Njė metodė e efektshme pėr tė luftuar kundėr pėrmbajtjeve tė padėshirueshme nė internet ėshtė bllokimi i qasjes nė disa faqe. Kjo metodė e shndėrron kompjuterin nė njė mekanizėm tė fuqishėm pėr mėsim dhe, zvogėlon rreziqet nga gjėrat e kėqija online pėr fėmijėn tuaj.

Janė dy grupime kryesore tė “kriminelėve” nė internet. Ata tė cilėt nė mėnyrė parėsore janė tė interesuar pėr fėmijė, si pėr shfrytėzim tė drejtpėrdrejt (pedofili, kidnapim…) apo pėr mbledhje tė tė dhėnave mbi prindėrit, dhe ata tė cilėt e bėjnė atė pėr tė mbledhur tė dhėna mbi prindėrit, si dhe ata tė cilėt nuk “diskriminojnė” por i kanė viktima potenciale tė gjithė ata tė cilėt shėtisin nėpėr internet.

Metoda dhe mėnyra tė mbrojtjes nga tė gjitha sulmet ka me tė vėrtetė shumė, mirėpo mė e efektshmja ėshtė thjesht evitimi i faqeve problematike.



Windows Vista e ka tė integruar mundėsinė e bllokimit tė qasjes nė faqe dashakeqe tė internetit, si dhe mundėsinė e pėrcaktimit tė kohės kur fėmija guxon tė shpalos internetin, e kur jo.

Mbrojtja aktivizohet lehtė nė kuadėr tė User Accounts tė cilin mund ta gjeni nė Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Nė Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes nė "High" nėse fėmija juaj shkon ende nė shkollėn fillore.

Nėse dėshironi qė tė siguroheni se fėmija do tė shėrbehet me kompjuter vetėm pėr mėsim, atėherė zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe mė pas definoni ueb faqet pėrkatėse nė "Allowed list".



Kėtu mund tė pėrcaktoni edhe sa orė fėmija juaj guxon tė ketė qasje nė internet, tė kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojėrave e programeve tė cilat fėmija guxon t’i shfrytėzojė.

Me kėtė lloj mbrojtjeje do tė siguroni qė fėmijėn mund ta leni pa merak vetėm afėr kompjuterit pėr njė periudhė tė shkurtėr. Mirėpo, keni parasysh: pėr fėmijėt mė tė vegjėl ėshtė kyēe qė prindėrit tė shfletojnė internetin bashkė me ta, sikurse ėshtė e rėndėsishme qė kjo tė bėhet edhe nė tė gjitha aktivitetet tjera.