Liverpuli e ka fituar kryendeshjen e javės, duke mposhtur Ēelzin me rezultat 2:0. Fernando Torres ka shėnuar dy gola tė vonshėm, pėr ti mundėsuar Liverpulit fitoren si dhe tė mos e lejojė Manēester Junajtedin tė krijojė epėrsi mė tė madhe se dy pikė. Pas 88 minutash lojė pa gola, Torres shėnoi njė gol tė bukur me kokė, pas harkimit nga Fabio Aurelio, duke sjellė edhe epėrsinė e parė pėr Liverpulin. Goli, i cili ishte i pari i Torresin kėtė sezon nė Anfield, u pasua shpejt edhe nga njė gol tjetėr, qė shėnoi nė ēastet e fundit tė ndeshjes. Ēelzi qė nga minuta e 60-tė luajti me njė futbollist mė pak, pasi me karton tė kuq u ndėshkua Frank Lampard. Njė penalti e shndėrruar nė gol nga Kristiano Ronaldo ka mjaftuar pėr ti sjellė tri pikė tė reja kampionit nė fuqi, Manēester Junajted, nė ndeshjen ndaj Evertonit nė Old Trafford. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte dy minuta para fundit tė pjesės sė parė, kur Mikel Arteta ndėrhyri ndaj Majkėll Kerrik, ndėrsa gjyqtari e vlerėsoi si penallti. Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhė, duke i sjellė kėshtu fitoren Manēesterit. Kjo ndeshje u karakterizua edhe me njė rekord tjetėr. Portieri Edvin van der Sar ruajti edhe kėsaj here portėn e paprekur, duke thyer rekordin e mėhershėm prej 1.103 minutash pa pranuar gol. Pas barazimit nė mesjavė kundėr Evertonit, Arsenali ka barazuar sėrish, kėtė radhė kundėr skuadrės sė Valon Behramit, Uest Hemit. Me kėto pikė tė humbura Topēinjtė ia pamundėsojnė vetes garėn pėr titull. Me rezultat tė ngjashėm ka pėrfunduar edhe takimi ndėrmjet skuadrės qė mban vendin e katėrt, Aston Villa, e cila ėshtė pėrballur nė fushėn e saj kundėr Uiganit.