Bylis, zbulohet kantina mė e madhe nė Ballkan

Fatmira Nikolli

Nė periudhėn e antikitetit tė vonė, nė peshkopatėn e Bylisit u ndėrtua njė kantinė vere. Pronė e peshkopit tė qytetit dhe e vendosur nė kompleksin peshkopal, ajo ėshtė njė model i vjetėr i pėrpunimit tė kėsaj pijeje. Rrėnojat e kėsaj punishteje vijnė tė ruajtura mirė deri nė ditėt tona, duke na sjellė dėshmi tė gjalla tė shekujve tė hershėm. Meqenėse vijnė nė gjendje tė mirė tė gjitha pjesėt e saj, mund tė shihen vendet ku janė kryer tė gjitha proceset e punės. Me pak imagjinatė, mund tė kuptojmė se si tė parėt tanė kanė prodhuar njė prej pijeve mė tė vjetra tė botės. Me njė hapėsirė prej 2000 metrash katrorė (tė paktėn kaq janė gėrmuar deri tani) ajo, sot pėr sot ėshtė njė nga kantinat mė tė mira, tė ruajtura pėr periudhėn e antikitetit tė vonė nė Mesdhe.
Kantina e verės nė Bylis
E ruajtur mė mirė nė Mesdhe jo vetėm pėr periudhėn e Antikitetit tė vonė, por pėr tė gjitha periudhat, aty mund tė shihet i gjithė procesi i prodhimit tė verės, qė nga ardhja e rrushit deri nė nxjerrjen e verės. Ėshtė njė hajat me njė oborr ku vinte rrushi, shkarkohej dhe depozitohej brenda. Nga aty kalonte nė punishte, e cila ruhet gati e plotė. Ėshtė ruajtur mjaft mirė vaska e shtrydhjes me kėmbė, ena e shtrydhjes me dorė, ena ku depozitohej mushti fillimisht, pitosat ku vendosej mushti pasi shtrydhej prej nga ku kalonte nė vaskat e mėdha. Deri tani janė gėrmuar dy vaska tė mėdha dhe njė tjetėr qė ėshtė identifikuar, por akoma nuk dihet se sa mund tė jenė nė total. Vaskat e mėdha janė me pėrmasat tre me tre metra dhe dy metra tė lartė. Nga kjo mund tė kuptohet se sasia e verės qė mund tė pėrpunohej aty ishte e madhe. Vite mė parė ėshtė gėrmuar edhe magazina, ku janė gjetur 21 pitosa tė cilėt kanė vėllime tė mėdha deri nė tre (hektolitra) kuintalė. Por, mund tė ketė edhe magazina tė tjera qė nuk janė gėrmuar akoma. Kjo radhitet ndėr kantinat e mėdha tė verės. Njė e ngjashme me Kantinėn e Bylisit ėshtė zbuluar vitet e fundit nė Afrikė, po ka pėrmasa shumė mė tė vogla. Afrika ėshtė njė territor i pėrmendur pėr bujqėsi nė periudhėn e antikitetit tė vonė. "Kjo kantinė nuk ėshtė e qytetit, por ajo i takon peshkopit tė qytetit, qė do tė thotė se i takon peshkopatės. Qyteti mund tė ketė pasur kantina mė tė mėdha sesa kjo, por nuk janė zbuluar tė tilla", - thotė arkeologu Skėnder Muēaj. Kjo do tė ketė vlera jo vetėm pėr studimin e saj, por edhe pėr t'u vizituar, sepse aty mund tė shihet qartė i gjithė procesi i punės nė njė kantinė. Janė tė ruajtura mirė qė tė gjitha pjesėt e njė kantine tė madhe vere dhe mund tė shihen vendet ku janė kryer tė gjitha proceset e punės. Kėshtu, ne kemi nė vendin tonė njė model tė vjetėr tė pėrpunimit tė verės. Pjesa e gėrmuar e kėsaj kantine ėshtė afėrsisht 2000 metra katrorė dhe ka shumė ambiente. Ndėrtesat nė pėrgjithėsi kanė qenė dykatėshe, kati i sipėrm ėshtė pėrdorur pėr tjetėr gjė, ndėrsa kati i poshtėm ėshtė pėrdorur pėr tjetėr gjė. Arkeologu Skėnder Muēaj shton se akoma nuk ėshtė gėrmuar e gjitha, sepse deri tani ėshtė parė vetėm punishtja dhe njė pjesė magazine. "Ka shumė ambiente qė mendohet se janė magazina. Me sa ėshtė vėzhguar deri tani, nuk ka shumė ndryshim nė mėnyrėn e prodhimit tė verės nga ajo kohė nė kohėn tonė. Enėt qė e mbanin verėn e prodhuar, nė atė kohė ishin prej balte dhe kėto tė fundit janė gjetur nė kėtė kantinė", - shprehet Muēaj.
