Disa Informacione Rreth Informatikes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7

Tema tė ngjashme

  1. Informacione mbi Profilin Tuaj!
    Nga Lirenti nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-04-2012, 05:51 PM
  2. Foto: Disa kuriozitete rreth Wikipedia
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 09:01 PM
  3. Informacione mbi msa dhe Nato
    Nga peco nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 12:24 PM
  4. Informacione mbi Gjuhen Shqipe
    Nga Kampioni99 nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2008, 05:57 PM

  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Disa Informacione Rreth Informatikes

    Informatika

    Wireless LAN dmth. “lidhje ajrore” te nje “Siperfaqe Lokale/Vendore e Rrjetit Kompjuterik” i cili mundeson te komunikojne permes signale digjitale (eng. digital singlans).

    WLAN – qėndron pėr Wireless LAN por njihet edhe me termet si WiFi ose IEEE 802.11. Pra WLAN d.m.th. Wireless Local Area Network. Info: WiFi qė shihni nė pakot e WLAN-komponenteve qėndron pėr Wireless Fidelity nga kompania Wireles Ethernet Compatibility Alliance shkurt WECA. WECA ėshtė njė alliance prej disa kompanive qė parashtrojnė standardet pėr WLAN-komponentet.

    Mbi WLAN nė pika tė shkurta do ti pėrmendi disa karakteristika tė rėndėsishme.

    Teknika e transportimit tė Datave pa kabla quhet Wireless LAN. IEEE 802.11 ėshtė standart pėr WLAN qė ėshtė zbuluar nė vitin 1997 nga instituti amerikan: Institute of Electrical and Electronics Engineersist, pra kjo organizatė qėndron pas IEEE shkurtesės. Kjo organizatė ėshtė pėrgjegjėse jo vetėm pėr komponentet nė fushėn Computer-ike por edhe nė fushėn e elektronikės dhe elektroteknikės. Momentalisht egzistojnė 860 IEEE standarte dhe 700 janė nė fazėn zbuluese.

    Nė sektorin shtėpiak pėrdoren IEEE 802.11 dhe IEEE 802.11b, por edhe tė tjerė standarte egzistojnė. Ndryshimi ndėrmjet variants a dhe b ėshtė qė varianta a punon nė njė frekuenc prej 5 GHz kurse b pėrdor 2,4 GHz. 2.4GHz qėndron nė tė ashtėquajturėn ISM-frekuenc dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja! ISM qėndron pėr Industrial Scientific and Medicine, dhe ėshtė e lirė pra nuk duhet tė paguhet nėse shfrytėzohet kjo teknologji !

    Mė nė fund edhe nė Evropė ėshtė dhėnė e lirė (qė nga fundi i vitit 2002) edhe IEEE802.11a.

    Mė parė ishte e lirė pėr pėrdorim vetėm nė USA. IEEE802.11a ėshtė mė e shpejtė se sa IEEE802.11b.

    A-standardi arrin transferimin e Datave maximal prej 56 MBit/s kurse B-standardi vetėm 11 MBit/s prej njė gjatėsi ndėrmjet 30m (metrave) (teoritikisht). Nėse rritet kjo distancė vetėm prej 70 metreve atėherė Transferrate bie nė 5,5 MBit/s, kurse nė njė largėsi prej 100m kjo performancė bie nė 2,1 MBit/s.

    Pėr tė rritur performancat pėrdoren tė ashtėquajturin Range Extender. Nė USA GSM Mobil pėrdorin frekuencat prej 1.900 MHz (1,9 GHz), kurse nė Evropė 900 MHz dhe 1.800 MHz (1,8 GHz). Nė frekuencėn prej 2,4 GHz punojnė edhe aparate qė pėrdoren nė kuzhinat tona, Microwave, dhe janė njė faktor pengues dhe destabilizues pėr WLAN komponentet.

    Nė Evropė qėndrojnė 13 kanale pėr pėrdorim tė WLAN kurse nė USA vetėm 11 kanale. Njė kanal ėshtė i gjėrė prej 22 MHz, kėto kanale kanė njė ndėrmjetėsim prej 5MHz. Qė tė mos vie deri tek pengesat ndėrmjet kanaleve shumėzoni 5 MHz me 5 kanale, qė jep njė shumė prej 25 MHz. Pasi qė gjerėsia e njė kanali ėshtė 22 MHz, 22 MHz mundsojnė njė distancė tė vie deri tek pengesat e frekuencave tė kėtyre kanaleve.
    Pėrparsitė dhe tė metat e WLAN
    Pėrparsitė qė ofron WLAN janė qė nuk duhen kabllat tė shtrihen dhe instalohen.

    WLAN ofron flexibilitet dhe mobilitet. Kėsi soji shfytėzuesit qė pėrdorin Notebook mund tė lėvizin tė lirė dhe nuk janė tė mvarun nga prizat e rrjetės. Nė metropolet e sotme por edhe nė aeroporte dhe hotele me ndihmėn e tė ashtė quajturve Hotspots, mundeni tė surfoni dhe komunikoni pa ndonjė problem. Info: Hotspot quhen pikat ku mundeni tė qaseni nėpėrmjet WLAN nė Internet.

    Por kujdes gjatė surfimit mundeni tė ju kushtoj shtrenjt. Sė pari kontrolloni qmimet dhe ofruesit e WLAN.

