Ronaldinjo: Nėse Kaka ikėn, ėshtė njė shkatėrrim pėr Milanin



Akoma nuk ėshtė vendosur gjė, por ėshtė shumė e vėshtirė tė mbajmė njė lojtar qė do tė fitojė shifra tė tilla”. Silvio Berluskoni ėshtė thuajse i dorėzuar pėr tė mos e pasur mė Kakanė. Ylli brazilian duket tashmė shumė pranė shitjes te Manēester Siti pas superofertės prej 150 milionė pėr Milanin dhe 15 milionė euro pėr lojtarin. “Gjithēka ėshtė akoma pezull, - saktėson padroni kuqezi. - Ėshtė shumė e vėshtirė t’i kėrkosh njė lojtari, tė cilit i ėshtė afruar aq shumė, tė qėndrojė pėr tė respektuar kontratėn. Duhet tė jemi disi tė ndėrgjegjshėm, - vazhdon Berluskoni, duke nėnvizuar se kėrkon tė sillet me braziliani si, “vėlla i madh, siē bėra me Shevėn, tė cilit nuk munda t’i thosha jo, kur erdhi oferta nga Ēelsi”.

Nėse do t’i kėrkonte Kakasė tė qėndrojė, sipas Berluskonit do tė kishte probleme nė bilancin e Milanit: “Nuk mund t’u shtohen rrogat tė gjithėve nėse do tė pėrpiqemi tė mbajmė Kakanė. Edhe unė jam i tė njėjtit mendim si Adriano Galiani, por arsyetimi im ėshtė i qartė: nuk mund t’i thuash “jo” njė djaloshi qė ka njė karrierė pėrpara dhe qė nuk e ka pėr tė gjithė jetėn dhe qė ka mundėsinė tė fitojė shuma tė mėdha nga ato qė fiton tani. Ndėrkohė, Kakasė nuk mund t’ia shtojmė rrogėn qė tashmė e ka tė lartė, sepse duhet t’ua shtojmė edhe lojtarėve tė tjerė. Megjithatė, unė shpresoj qė Kaka tė qėndrojė”.

Nėse Berluskoni ėshtė thuajse i dorėzuar, Ronaldinjo do ta merrte keq njė largim tė mikut tė tij Kaka drejt Premier Ligės. “Nėse Kaka ikėn, ėshtė njė shkatėrrim, - thotė braziliani. - Kemi njė nevojė tė dėshpėruar pėr tė pėr tė fituar tituj tė tjerė. E njoh Rikin prej vitesh dhe jam i bindur qė paratė nuk janė arsyeja kryesore qė po e nxit tė lėrė Milanin. Ajo qė bėn ai, nuk u takon lojtarėve tė tjerė, por ne duam qė tė qėndrojė nė mėnyrė absolute. Sidoqoftė ai duket shumė i qetė, shpresoj qė kjo tė nėnkuptojė qė ai tė qėndrojė. Ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ne, ėshtė simboli i Milanit.” Ronaldinjo nuk ka dyshime, Kaka do tė shpėrthente edhe nė Premier Ligė. “Ai ėshtė njė “monstėr”, - vazhdon Dinjo, - do tė kishte sukses nė ēdo skuadėr. E kuptoj qė Robinjo e Xho (brazilianėt e tjerė tė Sitit), po pėrpiqen ta bindin t’i thotė “po” Manēesterit, por ne duam tė kthehemi nė Champions dhe pėr t’ia dalė arritur Milani ka nevojė pėr Kakanė”.

Nėse vijnė 100 milionėt pėr Kakanė, mund tė blihet njė sulmues, njė mesfushor, Aleksi e Klishi

