Receta Gatimi

Disa Te Reja Nga Shkenca


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa Te Reja Nga Shkenca

    Jetė nė Mars?! Nasa zbulime tė reja



    Nė planetin e Marsit ėshtė gjetur metan nė atmosferė dhe kjo ndoshta ėshtė shenja se nė kėtė planet ka jetė.
    Gazi mund tė vijė si rrjedhojė e aktivitetit gjeologjik apo edhe atij biologjik, duke qenė se dhe nė tokė ekzistojnė baktere tė cilat prodhojnė metan. Kjo ėshtė teza e mbėshtetur nga shkencėtaret e Goddard Space Flight Center tė Nasa publikuar ne revistėn prestigjioze “Science”.

    Sipas shkenctarėve ekziston mundėsia e pranisė sė jetės mikrobiologjike nėn sipėrfaqėn e marsit. Prodhimi mė i madh i metanit nė tokė bėhet nga sistemet organike.


    Realizohet pėr herė tė parė transplanti i fytyrės nė SHBA




    Kirurgėt kanė ndryshuar 80 pėr qind tė fytyrės sė njė gruaje, duke vendosur kockat, dhėmbėt, muskujt dhe nervat, si dhe duke shėnuar kėshtu transplantin e parė tė fytyrės nė SHBA.
    Ata thanė se gruaja kishte kaluar njė traumė e rėndė qė e kishte shpėrfytyrar. Per pasojė ajo nuk mund tė merrte frymė normalisht, tė qeshte dhe tė shijonte. Klinika nuk tha detaje se kush ishte donatori qė i tha fytyrėn, teksa bėri tė ditur lajmin e transplantit nė njė konference shkencoro-mjekėsore.

    Ky operacion ėshtė i katėrti i realizuar nė gjithė botėn. Kirurgėt francezė ndryshuan fytyrėn e njė gruaje nė vitin 2005, pasi ajo ishte shpėrfytyruar nga kafshimi i njė qeni. Doktorėt thanė se rezultatet e mira bėnė qė tė inkurajohen edhe pėr dy operacione tė tilla vitin qė shkoi.

    Operacioni nė SHBA u bė dy javė mė parė dhe doktorėt ndejtėn plot 22 orė nė sallėn e operacionit pėr tė realizuar kėtė transplant tė vėshtirė. Pėr ti ndryshuar pacientes kockat, muskujt venat e gjakut dhe nervat. “Ne transpormuam lėkurėn, gjithė muskujt facial, muskujt e buzės, tė hundės, sinuset, dhėmbėt dhe nervat facial”, tha Francis Papay, shef i Klinikės sė dermatologjisė dhe plastikės. “Shpresat tona janė qė ajo tė mund tė qeshė sėrish”, shtoi doktori.

    Ne e dimė qė janė shumė pacientė qė qendrojnė brenda mureve tė shtėpisė sepse janė tė adandonuar nga shoqėria, ato kanė frikė tė dalin nė rrugė pėr shkak tė problemeve qė kanė nė fytyrė pėr arsye tė ndryshme, si dėmtime apo probleme genetike. Pacientėt tanė janė tė turpėruar, tha doktori. Ndėrsa shtoi se ne shpresojmė shumė se pėr kėtė grup pacientėsh special tė mundėsojmė rikthimin e jetės active tė dalin lirshėm nga shtėpia.

    “Kjo nuk ėshtė njė ndėrhyrje kozmetike, fytyra ėshtė identiteti i njeriut”, tha dr. Eric Kodish, biokimist qė e miratoi kėtė operacion. Njė person qė ka pėsuar traumė dhe deformim tė fytyrės, shkon drejt degradimit si njeri. Ne shpresojmė qė pacientėt tanė tė jenė nė gjendje tė qeshin sėrish, thanė doktorėt qė realizuan kėtė operacion, qė falė zotit shkoi mirė.


    Studimi, orgazėm me ‘pika G’



    Emmanuele Jannini professor i Seksologjisė ka zbuluar diferencėn e qartė mes njė guraje qė pėson orgazmė vaginale, pra qe ka Pika G dhe nje gruaje qė nuk e ka.
    I rikthehemi sėrish temės sė shumė pėrfolur pika G. Ne, nė muajin shkurt mėsojmė se si e pakapshmja, mitikja pika G pėr herė tė parė dallohet me anė tė njė skaneri me ultratinguj. Kėshtu shkraun sot presitigjiozia, “New Scientist”.

