Sport:Futboll disa lajme shkurt.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Sport:Futboll disa lajme shkurt.

    Receta Gatimi

    Mancesteri thyen cdo rekord


    Mancester Junajtid fiton 282-0! Kryesuesit e "Premier League" kane plot tre muaj qe nuk pesojne asnje gol. Mancester Junajtid nuk peson asnje gol ne 12 ndeshje te Premier Lige, duke thyer nje rekord te ri, ne nje kohe qe klubet e tjera te Premier Liges, kane pesuar plot 282 gola ne total. Portieri Edvin van der Sar nuk eshte thyer ne 1,122 minuta, qe kur ne porten e Mancester Junajtid shenoi sulmuesi, Samir Nasri, per ekipin e Arsenalit, me 8 nentor. Edvin van der Sar ndihmoi Mancester Junajtid ne 12 ndeshjet e fundit te Premier Liges, duke mos pesuar asnje gol. Reina i Liverpulit, vjen pas Van der Sar.

    Lamtumire Inter, Kuarezma drejt Celsit

    Ish-trajneri i Celsit, Hoze Murinjo pranoi se Kuarezma nuk eshte lojtari i preferuar i Interit, ndaj edhe mund te largohet ne nje skuader tjeter. Behet e ditur se eshte arritur nje marreveshje me klubin e Celsit, qe Kuarezma te bashkohet ne fund te kampionatit. Madje lajmi eshte zyrtar, pas mberritjes se faksit, qe verteton marreveshjen mes dy klubeve ne fjale. Ne prag te mbylljes se merkatos se dimrit, klubi i Totenhemit e shihte sulmuesin e Portugalise, si nje perforcim te mundshem. Pas barazimit te fundit me Torinon, Murinjo beri te ditur se sulmuesi nuk mund te qendroje gjate: "Nuk kam punuar kurre me te, por e kam ndjekur si lojtar. Kur ishte tek Totenhemi, apo edhe tek Njukasell, me pelqente shume si lojtar." Madje Murinjo nuk e ka perfshire 25-vjecarin, Kuarezma ne ekipin qe do te konkurroje ne Ligen e Kampioneve. Kampionet e Italise dhe Mancester Junajtid do te ndeshen me 24 Shkurt, ne ndeshjen e Liges se Kampioneve. Ish-lojtari i Portos eshte larguar nga Porto, per nje shume prej 20 milione euro, por Murinjo shprehet ne lidhje me paraqitjen e tij: "Jam i zhgenjyer. Ai ishte nje lojtar te cilin e dija te Interi, por fatkeqesisht nuk ka qene ne gjendje te perballoje kritikat e leshuara kundrejt tij."



    Mutu, njeriu i fitores per Fioren


    Sulmuesi i Fiorentines, Adrian Mutu, i rikthyer pas tre javesh pushim, i dha Fiorentines nje trepikesh te cmuar ne ndeshjen e prapambetur, perballe Bolonjes. Rumuni shenoi ne '6 dhe '16, duke e zgjidhur shume shpejt fitoren ne epersi te ekipit te tij. Goli i Bolonjes dha pak shprese per barazim, por ne fund sulmuesi tjeter i Fiorentines, Zhilardinjo shenoi golin e trete. Keshtu ndeshja mes Fiorentines dhe Bolonjes, e cila eshte zhvilluar nje dite me vonese per shkak te bores, perfundoi ne epersi te vjollcave, 3-1.


    Milan hap thesin, 15 milione euro per Beckham



    Milan po hedh hapa konkrete ne perpjekjet per te blere nga Los Angeles Galaxy mesfushorin anglez David Beckham.

    Kuqezinjte nuk kerkojne te humbasin nje lojtar te vyer si David, duke hapur thesin per te mos e lejuar te largohet ne muajin mars. Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e shoqerise italiane i kane bere nje oferte prej 15 milione eurosh skuadres amerikane. Gjithashtu, lojtarit i jane premtuar rreth 5 milione euro ne sezon.

    Gjate 5 ndeshjeve te para ne Serie A, Beckham ka shenuar dy gola dhe dhe ka dhene disa asiste per shoket e skuadres, duke treguar se karriera e tij nuk ka perenduar ende. Afati i fundit per t’u bashkuar me kalifornianet e Galaxy eshte data 9 mars.


    Arsenal-Arshavin bashkohen deri ne 2012-en



    rsene Wenger me ne fund ka arritur te shkepuse nga Zenit Shen Peterburg sulmuesin e talentuar Andrei Arshavin.

