Presidenti i UEFA-s s’ėshtė dakord me huazimin 3-mujor: Pse tė mos blihet njė lojtar vetėm pėr njė ndeshje?

Bekham, Bekham dhe gjithnjė Bekham. “Dalja” e fundit mbi transferimin e anglezit tė Milanit ėshtė Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, qė shpreh dyshime mbi modalitetin e ardhjes te “Djalli” tė mesfushorit 33-vjeēar. Nė “shėnjestėr” tė Platinisė ėshtė zgjatja e huazimit tė ish-lojtarit tė Los Anxheles Galaksi te Milani, e pakuptimtė pėr standardet europiane dhe aq mė shumė pėr njė periudhė fare tė shkurtėr, gjė qė mund tė krijojė raste negative edhe te skuadrat e tjera.

KUNDĖRSHTIMI - “Problemi im nuk ėshtė Bekham, - tregon presidenti i UEFA-s, - por ėshtė Milani, qė ble njė lojtar pėr tre muaj. Pse atėherė tė mos blihet njė lojtar pėr njė ndeshje? Pėr njė finale tė rėndėsishme mund tė blihen edhe pesė futbollistė. Ėshtė njė situatė qė duhet vlerėsuar”, -ėshtė shprehur Platini nga Londra, ku ndodhej pėr tė sponsorizuar fitoren e njė kandidateje europiane gjatė organizimit tė “Botėrorit 2018″.

ARENA VĖ KUSHTE- Ēėshtja “Bekham” vazhdon tė pėrjetohet me shqetėsim edhe nė SHBA, mė saktė, nė klubin e Los Anxheles Galaksi. Pas deklaratave tė Bekhamit, qė konfirmoi dėshirėn pėr tė qėndruar te Milani, nuk mungon dhe pėrgjigjja e klubit amerikan. Kjo ėshtė ajo qė tė paktėn lexohet nė adresėn zyrtare tė klubit nė internet: “Nuk besoj se ėshtė e drejtė qė klubet e mėdha nė botė tė bėjnė komente pa biseduar nė radhė tė parė me ne, - shkruan trajneri i Los Anxhelesit, Brus Arena, nė kuadėr tė ēėshtjes, duke iu referuar Milanit pėr Bekhamin dhe Bajernit tė Mynihut pėr

Donovanin. - Unė them kėtė: ne do tė respektojmė ēdo marrėveshje pėr huazimin dhe do tė bėjmė gjithēka qė ėshtė e mundur”. Ndėrkohė, nga Amerika ka ndėrhyrė pėr ēėshtjen nė fjalė edhe Jonah Fridman, gazetar i “Sports Illustrated”, si dhe njė nga zėrat mė autoritarė nė fushėn e futbollit amerikan: “Edhe pse klubi i Galaksisė do t’i imponohej, Bekhami nuk do tė ishte njė figurė e vlerėsuar nė Los Anxheles nė sezonin e ardhshėm, - shpjegon Fridman, qė pastaj vazhdon. - Unė kėshilloj tė bėhet njė kėmbim me njė lojtar, me Ronaldinjon, tė bėhet njė tur i Milanit nė Kaliforni dhe njė binjakėzim me kuqezinjtė si ai i Real Salt Lake me Realin e Madridit dhe i Kolorado Rapids me Arsenalin”.

“DUA TĖ QĖNDROJ!” - Ndėrkohė, Devid Bekham ngre zėrin, duke folur qartė mbi tė ardhmen e tij: “Kam njė kontratė me Los Anxhelesin, por dėshira ime ėshtė tė qėndroj te Milani dhe shpresoj qė tė dyja klubet tė gjejnė marrėveshjen. Kam zbuluar njė marrėdhėnie tė mirė me mjedisin dhe tani do tė mė pėlqente te qėndroja nė Itali, - tha mesfushori anglez. - Milani ėshtė ekipi i duhur qė tė vazhdoj tė ruaj kėtė nivel dhe tė mund tė luaj me Anglinė.”
Erion ABULE

200 milionė stėrlina
Viktoria, shumė mė e pasur se Devid

E pasura e familjes ėshtė Viktoria. Tė paktėn, sipas asaj qė publikohet nga “Daily Express”, qė ka bėrė llogaritė nė xhepat e Bekhamėve: nė 2008-n, aktiviteti i Viktorias ka sjellė 200 milionė stėrlina. Pak mė shumė se 20 janė ato tė fituara nga Devidi. Dhe pėr Viktorian ka mbėrritur njė ofertė e re pune: anėtare e jurisė nė programin televiziv anglez “X Factor”. Njė zgjidhje e mirė pėr t’u kthyer nė Europė dhe pėr tė pasur afėr Devidin, menaxherėt e tė cilit po punojnė qė tė qėndrojė te Milani. Pėrveē kėsaj, “Spice Boy” pret edhe thirrjen e Fabio Kapelos nga kombėtarja pėr miqėsoren me Spanjėn.