    Tė metat e WLAN janė qė IEEE.11b mund tė transferon Datat vetėm me njė shpejtėsi prej max. 11 Mbit/s. Me rritjen e shfrytėzuesve tek WLAN kjo performanc bie dukshėm. Njė problem tjetėr nuk janė stabile sikurse LAN. Nėse vie deri tek pengesa e WLAN sinjalit ndėrprehet transferimi i Datave. Pengues janė edhe Radar stacionet e ushtrisė apo satcionet qė punojnė me frekuenca tė ngjajshme, trafostacionet elektrike etj.

    Materialet qė pengojnė dhe janė shkaktarė pėr humbjen e sinjaleve tė WLAN janė si mė poshtė :



    Njė ndėr pikat mė tė dobėta tek WLAN ėshtė siguria.

    Tek LAN njė Hacker duhet qė nė njėrin skaj tė kabllės sė rrjetės tė sė paku tė ketė njė lidhje ose njė lidhje nė LAN tė shfrytėzon pa u hetuar. Kurse WLAN nuk posedon ndonjė fund tė kabllės por dėrgon Datat me valė nė tė gjitha drejtimet. Me fjalė tė tjera gjdo Computer qė kontakton nėpėrmjet njė WLAN karte teknikisht munden Datat tė shihen dhe pranohen. Disa medoda mė e njoftuna pėr pėrgjimin e WLAN rrjetave janė :

    Wardriving

    Realizohet me njė Notebook qė ka tė instaluar njė Tool pėr analizimin e rrjetave. Nėse Notebook-in tuaj pėrforconi edhe me njė antenė externe rritet edhe distanca pėr pėrgjimin e WLAN-rrjetave. Wardriving nuk ėshtė njė metodė atakuese dhe nuk denoheni nėse pėrgjoni ndonjė WLAN-rrjetė. Kjo ėshtė baraz sikurse dyert dhe dritartet e shtėpisė tuaj lerni hapun e dikush shikon nė shtėpinė tuaj por nuk dėmton apo merr diēka.

    Eavesdropping

    Njė medodė tjetėr pėr atakimin e WLAN-rrjetave ėshtė Eavesdropping=pėrgjim. Sulmuesi sė pari kontrollon sigurin e njė WLAN-rrjete dhe pastaj me njė Program pėrgjues (Sniffer-Tool) mundet tė gjitha Datat tė spiunon. Kjo ėshtė ana negative e Sniffer-Tool-ve,

    Denial of Service

    Sa i pėrket rrjetave nuk kemi vetėm spiunimin por edhe sabotimin e kėtyre rrjetave. DOS shkurtesa qėndron pėr Denial of Service qė me anė tė kėtyre atakeve shkakėrrohet plotėsisht njė LAN apo WLAN-rrjetė.

    Hi-Jacker

    Me siguri ndoshta keni krijuar njė Internet lidhje (ICS) tė pėrbashkėt nė rrjetėn tuaj qė tė mund edhe shfrytėzuesit tjerė pa ndonjė vėshtėrsi tė munden tė qasen nė Internet. Por ndosha nuk keni menduar pėr sigurinė qė edhe shfrytėzuesit tjerė munden tė qasen nė rrjetė tuaj. Sė pari kėto surfues qė shfrytėzojnė rrjetėn tuaj, vėrtetojnė qarkullimin e Datave deri sa tė shohin Computer-in apo mė mirė me thanė IP-address-ėn qė drejton Frames.

    Pastaj kėto surfues tė padėshiruar kėtė IP-address vendosin nė Notebook-in e tyre si Gateway ku dotė munden tė surfojnė me shpenzimet tuaja.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Sistemi operativ

    Nė informatikė, njė sistem operativ (shkurtuar nė SO, ang. OS, Operating System) ėshtė programi kryesor dhe pėrgjegjės pėr kontrollin e drejtpėrdrejtė dhe mbarėvajtjen e harduerit, qė pėrbėn njė kompjuter dhe operacionet (veprimet) bazė.

    Programet kompjuterike mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

    * – programet e sistemit qe drejtojne operacionet e sistemit te perpunimit
    * – programet zbatuese qe zgjidhin problemet e perdoruesve te tyre;

    Bashkesia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ (SO).

    Perberja

    Sistemi operativ pėrbėhet nga njė sistem mė vete i quajtur kernel (bėrthama) dhe nga njė numėr programesh tė sistemit.

    Qellimi i Sistemit Operativ

    * Drejtimi i burimeve te sistemit te perpunimit
    * Lehtėsimi i komunikimit midis personit dhe makines.(kompjuterit)

    Aktivitetet e Sistemit Operativ

    1. Drejtimi i kujteses masive (file system);
    2. Drejtimi i kujteses( memories) RAM;
    3. Drejtimi i proceseve;
    4. Drejtimi i nderfaqes(paraqitja grafike) se perdoruesit;
    5. Perdorimi njekohesisht i shume perdoruesve ne te njejten makine;
    6. Kryerje e njekoheshme e shume proceseve mbi te njeten makine.

    Struktura e Sistemit Operativ

    Sistemet Operative janė pergjithesisht te perbere nga nje bashkesi modulesh, sejcili me nje funksion te percaktuar. Modulet e ndryshme te sistemit operativ veprojne midis tyre sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe te realizohen funksionet baze te makines.

