Hapat me poshte jane teper te nevojshem pasi te keni blere nje kompjuter te ri dhe gjeja e pare qe ju duhet te beni padyshim eshte venia ne pune dhe verifikoni se te gjitha aparaturat punojne siē duhet.
1. Hiqni te gjithe programet Trial qe gjenden ne komputerin tuaj. Programe qe jane vetem ne prove dhe perdoren vetem per nje numer te ditesh te limituar.
2. Instaloni nje antivirus (falas apo me pagese) dhe beni azhornimet e duhura. Me siguri kompjuterit eshte bashkangjitur nje antivirus disaditoresh. Nqs keni vendos ta mbani (ju duhet te blinj nje ēeles) azhornoheni pa e hequr.
3. Azhornoni sistemin tuaj operativ per te korigjuar gabimet e mundshme.
4. Shkarkoni Firefox (shfletues) nga Interneti, teper i sigurte dhe i shpejte.
5. Instaloni flash player, adobe acrobat reader, QuickTime plugin per Firefox. Firefox ju lajmeron nqs ka ndonje plugin media qe nevojitet per te pare materialet ne faqe, pra mund te behen automatikisht per kete program.
6. Fshini lidhjet e teperta nga ekrani juaj. Pershembull ai i "Internet Explorer", programet qe ju hoqet etj.
7. Instaloni paketen per zyre. Openoffice (falas) ose Windows Office 2007 (me pages). Me keto mund te shkruani nje leter, te krijoni nje prezantim apo te perdorni per llogaritje te ndryshme.
8. Instaloni programe te ndryshme sigurie si dhe pastrues. Firewall, Ccleaner, spybot search and destroy etj. Ka shume versione falas per ēdo nga llojet.
9. Instaloni programe te ndryshme argetimi, si lojra, mesazher (messenger), google earth etj. Instaloni programet qe ju duhen per punen tuaj, por me pare verifikoni kompatibilitetin e sistemit.
10. Lidhuni me Internetin, vizitoni http://www.lirenti.com dhe mund te postoni pyetjen tuaj apo nje falenderim per keto informacione. Gjithashtu mund te eksploroni te gjitha hapsirat ne kete faqe.