    Emmanuele Jannini professor i Seksologjisė nga Universiteti L'Aquila nė Itali ka zbuluar diferencėn e qartė mes njė guraje qė pėson orgazmė vaginale nė sipėrfaqe tė vaginės pa stimulim nė clitoris dhe grave qė nuk e kanė atė. Kjo kuptohet pėrmes njė skaneri me ultratinguj qė dallon qartė femrat qė e kanė pikėn G.

    Dr. Janini thotė se tani mund tė zbulohet se kush e ka kėtė cipė tė hollė tė ndjeshme (pika G) qė me prekje mundėson orgazmėn vaginale. Skaneri me ultratinguj u testua tek 30 gra pėr tė zbuluar pikėn G, ku rezultoi se vetėm 8 prej tyre rezultuar ta kenė atė.

    Por qėllimi nuk ishin shifrat pra sa gra janė shumė tė ndjeshme dhe sa jo. Qėllimi ishte tė zbulohet pika G, pasi shumė gra qė nuk e kanė atė, e pretendojnė. Por tani nuk besoj tė ketė mė “mashtrime”, pika G dallohet me skaner. Dhe ky skaner qė “gjen” gratė qė kalojnė nė orgazėm vaginale hyn nė pėrdorim nė shkurt tė 2009-ės. Studimi i professor Jannini ėshtė botuar nė disa revista shkencore italiane dhe ndėrkombėtare./New Scientist /



    Studimi, njė protesinė qė ngadalėson plakjen



    Njė proteinė qė duket se ėshtė e aftė tė zgjasė vitet e rinisė, duke vonuar procesin e plakjes.
    Bėhet fjalė pėr njė molekulė qė shton gjenet aktive dhe qelizat e reja, tė cilat me kalimin e viteve pakėsohen dhe ne nisim e plakemi.

    Studimi qė mund tu hyjė nė punė njerėzve ėshtė eksperimentuar tek minjtė dhe ėshtė realizuar nga David Sinclair nė “Harvard Medical School” nė Boston. Ai ka vėnė nė punė njė molekulė tė quajtur “sirt1”, dhe minjtė qė janė injektuar me tė kanė mbetur tė rinj pėr njė kohė mė tė gjatė.

    Sipas revistės “Cell”, qė ka publikuar kėrkimin proteina sirt1 ka pėr detyrė tė mbajė tė re ADN dhe tė kontrollojė qė tė jenė aktivė vetėm gjenet e rinisė, ato gjene qė normalisht duhet tė jenė nė ‘punė’ nė organet e ndryshme dhe tė funksionojnė mirė.

    Kjo proteinė ėshtė njė njohje e vjetėr e ekspertėve qė merren me plakjen. Ata kanė zbuluar se funksioni i sirt1 ėshtė i dyfishtė: mban nė normė tė mirė gjenet duke pasur parasysh funksionon e tyrė nė organizėm dhe ndez ‘semaforin jeshil’ pėr ato gjene qė duhet tė jėnė aktivė dhe ‘semoforin e kuq’ pėr pjesėn tjetėr qė duhet tė rrinė nė ‘heshtje’.

    Proteina bėn edhe riparime tė ndryshme tė ADN qė ndodhin si pasojė e kalimit tė viteve. Grupi i shkencėtarėve ka parė se aktiviteti i proteinės tek minjtė ėshtė i menjėhershėm dhe varet edhe nga sasia qė injektohet, pasi pakujdesia mund tė bėjė edhe efektin e kundėrt.

    Ata shpresojnė qė e gjithė kjo, njė ditė tė shndėrrohen nė produkt farmaceutik, nė mėnyrė qė tė gjėjė pėrdorim tek njerėzit.



    Vaksinė e re kundėr nikotinės



    Shkencėtarėt thonė se nikotina shkon nė tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina ėshtė njė lloj droge, e cila arrin ta sundojė organizmin shumė shpejt e ta bėjė atė tė ndėrvarur
    Rreth 90 pėr qind e atyre qė pinė duhan nė Shtetet e Bashkuara pėrpiqen ta lėnė atė. Por, shpesh nuk kanė sukses, me gjithė mėnyrat e shumta. Disa arrijnė tė mos pinė duhan pėr disa ditė a pak javė dhe krejt papritur ndezin njė cigare dhe pa kuptuar i janė rikthyer zakonit tė vjetėr.