    Drejtuesi i proceseve

    Eshte moduli qe kontrollon sinkronizimin, nderprerjen dhe riaktivizimin e programeve ne punim te cileve iu atribuohet nje procesor. Drejtimi i proceseve behet ne menyra te ndryshme, ne varesi te tipit te perdorimit qe ben sistemi.

    Programi qe kryen shperndarjen e kohes se CPU-se midis proceseve te ndryshme aktive, ne menyre periodike, quhet “Scheduler” (planifikues). Ne rastin e perpunuesve shume-procesore, drejton edhe bashkepunimin midis CPU-ve te ndryshme, te pranishme ne sistem.

    Skedarizimi

    Politikat e skedarizimit te perdorura nga scheduler janė te grupuara ne dy kategori te medha: Zėvendėsues: CPU-ja ne perdorim nga procesori, mund te hiqet dhe ti kalohet nje procesori tjetr, ne cfaredo momenti;

    Jozėvendėsues : nese procesi ka filluar perdorimin e CPU-se nuk mund te nderpritet derisa ai vete te ndalet.

    Sistemet Mono-Tasking (njė detyrėsh)

    * Sistemet Operative qe bejne kryerjen e nje programi te vetem njihen me emrin mono-tasking (njė detyrėsh);
    * Nuk ėshtė e mundur te nderpritet kryerja i nje programi pėr ti dhene CPU-ne nje tjeter programi
    * Jane historikisht Sistemet e para Operative (psh MSDOS).
    Sistemet Multi-Tasking (shumė-detyrėsh)

    Sistemet Operative qe lejojne kryerjen e njehersheme te shume programeve njihen si shumė-detyrėsh (Windows-NT , Linux); Nje program mund te nderpritet dhe CPU-ja i kalohet nje programi tjeter.

    Sistemet Time-Sharing (kohė-ndarės)

    Nje zhvillim i sitemeve shumė-detyrėsh janė sistemet kohė-ndarės. Ēdo program ne veprim kryhet periodikisht ne intervale te vogla kohe.

    Nese shpejtesia e procesorit ėshtė mjaft e larte krijohet pershtypja e nje zhvillimi paralel te proceseve.

    Drejtuesi i kujteses

    * Organizimi dhe drejtimi i kujteses qendrore ėshtė pamja me kritike ne krijimin e nje SO;
    * Drejtuesi i kujteses ėshtė moduli i SO i ngarkuar me shperndarjen e kujteses ne detyra (task) te ndryshme (pėr te kryer nje detyre ėshtė e nevojshme qe kodi i saj te futet ne kujtese);
    * Koklavitja e drejtuesit te kujteses varet nga tipi i SO;
    * Ne sistemet shume-detyresh mund te ngarkohen ne kujtese shume programe njekohesisht
    * Problem: si te ndahet hapesira ne menyre optimale
    Kujtesa Virtuale

    * Shpesh kujtesa kompjuterike nuk ėshtė e mjaftueshme pėr te permbajtur te gjitha kodet e detyrave te ndryshme;
    * Mund te simulohet nje kujtese me e madhe qe mban ne (RAM) vetem pjeset e kodeve dhe te dhenave qe sherbejne ne ate ēast;
    * Perdoret koncepti i kujteses virtuale.
    * Te dhenat e programeve jo ne perdorim mund te hiqen nga kujtesa qendrore dhe te vendosen ne diskun kompjuterik ne zonen e quajtur zona e shkembimit (swap-it).
    * Raporti i dimensioneve te zones shkembyese dhe e RAM-it ėshtė 3 : 1 (maksimum);
    * Procesoret moderne zoterojne mekanizma harduere pėr te lehtesuar drejtimin e kujteses virtuale.
    Drejtuesi i sistemit te dosjeve

    Drejtuesi i sistemit te dosjeve (file system) ėshtė moduli i sistemit operativ qe ben drejtimin e informacioneve te ruajtura ne mekanizmat e kujteses masive. Ky drejtues duhet te garantoje korrektesine dhe koherencen e informacioneve. Ne sistemet shume-perdorues, duhet te vendose ne dispozicion mekanizma te mbrojtjes , ne menyre qe ti lejoje perdoruesve mbrojtjen e te dhenave nga perdorues jo te autorizuar.

    Funksionet tipike qe duhet te kryhen jane:

    * – Te jepet nje mekanizem pėr identifikimin e dosjeve;
    * – Te jepen menyrat me te voliteshme ne qasjen e te dhenave;
    * – Te behet transparente struktura fizike e mbeshtetesit te kujtimit;
    * – Zbatimi i mekanizmave te mbrojtjes se te dhenave.

    Organizimi

    Gati te gjithe sistemet oprative perdorin nje organizim hierarkik te sistemit te dosjeve. Elementi qe ben rigrupimin e shume dosjeve se bashku quhet drejtoria (directory); Bashkesia hierarkike e drejtorive dhe dosjeve mund te paraqitet nepermjet nje skeme grafike te drejtorive.

    Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input/Output ose I/O)

    Drejtuesi i mekanizmave te I/O ėshtė moduli i SO i ngarkuar me dhenien e detyrave mekanizmave qe bejne kerkesen dhe pėr ti kontrolluar. Nga ata varet cilesia dhe tipi i pajisjeve te lidhura ne kompjuter dhe te njohura nga sistemi.

    Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)

    Kontrolli i mekanizmave te H/N behet permes programeve te posaēme te quajtura udhezuesi i pajisjeve (Device Driver); udhezuesi i pajisjeve kryhet nga prodhuesit e mekanizmave qe njohin shume mire veēorite fizike.

    Keto programe kryejne keto funksione:

    * Bejne transparente veēorite tipike fizike te ēdo mekanizmi;
    * Drejtojne komunikimin e sinjaleve drejt mekanizmave;
    * Drejtojne mosmarrveshjet, ne rastin kur dy ose me shume detyra duan te hyjne njekohesisht ne te njejtin mekanizem.

    Nderfaqja e perdoruesit

    Te gjithe sistemet operative perdorin mekanizma pėr ta bere sa me te lehte perdorimin e sistemit nga perdoruesi; bashkesia a ketyre mekanizmave te hyrjes ne kompjuter merr emrin e nderfaqes se perdoruesit

    * Nderfaqja tekstuale:
    o komanda perkthyese (guacke - shell )
    o Shembull MS-DOS
    * Nderfaqja grafike (me dritare):
    o Nxjerrja e programeve te ndryshme shfaqet ne menyre grafike permes dritareve
    o Perdorimi i skicave e ben me intuitiv perdorimin e llogariteses;

    Sistemet e pranishėm nė treg

    Nė treg janė tė pranishėm njė sasi e madhe sistemesh operative. Nė tė kaluarėn prirja e shtėpive prodhuese tė sistemeve tė perpunimit ishte qė tė zhvillonin sisteme operative pėr arkitekturėn e tyre, prirja e sotme ėshtė ajo a sistemave operative tė pėrdorshėm nė platforma tė ndryshme. Kjo ėshtė lista e sistemeve mė tė njohur:

    Sistema si UNIX

    Janė sistemet operativė tė lidhur me System V, BSD, Linux,Ubuntu.
    Janė sisteme me liēense: GNU, Open source (kod i hapur), Freeware, etj.
    Kėto sisteme janė edhe disa nga sistemet mė tė sigurtė dhe tė fortė (tė qėndrueshėm).

    Microsoft Windows
    Desktop i Vista i nisur pėr herė tė parė.
    Desktop i Vista i nisur pėr herė tė parė.

    Ėshtė sistemi operatv mė i pėrhapur.

    Apple Mac OS X
    Njė pamje ekrani e sistemit operativ nga Apple: OS X Leopard
    Njė pamje ekrani e sistemit operativ nga Apple: OS X Leopard

    Njė nga sistemet mė tė sigurtė.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Ram

    RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesė me hyrje tė rastėsishme) ėshtė kujtesa kryesore e pėrkohshme e kompjuterit. Nė tėrsine e kupjuterit kjo kujtesė pasqyronė trurin e vogėl tė njeriut nė tė cilin mbahen tė dhėnat pėr njė kohė tė shurtė.

    Kujtesa RAM ėshtė pikėprerje (udhėkryq) e tė gjitha tė dhėnave, pavarėsisht se nga vinė ato (nga kujtesa e pėrforcuar (hard disc), luajtsit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futėse tė tė dhėnave si tastatiera). Kujtesa RAM nė tėrėsi ėshtė njė pasqyrim i tavolinės sė punės nė njė punishte, nga e cila organizohet veprimtaria pėrkatėse.

    E rėndėsishme ėshtė tė pėrmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikėn i gjithė informacioni qė ishte nė tė. Pra, n.q.s jeni duke shkruar njė letėr dhe … “ikin dritat” , e gjithė puna do tė shkojė kot nėse nuk e keni regjistruar atė (ka mėnyra e mjete nga memorja RAM nė njėsitė e disqeve, vetėm n.q.s jepni komandėn pėr regjistrimin e tij nė to. N.q.s programi qė pėrdorni pėr njė qėllim ose njė tjetėr ndėrpritet (ose bllokohet) pėrpara se ta regjistroni atė punė tė bėrė deri nė atė moment, kompjuteri do ta zbrazė kujtesen RAM dhe do ta ri-fillojė atė me ngarkesėn e re (programin).


    Pc

    Kompjuteri personal (ang.: Personal Computer, lexo: Pėsėnėll Kompjutėr ose shkurt PC) ėshtė njė kompjuter, ēmimi, madhėsia etj. tė tė cilit e bėjnė atė tė pėrdorshėm nė mėnyrė individuale, dhe i cili ka pėr qėllim tė operohet nė mėnyrė direkte nga njė pėrdorues, pa operatorė kompjuterėsh intervenues.

    Sot njė PC mund tė jetė njė kompjuter desktop, laptop ose kompjuter tablet. Sistemet operative mė tė zakonshme janė Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux, ndėra mikroprocesorėt mė tė zakonshėm janė CPU-tė x86-compatible.


