Receta Gatimi

LETER...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    LETER...

    Tani, duke rikujtuar gjithēka kam thene shume kohe me pare... te gjitha enderrat dhe shpresat qe kisha, arrita ne perfundimin se: nese gjerat realizohen ne menyren qe ti do te doje... eshte ne favor per te krijuar nje jete suksesi. Gjeja me e rendesishme... eshte te mos hidherohesh nga zhgenjimet e jetes. Meso te lesh te kaluaren prapa kraheve. Pranoj qe jo te gjitha ditet do te jene te shndritshme. Por kur ta gjesh veten te humbur ne erresire dhe deshperim... kujtohu... qe vetem ne erresiren e nates, mund te shohim yjet. Dhe asnje yll... nuk do te ktheje ne shtepi. Keshtu qe mos ki frike te besh gabime. Ose te ngrihesh apo te rrezohesh. Sepse ne me te shumten e rasteve... ēmimet me te mira, vijne nga gjerat qe ben, qe i ke me shume frike. Mbase do te ia arrish qellimit per gjithēka qe deshiron. Ndoshta do te ia arrish me shume nga ēfare e kishe imagjinuar. Kushedi ku do te te ēoje jeta?! Rruga eshte e gjate. Dhe ne fund... ēdo dite eshte destinacioni...
    Meqe nuk do qe te jem afer teje per te te merzitur, mendova te te le nje liste te vogel me gjerat qe do doja per ty.
    E para, besoj eshte e qarte. Edukimin. Nje familje. Miq.
    Dhe nje jete plot me te papritura.
    Perpiqu te besh gabime. Bej shume gabime, sepse nuk ka menyre me te mire per te mesuar dhe per t’u rritur, dakord? Dhe, dua qe ti te kalosh shume kohe prane detit, sepse deti te jep shtysen per te enderruar, dhe une deshiroj qe ti, vogelushja ime, te jesh nje enderrimtare. O Zot. Asnjehere nuk kam besuar shume ne Zot. Ne fakt, kam harxhuar shume kohe dhe energji, duke u perpjekur te mohoj qe Zoti ekziston. Por, une mendoj qe ti je e afte te besosh ne Zot, sepse perfundimi ne te cilen une kam arritur, eshte se nuk ka rendesi nese Zoti ekziston apo jo. E rendesishme per mua eshte qe te besosh ne diēka, sepse te premtoj, qe te besosh ne diēka te ben te ndihesh me e mbrojtur naten, dhe une dua qe ti te ndihesh gjithmone e mbrojtur naten.
    Pastaj, eshte dashuria. Une dua qe ti te duash pa frike. Dhe kur te zbulosh se ē'eshte dashuria, te gjesh njeriun e zemres, kushdo ai qofte, mos ia mbath.
    Por, as mos i shko nga prapa. Nese ti do te jesh e duruar, ai do te vije te ti, ta premtoj, do te vije atehere kur ty nuk ta pret mendje. Une kam kaluar pjesen me te madhe te jetes sime me me inteligjenten dhe me bukuroshen, vajzen time qe ekziston ne kete bote.
    Dhe mos ki frike zemer.
    Dhe kujto gjithmone qe: „te duash do te thote te jetosh...“

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    gril shume leter e bukur, por pse nuk e shkruan ne letra te paderguara kurre, besoj se atje eshte me e pershtatshme.

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    shum e bukur letra
    me keshilla shum te vlefshme per jeten

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Leter Nenes
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-10-2012, 08:20 PM
  2. Nje leter per ty
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-10-2012, 06:55 PM
  3. Leter mamase
    Nga Erlindi nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 02:20 PM
  4. LETĖR MIQVE TĖ MI TĖ VJETĖR
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-09-2008, 10:18 AM
  5. leter e nje nene
    Nga kuklla nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 10:20 AM