Kantinat
Kantina vere ka pasur edhe periudha romake, qė janė tė ruajtura nė zonėn e Izraelit dhe Palestinės ku janė bėrė gėrmime, ndėrsa nė territore tė tjera ato janė mė pak tė ruajtura. Njė tjetėr kantinė vere ėshtė nė Tiranė, aty ku sot ėshtė "Mozaiku i Tiranės", por pėr fat tė keq nuk ėshtė gėrmuar nė tė gjithė sipėrfaqen e saj, sepse njė pjesė e saj ėshtė zėnė nga rrugėt dhe njė pjesė tjetėr nga pallatet. Ajo ka vlerėn e saj sigurisht, por nuk ėshtė e ruajtur si ajo e Bylisit. Ėshtė pjesė e jetės ekonomike tė qytetit. Ai ishte edhe qendėr prodhimi, edhe tregtimi. Nė kompleksin peshkopal tė Bylisit ruhen mirė pjesė tė prodhimit. Deri tani ėshtė gėrmuar punishtja e vajit tė ullirit dhe ėshtė duke u gėrmuar kantina e verės. Nė vendin tonė, deri nė shekullin 19, vera ėshtė prodhuar shumė dhe pas kėtij shekulli ėshtė prodhuar edhe rakia.
Punishtja e vajit
Punishtja e vajit tė ullirit ėshtė zbuluar para disa vitesh. Ndėrsa ekipi i arkeologėve qė ka punuar gjatė vitit 2008 nė kėtė qendėr, ka zbuluar pjesėrisht mullirin e bluarjes dhe furrat e pėrpunimit, vendin ku pėrpunohej dhe shumė mbeturina tė bėrsive tė ullinjve qė janė pėrdorur pėr t'u djegur. Sipas Muēajt, kjo do tė thotė, se ata qė kanė punuar nė kėtė punishte, nuk pėrdornin materiale tė tjera djegėse pėr zjarrin, por pėrdornin pikėrisht kėto mbeturina pėr tė valuar ujin. As kjo nuk ėshtė pėrfunduar e gjitha.