    Local Area Network

    Local Area Networks (LAN) - rrjetet lokale (fjalė pėr fjalė rrjete tė sipėrfaqes lokale), janė rrjete private, tė cilat shėrbejnė pėr tė ndėrlidhur aparatura tė rrjetit nė njė distancė tė kufizuar e cila varion nga disa metra brenda njė ndėrtese deri nė disa kilometra brenda njė zone tė caktuar. LANet dallohen nga rrjetet e tjera (PAN, MAN, WAN) nga madhėsia, teknologjia e transmetimit dhe topologjia e pėrdorur.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Memoria

    Fizikisht kjo paraqitet nė form tė njė pllakėze elektronike e cila ėshtė e vendosur nė motherboard. Njė pllakėz pėrmban disa ēipa secili prej tyra pėrmban me miliona transistor,ku ne secilin prej tyre kompjuteri i palon apo radhitė njė pjes tė informacionit tė nevojshėm .Ndryshe kjo quhet edhe si memorje e gjallė sepse pėr funksionimin e saj nevojitet “ushqyerja” e vazhdueshme me rrymė
    Procesori pėr tė mos humbur kohė ti kėrkoj tė dhėnat( tekste, imazhe audio apo video ) nė hard disk apo ne njė cd ai i vendos perkosisht ne memorje vetem njė herė nė fillim tė ēdo operacioni,dhe kėshtu sa herė qė ka nevoj i gjen nė memorije deri sa eventualisht tė vendosim ta regjistrojm apo ruajm ne hard disk apo nė cd.Kėshtu ndodh edhe me sistemin operativ si p.sh windowsi kur ta startojm PC atėhere funksionet e nevojshme ngarkohen ne memorje. Sistemet operative janė shfrytzues tė mdhenj te memorjes (windows 95 i duheshin32Mo pėr te funksionuar windowsXP i duhen minimum 128Mo pėr tu instaluar 256Mo qė tė funksionoj)sa me e madhe te jete memorja aq mė i shpejt do te jete kompjuteri.

    Llojet e memorjes te perdorura te PC aktuale

    SD-RAM
    Ky lloj i memorjes ėshtė i pėrdorur prej vitit 1997

    Rambus apo R-DRAM
    i shfaqur me1999 ,ėshtė pėrdorur te disa Pentium 3 dhe nė fillim tė Pentium 4

    DDR-SDRAM
    Double Data Rate SDRAM Ndryshe quhet edhe DDR dhe kjo ėshtė e bazuar ne teknologjin e SD-RAM por dyfish mė e shpejte
    DDR2-SDRAM
    apo DDR II Teknologjia e pėrdorur te ky lloj mundėson arritjen e shpejtesis dyfish me te madhe se DDR-SDRAM


    Memoria e punes

    Memoria e punės (gjer. : Arbeitspeiche) - emėrtim i pėrdorur nga shqipėfolėsit me ndikim nga gjuha gjermane pėr njė memorie tė njehėsuesit qendrorė tė njė makine llogaritėse i cili regjistronė programet dhe sasin e tė thėnave tė pa pėrfunduara.


    Kujtesa kompjuterike


    Fjala Memorie kompiuteri, Magazinim Kompiuteri i drejtohet njė komponenti, mjeti apo mjetėve pėr regjistrim tė njė kompiuteri, qė mban tė dhėna dixhitale tė pėrdorura pėr llogaritjen e disa intervaleve tė mėtejshėm. Magazinimi i kompiuterit pajis thelbin kryesorė tė kompiuterave modernė.


    Kujtesa e qendrueshme



    Kujtesa e qėndrueshme (ang. non-volatile memory ose NVM ose non-volatile storage) ėshtė njė lloj kujtese kompjuterike qė mund tė mbajė informacionet e ruajtura edhe atėherė kur nuk ndodhet nėn rrymė elektrike. Shėmbuj tė kėsaj kujtese janė: kujtesa vetė lexuese, kujtesa rrufe, shumica e llojeve tė pajisjeve tė mbajtėsve kompjuterikė magnetikė (si disku i ngurtė, disku i flashkėt, dhe shiriti magnetik) disk vėrtitėsit optikė, dhe mėnyrat e hershme tė ruajtėsve kompjuterikė si p.sh. shiriti vrimor dhe karta vrimore.

    Tipet e Memorjeve tė kompiuterit
    E paqėndrueshme

    * DRAM
    * eDRAM
    * SRAM
    * 1T-SRAM
    * Upcoming
    o Z-RAM
    o TTRAM

    Non-Volatile

    * ROM
    o PROM
    o EAROM
    o EPROM
    o EEPROM
    o Memorie Flash
    * Upcoming
    o FeRAM
    o MRAM
    o PRAM
    o SONOS
    o RRAM
    o NRAM

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Kilobyte

    Kilobyte perbėhet prej fjales Kilo dhe fjales byte, fjala Kilo pėrdoret nė shkencat natyrore dhe simbolizon 103 = 1000, dmth kur njė njėsis (matėse) i shtohet parashtesa kilo aterher ajo njesi shumzohet me 1000, psh 1 Kilo (1000) dhe 1 metėr (1 m) kur i bashkojm del 1 km (1 kilo metėr) e cila ėshtė e barabart me 1000 m (metėr) pra fjalėn kilo mund ta zėvendėsojm me 1000. Kurse Kilo ne informatik pėrdoret jo pėr 1000 gjegjėsisht pėr 103 por pėr 1024 (210=1024, edhe numri 8 luan nje rrol tė rrėndėsishem pasi 1 Byte = 8 bit [1]) pra :

    1 Kilobyte (Shkurtimisht KB) = 1024 Byte.


    Kjubit

    Ne informatiken kuantike kjubiti eshte njesia baze e informacionit. Fjala eshte nje shkurtim i bitit kuantik (quantum bit). Ne ndryshim nga biti klasik ne informatike i cili merr vetem vlerat nje ose zero kubiti mund te marre gjithashtu edhe vlera qe jane nje kombinim linear i vlerave nje ose zero.E thene ndryshe gjendja e kubitit mund te jete nje superpozim i vlerave nje ose zero. Pra, sic shikohet kjubiti eshte fondamentalisht i ndryshem nga biti ne teorine klasike te informacionit.


