Receta Gatimi

Ēelsi zyrtarizon trajnerin Hidink


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ēelsi zyrtarizon trajnerin Hidink

    Holandezi nuk firmos kontratė, por do tė drejtojė “blutė” deri nė qershor: S’ka nevojė tė firmos pėr Abramoviēin

    Ēelsi ka konfirmuar se trajneri i Rusisė, Gus Hidink, do tė drejtojė klubin anglez deri nė fund tė sezonit. Klubi i Premier Ligės i ėshtė drejtuar trajnerit holandez, 62 vjeē, pas shkarkimit tė Luiz Felipe Skolarit. Hidinku do tė kombinojė dy detyrat e tij, ashtu siē ka vepruar nė tė kaluarėn me Australinė dhe PSV Eindovenin. Ēelsi ėshtė aktualisht shtatė pikė pas Manēester Junajtedit, por ka edhe njė ndeshje mė shumė se kryesuesit. Nuk dihet nėse Hidinku do tė qėndrojė te Ēelsi edhe pas fundit tė kėtij sezoni, por pritet qė ai do t’i qėndrojė besnik angazhimit me Rusinė. Ēelsi ka konfirmuar se kishte marrė leje pėr tė biseduar me trajnerin e Rusisė. Lidhjet e ngushta tė tij me pronarin e Ēelsit, Roman Abramoviē, kanė bėrė qė ai tė pranojė kėtė ofertė. Hidink nuk ka drejtuar ndonjėherė ndonjė skuadėr angleze mė parė dhe nuk ka drejtuar madje asnjė klub qė prej largimit nga PSV ja pėr tė marrė Australinė nė vitin 2006. Deklarata e lėshuar nga Ēelsi nė faqen e tyre zyrtare nė internet thoshte: “FC Ēelsi konfirmon me kėnaqėsi se Gus Hidink do tė jetė trajneri ynė i pėrkohshėm deri nė fund tė sezonit. Ai do tė takohet me lojtarėt kėtė javė. Klubi dėshiron tė falėnderojė Federatėn Ruse tė Futbollit pėr bashkėpunimin dhe mirėkuptimin e tyre.” Hidink ndodhet nė Turqi aktualisht nė krye tė pėrfaqėsueses ruse, por pritet tė udhėtojė drejt Londrės sot, para set ė marrė detyrėn nesėr. “Nuk ėshtė kurrė mjaftueshme qė ta pėrgatitėsh skuadrėn brenda javės, por kjo ėshtė njė situatė e veēantė. Ēelsi ka lojtarė tė mirė, tė cilėt janė nė formė tė shkėlqyer dhe kjo do tė ma lehtėsojė punėn”, ka thėnė Hidink, i cili planifikon tė jetė nė krye tė Ēelsit pėr ndeshjen kundėr Uotfordit tė shtunėn. Holandezi ka thėnė se do tė takojė edhe Luiz Felipe Skolarin pėr tė biseduar pėr skuadrėn. Skolari u shkarkua nga detyra tė hėnėn. “Nuk jemi takuar ende, por do tė bisedoj me tė nė telefon nesėr ose pasnesėr”, ka thėnė holandezi Hidink, i cili nuk ka nėnshkruar ende njė kontratė me Ēelsin dhe nuk kishte nė plan tė nėnshkruante. “Nuk kam pėrse tė nėnshkruaj. Nuk ėshtė ēėshtje parash”, ka pohuar Hidink, qė gėzon marrėdhėnie tė mira me pronarin rus tė Ēelsit. Hidinku kishte treguar mė herėt, para konfirmimit nga klubi anglez, se po bėhej gati tė merrte detyrėn e trajnerit tė Ēelsit pėr tre mua deri nė fund tė kėtij sezoni dhe ndėrkohė synonte tė vazhdonte si trajner i Rusisė. I pyetur nė lidhje me ndihmėsit qė mund tė merrte me vete nė Stamford Bridge, Hidink ėshtė pėrgjigjur: “Jo tani. Mė duhet tė shoh njėherė situatėn nė skuadėr pėrpara se tė bėj ndonjė ndryshim, nėse ka nevojė”, ka pėrfunduar trajneri i ri i Ēelsit.

