E vėrteta dhe realiteti
Psikologu Holandez Vander Hoven nė pėrpjekjet e tij studimore nė *fushėn e psikologjisė, ka informuar publikun rreth zbulimit tė tij tė fundit mbi efektin e tė lexuarit tė Kur’anit si dhe pėrsėritjen e fjalės ALLAH. Ai ka pohuar se ky zbulim nuk ėshtė vetėm pėr pacientin nė veēanti, mirėpo pėr tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi.
Profesori holandez Vander, ka konfirmuar se zbulimi i tij ėshtė i bazuar nė studime dhe hulumtime tė shumta, njėherit ėshtė zbatuar edhe nė shumė pacientė, prej njė periudhe tre vjetore.
Disa nga pacientėt e tij nuk qenė fare muslimanė, disa tė tjerė nuk flitnin gjuhėn arabe dhe megjithatė, ishin tė kėrkuar qė ta shqiptonin qartazi fjalėn Allah, nė mėnyrė qė ta gjenin shėrimin. Tė arriturat ishin mahnitėse, e nė veēanti mbi ata qė vuanin nga brengosja, hidhėrimi dhe presioni.
E pėrditshmja saudite "El-Vatan", ka bėrė tė njohur raportin e psikologut holandez, nė tė cilin thuhet: "Ata, tė cilėt kanė mundėsi ta lexojnė shkrimin arab si dhe ata, tė cilėt lexojnė Kur’anin rregullisht, janė tė mbrojtur nga sėmundjet psikike, tė tillėt janė muslimanėt."
Psikologu, shpjegoi se ēdo shkronjė nė fjalėn Allah ka ndikim pozitiv nė shėrimin e sėmundjeve mendore. Nė studimin e tij, ai pohoi se ēdo shkronjė posedon karakteristikat e veta, p.sh.:
Shkronja e parė e fjalės Allah, ėshtė: (A). Kjo shkronjė ėshtė e lėshuar nga sistemi frymėmarrės dhe nė tė njėjtėn kohė bėnė kontrollimin e frymėmarrjes.
Ai shtoi se shqiptimi i bashkėtingėllores (L), ashtu sikurse nė gjuhėn arabe, zbutė sistemin e frymėmarrjes pėr disa momente, dhe atė kur gjuha ndeshet me pjesėn e sipėrme tė nofullės me njė ndalje nė mes, dhe kėtė ndalje fillon ta pėrsėris vazhdimisht.
Ndėrsa, sa i pėrket shqiptimit tė shkronjės sė fundit, pra shkronja (H), ku pėrmes sė cilės shkaktohet njė kontakt nė mes tė mushkėrive dhe zemrės, dhe ky kontakt apo takim kontrollon dhe verifikon te rrahurat e zemrės.
Ajo qė mė sė shumti na tėrheq vėmendjen ėshtė se, ky psikolog nuk i takon besimit islam, mirėpo ėshtė i dhėnė shumė pas shkencave islame si dhe ėshtė duke bėrė hulumtime nė fshehtėsitė e Kur’anit.
Allahu i Madhėrishėm thotė: “Ne do t’u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t’u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (Fussilet, 53)