Adebajor, Esien dhe shumė tė tjerė



Githsej 100 milionė. E kuptuat? 100 milionė. Nėse Milani, duke e shitur Kakanė do tė arrijė tė marrė vėrtet njė shumė tė tillė parash, do tė jetė mundėsia tė rregullojė “look”-un. Plani: do tė individualizohen lojtarė, do tė merret valixhja plot me para, do tė qarkullohet nė Europė, do tė trokitet nė dyert e klubeve tė tjera dhe do tė blihet. Por pyetja e tifozėve ėshtė, ajo qė fsheh njė dyshim: drejtuesit kuqezinj kanė vėrtet ndėr mend tė investojnė pėr tė blerė kampionė tė tjerė me parėtė e Kakasė apo do tė zgjidhet tė sistemohet bilanci? Nė pritje tė pėrgjigjes, tė pėrpiqemi t’i “shpenzojmė” 100 milionė eurot e Milanit nė merkato. Strategjia ėshtė ajo pėr tė rinovuar njė grup dhe para sė gjithash tė rinohet. Me 100 milionė euro mund tė blihen e pakta katėr lojtarė dhe jo tė ndahen pėr tė blerė vetėm njė yll, pėrndryshe mund tė mbahet edhe Kaka.

Abiati i konfirmuar nė portė. Para tij do tė jetė Tiago Silva, i sapo marrė. Si mbrojtės i djathtė, Zambrota ėshtė i besueshėm. Duhet njė tjetėr qendror, njė markues i aftė nė zonė: Aleks i Ēelsit do tė ishte i pėrsosur, ėshtė 26 vjeē dhe kushton 10 milionė euro. Nė krah tė majtė, ndonėse ėshtė Jankulovski, mund tė trokitet nė derėn e Arsenalit pėr Klishin: 23 vjeē pėr 15 milionė euro. Mesfusha ėshtė sektori mė i qėndrueshėm, por njė blerje nuk do tė ishte keq. bėhet fjalė pėr Esienin e Ēelsit, 26 vjeē. Mėsymja drejt ganezit s’ėshtė e thjeshtė, niset nga njė ofertė prej 35 milionė euro. Abramoviēi mund tė dorėzohet. Nė fund sulmi. Pa Kakanė dhe me Gurkufin, tė cilit duhet t’ jepet nėj besim total, pavarėsisht se nuk ėshtė kopje e brazilianit, por ka karakteristika krejt ndryshe, Milani mund tė shkojė nė gjueti tė njė sulmuesi. Emanuel Adebajor, 25 vjeē, ėshtė ideal tė luajė sė bashku me Paton. Me 35 milionė qė mund t’i jepen Arsenalit, edhe Arsen Vengeri do tė bindej, ėshtė e sigurtė.

Dhe kėshtu, me njė makinė llogaritėse nė dorė, “kemi shpenzuar” 95 milionė nga 100 tė marra pėr shitjen e Kakasė. Duhen edhe pesė, qė mund tė shėrbejnė pėr lojtarė me vlerė kartoni mė tė ulėt.



Parrulla dhe kore nė “San Siro”

Galiani: Jemi akoma duke u menduar



Tribuna e Jugut nė “San Siro” ishte pėr disa minuta e braktisur para ndeshjes sė mbrėmshme ndaj Fiorentinės, por tifozėt e parė vendosėn disa parrulla tė kushtuara Kakasė. Mes tyre ishin: “Zemra nuk ka ēmim, qėndron me ne Riki”. “Milani pa ty: FantaKakacio”. “Kak nuk preket”. Mė pas tifozėt nisėn tė shajnė nė kor drejtuesit e klubit, duke nisur protestėn e tyre kundėr shitjes sė brazilianit. Para ndeshjes me Fiorentinėn, ka thyer heshtjen e tij edhe Adriano Galiani, qė tha: “Kaka ėshtė absolutisht njė lojtar i Milanit, asnjė nuk ka nėnshkruar gjė, sigurisht po arsyetojmė, po vlerėsojmė, po mendojmė, por nuk ka ndodhur gjė. Kaka e ka vendosur? Pėr momentin asnjė nuk ka vendosur gjė. Nesėr vjen i ati? Tė mos i dramatizojmė gjėrat, do tė ketė kohė pėr tė menduar dhe ēdo vendim duhet marrė nė akord me lojtarin. Mund tė kalojmė nė histori si drejtuesit qė shitėn Kakanė? Merkatoja e futbollit ka ekzistuar gjithnjė, jam njė tifoz i Milanit si tė gjithė tė tjerėt dhe pėr mė shumė kam pėrgjegjėsi pėr drejtimin e Milanit. Duhet tė pėrdor edhe arsyen pėrveē zemrės. Ofertė 120 milionė? Nuk e konfirmoj as kėtė as ndonjė shifėr tjetėr”.