Gjarpri qė kishte ndjellė frikė dhe tmerr pėr krokodilėt dhe breshkat para dhjetėra milionė vitesh. Tė gjitha ata ishin vetėm njė meze pėr kafjall, drekė ose darkė.
Bėhet fjalė pėr gjarprin me emrin latin Titanboa cerehonenzis, pėrkatėsisht pėr Boan gjigante tė Cerehonit, sipas emrit tė njė miniere nė veri tė Kolumbisė ku kohė mė parė u gjetėn mbeturinat fosile.
Zbulimin mbrėmė nė Floridė e prezantoi ekipi i shkencėtarėve ndėrkombėtar. Boa gjigante ishte e gjatė tė paktėn 13 metra, kishte peshuar 1.200 kilogram, kurse trupin e kishte tė gjerė tė paktėn njė metėr. Ajo ka jetuar para 60 milionė vitesh, kur planeti ende kėndellej nga goditja e asteroidit qė shkaktoi asgjėsimin e dinosauruseve dhe tė qenieve tė tjera tė gjalla. Shkencėtarėt nė kėtė minierė zbuluan mbeturina tė fosileve tė 28 gjarpėrinjve tė kėtij lloji. Titanboan, si gjarpėr mė i gjatė qė ka jetuar ndonjėherė nė Tokė e zėvendėsoi Gjigantofisi, qė para 39 milionė vitesh e banonte Egjiptin dhe ishte i gjatė deri dhjetė metra. Prej gjarpėrinjve tė sotėm mė i madh konsiderohet njė lloj i gjarprit Piton qė arriti gjatėsinė deri nėntė metra.
Burimi:CdoDite.com