    Shkencėtarėt thonė se nikotina shkon nė tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina ėshtė njė lloj droge qė arrin ta sundojė organizmin shumė shpejt e ta bėjė atė tė ndėrvarur. Por, nė treg dalin shpesh prodhime tė reja qė i ndihmojnė njerėzit tė lenė duhanin. Pėr shembull, tashmė ka cigare me bateri, qė pėrmbajnė nikotinė, por jo duhan e tym.

    Por, kėto lloj cigaresh pa tym sė shpejti do t’u duhej tė konkurrojnė me njė vaksinė tė re nikotine, e cila synon tė parandalojė trurin qė tė dėrgojė sinjale tė cilat i thonė organizmit se nikotina e bėn tė ndjehet mirė, dhe pas pak kohėsh trupi nuk ndjen mė nevojėn pėr nikotinė dhe personi e lė duhanin.

    Organizata botėrore e shėndetėsisė pėrllogarit se afro 5 milionė njerėz vdesin ēdo vit nga sėmundje tė shkaktuara nga pirja e duhanit dhe nėse kjo prirja e tanishme vazhdon, nė vitin 2020 ky numėr mund tė arrijė nė 10 milionė.



    Prodhohet krem pėr mbrojtje nga Sida


    Njė grup hulumtues nga Universiteti i Gjenevės, ka gjetur preparat tė ri pėr mbrojtje nga virusi HIV nė lloj tė kremit, i cili do tė mund tė paraqiste hap tė madh nė luftėn parandaluese kundėr SIDA-s.
    Prodhimi i ri i paraqitur nė revistėn shkencore tė Akademisė nacionale amerikane pėr shkenca (Proceedings of the National Academy of Sciences of the USA), ėshtė pėrpunuar model nga njė proteinė, e cila ėshtė treguar efektiv nė paradalimin e infektimit me virusin HIV tek majmuni i gjinisė femėrore makaki.

    Preparati do tė duhej tė ishte mė i lirė pėr prodhim nga ai aktual, transmetojnė mediat franceze.

    Virusi HIV, nga i cili nė botė gjatė vitit 2007 janė infektuar mė shumė se dy milionė tė rritur dhe fėmijė, mes tė cilėve 95 pėr qind jetojnė nė vendet e varfėra, paraqet njė nga sėmundjet mė alarmante epidemike, pėrkujtoi Robin Oford, drejtor i fondacionit "Mintaka" me seli nė Gjenevė, e cila merret me hulumtime mjekėsore dhe ka marrė pjesė nė prodhimin e kremave.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa Te Nga Shkenca

    Zbulim i bujshėm nė Itali, molekulė qė vret AIDS-in




    Zbulohet molekula qė lufton virusin e AIDS. Tashmė virusi famėkeq i njohur ndryshe me emrin HIV ka njė “armik” tė ri me tė cilin duhet tė pėrballet, njė molekulė qė ėshtė zbuluar nga dy shkencėtarė italianė nė Universitetin e Sienės, profesor Maurizio Botta dhe profesor Giovanni Maga.
    Lajmi ėshtė publikuar nga revista prestigjioze Amerikan Chemical Society, bėhet fjalė pėr njė molekulė farmakologjike aktive, e aftė tė bllokojė virusin, “me kusht qė ndryshe nga terapitė e deritanishme, tė veprojė drejtpėrsėdrejti nė celulė”.

    Ndėr tė tjera profesor Botta, qė ėshtė dhe nė krye tė “Laboratorit tė Kimisė Farmaceutike nė qytetin e Sienės”, i njohur nė rang ndėrkombėtar pėr kėrkime studimore nė luftėn kundėr AIDS, shpjegon dhe se arritja e kėtij rezultati shpresėdhėnės pėr miliona njerėz tė infektuar nga AIDS, ėshtė fryt i njė pune dy vjeēare tė tij dhe tė njė grupi shkencėtarėsh tė rinj.

    Kjo molekulė ka nė pėrbėrje karakteristikat strukturore tė njė proteine humane e quajtur ndryshe DDX3, shkaktarit kryesor nė ripėrtėritjen e virusit HIV.

