nje "kruajtse dhembesh" ne mes te saj, nqa kjo del e paster pa brume atehere torta eshte pjekur.

    pak a shume do tju dali keshtu.



    GUZHINA SHQIPTARE

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    760
    Reputacioni
    8
    me fal qe po te korrigjoje por dua te bej nje verejtje per embelsiren KABUNI.

    Kjo embelsire nuk behet aspak keshtu si e keni ju . Ja si eshte receta :

    per 4 veta :

    1 gote uji oriz ( varet nga madhesia e gotes ujit qe ju posedoni )

    2 gota uje ( e matur me te njejten gote qe matet orizin )

    250 ose 300 gr rrush te thate

    400 gr sheqer

    kanelle dhe karafil per arome .

    pak gjalp per skuqjqen e orizit ( 3 ose 4 luge gjelle )


    PERGATITJA!

    Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin , dhe me pas shtojme orizin ( e shpelare nga papastertite me pare ) dhe fillojme ti trazojme se bashku duke skuqur pak. orizi gjate skuqjes duhet te marre ngjyre paksa te kuq . Pasi orizi eshte skuqur shtojme ujin dhe e trazojme gjate hedhjes se ujit . pastaj e leme orizin te zjeje. pasi shteron uji dhe orizi eshte zjere mire e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet vetem per 5 min afersisht (sepse kur eshte shume i nxehte orizi shkrin sheqerin menjehere ) . ne nje ene tjetr fillojme te shtrojme nje shtrese me oriz dhe mbi siperfaqen e tij shtojme sheqerin te hapur njetrajtesisht , kanelle , rrushe te thate , dhe pak karafil sa per arome. pastaj fillojme me shtresen tjetr te njejten proēedure si me pare , deri te shtresa e fundit . edhe ne siperfaqen e shtreses se fundit i hidhet sheqer , kanelle , rrushe i thate dhe pak karafil ( por pak karafil sepse ka shume arome dhe mund ta beje shume aromatike kabunine sa i prish shijen dhe aromen e kanelles ). pasi eshte pak i ngrohte orizi e mbulojme me nje ene tjetr per te bere te shkrije sheqeri . ( nuk duhet te mbulohet kur eshte shume i nxehte orizi sepse pastaj njomet shume dhe orizi nuk e ruan formen e tije , behet si llaē ). ne fund te enes do te krijohet nje leng kaf si sherbet afersisht i cili eshte sheqeri i shkrire . atere kabunia eshte gati dhe mund te serviret.


    Verejtje : kabunia ne asnje menyre nuk duhet bere me leng mishi ( sidomos dashi ) sepse vjen era mish dhe shija e kabunise nuk do te jete forte e mire !

    JU BEFTE MIRE !

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,173
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21
    Faliminderit per korigjimin,por recetat nuk i bej une personalisht por keto jane marre nga GUZHINA SHQIPTARE-Kabunia dhe ne shtepine time ashtu gatuhet sic e the dhe ti,por nje gje te dishe dhe per kete te jesh 100% e sigurt qe kabunia behet dhe me leng mishi te Dashit.
    Faliminderit gjthe se si dhe te uroj gjithe te mirat.

  4. #4
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    760
    Reputacioni
    8
    Ndoshta por une kam pyetur shume persona dhe me kane thene se nuk behet me lengun e mishit te dashit sepse mishi i dashit vjen shume ere . Nejse ndoshta kjo eshte nje recete te cilen ne nuk e njohim por megjithate nuk e mar mundimin ta bej.

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,173
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21
    Anna me shume per kuriozitet lexoje pak nese te intreson tek kjo adrese.
    Kodi:
    http://www.gatimeshqiptare.tk/
    dhe ne shume shkrime kabunia shpjegohet me leng mishi nese eshte e mundur lengu i mishit te jete Dashi.Dhe nje here me shume per kuriozitet.

  6. #6
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    Torte Napolitane

    Per 8 veta; Pergatitja: 2 ore + koha e ftohjes: rreth 1 ore; Gatimi: 90 min
    Furra: 1800 Mjetet: tave me doreza.

    Perberesit:
    -Brume per pete
    -miell 500 gr
    -sheqer 200 gr
    -ushuj derri 200 gr
    -2 veze te plota + 2 te verdha
    Mbushja
    -1 kuti me grure te zier
    -qumesht 200 gr
    -ushuj derri 50 gr
    -gjize 700 gr
    -7 veze te plota + 3 te verdha
    -sheqer 500 gr
    -pak kanelle
    -uje lule portokalli 2 luge
    -keder i sheqerosur 100 gr

    Pergatitja

    Pergatitni brumin me perberesit e vet dhe lereni te pushoje ne frigorifer.
    Nderkohe ziejeni grurin me qumesht dhe me ushuj per afro 10 min dhe lereni te ftohet.
    Perziejeni bashke gjizen me veze, nje e nga nje, me sheqer, kanelle dhe ujin e portokallit. Perziejeni grurin me kedrin e sheqerosur bere me miell. Visheni torten e bere me gjalp dhe miell, me 2/3 e brumit, duke e lene te dale pak anash: hidhini persiper mbushjen, sheshojeni dhe mbulojeni me nje rrjete shirita petesh nga brumi qe ka tepruar. Palosini anet dhe ngjitini mire pas faqes. Piqeni ne furren e nxehte per 90 min. Lereni te vaket ne furre per 10 min dhe sherbejeni te sperkatur me sheqer pluhur.

  7. #7
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    kabunija eshte e embel..te pakten ketu te ne keshtu eshte..mami im e ben shume te mire. me sheqer te skuqur, rrush te thate etj...

  8. #8
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,064
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    Por un kam degjuar dhe Kabumi me leng mishi pjat tipike e burrelit me duket

  9. #9
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    por ndoshta nuk quhet kabuni sepse kabunija tipike eshte ajo e embel...

  10. #10
    i/e rregjistruar 10% Maska e paola
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    26
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    dhe ne kabunin me lengun e mishit te dashit e bejme.dhe nuk vjen aspak era e lengut te mishit dhe e dashit.behet shume e mire.te lepish gishtat.

  11. #11
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    790
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8
    nuk e di...duhet ta provojme o paola..kur do na besh ndonje pjate????

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,064
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26

    Sa fiksim me eshte bere te haj embelsira ne darke!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Receta gatimi!
    Nga EMAUS nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 07-04-2013, 06:00 PM
  2. Fruta & Embėlsira: Revani - Receta
    Nga Receta Gatimi nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2013, 10:22 PM
  3. Lloje te ndryshme embelsirash
    Nga ulkina nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-02-2011, 02:01 PM
  4. Receta Gatimi
    Nga Kampioni99 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:30 AM
  5. Receta per Gatim
    Nga B|1n1 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:53 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas