Dashuruar me futbollistin Lorik Cana


Ditėt e fundit po flitet pėr njė lidhje tė mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe futbollistit tė njohur shqiptare Lorik Cana. Vitin qė kaloi tė dy janė pėrfolur shumė si personalitet dhe kanė qenė shumė tė suksesshėm. Nga njė juri profesionale dhe njerėz shumė tė njohur nė Kosovė, Zana Krasniqi fitoi kurorėn si “Miss Universe Kosova 2008” dhe pėrfaqėsoi shtetin e Kosovės nė njė eveniment tė madh bukurie “Miss Universe 2008”, gjė qė bėri pėr herė tė parė Kosovėn tė ndihet si shtet, por duke u radhitur nė dhjetėshen e femrave mė tė bukura nė rruzullin tokėsor. Por nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me shumė suksese tė tjera, pasi asaj iu ofruan mundėsi nga kompani tė ndryshme tė modės pėr tė sfiluar pėr ta. Por bashkė me suksesin, gjatė vitit 2008 pėr Zanėn nuk munguan as thashethemet. Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canėn nuk ėshtė e para, qė e vė nė qendėr tė lajmeve rozė Zana Krasniqin, pasi disa vite mė parė bukuroshja ka pasur edhe njė lidhje pak mė tė gjatė me Laert Kelmendin, djalin e pronarit te Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithė familja e Zanės, babai i saj dhe motra Fjolla, e cila ėshtė redaktore e muzikės nė programin “21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e ēuar ēiftin drejt ndarjes. Tė dyja kėta janė fėmijė tė dy personaliteteve shumė tė njohura nė Kosovė, ajo vajzė e kompozitorit tė njohur kosovar Naim Krasniqit, kurse ai djali i Agim Canės menaxher i klubit futbollistik Vllaznia gjatė vitit 1980 dhe njė futbollist shumė i njohur nė kohėn e ish-Jugosllavisė. Ashtu si Zana edhe Loriku ka qenė shumė i suksesshėm nė karrierė. Si i ri ka luajtur nė njė klub futbolli zviceran, ku deri nė vitin 2000 ai ka luajtur nė “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez Paris Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien nė sy edhe si njė ēift shumė i bukur dhe duke qenė kaq tė rinj nė moshė kanė arritur kaq shumė famė. Zana ka arritur njė sukses tė konsiderueshėm fal ndihmesės sė madhe qė i jep fotografi me famė botėrore Fadil Berisha. Suksesi i Zanės nuk ishte vetėm kaq, ajo tashmė ėshtė bėrė imazh edhe i parfumit tė parė shqiptar, qė mban emrin “GENTVIS Fragrance” ku njė ndėr themeluesit e kėtij parfumi ėshtė Ilir Xheladini dhe pėr kėtė parfum ėshtė punuar mė shumė se 3 vite. Ne dėshirojmė qė kjo lidhje tė jetė e gjatė dhe sukseset e tyre nė karrierė gjithashtu.

MBRETI I FUSHĖS SĖ GJELBĖR

Futbollisti prishtinas me famė franceze, kapiteni i ekipit Olimpique de Marseille, Liga e I-rė (Francė), po i pėrjeton ditėt mė tė bukura tė rinisė: luan shkėlqyeshėm, ėshtė i dashuruar, jeton nė qytetin piktoresk bregdetar tė Marsejės, ku dhe ka kaluar natėn e Vitit tė Ri, ėshtė futbollist i paguar mirė dhe i janė qepur keq Arsenali dhe Evertoni anglez… Sipas tė gjitha gjasave, ky do tė jetė sezoni i fundit i Lorik Canės nė stadiumin “Veledrome”. “Nuk jam shumė i sigurt, ka shumė mundėsi qė ky tė jetė viti i fundit qė unė luaj nė Marsejė”, ka thėnė ai. Bayern Munich objektiv ka edhe transferimin e mesfushorit tė Marsejės, Karim Ziani si zėvendėsim i mundshėm i Bastian Shvanshtajger. Sipas football.fr, gjiganti bavarez gjatė verės mund tė paguajė 25 milionė euro pėr dyshen marsejeze Cana–Ziani.