    Piter Kenion, e ardhmja nė dyshim
    Sipas gazetės angleze The Daily Mail, Ēelsi ka emėruar si trajner tė ri holandezin Gus Hidink. Kjo gazetė konfirmon faktin se mes klubit anglez dhe trajnerit 62 vjeēar ėshtė arritur marrėveshja dhe ai do tė jetė edhe nė krye tė pėrfaqėsueses ruse njėkohėsisht. Pronari rus i Ēelsit i ka mbikėqyrur personalisht negociatat dhe sė shpejti mund tė ketė nevojė tė emėrojė edhe njė shef tė ri ekzekutiv, pasi pozicioni i Piter Kenionit ėshtė nė dyshim tani. Kenion, drejtori sportiv mė i paguar nė Angli, ndodhej me pushime nė Karaibe kur Abramoviēi shkarkoi Skolarin dhe pėrfshirja gjithnjė e mė e madhe e Abramoviēit nė punėt e klubit ėshtė njė sinjal alarmi. Normalisht i takon shefit ekzekutiv tė shkarkojė nėpunėsit dhe Kenion ishte pėrgjegjės pėr angazhimin dhe shkarkimin e Avram Grantit, Hoze Murinjos dhe Klaudio Ranierit. Por vendimi i Abramoviēit pėr t’i bėrė vetė ndryshimet fundit nė klub ka ngritur dyshime pėr tė ardhmen e Kenionit.

    10 milionė euro dėmshpėrblim pėr Skolarin
    Ēelsi ka rėnė dakord pėr shumėn e kompensimit qė do tė marrė Skolari, ish trajneri i shkarkuar i Ēelsit, dhe ndihmėsit e tij. Klubi anglez e ka konfirmuar kėtė fakt, por nuk ka dhėnė detaje financiare. Por mediat angleze kanė sugjeruar se Skolari do tė largohet duke marrė me vete 7.5 milionė sterlina (10 milionė euro). “Ēelsi konfirmon se kemi rėnė dakord pėr shumėn e kompensimit pėr Skolarin, nė pajtim me kontratėn e tij”, thuhet nė deklaratėn e klubit anglez, e publikuar nė internet. “Marrėveshja ėshtė arritur edhe pėr sa i pėrket ndihmėsve tė tij: Flavio Teikseiras, Darlan Shneiderit dhe Karlos Praēidelit, tė cilėt i falėnderojmė pėr punėn e tyre te Ēelsi.” Skolari, fitues i Kupės sė Botės me Brazilin, u shkarkua tė hėnėn pas shatė muajsh nė krye tė Ēelsit.


    Burimi:Sporti Shqiptare

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Hidink takon futbollistėt e Ēelsit, tė hėnėn merr detyrėn

    Trajneri i sapozgjedhur i Ēelsit, Gus Hidink, ka pasur dje kontaktin e parė me futbollistėt, qė do t’i stėrvitė deri nė pėrfundim tė sezonit. Tekniku holandez, qė ka marrė postin e brazilianit Felipe Skolari, ka mbėrritur nė qendrėn stėrvitore Cobham, ku ėshtė pritur nga drejtori i pėrgjithshėm Piter Kenion. Hidink ka ndjekur nga afėr stėrvitjen e drejtuar nga zėvendėstrajneri Rei Uilkins, e fundit nė prag tė ndeshjes sė Kupės sė Anglisė me Uatfordin. Tė hėnėn skuadra do tė kalojė nė duart e Hidinkut.

    Mbėrrin Abramoviē- Hidinku ėshtė takuar mė pas nė stėrvitje me pronarin Abramoviē. Holandezi ėshtė afruar si trajneri i Ēelsit pėr tė shpėtur sezonin. Ēelsi renditet i katėrti nė Premier Ligė, por gjithashtu ėshtė nė garė nė Ligėn e Kampionėve dhe nė Kupėn e Anglisė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Raporti prind-femije....cili eshte celsi ?
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-12-2015, 10:57 PM
  2. Shkarkohet Skolari, Ēelsi kėrkon trajner
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 05:31 PM