Kriza ekonomike e financiare globale, qė ka pėrfshirė thuajse gjithė ekonomitė mė tė zhvilluara tė botės (recensioni i ekonomisė amerikane, asaj japoneze, rėniet, tkurrjet dhe recensioni ekonomik nė vendet e BE-sė etj.) nuk ka lėnė pa prekur (dhe pjesa mė e vėshtirė pritet tė vijė gjatė kėtij viti e qė mund tė zgjasė pėr dy-tre vjet) edhe vendet e Ballkanit, pėr rrjedhojė edhe ekonominė dhe jetėn sociale nė Kosovė.
Kėsisoj, nė varėsi tė kėtij ndikimi, mund tė mos kemi rritjen e parashikuar ekonomike. Sektorėt e ndėrtimit, tė tregtisė, prodhimet me lėndė tė porositur, investimet e huaja, tė ardhurat nga emigracioni etj., do tė jenė pjesėt mė tė ekspozuara ndaj krizės globale. Padyshim qė kėto mund tė kenė ndikimin e tyre edhe nė nivelin e jetesės sė qytetarėve tė Kosovės, varfėrisė e papunėsisė sė tyre. Prandaj, edhe marrja e masave pėr minimizimin e kėsaj krize pėrbėn njė nga sfidat kryesore, krahas atyre tė zhvillimit dhe integrimit ekonomik, dinamizimit tė mėtejshėm tė zbatimit tė reformave tė tregut, zbatimit tė politikave ekonomike e fiskale, efikase dhe zhvilluese, shtimin e luftės kundėr korrupsionit dhe informalitetit, apo rritjen e angazhimit e pėrpjekjeve pėr zbutjen e mėtejshme tė varfėrisė e papunėsisė, qė mbeten ende sfida madhore tė zhvillimit ekonomiko-social tė Kosovės.

Natyrisht, kur vendet mė tė zhvilluara tė botės po bashkėpunojnė pėr pėrballimin e krizės, aq mė tepėr Kosovės, njė shtet i ri, me ekonomi shumė tė brishtė, do t'i nevojitet njė bashkėpunim mė i gjerė me ekipet ndėrkombėtare tė UNMIK-ut dhe EULEX-it, me donatorė tė ndryshėm, veēanėrisht me institucionet ekonomike e financiare ndėrkombėtare dhe ato evropiane, e pėr me tepėr, anėtarėsimi nė to tashmė ėshtė mė i domosdoshėm se kurrė.

Njė vit pavarėsi nė Kosovė, njė vit progres i gjithanshėm. Sfida tė reja shumėdimensionale, nė dobi tė zhvillimit demokratik, politik, ekonomik e social tė saj, janė pėrpara dhe duhen pėrballuar.