Kupa e Italisė, Inter nė gjysmėfinale pasi mundi Romėn



Skuadra e Interit ka shėnuar fitore me rezultat 2-1 nė ēerekfinalen e Kupės sė Italisė kundėr Romės duke u kualifikuar nė kėtė mėnyrė nė gjysmėfinale ku do tė ndeshet me Sampdorian, e cila tė mėrkurėn e eliminoi Udinesen.

Edhe kampionėt nė fuqi tė Serie A edhe kampionėt nė fuqi tė Coppa Italia, e filluan takimin me formacionet e tyre mė tė mira tė mundshme. Te Roma mungoi kapiteni Francesco Totti, pėrkundėr faktit qė shpresohej pėr njė rikthim sensacional tė tij, po ashtu mungoi edh portieri kryesor Doni.

Zikaltrit kaluan nė epėrsi qė nė minutėn e dhjetė tė takimit me anė tė sulmuesit brazilian Adriano, i cili shfrytėzoi gabimin e mbrojtjes romake pėr ta mposhtur portierin Arthur. Verdhekuqtė arritėn ta barazojnė rezultatin nė pjesėn e dytė (61’) me njė supergol tė Rodrigo Taddeit, mirėpo barazimi zgjati vetėm njė minutė.

Vendasit krijuan sėrish epėrsinė me anė tė sulmuesit Zlatan Ibrahimovic (62’), i cili shfrytėzoi nė mėnyrėn mė tė mirė topin e kthyer nga portieri Arthur pas goditjes sė Samuel, dhe shėnoi golin e fitores pėr Interin. Nga pėrsėritjet e xhirimit u tregua se Samuel kishte qenė nė pozitė jashtė lojė nė momentin e harkimit tė Cambiassos nga gjuajtja e lirė, mirėpo vendimi i gjyqtarit ėshtė pėrfundimtar.





Lexuar Nga Sporti Shqiptar