Receta Gatimi

Brezi i Viteve 80


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anëtarë i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anëtarësimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Brezi i Viteve 80

    Kjo eshte nje leter qe rastesisht e kam gjetur ne face book,mu duk shume interesante dhe mendova ta vija ketu, eshte dhe nje video por meqe nuk di akoma funksionimin e forumit te ri po ve vetem letren.

    Qèllimi i kèsaj letre èshtè drejtesia qè duhet t’i kthehet njè brezi. Brezit qè na pèrket ne, tè lindurve né fillim tè viteve ’80 (njè vit mè shumè njè vit mè pak nuk ka rèndèsi). Ne qè shtèpitè e blera nga prindèrit tanè i shohim sot tè kushtojnè tridhjetè apo dyzet herè mè shumè. Tani qè ka hyrè né modè financimi nèpèrmjet bankave jemi aq tè zgjuar sa ta kuptojmè qè kush guxon ta blejè kètè shtèpi do paguaj interesat ndaj bankès tè paktèn deri sa ai vetè tè jetè bèrè gjysh…
    > > Luftèn partizane, ne, nuk e kemi bèrè, as zbritjen né Hènè nuk e kemi parè, nuk kemi jetuar miqesinè me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonè historike fillon pak a shumè me Botèrorin USA 1994. Duke qenè se nuk kemi bèrè ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonè qè s’dimè se cfarè èshtè lodhja…askush nga ne nuk mèrzitet se na thonè edhe qè nuk kemi ideale sepse lexojmè shumè mè pak libra se prindèrit tanè. Gjithèsesi e kuptojmè politikèn shumè mè mirè se prindèrit tanè (tè paktèn ne nuk shkojmè mè per tè votuar).
    > > Tè shumtèn e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarè deshironim, por sot e kèsaj dite me te mèdhnjte na perserisin se ne i kemi patur tè gjitha, edhe pse janè ata mè te vegjèlit se ne qè me tè vertete i kanè te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotè gjè).
    > > Jemi brezi i fundit qè luajtèm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe né tè njejtèn kohè te parèt qè mesuam tè luajmè me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktèn njè herè mustaqet e Mario Bross.)dhe né tè njèjtèn kohè tè parèt qe panè kukllat me ngjyra né televizor dhe shkèmbyen makinat Turbo.
    > > Kemi veshur pantallona tè gjèra, tè ngushta, kauboj , tè grisura dhe tè zhubrosura (sepse moda kèshtu urdheronte). Tutat e para qè kemi veshur ishin blu me vija te bardha por né rrugè s’para i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar.
    > > E kemi kaluar shkollèn fillore duke shkuar atje edhe tè shtunèn ndèrsa pèr tè ndejtur pak vonè darkave né fundjavè u shpiknim prindèrve se do flinim tek shokèt. Ende nuk e kemi kuptuar se ku né fund tè fundit pèrfundonim pasi edhe shokèt e tjerè perdornin tè njejtin justifikim ndaj prindèrve tè tyre. Nejse, né fund tè fundit mbetemi ata qè per te fundit u conim lule mèsuesve pèr 7 mars dhe tè parèt qè u conim dhurata tè shtrenjta qè t’na kalonin klasen. Shkonim né shkollè pèr Shèn Valentin dhe nuk bènim mèsim duke bredhur rrugève single. Kemi aplikuar si studenta jashtè shtetit dhe kemi parè sesi mund tè bèhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime tè blera.
    > > Etiketa qè kemi patur pas shpine ka qenè ajo e “Brezit te shthurur” dhe pèr shumè kohè kemi qenè viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushèlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vè duart né kokè). Disi mè tè rritur u ndiem kur filluam tè ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikèrisht ky personazh ishte kryesori né film)
    > > Kemi qarè per Lady Oscar, jemi zgèrdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi èndèrruar te kishim njè skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur né dilemat mè tè thella rreth cèshtjes nèse Mila dhe Shiro né fund fare shkojnè né krevat apo jo. Jemi gjenerata qè kemi parè Ardit Gjebrenè tè paraqitet si kèngètar dhe mè vonè ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parè e bèrè kèngèt e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dègjojè pèrsèri?)
    > > Jemi tè parèt qè mèsuam tè punojmè si kamarjer nèpèr lokale dhe jemi po neve qè i kthyem kèto lokale né shtèpi tè dytè (ose mè mirè tè parè pasi ende sot kush rri mè shumè se disa orè né shtèpi). Jemi ata qè prenotonim ditèlindjet népèr disko dhe ata qè merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qè i pari shijoi pub-et e hapura qè né 10 tè mèngjesit dhe ata qè ende nuk e kuptojnè ku èshtè ndryshimi né Shqipèri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe tè gjithè na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk tè perfill mè.
