Receta Gatimi

Big Mama humbet 14 kg


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Big Mama humbet 14 kg

    Big Mama humbet 14 kg



    Duket se kjo verė pati ndryshime, sidomos pėr kėngėtaren nga Tetova, Big Mama. Kjo e fundit ka deklaruar se sė fundmi ėshtė futur nė dietė sapartane dhe ka kaluar me orė tė tėra nga palestra.

    Rezultati ėshtė qė ka humbur plot 14 kilogramė… Big-u pretendon se kur do ta shikojmė nė videon e saj mė tė re, nuk kemi pėr ta njohur. Ndoshta do tė jetė vėrtet kėshtu…

    Gjithashtu, ajo ka shtuar se shtysa pėr t’u dobėsuar ka ardhur pikėrisht nga gazeta, tė cilat e kanė pėrfolur shpesh pėr shėndetin e saj, sepse ajo ėshtė ndjerė gjithmonė shumė mirė me trupin e saj. Jemi shumė kurioz tė dimė, se si ndihet tashmė me fizikun e saj tė ri, me minus 14 kg kėngėtarja… Dhe thonė pastaj qė gazetat kanė veē fjalė, merrni pak shembull nga Big-u.


    Miriam Cani:E pranoj qė e jam lidhur me Alban Skėnderaj




    Ėshtė e bukur, e talentuar dhe e famshme. Ėndrra e saj mori jetė kur pesė vjetė fitoi vendin e parė nė njė talent shou nė televizionin gjerman, i ngjashėm me “Star Akademy”-nė nė Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parė nė kėtė garė tė ashpėr talentesh, duke spikatur si nė muzikė ashtu dhe nė disiplinėn e baletit, duke treguar njė aftėsi tė rrallė prej “femre spektaklesh” (shou girl).

    Sė bashku me pesė finalistet, vajza nga Elbasani do tė ndėrtonte grupin “Preluders”, i cili pėr kohėn mahniti gjithė Europėn me hitet dhe shoun qė dhuronte, duke arritur deri nė Amerikėn e largėt. Kaq u desh dhe qė nga ajo kohė, Miriamin e ka pėrndjekur fama… Njė nga ėndrrat e saj ishte tė kthehej nė vendlindje dhe tė bėhej e dashur dhe pėr bashkėatdhetarėt e saj. Njė prezantim nė spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtė nė tregun muzikor shqiptar.

    Ajo do tė bėnte dhe njė koncert nė kryeqytet, njė nė Durrės dhe njė nė Elbasan, sė bashku me grupin “Preluders”, lidere e sė cilės ishte. Muzikali “Chicago” ishte njė tjetėr ngjarje e rėndėsishme nė jetėn e saj profesionale, qė e lidhi akoma mė tepėr mė skenėn shqiptare. Pas kėtyre sukseseve qė kanė njė lidhje ekskluzive me muzikėn, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. “Jam jashtė mase e kėnaqur me jetėn time profesionale… Momentalisht po realizoj dy emisione tė miat nė ekranet gjermane. Tė dyja janė formate muzikore dhe kanė nė qendėr tė tyre hitet mė tė mira tė momentit, brenda dhe jashtė vendit. Secili prej kėtyre programeve ka nga 850.000 shikues nė ditė” tregon me krenari Miriami. “Para disa javėsh kam ftuar nė emision edhe Albanin (Skėnderajn) ku ai prezantoi kėngėn mė tė fundit, “Larg dhe afėr”. Ky prezantim para publikut jo vetėm gjerman por dhe europian, pati njė impakt pozitiv. Kam qenė po aq e lumtur pėr kėtė sukses sa ē`do kisha qenė pėr veten, se mė gėzon fakti qė njė artist shqiptar po krijon audiencė tė huaj”,shton kėngėtarja elbasanase. Ndėrkohė qė duket se me vajzat e “Preluders”, pavarėsisht nga dėshira e madhe, s`ka nė plan asnjė projekt. “Secila ėshtė duke u marrė me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe njė ditė kohė pėr diēka tjetėr pėrpos aktiviteteve personale. Gjėrat janė perfekt kėshtu siē janė” thotė Cani.