Peshkopata
Kjo peshkopatė e vendosur nė Bylis, ka njė sipėrfaqe prej 8.000 metrash katrorė. Nga ky kompleks peshkopal, Instituti i Arkeologjisė ka zbuluar rreth 4.000 metra katrorė, qė do tė thotė se ėshtė edhe gjysma pa u zbuluar nga ky kompleks tepėr i madh. Ėshtė njė lagje e tėrė. Kėto gėrmime kanė filluar qė herėt. Si pjesė e katedrales sė qytetit, gėrmimet aty kanė filluar qė nė vitin 1984. Katedralja nė Bylis ėshtė e pėrbėrė nga kisha, pagėzimorja dhe kompleksi peshkopal (pallati i peshkopit). Kisha ose peshkopi, nė shekullin e VI-tė u bė pronare e madhe nė qytet dhe luante njė rol tė rėndėsishėm nė administratė dhe nė ekonomi. Deri nė vitin 1991, kishte pėrfunduar gėrmimi i plotė i Kishės dhe pagėzimores. Nė atė vit, arkeologėt e Institutit tė Arkeologjisė kishin gėrmuar punishten e zdrukthėtarisė dhe punishten e pėrpunimit tė gurit. Nė kėto punime janė gjetur veglat e zdrukthėtarit dhe veglat e gurgdhendėsit. Arkeologu Skėnder Muēaj shpreson nė tė ardhmen tė zbulohen edhe punishte tė bulmetrave dhe tė qeramikės. Vite mė parė janė gjetur edhe mbishkrime tė vendosura mbi enė, qė flasin pėr vetė kompleksin e peshkopit. Kjo peshkopatė ka qenė e rėndėsishme jo vetėm pėr prodhimin e produkteve blegtorale dhe bujqėsore, por duket edhe nė prodhimin e qeramikės.
Bylisi
Ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme arkeologjike nė territorin e Shqipėrisė. Pėr mungesė tė infrastrukturės sė rrugės, ai ka mbetur edhe jashtė vėmendjes sė vizitorėve shqiptarė. Nėse e krahasojmė me Apolloninė, Butrintin ose Durrėsin, Bylisi nga numri i monumenteve tė gėrmuara dhe nga gjendja e ruajtjes sė tyre zė vendin e parė. Megjithatė, vizitorėt qė shkojnė nė Bylis mrekullohen jo vetėm nga pamja, panorama por edhe nga monumentet dhe mėnyra e restaurimit. Bylisi zotėron njė hapėsirė tė madhe. Nga aty mund tė shohėsh gjysmėn e territorit tė Shqipėrisė. Nga aty, syri ta kap Janinėn, Tomorrin, Detin Adriatik dhe Fushėn e Myzeqesė. Bylisi ka karakter epik. Ėshtė njė qytet epik i Ilirisė. Ai ndryshon me qytetet e tjera tė periudhės helenistike. Studiuesit seriozė sapo e shohin, e kuptojnė se aty nuk ėshtė njė kopje e qyteteve helenistike greke, por njė formė tjetėr nga pikėpamja e vendosjes dhe jo nė atė tė ndėrtimit urbanistik. Ai ruhet mirė si rrėnojė, sepse nuk ka qenė i banuar nė periudhat e vona. Fillimet e tij i takojnė mesit tė shekullit tė IV-tė para Krishtit dhe deri nė fundin e shekullit tė VI-tė pas Krishtit, pra 10 shekuj jetė. Por, pas shekullit tė VI-tė, ai nuk ėshtė banuar mė e nė kėtė mėnyrė u ka shpėtuar dėmtimeve qė do tė sillte banimi mbi kėto rrėnoja. Falė kėsaj, Bylisi ėshtė njė qendėr e rėndėsishme edhe pėr shekullin e VI kur ėshtė braktisur, por edhe pėr periudhat mė tė hershme. Kjo sepse, shumė nga monumentet qė i pėrkasin kohės mė tė hershme nga shekulli i VI-tė, nuk janė shfrytėzuar dhe janė ruajtur mė sė miri. Bylisi, sot pėr sot mbahet si qyteti rrėnojė mė i mirė i kėtij shekulli i ruajtur nė Mesdhe. Thuhet pėr sot, sepse mė vonė mund tė ketė gėrmime qė do tė sjellin tė tjerė. Akoma nuk ėshtė gėrmuar njė model tjetėr si Bylisi, pėr tė parė jetėn nė mesin e shekullit tė VI-tė pas Krishtit dhe kjo ėshtė veēori e tij. Kjo qendėr mund t'iu japė pėrgjigjen shumė pyetjeve pėr kėtė shekull, mbi jetėn, urbanistikėn dhe ekonominė. Deri tani, Instituti i Arkeologjisė ka marrė shumė tė dhėna mbi objektet e besimit tė krishterė.