    > > Gjithmone na kujtojnè se c’ka ndodhur para se ne tè lindnim, sikur brezi jonè nuk ka asnjè djeni pèr ngjarjet historike.
    > > Jemi tè parèt qè i pamè prindèrit tanè tè fusnin para nèpèr firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qè u habitèm (ata e moren me qejf) sesi mund tè fitohen kaq shumè lekè pa punuar fare. Pèr faj tè mè tè medhenjve, ata qè na pèrsèrisin se ne nuk lexojmè aq sac duhet, pèrjetuam ’97, pamè sesi digjej atdheu jonè dhe mèsuam qè i trembim kaq shumè popujt e tjerè sa shpesh herè na lenè tè mbytemi né det. Ishim ende tè vegjèl dhe na pèrsèrisnin se paraja can kudo kur na dhanè makinat e para dhe filluam tè falsifikojmè patentat.
    > > Mèsuam se cfarè èshtè terrorizmi por asnjèri nga ne nuk e mban mend rènien e Murit tè Berlinit. Pamè sesi Bill Clinton shkèmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi njè popull qè aq shumè na ngjante pèrzihej nga vendi i vet. Brezi jonè e ka parè dhe né disa raste na kanè derguar né luftè pasi ushtarèt né kèto vende thuhet se marrin rroga tè mira. Kemi ulèritur edhe ne se Europa èshtè e mrekullueshme por e kemi parè edhe tè vèshtirè kur nèpèr ambasada e kufinj kemi kaluar netè tè tèra pasi kompiuterat ishin tè prishur.
    > > Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare qè u hodhèm me krahèhapur népèr Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne pèr tè parèt mèsuam sesi mund tè ndryshojè emri edhe pse shija èshtè po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirè aq shumè Cola dhe ishim né qè shpikèm poncin me qumèsht (kishte njè ngjyrè portokalli shumè te lezetshme). Jemi ne qè dilnim nèpèr lokale vetèm me lekèt pèr kafe dhe pèrsèri ne qe ndiheshim tè pasur kur kèto lekè na mjaftonin pèr tè marrè nje biter. Pèrsèri ishin ne tè fundit qè shijam shètitjet rreth bulevardit dhe tè parèt qè provuam bukosjen nèpèr lokale. Brezi jonè u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit qè pèrdor ende shkrepsen pèr ta ndezur.
    > > Brezi jonè qè vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombètares shqipètare dhe qè preferon tè ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipètar èshtè i gjithi i shitur. Tè parèt qè provuam turpin e tè qenit shqipètar por jemi pèrsèri né qè bèhemi si grifsha nèse dikush prek nderin e vendit tonè.
    > > Tè fundit qè pushimet e verès i shijonim nga qershori né shtator dhe tè parèt qè e kuptuan se vera e vèrtetè èshtè 15 ditèt e para tè gushtit. Tè parèt qè pane Durresin e pushtuar nga vèllezerit kosovare gjatè verès dhe tè fundit qè i mbajnè mend kabinat prej kompesate né plazhèrat e Jugut. Tè fundit qè mbajtèm pèrparèsen né fillore dhe tè parèt qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina tè japin tjetèr pamje pèrpara njè vajze.
    > > Po ti kthejmè sytè prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallè? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim né shkollè me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte mè shumè se nje byrek 200 leksh né drekè. Mjeti jonè i komunikimit ishte telefoni i shtèpisè dhe kur e bllokonim pèr orè tè tèra tè paktèn njè herè nè muaj kishte sherr nè shtèpi pèr faturèn telefonike. Ndonjèherè mbyteshim me èmbèlsira por nuk ndiheshim mbi peshè dhe as qè e kishim idenè se c’ishte dieta. Mè e shumta qè mund tè ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njèjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjèherè. E vetmja gjè qè ndodhte ishte qè ti hidhnim morrat njèri tjetrit né shkolla e kopèshte por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshèm. Kur lidheshim me dikè, pak si me turp, ecnim rrugès dorè pèr dore,ndonjèherè edhe putheshim, edhe pse po t’na shihte ndonje vèlla ose baba thuhej se do t’na vriste. Po ja qè mbetèm gjallè dhe tè dashuruar…dikush sot edhe èshtè martuar.
    Counter strike e mèsuam kur brezat e rinj kishin lojrat mè tè zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshèn e zezè dhe butonin e kuq (mè lojè e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kènaqeshim dhe bènim me tè vèrtet pallè. Nuk kishim fiksimin e adoleshentève tè sotèm pèr veshjet firmato por ama kur bènim dashuri zhveshur as qè na shkonte né mend se moda èshtè kaq e rendèsishme. Djemtè ishin gjithmonè si tè fortè por kur dashuroheshin bèheshin mè tè urte e tè èmbèl se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetèm pèr njè qèllim: ti propozonim pak dhe t’ju ofronim njè kafe.
    Kemi patur liri, dèshtime, suksese dhe pèrgjegjsira…pak e nga pak edhe ne jemi rritur!
    Ti je njèri prej nesh? Urime atèhere!