    JAM E LUMTUR QĖ KAM NJOHUR ALBANIN!
    Ndonėse nuk e thotė me plot gojėn, nė njė farė mėnyre Miriami konfirmon mė nė fund, ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama” atė lidhje tė pėrfolur aq shumė, qė e ka tortuar kaq gjatė shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skėnderajt, ka diēka qė e kalon shoqėrinė e thjeshtė. Kjo duket qartė kur Miriami shprehet: “Ēdo gjė duhet tė ndodhė nė kohėn e duhur dhe krejt natyrshėm, jo e detyruar. Sidomos kur bėhet fjalė pėr jetėn private. Ajo ēfarė mund tė them ėshtė se unė dhe Albani jemi shumė tė lumur qė kemi njohur njėri-tjetrin dhe gjėja mė e bukur ėshtė se pasioni i pėrbashkėt na ka lidhur akoma mė fort. Kemi shumė respekt ndaj njėri-tjetrit dhe kėto janė arsyet pėrse ne do tė ecim shumė e mė shumė pėrpara, nė ēdo aspekt. Mendoj se pėrgjigja ėshtė shumė e qartė”.

    Ajo shton se raporti mes tė dyve ėshtė i veēantė. Punojnė bashkė, kanė tė njėjtin pasion dhe e kanė ndihmuar njėri-tjetrin. “Kemi tė njėjtat pasione, njė botė tė njėjtė shpirtėrore. Momentalisht kemi aq shumė punė dhe projekte qė po i realizojmė bashkė, sa nuk do mjaftonte njė intervistė qė tė flisja pėr jetėn tonė private… pėrpos faktit qė ajo ėshtė e shenjtė dhe s`mund tė rrėfehet nė dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk janė bashkė vetėm nė jetė, por dhe nė muzikė.

    Kanė realizuar sė bashku njė duet dhe po pėrpiqen tė kėnaqin fansat edhe me njė klip. Dėshira e tyre ėshtė qė tė hyjnė nė tregun muzikor botėror me duetin, por kjo nuk ėshtė aspak e thjeshtė. “Megjithatė gjėrat po ecin mirė. Nė Gjermani shumė firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin kėngėn pėr fushata publicitare por ka dhe shtėpi kinematografike tė rėndėsishme dhe me emėr nė Gjermani, tė cilat e duan atė pėr kolonė zanore nė filmat e tyre” shton vajza nga Elbasani. Por asnjėri prej tė dyve nuk nxiton, se gjėrat e bukura duan kohė qė tė marrin jetė. “Ēdo gjė nė kohėn e duhur”, thotė Miriami. Kėnga ėshtė dhe nė versionin shqip nė albumin e Albanit, i cili ėshtė realizuar nė studion e Miriamit dhe me bashkėpuntorėt e saj.

    “Albani ėshtė njė njeri jashtė mase i talentuar. Qė ditėn e parė qė e dėgjova isha e bindur se ai meriton shumė mė shumė nga sa ka arritur. Do pėrpiqem me gjithė forcėn time qė ai tė ketė sukses edhe kėtu nė Gjermani, por gjithēka nė fund fare varet nga aftėsitė e tij dhe tė njerėzve me tė cilėt punon. Do mė pėlqente qė Albani me talentin e tij tė prezantonte artin shqiptar nė botė, sepse mendoj qė ai ėshtė mashkulli mė i kompletuar si artist” shprehet pėr gazetėn kėngėtarja. Menaxheri i saj ėshtė gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo ėshtė e bindur se njė ditė miku i saj do tė arrijė famėn ndėrkombėtare.






  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    mua mu duk e pabesueshme qe bigu ka hum kaq shum kile

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    sa shum palester paska bo bigu duhet te ndryshoj dhe emrin tani se nuk i shkon

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Bėmė mama tė tė ngjaj
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 09:21 AM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-02-2011, 08:55 PM
  3. XP humbet, Windows 7 vazhdon me rritje
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 08:26 AM
  4. BIG MAMA: Pas seksit dua tė ha
    Nga Coca-Cola nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-08-2008, 07:36 PM
  5. Humbet lojen dhe mendjen
    Nga ReniX nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2007, 01:52 AM