    Kjo molekulė e testuar biologjikisht nga profesor Maga, ėshtė demonstruar e aftė tė qė tė luftojė zhvillimin e proteinės DDX3.

    Dhe nė fakt ēfarė ndodh, e bllokon atė, e bashkė me tė dhe transmetimin viral tė celulave tė infektuara tė HIV, pa dėmtuar ato tė shėndosha.

    Ky zbulim ėshtė njė lajm i rėndėsishėm pėr miliona njerėz tė infektuar nga AIDS.

    Shkencėtarėt italianė kanė dhėnė dhe deklaratėn surprizė qė nėse ky zbulim, mbasi tė kalojė fazėn eksperimentale dhe nėse do tė ketė sukses, breveta e ilaēit do tė jepet gratis pėr Afrikėn, ku miliona njerėz vdesin nė vit nga SIDA.




    Zbulohet vaksina efikase kundėr varėsisė nga droga





    Pėr herė tė parė duket se ėshtė gjetur njė kurė efikase kundėr njė ndėr plagėve mė tė rėnda tė kohėve moderne. Tė paktėn kėshtu shpresojnė tė gjithė ata qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, apo jo tė drejtpėrdrejtė, janė tė prekur nga varėsia ndaj kokainės.
    Bėhet fjalė pėr njė vaksinė kundėr pluhurit tė bardhė. Nė fund tė kėtij viti, do tė testohet nė Spanjė vendi ku kjo substancė gjen pėrdorim mė tė gjerė se kudo tjetėr; konsumohet vegullish nga 2 % e popullsisė sė moshės nga 15 nė 64 vjeē, kundrejt 1,1 % tė mesatares sė popullatės sė pjesės tjetėr tė Kontinentit tė Vjetėr.

    Medikamenti, i cili do tė testohet mbi 150 kokainomanė nė tri spitale tė Madridit, Barcelonės e Valencias, ėshtė rezultat i njė kėrkimi ende nė fazė eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbėshtetur nė ato qė thuhen mbi kėtė medikament inovativ, krijohet pėrshtypja se ėshtė mjaft efikas. "Ėshtė si t'i qepėsh gojėn njė njeriu me oreks tė pakontrollueshėm", siguronin dje shkencėtarėt nė tė pėrditshmen madrilene, ABC.

    Funksionimi i vaksinės

    Ēelėsi i funksionimit tė vaksinės bazohet te terapia imunologjike, ose e thėnė mė thjesht ėshtė e aftė tė gjenerojė apo tė administrojė antitrupa qė "kapin" drogėn e fuqishme me tė hyrė nė gjakun e pėrdoruesit, pa i dhėnė mundėsi tė kalojė nė tru. Kokaina, si nė rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike nė organizmin njerėzor, siē ndodh nė rastin e viruseve dhe baktereve qė shkaktojnė sėmundje.

    Nė kėtė rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila ėshtė e ndjeshme dhe vepron nė praninė e drogės nė gjak. Ndėrveprimi mes tyre do tė gjenerojė njė pėrbėrės kimik mjaft tė fuqishėm pėr tė arritur tė anashkalojė barrierėn hematocefalike, pengesėn qė prodhon gjaku ynė pėr tė mbrojtur trurin. Rezultati i kėsaj gjetjeje mjaft tė thjeshtė ėshtė se kokaina nuk do tė arrijė tė prodhojė mė kėnaqėsi.

    Profili i njerėzve te tė cilėt do tė testohet medikamenti i ri, ėshtė ai i tė rriturit mes moshave 25-45 vjeē, i integruar mė sė miri nė shoqėri, por krejtėsisht i varur edhe nė rastet kur konsumohet kokainė kryesisht gjatė ditėve tė fundjavės. "Vaksina e re u ka dhėnė shumė shpresa ekspertėve tė fushės sė dizintoksikimit, edhe pse eksperimente tė ngjashme me heroinomanėt nuk kanė arritur rezultatet e shpresuara", pėrfundon e pėrditshmja "The Indipendent".

    Si vepron vaksina kundėr drogės dhe efektet

    "Nuk bėhet aspak fjalė pėr njė formulė ēudibėrėse, por pėr njė substancė qė do tė ndihmojė miliona njerėz pėr t'u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohėsh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vaksina ėshtė projektuar pėr tė gjeneruar antitrupa specifikė, tė cilėt arrijnė ta "burgosin" kokainėn nė gjak pa lejuar tė arrijė trurin e tė bėjė efektin e saj.