    Arsenal e mbyll merkaton e dimrit ne menyren me te mire te mundshme. Arsene Wenger me ne fund ka arritur te shkepuse nga Zenit Shen Peterburg sulmuesin e talentuar Andrei Arshavin.

    Edhe pse gjate oreve te fundit dukej se gjithcka ishte bllokuar per shkak se palet nuk po binin dakort per detajet ekonomike te marreveshjes, gjithcka eshte zhbllokuar ne finish te orarit zyrtar te mbylljes se merkatos dimerore.

    Sulmuesi i kombetares ruse Andrei Arshavin, do luaje me fanelen e “Gunners” gjate 3 sezoneve te ardhshme. Sipas te dhenave te para, mesohet se marreveshja eshte konkretizuar per shifren e 13 milione eurove, ndersa lojtari 27 vjecar ka firmosur nje kontrate qe e lidh me londinezet deri ne vitin 2012.


    Robinho: Real me tradhetoi per portugezin Ronaldo



    Pak muaj pasi eshte bashkuar me Manchester City, braziliani Robinho rrefen nje prapaskene te levizjeve qe beri Real Madrid per te marre portugezin Cristiano Ronaldo.

    I shitur per nje shifer te perafert me 50 milione euro, numri 10 i “citizens” zbulon planin e ish presidentit Calderon per te marre ne “Bernabeu” lojtarin me te lakmuar ne bote.

    “Kisha cilesite per te luajtur ne nje skuader si Reali, por aty nuk do kisha mundur asnjehere te behesha numri 1. Nga ana tjeter, tek Manchester City e kam kete mundesi”, pohon Robinho ne nje interviste dhene per gazeten “Marca”.

    Ne vijim, ai flet per momentin e largimit dhe cfare e beri te vendoste per te pergatitur valixhet. “Kishin kohe qe donin te me shisnin. Qellimi i tyre ishte te me dergonin tek Manchester United per te marre portugezin Cristiano Ronaldo”, pohon sulmuesi brazilian.



    Raul: Deshiroj ta mbyll si Zidane



    Ka kaluar rekordin e Alfredo Di Stefano-s duke shenuar 307 gola por kjo nuk e ka bere te mendoje per t’u terhequr. Sulmuesi i Real Madrid, Raul Gonzalez Blanco ka shume deshire te vazhdoje te luftoje per te sjelle trofe te tjere ne “Shtepine e Bardhe”.

    “Dua te luaj akoma edhe per 2 ose 3 vjet ne nivele te larta. Deshiroj te jem protagonist si Zidane por kjo eshte nje gje shume e nderlikuar. Nuk eshte e lehte ta mbyllesh karrieren ne formen maksimale. Gjate gjithe ketyre viteve kam ndryshuar shume. Pasi mberrita tek Real isha vetem nje djalosh qe la shkollen dhe papritur e pashe veten duke luajtur ne krah te idhujve te mi si, Butragueno, Michel e Sanchis”, shprehet sulmuesi ne nje interviste dhene per gazeten “AS”.

    Ne vijim ai i dedikon nje mendim edhe trajnerit Fabio Capello, duke pohuar se ai eshte tekniku qe e ka ndihmuar me shume ne aspektin profesional.



    SHBA kerkon nje tjeter boteror



    Pas USA 94, Shtetet e Bashkuara te Amerikes mund te presin nje tjeter kampionat boteror.

    Sipas shefit te Federates Amerikane te Futbollit, institucioni qe ai drejton do punoje per te fituar te drejten e organizimit te nje tjeter aktiviteti me permasa kaq te medha.

    “Kupa e Botes eshte evenimenti me i madh sportiv ne bote dhe te kesh mundesine ta mirepresesh serish eshte nje nder i madh dhe nje sfide e jashtezakonshme”, thekson Sunil Gulati.

    Ne vijim te deklarates, ai beri te ditur se SHBA ka zyrtarizuar kandidaturen per vitet 2018 dhe 2022. Heqja e formules se rotacionit ka bere qe per boterorin e vitit 2018 dhe 2022 te kete shumllojshmeri gjeografike per sa i perket vendeve kandidate.



    Frenk Lampard i pezulluar pėr tre ndeshje

    Londėr - Federata Angleze e Futbollit e ka dėnuar me tre javė pėrjashtim futbollistin e Ēelsit, Frenk Lampard. Lampard ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq nė minutėn e 60-tė tė takimit Ēelsi-Liverpul qė u luajt kėtė fundjavė.

    Skuadra e Ēelsit u mund me rezultatin 0-2, humbje kjo qė i lejon shkėputjen me tre pikė skuadrės sė Liverpulit. Klubi i Ēelsit kėrkon rishikimin e masės ekstreme tė marrė nga federata ndaj futbollistit Frenk Lampard.



    Bajerni i Mynihut siguron pėr vitin tjetėr Baumjohann



    Mynih - Bajerni i Mynihut ka arritur tė shohė pėrtej merkatos sė sapombyllur tė janarit. Kampionėt e Gjermanisė, pas marrėveshjes me Oliēin nga Hamburgu dhe me ukrainasin Timoshēuk, kanė arritur tė sigurojnė pėr vitin e ardhshėm mesfushorin gjerman, Alexander Boumjohann.

    Futbollisti 22-vjeēar ka nėnshkruar njė kontratė me klubin bavarez qė pėrfundon nė fund tė vitit 2012. Boumjahann do tė vijė me parametra zero nga skuadra e Borusia Myshenglanbahut nė muajin gusht.



    Maldini: Do tė luaj edhe njėherė pėr Italinė

    Mbrojtėsi legjendar i Milanit dhe Italisė, Paolo Maldini, u ka premtuar miliona fansave tė tij se do ta vesh fanellėn e Pėrfaqėsueses Azzure edhe njėherė, para se tė pensionohet si futbollist. Tifozė tė shumtė tė Maldinit kanė kėrkuar qė legjenda italiane ta vesh edhe njėherė fanellėn e pėrfaqėsueses sė Italisė para se ta mbyll karrierėn si futbollist, ndėrkaq mbrojtėsit tė Milanit i ka pėlqyer kjo ide. "Ta vesh edhe njėherė fanellėn e Italisė do tė ishte kėnaqėsi pėr mua. Nuk do tė ishte njė rikthim nė ekipin kombėtar, por moment i shkėlqyer pėr ta festuar karrierėn time tė gjatė me Italinė. Prandaj do tė isha i ngazėllyer ta bėj kėtė gjė", ka thėnė Maldini pėr "Milan Channel".

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    Interi do tė ndryshojė sulmin

    Tashmė ėshtė bėrė e ditur pėr tė gjithė se pas shitjes nė formė huazimi tė Quaresmas te Chelsea ėshtė njė project shumė I qartė pėr tė sjellė Didier Drogba te Interi nė sezonin e ardhshėm.Por sulmuesi nga Bregu I Fildishtė mund tė mos jetė pėrforcimi i vetėm nė repartin e avancuar tė paktėn nga inform,acionet qė vijnė nga rruga Durini.Hoze Murinjo ka nė fakt nė mend qė tė rinovojė artilerinė e tij me pėrjashtim tė suedezit Ibrahimovic.Nė fund tė sezonit Crespo do tė jetė I lirė qė tė shkojė nė njė klub tjetėr.I njėjti fat edhe pėr argjentinasin tjetėr Hulio Kruz ndėrkohė qė luzitani ka ende dyshime tė mėdha nė lidhje me qėndrimin e Adrianos dhe Ballotellit.Nė se nė qershor do tė realizohej me tė vėrtetė ky skenar i planifikuar duhet thėnė se Morati do tė bėjė investime tė mėdha pėr tė plotėsuar boshllėqet nė sulmin zikaltėr.Investime qė do tė pėrqėndrohen tė gjitha te Sergio Agueero njė ėndėrr e ndaluar deri tani pėr presidentin zikaltėr pėr tė cilin do tė shfrytrėzohen marrėdhėniet e mira me Maradonėn.Ndėrsa pista tjetėr ėshtė ajo e rikthimit tė Roberto Aquafreskas i cili po bėn njė sezon tė shkėlqyer me Kaljarin dhe sezonin e ardhshėm mund tė rikthehet nė bazė.Ndryshime nė horizont nė shtėpinė zikaltėr e cila duket sikur do tė rinovojė sulmin e saj.



    Ranieri: Duam tė kalojmė turin nė Kupėn e Italisė

    Torino - Tekniku i Juventusit, Klaudio Ranieri, e sheh me mjaft rėndėsi ndeshjen me Napolin pėr ēerekfinalet e Kupės sė Italisė. Kjo ėshtė ndeshja e fundit pėr kėtė tur, pasi tre ndeshjet e tjera janė luajtur mė parė. Ndeshja ėshtė parashikuar pėr t’u luajtur nesėr nė orėn 20:45 nė stadiumin “San Paolo” tė Napolit.

    “Kupa e Italisė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr ne, sepse, siē e kam thėnė shumė herė, ne duam qė tė bėjmė paraqitje tė mira nė tė gjitha kompeticionet dhe t’u shkojmė deri nė fund tė gjithave, -deklaron Klaudio Ranieri. Kjo e nesėrmja ėshtė njė ndeshje mbijetese, dhe ne jemi tė pėrgatitur plotėsisht pėr ta fituar atė”.

    Pėrballjet e kėtij turi janė vetėm me njė takim, dhe skuadra qė do tė fitojė nesėr do tė pėrballet nė gjysmėfinale me Lacion. Ēifti tjetėr gjysmėfinalist ėshtė ai mes Interit dhe Sampdorias.


    Bufon dhe Markioni jashtė listės sė Ranierit

    Torino - Bufon dhe Markioni nuk janė nė listėn e lojtarėve te thirrur nga tekniku Ranieri nė prag tė ndeshjes sė Juventusit me Napolin pėr ēerekfinalet e Kupės sė Italisė. Kludio Ranieri nė kėtė pėrballje duhet tė bėjė edhe pa Kielinin, Zanetin, Zebinan, Salihamixhixhin, Ekdalin dhe Knjezeviēin.

    Duke u rikuperuar ėshtė Maninger, Kamoranezi, Tiago dhe Xhovinko. Mė poshtė do tė paraqesim edhe listėn e plotė me emrat e futbollistėve tė thirrur nga Klaudio Ranieri pėr ndeshjen qė Juventusi do tė luajė me Napolin.



    FIFA mbėshtet FIGC-in pėr pezullimin e futbollistėve

    Presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, i ėshtė pėrgjigjur sot nė mėngjes letrės sė dėrguar dje nga numri njė i Federatės Italiane tė Futbollit, Xhankarlo Abete, lidhur me pėzullimin pėr njė vit tė futbollistėve Manini dhe Posancini. Blater i ka dhėnė mbėshtetjen e plotė institucionit italian lidhur me vendimin ekstrem ndaj dy futbollistėve.

    Futbollistėt janė pezulluar nga TAS (gjykata sportive italiane) pėr njė vit nga futbolli, pasi ata janė prezantuar me vonesė nė testin anti-doping nė prag tė pėrballjes mes Breshias dhe Kievos nė dhjetorin e vitit 2007.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Juventus, 30 milionė euro pėr Daivd Silvėn



    Radio Valencia-Cadena SER ka raportuar sė fundmi se drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka udhėtuar nė mesjavė drejt Spajės pėr tė ndjekur miqėsoren me Anglinė, pikėrisht pėr tė kqyrur performancėn e mesfushorit tė Valencias, David Silva. Seko ka takuar Hoze Vinsente Segiu, pefaqėsuesin e Valencias, tė cilit ika bėrė ofertėn zyrtare prej 30 milionė eurosh, 25 milionė nė dorė, ndėrsa pjesa tjetėr do tė jepet pasi tė shikohet performanca nė vazhdim e lojtarit. Me gjithė refuzimet e vazhdueshme tė Valencias nė lidhje me shitjen e “yjeve” tė saj, Seko ka kėrkuar njė takim zyrtar me presidentin Vinsente Soriano, qė mund tė mbahet javėn qė vjen. Gjithashtu besohet qė Juventusi do t’i ofrojė Silvės njė kontratė 5-vjeēare, pėr 4.5 milionė euro nė sezon.


    Galaksi: Bekham, prapakthehu!

    Milani nuk ka bėrė ofertėn e duhur. Ky ėshtė konkluzioni i pronarėve dhe drejtuesve tė Los Anxhelos Galaksi, tė cilėt janė shprehur prerė se Devid Bekham do tė kthehet nė SHBA nė datėn e caktuar, pra pikėrisht mė 9 mars. Presidenti i “Anchutz Entertainment Group” (pronarėt e Galaksi), Tim Liuik, tha se nuk ka marrėveshje me Milanin. “Bekham do tė kthehet mė 9 Mars dhe nuk dėshirojmė tė vazhdojmė me bisedimet. Sepse kjo nuk ndikon aspak mirė nė skuadėr, te trajneri dhe te fansat tanė. Kjo ishte hera e fundit qė u fiutėn nė bisedime pėr kėtė problem.” Sipas tė gjitha gjasave, Milani duket se nuk ka bėrė ofertėn e duhur, pėr t’i kėnaqur drejtuesit e Galaksi. “Jam i sigurt qė Milani do tė bėjė oferta tė reja, por neve nuk na intereson tė humbin besiminte fansat tanė. Milani e ka humbur kredibilitetin ditė pas ditė dhe nuk janė treguar seriozė me ne. Nuk ėshtė kjo mėnyra e duhur pėr tė bėrė marrėveshje”, - ėshtė shprehur Liuik. Sipas klubit amerikan, oferta e Milanit nuk i kaloi asnjėherė 10 milionė euro, edhe pse kėrkesa fillestare e Galaksi ishte 15 milionė. “Kėrkuan ta shfrytėzonin Bekhamin dhe ne, por kjo s’ėshtė aspak serioze. Pėr njėmuaj fillon kampoionati ynė, kėshtu qė e duam Bekhamin kėtu, pėr tė mos ndikuar mė shumė pėr keq nė skuadėr. Nuk dėshirojmė tė prishim imazhin te fansat tanė.”


    Alseandro Nesta, lamtumirė futbollit?

    Nuk ėshtė e thėnė qė Alesandro Nesta tė kthehet sa mė shpejt nė fushėn e blertė. Mbrojtėsi i Milanit rrezikon t’i thotė lamtumirė futbolit nė moshėn 33-vjeēare. Dje Nesta ka pasur dhimbje nė shpinė, ēka do tė thotė qė nuk ėshtė shėruar nga dėmtimi qė ka pėsuar muaj mė parė. Nesta nuk luan futboll qė prej tre-katėr muajsh dhe pritej tė rikthehej formacionit tė Milanit nė derbi me Interin. Jo vetėm qė kjo nuk ndodhi, por Nesta duhet t’i bėjė mirė llogaritė me shėndetin e tij. Sipas burimeve pranė klubit kuqezi, diskutohet pėr njė operacion tė mundshėm, qė do ta mbante pėr shumė muaj tė tjerė jashtė fushės. Nė kėtė pikė, nė moshėn 33-vjeēare, Nesta po mendon tėrheqjen nga futbolli, pasi edhe nėse do tė rikthehet, nuk do mund tė luante nė nivelet e mėparshme. Milani ėshtė persekutuar nė kėtė sezon nga dėmtimet e shumta tė futbollistėve, ēka ėshtė reflektuar edhe te rezultatet, qė nuk janė tė kėnaqshme. Milani renditet nė vendin e tretė, me tetė pikė mė pak se Interi i vendit tė parė.


    Burimi:Sporti Shqiptare

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Reali e ēon nė -10 diferencėn me Barcelonėn



    Reali e ēon nė -10 diferencėn me Barcelonėn
    Tė paktėn kampionati spanjoll ka dalė nga rutina. Ishim mėsuar tė shikonim ēdo javė dy skuadrat e para tė fitonin, ndėrsa diferenca mes tyre mbetej e njėjtė. Real Madrit ka fituar thellė nė ndeshje e sotme nė transfertė me Sporting Gijonin, duke konformuar formėn e mirė qė po kalon. Nė fazėn e parė Raeli e ka mundur 7-1 Gijonin, ndėrsa nė fushėn e tij nuk ka bėrė mė shumė se katėr gola. Barcelona, pas shumė e shumė javėsh ėshtė ndalur nė transfertė nga Betisi, qė nė pjesėn e parė kryesonte 2-0. Diferenca mes dy skuadrave mė tė mira tė kampionatit Spanjoll ka shkuar nė 10 pikė, por ėshtė ende herėt pėr tė thėnė qė lufta pėr titull ėshtė rihapur. Sot janė luajtur takimet e mbetura tė Primera Divizion, qė ka dhėnė rezultatet e mėposhtme:

    Sporting Gijon 0 - 4 Real Madrid
    (15′ [0 - 1] Raul, 37′ [0 - 2] K.J. Huntelaar, 49′ [0 - 3] V.d.S.J. Marcelo, 76′ [0 - 4] Raul)



    Almeria 3 - 2 Valladolid
    (17′ [0 - 1] S.G.P. Leon, 22′ [0 - 2] H. Goitom, 62′ [1 - 2] A. Crusat, 70′ [2 - 2] K. Uche, 78′ [3 - 2] A. Negredo )



    Athletic Bilbao 1 - 1 Recreativo Huelva
    (33′ [0 - 1] F. Aitor, 50′ [1 - 1] G. Toquero)



    Numancia 0 - 1 Mallorca
    (21′ [0 - 1] A. Aduriz)



    Racing Santander 1 - 1 Villarreal
    (24′ [1 - 0] N. Zigic, 42′ [1 - 1] S. Cazorla)


    15/02/2009
    Burimi:Sporti Shqiptare

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kaka: dua tė fitojё Kupёn UEFA



    Superylli i Milanit, Kaka, thotė se rosonerёt e kanё marrё me seriozitet garёn e Kupёs UEFA kёtё sezon dhe se sё shpejti do tё ketė njё trofe tjetėr nё duar.
    “Milani do t’u rikthehet trofeve sё shpejti. Nё futboll ka momente tё mira dhe jo tё mira, por nёse jeni nё njё klub tё shkёlqyeshёm, sigurisht se kohёt e mira do tё rikthehen si edhe shanset pёr tё fituar trofe”, ka thёnё Kaka.

    Rosonerёt kanё udhėtuar nё Gjermani ku sonte do tё pėrballen me Werder Bremenin nё kuadėr tё rundit tё tretё tё Kupёs UEFA.

    Ndёrkohё, Kaka ёshtё lidhur sёrish me njё kalim nё Manchester City, pasi ditёve tё fundit mediat angleze kanё shkruar se klubi i Premierligёs planifikon tё bёjё ofertё edhe gjatё verёs pёr yllin brazilian.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kasano, pasardhėsi i Del Pieros te Juvja



    Saki “e sponsorizon” si trashėgimtarin e kapitenit. Bufoni e bekon, por duhen 20 milionė euro

    Nė shtėpinė e Juves lėvizjet e merkatos, nė prag tė qershorit qė vjen, kanė filluar prej kohėsh. Objektivi kryesor ėshtė tė gjėndet njė zėvendės i Nedvedit. David Silva i Valencias ėshtė individualizuar si numri njė. Vlera? 25 milionė euro. Por drejtuesit bardhezinj po punojnė edhe pėr Antonio Kasanon. Presidenti Koboli Xhilji ia ka hapur dyert barezit, qė mund tė shfrytėzojė mundėsinė e zgjidhjes sė kontratės prej 15 milionė eurosh. Dhe kėshtu Juvja mund tė ėndėrrojė njė dyshe tė madhe, duke shpenzuar nė total rreth 40 milionė euro.

    VLERA - Megjithatė, pėr momentin, mė afėr duket Kasano, sesa spanjolli. Italiani ėshtė rritur nė njė pikė tė tillė sa qė konsiderohet i pjekur pėr hapin e madh cilėsor nė karrierė. Te Reali dėshtoi, te Juvja mund tė shpėrthejė pėrfundimisht. Presidenti bardhezi, Xhilji, para dy ditėsh u shpreh se “do ta marrim nė konsideratė Kasanon nė merkaton e ardhshme” dhe me 15 milionė euro gjithēka mund tė zgjidhet, gjithnjė nėse Sampi kėrkon bashkėpronėsi teknike, pėrfshirė edhe talentin Xhovinko.

    “SPONSORIZIMI” - Dhe ideja ka filluar t’u pėlqejė shumė njerėzve. Edhe Arrigo Saki ėshtė dakord me blerjen e Kasanos nga ana e Juventusit. Ish-trajneri i kombėtares dhe i Milanit, lavdėron talentin barez, duke e veshur me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė tė ardhmen: “E kam thėnė gjithnjė qė Antonio ėshtė njė talent i madh, - shpjegoi Saki. - Besoj se mund tė jetė ai pasardhėsi i Del Pieros te Juvja, kur natyrisht Aleksi tė vendosė tė tėrhiqet nga futbolli. Por me kusht qė Kasano tė arrijė tė ketė tė njėjtėn pjekuri dhe tė njėjtėt ekuilibra tė Del Pieros, brenda dhe jashtė fushe. Kur tė ndodhė kjo, futbolli italian do tė ketė gjetur njė kampion tė ri e tė madh”

    BUFONI E BEKON - Tė dielėn nė fushė si kundėrshtar, nė tė ardhmen kush e di. Antonio Kasano i ka ėmbėlsuar tifozėt bardhezinj nė ndeshjen ndaj Juventusit, duke marrė deri dhe duartrokitjet e stadiumit “Olimpiko” dhe vlerėsimin e Koboli Xhiljit, i cili nuk e mohoi qė “Zonja e vjetėr” po e ndjek. Ndėr tė tjera edhe Xhixhi Bufon ka bėrė “bekimin” e tij pėr talentin puljez: “Nuk jam njė drejtues, - tha numri njė bardhezi, - ndaj nuk po flas pėr njė kalim tė mundshėm, por Antonio ėshtė pjekur shumė. Sidoqoftė nuk them se do tė mė pėlqente tė luaja me tė, pasi do tė kisha mungesė respekti pėr shokėt e mi…”
    IDEJA - Me kontratėn e Del Pieros, qė i skadon nė vitin 2010-tė, i ashtuquajturi “Fantantonio”, do tė ishte pikėrisht emri i pėrshtatshėm pėr tė mbuluar rolin e sulmuesit tė dytė te Juventusi dhe pėr ta pasur, klubi juventin qenka gati tė sakrifikojė deri dhe Xhovinkon, qė duhet tė shitet nė bashkėpronėsi te Sampdoria. Njė ide qė i ka entuziazmuar tė gjithė ditėt e fundit. Sampdoria deri tani ka deklaruar se Kasanon e kėrkojnė shumė klube, qė do tė thotė se bisedimet nė merkaton e verės cilėsohen tė hapura qė tani. Edhe vetė Antonio nuk do tė gjente njė skuadėr mė tė pėrshtatshme se Juventusi.

    Trajneri dhe drejtori i pėrgjithshėm kanė mosmarrėveshje, tė cilat kanė ndikuar edhe nė skuadėr
    Napoli, Reja dhe Marino tė pėrēarė
    Njė rėnie vertikale: e paparshikueshme nė disa aspekte, por e shpjegueshme. “Lodra” Napoli, rrezikon tė prishet, duke ndėrprerė njė ecuri entuziazmuese nė fillim tė sezonit. Nė ngjitje ekzaltuese, nga Seria C, deri te kapėrcimi i dyfishtė dhe hyrja nė UEFA pėrmes Intertotos. Njė fazė e parė e shkėlqyer, me skuadrėn nė vendin e katėrt nė zonėn Champions deri nė fillim tė janarit. Pastaj poshtė: vetėm 2 pikė nė 6 javė dhe vendi i dhjetė. Nė njė administrim tė vogėl njerėzisht, siē u kėrkua nga strategjia e ndėrmarrjes sė De Laurentisit, pėrgjegjėsit, pėrveē presidentit, janė drejtori i pėrgjithshėm Marino dhe trajneri Reja.

    Dhe pikėrisht marrėdhėnia mes kėtyre dy tė fundit po pėson ēarje, duke sjellė keqkuptime dhe trysni, qė pėrfundojnė nė brendėsi tė skuadrės, e cila ka marrė dhe dėnimin e radhės: ekipi ėshtė i grumbulluar nga dje e deri tė dielėn me urdhėr tė klubit, edhe pse lojtarėt janė nxitur tė deklarojnė se ėshtė njė dėshirė e tyre tė mos shkojnė nė shtėpi pas stėrvitjes. Keqkuptimet mes drejtorit tė pėrgjithshėm nuk lindėn sot: zgjedhjet e merkatos sė Marinos, shpesh nuk kanė gjetur mbėshtetjen e plotė tė trajnerit.

    Nė janar, pėr njė mbledhje pėr merkaton, Reja u paraqit me njė bllok shėnimi, ku kishte pėrpiluar nevojat tekniko-taktike sipas pikpamjes sė tij: njė anėsor tė majtė (qė do tė zėvendėsonte Maninin, pastaj i pezulluar), njė mesfushor i aftė tė ndėrtojė lojėn dhe njė sulmues i parė. Marino kėrkoi vetėm njė blerje qė mund tė mbulojė rolin e parė, duke marrė pėr 6 milionė euro Datolon, qė ėshtė njė lojtar i mirė, por nuk ėshtė as njė anėsor e aq mė pak njė “regjizor”. Dhe kėshtu, pasi Reja nuk e ēmoi blerjen e argjentinasit Denis, mosmarrėveshjet, qė vinin edhe nga mėnyra e punės, u shtuan.

    Ndoshta qė nesėr, nė njė ndėrhyrje zyrtare, tė dy mund t’i rikthehen “dashurisė”, por mė shumė sesa tė bėjnė “show”, duhet tė bindin lojtarėt, mes tė cilėve duket se ka pėrēarje mes amerikanolatinėve (deri tani tė mbrojtur, ndonėse pėrgjegjės ndaj thyerjes sė rregullave, si netėt nė disko dhe Zalajeta qė nuk pranon stolin) dhe italianėve. Dhe me Xhenoan qė duhet pritur e Juven pėr tė luajtur nė Torino, ka pak pėr tė buzėqeshur.


    Zyrtarizimi
    Superkupa italiane do tė luhet nė Kinė


    Superkupa e ardhshme e Italisė do tė luhet nė Lindjen e Largėt, nė Pekin, kryeqytetin e Kinės. Dje ka mbėrritur zyrtarizimi pas takimit nė Romė mes Matarrezes, presidentit tė Ligės sė futbollit dhe krerėve tė Shoqatės sė Futbollit tė Beijingut, tė pėrfaqėsuar nga Uang Hui. Pėr momentin nuk ka detaje tė tjera, tė cilat do tė ilustrohen nė fund tė marsit nga tė dyja palėt. Sigurisht, do tė jetė njė udhėtim i bukur pėr tė dyja finalistet, siē ka ndodhur nė tė shkuarėn: Superkupa kthehet jashtė Italisė pas edicioneve amerikane tė 1993-it dhe 2003-it (nė Uashington e Nju Jork) dhe 2002-it nė Tripoli, Libi.


    Gati edhe Iakuinta
    Juventus, Ranieri riaftėson Trezegenė


    Ranieri, para stėrvitjes sė djeshme e ka mbajtur nė raport skuadrėn pėr gjysmė ore. Njė dialog ballė pėr ballė pėr tė analizuar gjendjen e fundit dhe pėr t’u rinisur. Qė nga Palermo, ku do tė kthehet i gatshėm Iakuinta, pas pezullimit dhe ndoshta edhe Trezege, qė u kthye nė grup sėbashku me Sisokon e Kielinin. Kthehen pas dėmtimeve nė skuadėr edhe Zebina, Knjezeviē e Salihamixhiē, tė cilėt punuan me shokėt dhe zhvilluan njė ndeshje stėrvitore para syve tė Ranierit. Kėshtu, ndaj Palermos, Juvja do tė jetė mė e plotė nė tė gjitha repartet.

    Burimi:Sporti Shqiptare

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Eto s’rinovon kontraten



    Eto s’rinovon, fut tė mėdhatė nė konkurrencė

    Manceter Siti ėshtė nė “pol-position” pėr blerjen e Samuel Etosė, pėr tė cilin ka gati njė ofertė prej 22 milionė euro. Sipas shtypit anglez, pėr Etonė, pėrvec Sitit, ineresohen Arsenali, Liverpuli dhe Celsi. Kėtė sezon Eto ėshtė kthyer nė formėn e tij mė tė mirė, c’ka tregohet qartė me 23 golat qė ka shėnuar deri tani nė kampionatin spanjoll. Nė fakt, nė verė, Barcelona e pat nxjerrė nė shtije, pasi Eto nuk po impenjohej si mė parė. Por nė kėtė moment shpėrthimi me gola, ėshtė vetė sulmesi kamerunas qė ka hedhur poshtė ofertėn e rinovimit tė Barcelonės. Nė rast divorci, Barcelona do tė preferonte ta shiste te Manceter Siti, qė ka ofruar shumėn mė tė madhe pėr Etonė, mirėpo 28-vjecari do tė kėrkojė tė nėnshkruajė pėr Arsenalin ose Liverpulin. Interi duhet tė nxitojė, sepse pėr Etonė konukurrenca sa vjen e rritet.

    Sipas lajmeve te fundit, kamerunasi deshiron te lajoje te Milani. Menaxheri i tij ka bere disa vizita te fshehta ne Milano, per te rene dakord per kalimin e lojtarit ne Serine A ne muajt e veres. Ne fakt, para se te niste sezoni i ri, Eto u vu ne shtije dhe nuk konsiderohej i vlefshem nga Guardiola, mirepo faktet tregojne qe Eto eshte nder me temiret ne bote. Kamerunasi nuk e ka harruar poshterimin qe i bene ne vere, keshtu qe nuk ka pranuar ta rinovoje kontraten. Milani eshtegati per ta marre, vetem mse duhet te prese veren.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2012, 05:31 PM
  2. Lakuriq ne fushe - Sport
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 07:15 PM
  3. Lajme Flash
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2008, 04:30 PM
  4. Ska lajme
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 09:03 PM