Shpėrthen Igli Tare, hakėrrim shqiptari ndaj Zarates



Igli Tare ka treguar se ka “gjak shqiptari”, teksa i ka dalė nė mbrojtje trajnerit tė Lacios, Delio Rosi, ku vetė ėshtė drejtor teknik. Madje, i ka kėrkuar fort llogari argjentiasit bardhekaltėr, Zarate, pėr fjalėt qė ka thėnė nė momentin e zėvendėsimit, nė ndeshjen Lacio-Juventus 1-1, luajtur tė dielėn nė mbrėmje nė “Olimpico” tė Romės. Tare-Zarate, sherr nė takimin Lazio-Juventus. Kėshtu e titullonin incidentin nė fjalė mediat italiane, ditėn e hėnė. Gjatė ndeshjes mbrėmshme tė Serisė A, ku Lacio priste nė shtėpinė e saj Juventusin, ka ndodhur njė ngjarje e papėlqyeshme, ku protagonist ka qenė sulmuesi argjentinas, Mauro Zarate. Sikurse duket edhe nė foto, Tare gati sa nuk i “ka futur duart nė fyt” Zarates, gjatė momentit qė ky i fundit ka shprehur hapur dhe me fjalė pakėnaqėsinė ndaj trajnerit tė tij. Sulmuesi nė fjalė nuk e ka aprovuar vendimin e Delio Rosit pėr ta zėvendėsuar, ēka u vu re edhe nė fytyrėn e tij. Nė kėtė moment ka shpėrthyer Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, i cili i ėshtė hakėrryer Zarates, madje duke i drejtuar gishtin nė fytyrė. Lojtarit i ėshtė kėrkuar tė qetėsohej dhe tė shfaqte njė qėndrim sa mė profesionist, edhe nėse nuk i pėlqen ndonjė vendim i trajnerit. Nga ana e tij, Zarate ėshtė mbrojtur, duke thėnė: “Pse duhet tė zėvendėsohem unė nė cdo ndeshje, kur nė fushė jap mė tė mirėn.” Nė lidhje mė kėtė incident ka reaguar edhe presidenti i Lacios, Lottito, i cili nuk ka mbajtur anėn e asnjėrės palė: “Gjėra qė ndodhin, kamerat e frynė mė shumė se duhej momentin e nxehtė mes Tares dhe Zarates. Unė e pėlqej si lojtar argjentinasin, por ėshtė trajneri, ai qė vendos. Se kush ka tė drejtė, do ta shohim nė fund tė sezonit. Renditja e Lacios do ta tregojė mė mirė se askush.”