    Karta grafike

    Karta grafike ėshtė njė nga paisjet kryesore tė kompjuterėve modern. Kėto karta kanė nė brendesi te tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit eshte shume i ngjashem me CPU por ndryshon ne faktin qe eshte i optimizuar ne kryerjen e operacioneve matematike qe jane mese te zakonshme ne manipulimin e grafikeve. Ky optimizim eshte diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

    Nje element tjeter i rendesishem i kartes grafike eshte memoria. GPU e perdor memorie per te ruajtur rezultatet e perkohshme qe asaj i duhen per te kryer operacione ne menyre sa me eficente. Kjo memorie mund te perdoret edhe per qellime te tjera si ruajta e imazheve te cilat do te shfaqen se shpejti ne monitor. Sasia dhe tipi i kesaj memorie eshte nje faktor shume i rendesishem.

    Karta grafike lidhet me monitorin nepermjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital ne analog, i cili me pas shkon tek monitori, qofte ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kane me shume se nje RAMDAC, kjo ben te mundur lidhjen e me shume se nje monitori me skeden grafike.

    Duhet permendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kane vene ne dispozicion te perdoruesve karta grafike te cilat ndodhen ne pllake ame(motherboard), keto jane me pak te fuqishme se kartat grafike te jashtme por jane zgjidhja me e mire per pedoruesit me buxhet te ulet si dhe ne rastin e kompjuterave notebook.

    Prodhuesit me te rendesishem te kartave grafike ne bote jane
    * NVIDIA
    * ATI
    * INTEL
    * VIA

    Hard disk

    Hard Disk Drive, (lexo: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) ėshtė njė memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipėrfaqen e njė disku rrotullues.

    Fibrat optike

    Fibrat optike janė fije qelqi industrial, pėrēuese (transmetuese) tė dritės apo pjesė tė spektrit tė saj, qė nė krahsim me fijet e telit lejojnė njė transmetim shumė mė tė shpejtė dhe mė tė madh tė tė dhėnave. Avantazhi i tyre qėndron nė faktin qė trasmetojnė sinjale me shpejtesinė e dritės. Njė sinjal elektrik pėr t’u transmetuar nė fibėr konvertohet nė sinjal optik dhe anasjelltas.


    eMule

    eMule ėshtė njė program file sharing (pėr pėrbashėsinė e file-eve) pėr kėmbimin e filmave, programeve, lojrave e gjėrave te ngjashme tė PC. Pėrdoret nė Evropė nga njė numėr i madh i kėmbyesėve tė programeve, filmave, muzikės, lojrave.


    Defragmentacion

    Windows i radhit aplikacionet dhe skedat nė hard disk nėpėr clustra (grupe apo bashkesi). Pas shumė isntalimeve dhe ēinstalimeve tė programeve dhe fshirjes sė skedawe “clusters” ndodhen tė ndara. Mė saktėsish pas ēinstalimit tė njė programi do tė formohet njė vend i lirė apo njė vrimė nė hard disk dhe kur e instalojm njė program tjetėr qė ėshtė mė i madh, ai do tė shkoj nė vendin e zbrazur tė diskut d.m.th do tė shpėrndahet nėpėr pjesėt e lira. Kjo quhet Fragmentim dhe shpije deri te ngadalsimi i kompjuterit sepse windows i duhet tė kėrcej nga njė cluster nė tjetrin, nė vend qė tė rrėshqas nga nga njė cluster nė atė fqinje. Pra defragmentimi ėshtė ai qė i vendos clustrat nė vendin e duhur.


    DirectX

    DirectX ėshtė biblioteka e funksioneve tė domosdoshme pėr funksionimin e programeve multimediale dhe lojėrave nė windows. DirectX ėshtė njė program i Microsoftit i cili qėndron mes Windowsit dhe kartės grafike kartės sė zėrit, mausit tastierės dhe joystick. Ky mundėsoi zhvillimin e lojėrave sepse kodet informatike tash shkruhet pėr versionin e DirectX e jo pėr secilin device veē e veē.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Hardware

    Hardware

    Mė parė pėrcaktonte termi hardware nė anglisht copa metali, me tė cilat forcoheshin prodhime druri, me qėllim pėr tė rritur cilėsine(forcėn, pėrdorimin e jetėgjatėsinė) e tyre.

    Sot pėrdoret harduer ndėr tė tjera pėr pajisje pėrbėrėse nė njė Sistem Kompjuterik (Njehsor). Kėtu hyjnė tė gjithė grupet ndėrtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Mė thjeshtė nė harduer hyn ēdo gjė qė mund tė preket. Pėrkundrazi pėrcaktohen si softuere programet e tė dhėnat (qė nuk mund tė preken).

