Receta Gatimi

Feja v.s. Krishterimit!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Feja v.s. Krishterimit!

    Shume njerez mendojne se Krishterimi eshte nje nga fete qe egzistojne sot, pra Krishterimi eshte nje pjese e sistemit fetar ne pergjithesi. Une do mundohem me kete shkrim te tregoj se Feja (te pakten ashtu si e njohim ne sot) dhe Krishterimi nuk kane asgje te perbashket.

    Cfare eshte Feja? Kur ka lindur ajo? Ku i ka te ngulura rrenjet Feja? Do doja qe para se te shtjelloja mendimet e mia mbi keto pyetje, t'i jepja pergjigje pyetjes se pare: Cfare eshte Feja?

    Kjo eshte nje pyetje qe do merrte pergjigje nga me te ndryshmet nga njerez te ndryshem si dhe shume pergjigje nga une, por do mjaftohem tani per tani te jap vetem nje pergjigje. Feja eshte perpjekjet e njeriut me mjete njerezore per te kenaqur Zotin, per t'u pranuar nga Ai, si dhe per t'ju shmangur zemerimit te Tij.

    Le t'i hedhim nje sy tani fillimit te jetes (njerezore) ashtu si pershkruhet ne Bibel. Kemi dy persona ne kopshtin e Edemit, te cilet kalonin kohen e tyre ne pranine e njeri-tjetrit dhe ne pranine e Zotit. Krijuesi i tyre zbriste ne Edem here pas here dhe kalonte kohe me ta. Ata ishin te kenaqur dhe te lumtur ne pranine e Krijuesit te tyre. Ne kete periudhe nuk shohim as shenjen me te vogel qe mund te na tregoje se dy njerezit e pare ishin fetare. Ata nuk kishin nevoje per te kenaqur Perendine. Egzistenca e tyre e kenaqte Perendine. Ata nuk kishin nevoje te benin asgje, per te fituar miratimin e Tij, ata ishin miratuar qe nga momenti qe Krijuesi i tyre i kishte krijuar.

    Cfare kuptojme nga ky shpjegim qe dhashe me siper? Kuptojme se njeriu nuk ishte destinuar per t'u bere fetar. Kuptojme se vete Zoti nuk kishte ne mendjen e Tij dhe as ne planet e Tij qe te krijonte nje fe, me rregulla dhe rite te ndryshme fetare, ne menyre qe njerezit ta kenaqnin Ate. Jo, Ai e krijoji njeriun te perkryer dhe vete egzistenca e njeriut e kenaqte Perendine. Krijesa jetonte ne prezencen e Krijuesit ashtu si peshku jeton ne uje.

    Cfare ndodhi atehere? Perse lindi Feja (perpjekja e njeriut per te kenaqur Zotin) ne nje kohe qe Zoti ishte krejtesisht i kenaqur me njeriun? Cdo gje e keqe filloi ne momentin kur njeriu mekatoi. Brenda tij u fut ndjenja e fajit, turpit, frikes, justifikimit, deshira per t'ja hedhur fajin tjetrit ne menyre qe t'i shmanget denimit, etj.

    Para mekatit Adami dhe Eva qendronin lakuriq para Perendise dhe nuk kishin as ndjenjen me te vogel te turpit. Kjo gjendje me kujton femijen e vogel qe lahet nga nena e tij. E imagjinoni nje femije 4-5 vjecar te kete turp nga nena e tij? Nje gje e tille do ishte absurditet. E njejta gje eshte edhe me njeriun e pare para mekatit. Do ishte absurditet nese njeriu do kishte turp nga krijuesi i tij. Dhe megjithate kjo gje ndodhi. Kur njeriu mekatoi, dhe Zoti zbriti sic e kishte zakon te kalonte kohe me njeriun, ata u fshehen dhe mbuluan trupin e tyre me gjethe fiku. Ne ta u fut ndjenja e turpit dhe e frikes ndaj Perendise dhe bashke me ta u fut edhe deshira per te kenaqur Perendine ne menyre qe te pranohet nga Ai.

    Si filloi praktikimi i fese? Para se te pergjigjem do doja te thoja me pare se Fete qe egzistojne, pamvaresisht nga ndryshimet qe ato deklarojne se kane, kane nje bosht te perbashket. Jane tre gjera qe egzistojne ne cdo fe qe ne njohim sot, si ato pagane dhe politheiste, ashtu dhe ato monoteiste. Keto tre gjera jane: Tempulli, Prifterinjte dhe Flijimet. Nuk ka fe qe te mos i kete keto tre gjera.

    Tani t'i kthehemi pyetjes: Si filloi praktikimi i Fese? Abeli dhe Kaini filluan t'i bejne oferta Perendise per ta kenaqur Ate. Njeri i ofroi Perendise nga prodhimet e tij bujqesore ndersa tjetri flijoji nje kafshe. Ketu fillon edhe historia e Fese. Ketu e ka zanafillen edhe Feja. Feja nuk ishte shpikje e Zotit, por e njeriut. Njeriu kerkonte te gjente nje menyre se si te kenaqte Perendine, por Perendia nuk mund te kenaqej nga metodat njerezore. Eshte e vertete se vete Perendia me vone, u dha udhezime njerezve se si te flijonin, si te ndertonin tempujt ashtu si dhe vendosi prifterinjte, por te gjitha keto nuk ishin asgje tjeter vecse nje hije e dickaje madheshtore qe do vinte me vone, per te cilen do flas me poshte.

    Le t'i kthehemi tre gjerave te perbashketa qe fete kane sot. Tempulli, pra vendi ku do banonte Zoti dhe njerezit do gjenin prezencen e Tij; Prifti, ndermjetesi midis Perendise dhe njeriut te thjeshte; Flijimi, perpjekja njerezore per te kenaqur Perendine dhe per t'ju shmangur zemerimit te Tij. Te treja keto, sic kam thene me siper, jane boshti i te gjitha feve egzistuese.

    A ndodh kjo gje edhe me Krishterimin? A i kishte edhe Krishterimi keto cilesi te feve te tjera? Krishterimi eshte e vetmja "fe" (nese mund ta quajme te tille) qe nuk pati tempuj, nuk pati ndertesa te vecanta te caktuara per te adhuruar Perendine. Te Krishteret e pare e adhuronin Perendine kudo, ne shtepira, ne fusha, male, pyje dhe kudo qe ata te gjendeshin. Te Krishteret e pare e dinin mjaft mire se Perendia i vertete nuk banon ne ndertesa te ndertuara nga dora e njeriut. Ata e dinin shume mire se ata vete ishin Tempulli i vertete i Perendise dhe se Perendia kishte ardhur dhe banuar ne ta.

    Krishterimi eshte "feja" e vetme (nese mund ta quanim te tille) qe nuk kishte prifterinj. Ata e dinin shume mire se ata vete ishin prifterinj dhe se kishin te drejten te futeshin ne vendin me te shenjte dhe te komunikonin drejtperdrejt me Perendine. Ata e dinin shume mire se nuk kishin nevoje per ndermjetes, pasi ndermjetesi i tyre i vertete me Perendine ishte Kryeprifti i tyre, Jezu Krishti.

    Krishterimi eshte "feja" e vetme (nese mund ta quajme te tille) qe nuk pati flijime. Ata e dinin shume mire se nuk kishin nevoje te flijonin ndonje kafshe ne menyre qe te kenaqnin Perendine, te miratoheshin nga Ai dhe t'i shpetonin zemerimit te Tij. Te Krishteret e pare e dinin mjaft mire se i kishin shpetuar nje here dhe pergjithmone zemerimit te Perendise, pasi zemerimi dhe denimi kishte rene mbi Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u flijua ne Kryq per hir te tyre.

    Keshtu pra, ndersa njeriu vuante nen zgjedhen e nje sistemi fetar, duke u munduar te pajtohet me Perendine, ne Krishterim kete gje e beri vete Perendia duke e bere njeriun te lire, jo vetem qe te clirohet nga zgjedha e fese, por edhe te kete mundesine te komunikoje me Perendine ashtu si komunikonte njeriu i pare para se te mekatonte.

    Po mire, do thote dikush, une nuk e njoh nje Krishterim te tille. Une njoh nje Krisherim qe edhe tempuj ka, edhe prifterinj ka, edhe flijime ka (mbase jo si ne kohet e lashta, por flijime moderne). Per cfare lloj Krishterimi po flet ti?

    Eshte me se e vertete. Krishterimi lindi si nje besim pa tempuj, prifterinj dhe flijime, por me kalimin e kohes, Krishterimi i vertete e humbi pastertine dhe thjeshtesine e besimit te tij. Me kalimin e kohes Krishterimi u kthye ne nje Fe, ne nje fe te vdekur, ne nje fe, qe pervec emrit nuk ndryshonte ne asgje nga fete pagane. Kur kjo gje ndodhi, Krishterimi humbi fuqine e tij, qe ishte Jezu Krishti. Tashme Krishti, nga jete qe ishte per te Krishteret, u kthye ne nje emer fetar, ne nje person historik, apo ku e di une se cfare, por Krishti, nuk ishte me fuqia e te Krishterit. Krishterimi i paster qe kishte fuqine te ngjallte akoma edhe guret, u kthye ne nje fe te rendomte.

    Kam dhene nje pergjigje se cfare eshte Feja, por sic e thashe edhe ne fillim, ka me shume se nje pergjigje per te pershkruar fene. Me lejoni te huazoj disa thenje te tjera per fene.

    Feja eshte opium! Plotesisht dakort. Feja eshte opium, eshte nje ilac qe i ve njerezit ne nje gjume te thelle dhe i mban ne erresire te plote. Njerezit, mund te mos kene idene se cfare predikon feja e tyre, por kur vjen puna per ta mbrojtur, ata behen fanatike dhe deklarojne se feja e tyre eshte feja e drejte. Nese u kerkohet te argumentojne drejtesine e besimit te tyre, ajo qe do kuptoje dikush eshte se ata e besojne nje gje te tille per vete faktin se ata paten fatin te lindin ne nje vend ku praktikohet feja e tyre. Ata qe femije, u brymosen me ritet dhe traditat e fese se tyre dhe keshtu arriten sa edhe te besojne se ata linden Ortodokse, Katolike apo Muslimane.

    Nje grek do thote se feja Ortodokse eshte feja e drejte, vetem per faktin se lindi ne Greqi nga prinder Grek. Nje italian do thote se feja Katolike eshte me e drejta dhe nje turk apo arab do thote se feja muslimane eshte me e drejta. Perse? Sepse atyre u qelloi te lindin ne vendet perkatese. Kjo tregon pra, se feja eshte opium per popullin.

    Feja eshte politike! Po, feja ashtu si edhe politika ka etje per pushtet. Feja e ka treguar qarte gjate historise se kur pushteti i saj kercenohet, eshte gati akoma edhe te vrase njerez ne emer te Zotit. Feja do kete fuqi dhe pushtet persa kohe do kete njerez fetare ne gjumin e shkaktuar nga opiumi qe ajo u ofron njerezve sepse pushteti i saj varet nga numri i madh i anetareve te saj.

    Meqe politika eshte kurve, me jepet rasti te them se edhe feja eshte kurve. Feja ka flirtuar dhe ka kurveruar me boten dhe gjerat e kesaj bote. Feja eshte nje Lavire e ndyre, me e ndyre se politika, sepse pervec faktit se Feja kurveron, ajo mbeshtillet me nje petk fetar per t'u kamufluar dhe per te mashtruar njerezit se gjerat qe ben, i ben ne emer te Zotit.

    Ne kundershtim me Fene, Krishterimi i vertete eshte Drite sepse Drita e vertete qe eshte Jezu Krishti, banon ne zemrat e te Krishtereve te vertete dhe ndricon jo vetem ata, por edhe te gjithe ata njerez qe duan te ecin ne drite.

    Ne kundershtim me Fene, Krishterimi i vertete apo Kisha e Jezu Krishtit, nuk ngaterrohet me politiken dhe as me punet e kujtdo qeverie. Ajo (Kisha) i jep cdo qeverie ate qe i takon qeverise dhe Perendise ajo qe i takon Perendise.

    Ne kundershtim me Fene, Kisha e Jezu Krishtit, jo vetem qe nuk eshte Lavire, por eshte nje Nuse e paster e cila i qendron besnik deri ne fund Dhenderrit te saj, Jezu Krishtit dhe eshte ne pritje te Tij deri ne diten qe do vije dhe do ta rrembeje per te kaluar perjetesine me Te.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    feja e mire eshte te ndihmos jetimin dhe vejushen....besimi eshte tregimi dhe shpresimi i gjerave qe nuk duken .......

    te besosh do te thote mos te kerceshne errsire.feja eshte te kercesh ne genjeshter

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A Eshte Feja E Rendesishme Per Bashkimin e Dy Personave?
    Nga Kliton nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 03-08-2010, 01:28 PM
  2. "Feja" e shqiptarit
    Nga ar123 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2009, 09:16 AM
  3. Martesat brenda gjinise, feja kunder
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 01:55 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 02:42 PM