    E parė nė kėndvėshtrimin praktik, mund tė konsiderohet si njė lloj filtri mes enėve tė gjakut e trurit, duke bėrė tė mundur qė droga mos tė arrijė te ky i fundit. Kėshtu qė nuk prodhohen efektet psikoaktivė, apo tė shprehemi nė gjuhėn e pėrditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatė nuk pėrbėn njė zgjidhje pėrfundimtare pėr vetė problemin e varėsisė edhe pse ėshtė e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anėsore.



    Burimi CdoDite.com

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zbulohet njė lloj i ri iguane nė Ishujt Galapagos




    GALAPAGOS-Shkencėtarėt qė studiojnė florėn dhe faunėn e Ishujve Galapagos, ku Darvini formuloi teorinė e Evolucionit tė Specieve, thonė se kanė zbuluar njė lloj tė ri zvarraniku, njė iguana tė madhe ngjyrė rozė.

    Studiuesit italianė i botuan rezultatet e zbulimit nė njė revistė shkencore kėtė javė, ku thonin se iguana ngjyrė rozė ėshtė mbi 1 metėr e gjatė dhe ka ndryshime tė konsiderueshme nė ADN krahasuar me 2 llojet e tjera tė iguanave tė tjera qė jetojnė nė atė zonė.

    Studiuesit thonė se ėshtė pėr t’u ēuditur qė askush nuk e kishte zbuluar iguanėn rozė, pasi ishujt janė njė zonė kėrkimesh intensive shkencore.


    Burimi:CdoDite.com

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Zbulohen sy bionik qė kthejnė shikimin tek tė verbrit



    Shkencėtarė nė Shtetet e Bashkuara dhe Australi po pėrdorin pajisje tė reja eksperimentale, tė quajtura sy bionikė, pėr tė ndihmuar kthimin e shikimit tek tė verbrit.

    Kjo ėshtė njė teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura nė vesh pėr tė ndihmuar dėgjimin. Tė dyja kėto pajisje nxisin fijet nervore tė lidhura me trurin duke i ndihmuar personat tė shikojnė e dėgjojnė.
    Linda Kurfut nga Kalifornia ėshtė njė prej atyre qė janė pajisur me sy bionikė. Ajo mban syze me njė kamerė tė vogėl qė komunikon me elektrodat e vendosura nė sytė e saj tė cilat nxisin retinėn. Pėr mė shumė se njė dekadė ajo ishte plotėsisht e verbėr si pasojė e njė sėmundjeje tė trashėguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si tė gjithė njerėzit normalė. Syri bionik i Lindės ka 16 elektroda.
    Por pajisjet e reja kanė edhe mė shumė. Nė Australi, doktor Vivek Ēouduri pranė spitalit Princi i Uellsit nė Sidney, po zhvillon njė pajisje tė ngjashme qė vendoset nė sipėrfaqen e syrit. Ai thotė se tani ndodhet pranė pėrfundimit tė punės dhe sė shpejti do tė fillojė provat duke e implantuar sytė tek disa pacientė. Teknologjia e pėrdorur pėr kėtė sy bionik ėshtė e ngjashme me atė qė pėrdoret pėr pajisjet e dėgjimit qė vendosen nė vesh tek personat qė nuk dėgjojnė. Shkencėtarėt australianė tregohen optimistė kur thonė se presin qė nga pajisja e tyre tė verbrit mund tė pėrfitojnė shikimin 100 pėrqind. /voa//Alsat-m/



    Burimi:CdoDite.com

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shum interesante

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    lajme shum te mira
    je i mir klinton

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    wow shum interesante ..flm kliton

  8. #8
    i/e rregjistruar 10% Maska e anaSoft
    Anėtarėsimi
    Feb 2010
    Vendndodhja
    L.A/Gardena
    Postime
    38
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Shume faleminderit per keto informacione ,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Anetaret me Gradat e Reja
    Nga Administratori nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-02-2011, 12:50 PM
  2. Gmail me ndryshime tė reja
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 09:49 PM
  3. Disa mini studime te reja per shendetin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 03:33 PM
  4. Te rejat nga Shkenca
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:15 PM