“Merengesit” kanė fituar ndeshjen e shtatė rradhazi dhe janė nėntė pikė larg Barcelonės kryesuese
Reali i Madridit ka fituar ndeshjen e shtatė rradhazi nė kampionatin spanjoll, me tė njėjtin stil qė kur ka ardhur trajneri Huande Ramos. Njė mbrojtje solide dhe pak spektakėl i kanė mjaftuar kampionėve tė Spanjės pėr tė mposhtur 1-0 Santanderin. Gjithsesi, “merengesit” kanė pasur njė rregullėsi mbresėlėnėse dhe kanė pėsuar vetėm njė gol nė gjashtė ndeshjet e fundit. Ramos debutoi me humbjen 2-0 ndaj Barcelonės, por Reali i tij ka fituar shtatė ndeshjet e tjera dhe ka “blinduar” vendin e dytė. Nė takimin e mbrėmshėm, tė gjithė prisnin golin e 308-tė tė Raulit, por rekordi i kapitenit duhet tė presė pasi protagonisti ishte Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas shėnoi nė minutėn e katėrt tė pjesės sė dytė golin me vlerėn e tri pikėve. Ndėrkohė, duhet thėnė se Kasiljas arriti rekordin e Bujos, duke u bėrė portieri qė ka mbrojtur mė shumė portėn e Realit.
Ndeshjet e tjera do tė luhen sot. Barcelona, e arratisur nėntė pikė mbi Realin e Madridit, do tė presė Sportingun e Gijonit nė njė takim ku sulmi mė i mirė i Spanjės vihet pėrballė mbrojtjes mė tė dobėt. Trajneri Guardiola do tė ketė probleme me formacionin, pasi Markez, Pike dhe Dani Alvesh janė tė skualifikuar dhe Karles Pujol nuk ndihet mirė fizikisht. Ndėrkohė, Atletiko e Madridit, qė nuk fiton prej shtatė ndeshjesh, ka zbritur nė vendin e shtatė tė klasifikimit dhe kjo i kushtoi vendi e punės trajneri Havier Agirre. Nė vend tė tij u muarr Abel Resino, qė do tė debutojė nė “Huelva” ndaj Rekreativos, qė vjen nga pesė rezultate pozitive rradhazi. Ashtu si Atletiko, edhe Vilareali i vendit tė pestė ka nevojė pėr njė kthesė nė rezultate. “Nėndetėsja” ka fituar vetėm njė nga tetė ndeshjet e fundit dhe do tė presė Numansian nė “El Madrigal”. Valencia do tė udhėtojė pėr nė fushėn e Osasunės.




Burimi:Sporti Shqiptare