Kampionati Gjerman 2008-2009


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kampionati Gjerman 2008-2009

    Receta Gatimi



    Karlsruhe fiton 3-2 ndaj Hamburgut. Hofenheimi barazon, ndėrsa Shalke mund Verder Bremenin
    Debutuesit e Hofenheimit e ruajtėn kryesimin nė Bundesligė dje pas barazimit tė papritur 1 1 kundėr skuadrės sė vendit tė fundit, Borusias sė Mynshengladbahut. Hofenheimit i erdhi nė ndihmė goli i sulmuesit brazilian Uellington njė minutė nga mbarimi i kohės sė rregullt, gol qė i dha edhe pikėn qė e ēon nė kuotėn e 39 pikėve, dy pikė mė shumė se Herta e Berlinit. Hamburgu shpėrdoroi epėrsinė 2 0 kundėr Karlsruhes duke u mundur me rezultatin 3 2 dhe mbetet nė vendin e tretė me 36 pikė. Herta barazoi 1 1 me Arminian e Bilefeldit tė premten. Bajerni i Mynihut, nė vend tė katėrt me 35 pikė, pret sot Borusian e Dortmundit. Mynshengladbahu i befasoi kryesuesit e Bundesligės me golin e shėnuar nė minutėn e 44 ėt nga Aleksandėr Baumjohan, i cili do tė jetė pjesė e Bajernit tė Mynihut sezonin qė vjen. Hofenheimi, skuadra e fshatit qė ka kryesuar kampionatin me lojtarė tė panjohur mė parė, nuk tregoi formėn dhe forcėn e vet tė mėparshme. Skuadrės kryesuese iu deshėn 20 minuta pėr tė krijuar njė rast pėr gol. Edhe futja e sulmuesit Inedu Obasi, nė vend tė Selim Teberit nė minutėn e 62 tė, nuk e ndryshoi shumė lojėn e Hofenheimit, qė e ndien shumė mungesėn e sulmuesit Vedad Ibiseviē. Uellington shmangu njė humbje tė turpshme, duke barazuar nė minutėn e 89 tė. Hamburgu u duk se po fitonte me lehtėsi kundėr Karlsruhes, kur Paolo Guerrero i kaloi miqtė nė epėrsi pas vetėm gjashtė minutash lojė. Kolin Benxhamin e dyfishoi rezultatin nė minutėn e 47 tė pas njė gjuajtjeje nga 12 metra. Por festa e lojtarėve tė Hamburgut nuk zgjati shumė, pasi vetėm gjashtėdhjetė sekonda mė vonė vendasit ngushtojė rezultatin falė golit tė Sebastian Freit. Barazimi erdhi nė minutėn e 53 tė me Xhovani Federikon. Frei befasoi mbrojtjen e Hamburgut kur arriti tė shėnonte golin e tretė pėr vendasit nė kohė shtesė. Kjo fitore e ēon Karlsruhen nė vendin e 15 tė. Hamburgu luajti 15 minuta pa sulmuesin Mladen Petriē, i cili mori karton tė kuq pėr njė faull tė bėrė ndaj njė kundėrshtari. Edhe Karlsruhe mbeti me 10 lojtarė pasi Marko Engelhardt u nxorr nga loja pėr kartonin e dytė tė verdhė qė mori nė minutėn e 82 tė. Shtutgarti u ngjit nė vendin e gjashtė dhe ruajti serinė e rezultateve pozitive nėn drejtimin e trajnerit tė ri, Markus Babel, i emėruar nė muajin nėntor. Shtutgarti mposhti Bajerin e Leverkusenit 4 2; dy gola u shėnuan nga sulmuesi Mario Gomez. Shalke 04, e vendit tė nėntė, mposhti Verder Bremenin 1 0, duke i lėnė kundėrshtarėt e tyre nė vendin e dhjetė.



    Burimi:Sporti Shqiptare

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kampionati Gjerman 2008-2009


    Sulmuesi gjerman ka shėnuar dy gola nė katėr minutat e fundit, duke “fundosur” Dortmundin nė “Allianz Arena”

    Sulmuesi Miroslav Klose ka shėnuar dy herė nė minutat e fundit, duke i dhėnė Bajernit tė Mynihut fitoren 3-1 ndaj Dortmundit, nė ndeshjen e luajtur dje nė Bundesligė.

    Klose shėnoi nga njė distancė e afėrt me portėn, duke kaluar topin poshtė kėmbėve tė portierit, nė minutėn e 87-tė dhe dyfishoi avantazhin pak ēaste mė vonė, i shėrbyer nga Frenk Riberi. Nė kėtė mėnyrė, kampionėt e Gjermanisė ngjiten nė vendin e dytė tė renditjes me 38 pikė.

    Dortmundi pati fillimin e ėndėrruar, teksa shėnoi golin e parė pas dy minutash lojė me anė tė Nelson Valdes, i cili fitoi duelin me Martin Demikelisin pas topit tė marrė nga Tamas Hajnal. Bajerni reagoi menjėherė duke i krijuar probleme mbrojtjes mike, pasi Klose ishte mė i shpejtė se kundėrshtari i tij Neven Subotiē.

    Nė minutėn e 17-tė, portieri Roman Ueidenfeler bėri njė pritje tė mrekullueshme tė gjuajtjes nga afėr tė Kloses, por u dorėzua pesė minuta mė vonė, para brazilianit Ze Roberto. Mesfushori vuri barazpeshėn nė mesin e pjesės sė parė, me portėn e boshatisur. Nė pjesėn e dytė, Frenk Riberi dhe Luka Toni patėn disa mundėsi, por nuk arritėn tė mposhtnin Ueidenfelerin, futbollistin mė tė mirė tė Borusias. Gjithsesi, tri minuta para fundit, skuadra e Klinsmanit gjeti ftohtėsinė e Miroslav Kloses, qė shėnoi dy gola jetikė pėr fatet e sezonit.

    “Fitorja ishte plotėsisht e merituar nė njė ndeshje ku portieri kundėrshtar bėri tė paktėn pesė pritje vendimtare. Futbollistėt e mi patėn meritėn qė besuan deri nė fund,” - tha trajneri Klinsman. Bajerni ėshtė nė vendin e dytė me 38 pikė, njė mė pak se Hofenheimi, i cili barazoi tė shtunėn, 1-1 me Mynshegladbahun. Herta ndodhet nė vendin e tretė me 37 pikė, ndėrsa Hamburgu, qė tė shtunėn humbi nė Karlsruhe, ka 36 pikė.

    Dortmundi mbetet nė vendin e nėntė. Nė ndeshjen tjetėr tė luajtur dje, e cila mbylli javėn e 19-tė tė Bundesligės, Kotbusi fitoi 3-1 ndaj Hanoverit nė fushėn e tij, duke u ngjitur nė vendin e 15-tė. Pas golit tė parė tė Rangelovit, Hanoveri mbeti me dhjetė futbollistė. Leon Andrease u ndėshkua me kartonin e kuq nė ditėn e debutimit. Kjo i dha mundėsinė Enerxhies tė shėnonte edhe dy herė tė tjera, duke marrė njė trepikėsh vendimtar nė luftėn pėr “mbijetesė”.


    Burimi:Sporti Shqiptare

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kampionati Gjerman 2008-2009



    Dy skuadrat, qė ndahen nga 40 kilometra, do tė ndeshen pėr herė tė 133‑tė me njėjra‑tjetrėn

    Skuadrat gjermane tė Shalkes dhe tė Borusias sė Dortmundit do tė ndeshen sonte nė derbin e 133‑tė tė Revierės duke e ditur se tri pikėt janė mė tė rėndėsishme sesa vetė buja e fitores, duke qenė se tė dyja skuadrat shpresojnė tė arrijnė njė vend nė kupat e Evropės sezonin qė vjen. Dy gjigantėt e futbollit gjerman kanė pasur deri tani njė sezon pėr t’u harruar. Dortmundi renditet nė vendin e nėntė, njė vend dhe njė pikė sipėr Shalkes, por tė dyja skuadrat e dinė se njė ecuri e mirė deri nė fund tė sezonit do t’u jepte mundėsinė tė luanin nė Evropė. Presioni nuk po ndihet vetėm nga trajneri i Shalkes, Fred Ruten, dhe nga menaxheri i pėrgjithshėm, Andreas Mėler, por edhe nga trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, skuadra e tė cilit nuk mori mė shumė se njė barazim 1‑1 nga ndeshja kundėr Energjisė sė Kotbusit. Mesfushori i Shalkes, Zhermen Xhons, shpreson qė suksesi ndaj rivalėve tė tyre lokalė do tė jetė njė shtysė e madhe pėr sezonin e tyre. “Derbi ėshtė ndeshja e duhur pėr tė pėrmirėsuar sezonin”, ka thėnė ai. “Secila skuadėr ka mundėsinė tė ndryshojė opinionin publik menjėherė. Ne do t’u japim tifozėve tanė atė qė kėrkojnė prej nesh dhe kjo ka mė shumė rėndėsi”, ka thėnė ai. Kurse trajneri Jurgen Klop ėshtė shprehur kėshtu nė faqen zyrtare tė skuadrės sė tij nė internet: “Kjo ndeshje veēohet nga tė tjerat gjatė kampionatit, por nuk ka vlerė pikėsh mė shumė se tė tjerat. Shalke do tė tentojė tė ushtrojė presion nė fushėn tonė, por atėherė ne do tė kemi hapėsira pėr tė luajtur.” Nė krye tė tabelės, Herta e Berlinit do tė ketė testin e saj tė parė si kryesuese e Bundesligės duke luajtur kundėr Volfsburgut, kurse Hofenheimi i vendit tė dytė do tė luajė nė transfertė kundėr Shtutgartit. Bajerni i Mynihut do tė presė Kėlnin, me Podolskin qė mbėshtet tė dyja skuadrat. Lojtari i pėrfaqėsueses gjermane pritet tė luajė ndeshjen e parė pėr Bajenrin pėr kėtė vit pikėrisht kundėr skuadrės pėr tė cilėn do tė luajė nė vitin 2009. Podolski ka shėnuar gol nė ndeshjen e fundit mes kėtyre skuadrave, por refuzoi tė festonte pėr respekt ndaj klubit tė qytetit tė tij.

    Kontratat e Mark van Bomelit dhe Ze Robertos pėrfundojnė kėtė verė, por komentet e fundit tė bėra nga drejtuesi i Bajernit tė Mynihut kanė konfirmuar mendimet se Ze Roberto ka mė shumė shanse qė tė luajė me bavarezėt edhe sezonin tjetėr. “Marku na ka kėrkuar t’ia zgjasim kontratėn pėr njė arsye dhe ne pranuam”, ka bėrė tė ditur Rumenige. “Kemi rėnė dakord me menaxherin e Ze Robertos qė ai tė vijė nė Evropė dhe tė bisedojmė sė shpejti. Tė dyja palėt kanė shprehur dėshirėn pėr tė pasur njė marrėveshje dhe nuk shoh pengesa pėr realizimin e kėsaj”, ka shtuar Rumenige.

    Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, ka pohuar se skuadra e tij meritonte mė shumė se ai barazim 1‑1 kundėr Milanit nė Kupėn UEFA. Njė gol i vonė nga Diego i dha vendasve barazimin nė ndeshjen e parė tė 1/16 tė kėtij kompeticion. Sipas trajnerit tė Verderit, rezultati nuk i qėndron besnik mėnyrės se si shkoi loja. “Njė barazim 1‑1 kundėr Milanit nuk ėshtė keq, por nuk ėshtė shpėrblimi i plotė i mundit tonė”, tha Shaf. “Fatkeqėsisht, nuk qemė nė gjendje ta transformonim dominimin tonė nė gola. Pak a shumė ne luajtėm me njė portė nė pjesėn e dytė dhe ajo portė ishte e Milanit. Kjo na jep shpresė.”

    “Mė pėlqen futbolli italian. Seria A ėshtė kampionati mė i mirė nė botė, por ka shumė presion. Por pėr momentin mendoj vetėm pėr skuadrėn time, Verderin.” Kėto janė fjalėt e sulmuesit brazilian Diego, i cili ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė disa klubeve evropiane. Por braziliani shprehet se vėmendja e tij ėshtė vetėm te Kupa UEFA. “Ishte njė ndeshje e vėshtirė pėr ne - ka thėnė ai pas ndeshjes kundėr kuqezinjve. - Milani ėshtė njė skuadėr e madhe dhe nė San Siro do tė jetė e vėshtirė. Atje ata do tė jenė favoritė. Por barazimi na krijon mundėsinė qė tė luajmė pėr gjithēka, duke qenė se jemi ende nė lojė.”


    Bundesliga, java e 21‑tė

    Sot


    20:30) Shalke‑ Dortmund

    Nesėr

    (15:30) Bajern Mynih ‑ Kėln

    (15:30) Arminia ‑ Bokum

    (15:30) Borusia M ‑ Hanover

    (15:30) Kotbus ‑ Verder Bremen

    (15:30) Karlsruhe ‑ Frankfurt

    (15:30) Shtutgart ‑ Hofenheim

    (15:30) Volfsburg - Herta

    Tė dielėn

    (17:00) Leverkusen - Hamburg


    20/02/2009

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Bajerni zhgėnjen, humbet nė shtėpi me Kėlnin



    Sulmuesi Demba Ba shėnoi njė tregolėsh, duke i dhėnė Hofenheimit mundėsinė tė barazojė 3-3 nė Shtutgart. Ky rezultat i jep skuadrės sė Rangnikut kreun e renditjes me pikė tė barabarta me Hertėn, e cila u mund 2-1 nga Volfsburgu. Edhe Bajerni i Mynihut u mund nga Kėlni me tė njėjtin rezultat. Ba kaloi nė avantazh Hofenheimin nė minutėn e 24-t dhe barazoi rezultatin 2-2 nė fundin e pjesės sė parė, pasi Shtutgarti kishte pėrmbysur gjithēka me golat e Kakut dhe Mario Gomezit. Ky i fundit shėnoi sėrish pėr vendasit, por goli i tretė i senegalezit Ba sigloi barazpeshėn pėrfundimtare. Nė minutėn e fundit, Hofenheimi mund tė fitonte, por Sejad Salihoviē gaboi nga pika e bardhė e 11-metrave. Gjithsesi, ekipi i ardhur nga kategoria e dytė kryeson Bundesligėn me 40 pikė, aq sa ka dhe Herta e vendit tė dytė, qė u mund 2-1 nė Volfsburg. Braziliani Siserio kaloi nė avantazh kryeqyetasit, por dygolėshi i Dzekos, nė pjesėn e dytė, pėrmbysi situatėn. Sot, Hamburgu, qė ėshtė nė vendin e parė dy pikė larg kreut, mund tė marrė kryesimin nėse fiton nė ndeshjen e fundit tė javės ndaj Leverkusenit. Ndėrkohė vazhdon kriza e Bajernit tė Mynihut dhe Verder Bremenit. Kampionėt e Gjermanisė janė mundur nė shtėpinė e tyre, 2-1 nga Kėlni, duke pėsuar humbjen e tretė nė katėr ndeshjet e fundit. Skuadra e Klinsmanit mbetet dy pikė larg kreut. Nė pjesėn e parė, Bajerni kishte 80% tė qarkullimit tė topit, por nuk arriti tė krijojė asnjė rast, ndryshe nga Kėlni, qė shėnoi nė tė dyja mundėsitė qė iu paraqitėn. Nemanja Vuēiēeviē gjeti Fabris Ehretin, i cili fitoi duelin me Martin Demikelisin dhe ēoi topin mbi portierin Mikael Rensing. Problemet nė mbrojtjen e Bajernit u panė edhe 12 minuta mė vonė kur Viēiēeviē kaloi Filip Lahmin, duke i shėrbyer njė top tė artė Brosinskit, qė “firmosi” golin e dytė. Shpresat e Bajernit u ngjallėn vetėm gjashtė minuta para fundit kur Daniel van Bujten shkurtoi diferencėn, por ishte shumė vonė. Nė vėshtirėsi ėshtė edhe Verderi qė mbetet nė vendin e dhjetė dhe dje u mund 2-1 nė Kotbus, pavarėsisht se shėnoi golin e parė. Nė ndeshjet e tjera tė luajtura dje, