Leo Mesi: Pėrjetėsisht te Barcelona




Argjentinasi: Dua ta vazhdoj gjithė karrierėn te Barēa dhe jo tė pėrfundoj si Ronaldinjo

Pasi e pa Ronaldinjon tė humbiste statusin e “heroit” nė Barcelonė dhe tė shitej te Milani, Lionel Mesi, ka deklaruar se shpreson qė vlera e tij pėr katalanasit tė mos bjerė kurrė. Argjentinasi ka shprehur dėshirėn e tij pėr tė luajtur nė Barcelonė gjatė gjithė karrierės sė tij, por pranoi se duhet tė jetė gjithmonė nė lartėsinė e duhur, sepse me kalimin e viteve gjėrat mund tė ndryshojnė, ashtu si ndodhi me “Dinjon”.

Braziliani ishte mik me Leon, i cili synon qė kjo histori tė mos pėrsėritet. “Unė dua ta vazhdoj tė gjithė karrierėn time te Barcelona, - tha 21-vjeēari, dhe e di mirė qė pėr tė bėrė diēka tė tillė, duhet tė jem gjithmonė nė nivele tė larta. Vetėm nė kėtė mėnyrė klubi nuk do tė mė shesė si bėri me Ronaldinjon.

Ai ka qenė njė futbollist jashtėzakonisht i rėndėsishėm qė i dha gjithēka kėsaj skuadre, por gjithēka filloi tė shkonte ters pėr tė. Kur unė erdha te skuadra e parė isha shumė i ri dhe kjo ka qenė skuadra e vetme pėr mua. Dua tė qėndroj pėrjetėsisht te Barcelona dhe drejtuesit tė mos thonė asnjėherė: nuk kemi nevojė pėr ty. Nga ana tjetėr jam i vetėdijshėm se gjithēka mund tė ndodhė. Shikoni se ēfarė ndodhi me Dinjon.

Ai nuk ishte i lumtur gjatė gjithė vitit tė fundit, sepse e ndiente qė nė Barcelonė nuk e donim mė”. Ndėrkohė, Mesi sqaron se paga mė e lartė nė njė klub tjetėr nuk do tė jetė asnjėherė arsye pėr “divorcin” e tij me Barcelonėn. “Interi, Ēelsi dhe Reali mund tė ofrojnė parątė e gjithė botės, por ata e dinė mirė si e mendoj unė, - tha Mesi.

- Kėtė duhet ta mėsojnė tė gjithė. Unė kam ardhur kėtu nė moshėn 13-vjeēare dhe klubi mė ka dhėnė gjithēka, mua dhe familjes time. Jam shumė i lumtur dhe ndihem borxhli ndaj Barcelonės. Kam tė gjitha ato qė kėrkoj dhe parątė nuk mund tė mė bėjnė tė ndryshoj mendje”.