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Shum prekes ky shkrim.......... me vjen vertet keq per brezin e ktyre viteve...sidomos per rinine....donin te shkolloheshin dhe nuk mundeshin , sepse i detyronin te punonin neper minera....ku cdo muaj kishte shperthime dhe dhjetra te vrar ...........u shkaterronin ato pak endrra qe kishin......u shkterronin rinine.....i burgosnin per nje fjale goje......shisnin gjak per tu ushqer.....
    uffaaaaa...cf jete......cf vuajtje....cf dhimbje...
    ''E kuqja e trendafilit ''.....libri qe me perpiu komplet....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anëtarësimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Përkundrazi, ky shkrim nuk është për tu ardhur keq! Për brezin e viteve 80 ka qene vërtet një periudhe e vështire, por ka qenë një fëmijëri e lumtur!

    Është i vetmi brez qe ka shijuar te dy anët e medaljes, te shkruarën dhe evolimin. Fëmijët e sotem jane te stresuar qe 5 vjeç, kane shume zgjedhje dhe kjo i ben ata konfuz. Për mos të thenë qe duan të rriten me zor, apo rrethanat i detyrojnë. Ne ditët e sotme nuk ka më "fëmijeri", perkundrazi nga femijet e viteve 80!

    Edhe sot ka femije qe punojne minierave, dhe qe mundohen te nxjerrin ndonje lek, por kjo ska te bej me brezin sesa me gjendjen e varfer qe gjendet Shqiperia.

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Muzike shqiptare e viteve 80'-90'
    Nga labja në forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 25-10-2013, 10:20 PM
  2. Top 10 Sex Symbol te viteve 50-60
    Nga ReniX në forum Kinematografia dhe Televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 09:41 PM
  3. Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
    Nga Kliton në forum Shkenca dhe Jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 06:31 PM
  4. Gjirokastra e viteve 20 -40
    Nga kuklla në forum Historia Shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-2008, 09:43 PM