Nė miqėsoren ndaj Gllazgout, trajneri Anēeloti vlerėson: Duhet tė jetė mė pak “brazilian”!
Tiago Silva, njė promovim “me hatėr”
Tiago Silva e ka kaluar me sukses edhe “provimin” e dytė me fanellėn kuqezi. Pas debutimit nė miqėsoren me Hanoverin, qendėrmbrojtėsi brazilian, i blerė nga Milani nė merkaton e janarit, ka lėnė njė pėrshtypje tė mirė edhe nė takimin miqėsor tė zhvilluar parmbrėmė nė Gllazgou kundėr Reinxhėrsit (ndeshja pėrfundoi nė barazim 2-2. Pėr kuqezinjtė shėnuan Kaka e Pato). Njė provė e mirė, qė gjithsesi u venit pak me gabimin qė bėri nė rastin e golit tė parė tė skocezėve.

“Tiago ka gjithēka, - ka komentuar trajneri Anēeloti, - kėmbė, fizik, nuhatje taktike. Duhet tė mėsojė tė jetė vetėm mė pak ‘brazilian’ dhe mė konfident me topin. Megjithatė, mua mė pėlqeu, ėshtė njė lojtar mbi tė cilin besoj se mund tė synohet shumė, sepse ka treguar gjėra tė mira.” Por pėrveē Tiagos, me Milanin debutoi edhe Mationi, i marrė nė janar nga Gremio (por edhe ky, sikundėr Tiago, duke qenė lojtar jokomunitar, do tė luajė me “Djallin” sezonin e ardhshėm). “Nuk luajti keq as Mationi, ashtu si pjesa tjetėr e repartit mbrojtės, - shpjegon trajneri kuqezi. - Pato e Kaką shėnuan, por mė pėlqyen shumė edhe Ronaldinjo, Sheva e Inzagi, qė pati shumė raste pėr gol. Nė pėrgjithėsi, kjo miqėsore ishte njė provė e mirė. Skuadra mė pėlqeu dhe sa vjen e pėrmirėsohet. Nė pjesėn e dytė luajtėn edhe mė mirė”. Edhe Tiago Silva, “e arkivon” me kėnaqėsi debutimin e parė me fanellėn kuqezi nė Skoci: “Jam i kėnaqur se si shkoi ndeshja, - shtoi braziliani. - U ndieva mirė nė fushė me shokėt. Mė vjen keq pėr golin e dytė qė pėsuam, por nė njė miqėsore mund edhe ta pėsosh. Jam i lumtur pėr Kakanė e Paton, sepse janė dy lojtarė tė pabesueshėm, tė aftė tė bėjnė ndryshimin nė ēdo moment”.

Parma

Lukareli rebelohet dhe braktis fushėn
Shpėrthen ēėshtja “Kristiano Lukareli” te Parma: sulmuesi 33-vjeēar nuk ėshtė grumbulluar pėr ndeshjen e sotme nė Ankonė pėr motive disiplinore. Vendimi ėshtė marrė dhe njoftuar nga trajneri i Parmės, Franēesko Guidolin, nė fund tė stėrvitjes, pasi lojtari, pa autorizim, ka braktisur fushėn gjatė ushtrimeve taktike. Me shumė mundėsi Lukareli druante se nuk do ta niste ndeshjen si titullar ndaj Ankonės, ashtu siē ndodhi tė shtunėn e shkuar kundėr Albinolefes. Ishte njė sjellje qė trajneri Guidolin nuk e ka falur: “Nuk mė kishte ndodhur asnjėherė nė 20 vjet karrierė, qė njė lojtar tė braktisė fushėn pa lejen time”.

Bolonja

“Bomberi” Di Baio bėn tė pėrulurin
Golashėnuesi mė i mirė i kampionatit, Marko Di Vaio, shijon momentin pozitiv, ku deri tani ka shėnuar 15 gola. Por sulmuesi i Bolonjės lavdėron skuadrėn e tij: “Ajo qė kam bėrė deri tani, kalon ēdo parashikim. Kam arritur objektiva tė rėndėsishėm nė pak kohė, por jo veēanėrisht pėr meritėn time: shokėt e mi mė kanė krijuar kushte qė tė shėnoj, unė kam finalizuar punėn e tė gjithė skuadrės, sepse ajo qė ka mė shumė rėndėsi, ėshtė grupi. Detyra jonė ėshtė tė punojmė tani, pėr tė marrė sa mė shumė pikė tė jetė e mundur. Osvaldo? Shpejt do t’i tregojė vlerat e tij, ka personalitet, ėshtė njė sulmues qė di tė shėnojė e tė shėrbejė”.



Burimi:Sporti Shqiptare