    Nė harduer hyjnė:

    * Mjetet dhėnėse ( Shtypėsi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zėforcuesi [altoparlanti]…)
    * Mjetet futėse ( Tastiere, Mi, Kėrraba [Joystick]…)
    * Mjetet ruajtėse (Disk, Kujtesė rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk…)
    * Kartat shtesė ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zėrit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta…)
    * Mjetet lexuese (lloje tė ndryshme Scaner ose Kėrkues ) dhe
    * Pjesa themelore e ndėrtimit tė njehsorit ( kompjuterit ) siē ėshtė pllakėza amė (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Ēipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.

    BIOS

    BIOS ėshtė shkurtesė qė del nga fjalėt Basic Input/Output System e qė ėsht e njohur edhe gabimisht si Basic Integrated Operating System i referohet kodit tė krijuar nga IBM e qė ėshtė kompatibil pėr kompjuterin nė ndezje (start) tė tijė. Funksioni primarė i BIOS-it ėshtė qė tė pėrgatis aparatin qė programet e tjera kompjuterike tė ruajtura nė formate dhe media tė ndryshme si nė hard disk, disketė, CD, DVD etj. tė mundė tė lexohen, ekzekutohen ose tė kontrollojnė kompjuterin. Ky proces ėshtė i njohur si rinisje (ang.:Booting , shqiptimi:buting.).

    Termi pėr herė tė parė u paraqit nė sistemin operativ CP/M pėr tė pėrshkruar pjesė tė CP/M gjat kohės sė rinisjes. Shumica e verzioneve tė DOS-it kan skedė emėruar si “IBMBIO.COM” ose “IO.SYS” qė janė analoge me diskun CP/M njohur si BIOS.

    BIOS-i ka fillimisht 3 funksione tė rėndėsishme:

    * Tė zbatoj disa teste dianjostike, pėr tė kontrolluar gjėndjen e funksionimit tė hardware-it dhe ti senjalizojė gabime tė pritėshme, me njė kodė sonor (beep code);
    * Tė lokalizojė sistemin operativė dhe ta karikojė nė RAM;
    * Tė furnizojė njė pamje software pėr futjen nė periferikat dhe nė hardwarin e PC-s.

    Pėr ti rregulluar disa parametra nė BIOS menjėher gjat ndezjes tė kompjuterit shtypim tastėn “del” apo F2 apo ndonjė kombinacion tjetėr sipas produktorit i kompjuterit.


    Baza e te dhenave

    Bazat e tė dhėnave informatike janė programe tė cilat shėrbejnė pėr tė mbajtur, ruajtur dhe pėrdorur lehtėsisht tė dhėna dhe dokumente tė ndryshme. Bazat e tė dhėnave janė tė ndėrtuara nė formėn e njė matrice ku kolonat pėrmbajnė tipin elementeve pėrbėrėse tė informacionit kurse rreshtat pėrmbajnė vetė informacionet.

    Pėr shembull:

    Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja

    1. | Agron | Bardhi | 27 | Shkodėr 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranė

    etj.

    Pėr tė futur dhe kėshilluar tė dhėnat, bazat e tė dhėnave pėrdorin njė gjuhė qė quhet SQL. Bazat e tė dhėnave janė tė shumta, mund tė pėrmendim kėtu Mysql, Oracle, Pgsql etj.


    Per mendimin tim bota informatikes eshte e pa fundme,prandaj mund te shtoni rreth saj

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,179
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    21

    Cracker


    Krakeri (ang. cracker, quhet edhe Black hat - kapelezi) ėshtė emėrtimi nė fushėn e informatikės qė nėnkupton:

    * njė person qė depėrton nė njė sistem kompjuterik pa leje, me qėllim pėr t“a dėmtuar (fshirjen e sirtarėve, vjedhjen e numrave tė kartave kreditore, vendosjen e vireve, etj.), pėr ta pėrdorur kėtė kompjuter si urėkalim pėr sulme tė tjera ose edhe pėr tė shfrytėzuar aftėsinė e tij njehsuese ose gjerėsinė e kanalit tė rrjetit.
    * njė person qė ndryshon kodin (ēelėsin) e softuerit pėr tu dėfryer (shpesh nė softuerin e lojrave).

    Me fjalė tė shkurtra, krakeri ėshtė njė haker shkatėrrues dhe keqbėrės nė rrjetet kompjuterike.

    Trojan horse

    Kali i Trojės (ang.: Trojan horse ) ėshtė njė malware i fshehur nė njė program tjėtėr i cili pastaj kryen detyrėn pėr te cilėn ėshtė dėrguar. Kėshtu qė worm-ėt ose virus-at, mund tė jenė Kal i Trojės. Shpeshėherė trojanet hapin porta tė kompjuterit pa dijen e shfrytėzuesit dhe shkarkojne virusa nga ndonjė faqe e caktuar e internetit. Ai poashtu mund tė ju vjedhė fjalekalimet t“i kopjojė tė dhėnat apo tė ekzekutojė ēfardo qoftė aplikacioni. Por mė sė keqi ėshtė ajo se ai mundė tė autorizoj dikė tė hyjė nė rrjetin apo kompjuterin tuaj dhe tė marrė kontrollin mbi tė.

    Evoluimi i trojanėve
    Versionet e para tė trojanėve (shkurt nga kali i Trojės) nuk ishin shumė diskret sepse ata kur lansoheshin afishonin njė mesazh tė errorit tė tipit: “njė faill.DLL requis xxxxx.DLL nuk ėshtė gjetur”. Por versionet mė tė reja tė trojaneve ėshtė shumė vėshtirė tė detekthen sepse ata jan shumė diskret dhe mundė tė jenė nė mbrendėsin e njė programi i cili funksionon normalisht.


    Hacker

    Haker (anglisht, hacker = prerės) ėshtė emri qė i jepet njė personi qė ka njohuri nė programim kompjuterik, Teknologjitė e informacionit, Siguri kompjuterike dhe sidomos nė njohjen e kompjuterikės nė tė githa fushat. Hakeri ėshtė njė njeri qė merret me pėrballimin e grishjeve mendore pėr te vepruar apo tejkaluar nė mėnyrė krijuese kufinjtė qė i vihen, jo vetėm nė fushat e interesuara tė tij (zakonisht informatikėn apo inxhenierinė elektronike) por nė tė gjitha lėmet e jetės se tij. Hakeri mund tė cilėsohet edhe si njė njeri zelltar dhe kureshtar nė fushėn e informatikės dhe kompjuterikės qė futet pa leje nė kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverisė apo shoqėrive (i shtyrė nga kureshtja pėr tė mėsuar mė tepėr) pėr tė marrė informacionet qė do.

    Emėrtimi haker pėrdorej rreth viteve ‘80 nga media dhe kultura popullore gabimisht pėr tė treguar personin qė hyn nė njė sistem apo rrjet tė huaj kompjuterik pa leje me qėllim dėmtimin e tij, duke e ngatėrruar me krakerin.

    Nė lėmin e kompjuter programimit hakeri ėshtė njė programues qė “mat e pret” ose arrin qėllimin e tij duke pėrdorur njė rradhė ndryshimesh tė shfrytėzimit apo zgjatjes sė kodit (ēelėsit) apo burimit. Pėr disa njerėz, emri haker ka njė famė tė keqe dhe lidhet me personin qė “kosit” ose pėrdor dhunė pėr tė kryer detyra programuese tė cilat janė tė shėmtuara dhe tė pasuksesshme. Trajta negative e emrit “hack” pėrdoret madje mes pėrdoruesve nė kuptim pozitiv tė hakerit.

    Nė fushėn e sigurisė kompjuterike hakeri ėshtė njė person i aftė tė shfrytėzoje apo tė hyje pa leje me anė tė mjeshtrive e taktikave nė njė sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjtė). Kundėrshtarėt e tyre janė White hats (kapele bardhėt) tė cilet janė hakera me parime dhe etikė, qė nuk dėmtojnė kurrė njė sistem kompjuterik. Poashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e pėrhirta). “Hakera” jo tė mirfilltė qė s“kanė shumė njohuri nė programim apo nė informatikė dhe qė pėrdorin programe tė gatshme nga tė tjerėt dhe dėmtojne ēdo sistem tė pambrojtur janė Script kiddies (fėmijė shkarravinash).

    Nė haker-kulturė, hakeri ėshtė njė person qė ka arritur njė status tė sigurt shoqėror dhe ėshtė i njohur midis antarėve tė kulturės pėr kryerje tė vlerave kulturore dhe njė sasi tė besueshme tė diturisė teknike.



    User Datagram Protocol

    User Datagram Protocol (shqip: Protokolli i Paketave tė Pėrdoruesit, shkurt UDP) ėshtė njė nga protokollėt kryesorė sė Suitit tė Protokollėve tė Internetit. Me anė tė UDP, programe nė rrjetet kompjuterike mund tė dėrgojnė mesazhe tė shkurta njėri tjetrit, tė njojtura si paketa (duke pėrdorur Socket i Paketave). Protokolli u projektua nga David P. Reed nė 1980.

    UDP nuk garanton reliabilitet (en: reliability) ose radhimin nė rrugė si TCP bėn. Paketat mund tė vinė tė pa radhitura, tė duken tė dyfishta, ose tė humbasin pa paralajmėruar. Jo kontrollimi i vėndarritjes sė paketave e bė UDP tė shpejtė dhe mė eficientė pėr aplikacionet qė nuk duhen tė garantojnė mbėrritjen e paketave. UDP ėshtė e nevojshme pėr shėrbyesėt (server) qė i pėrgjigjen pyetjeve (queries) tė vogla nga njė numėr shumė i madh klientėsh. Nė kundėrshtim me TCP, UDP ka kompatibilitet me shpėrndarjen e paketave (en packet broadcast, i dėrgon paketa tė gjithve nė njė rrjet lokal) dhe multicasting (i dėrgon paketa tė gjithė atyre qė janė tė nėnshkruar).

    Nė disa nga aplikacionet e rrjetės qė pėrdorin UDP pėrfshihen: Domain Name System (DNS), streaming media applications si IPTV, Voice over IP (VoIP), Trivial File Trannsfer Protocol (TFTP), dhe lojrat nė rrjetė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Informacione mbi Profilin Tuaj!
    Nga Lirenti nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-04-2012, 05:51 PM
  2. Foto: Disa kuriozitete rreth Wikipedia
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 09:01 PM
  3. Informacione mbi msa dhe Nato
    Nga peco nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 12:24 PM
  4. Informacione mbi Gjuhen Shqipe
    Nga Kampioni99 nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2008, 05:57 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas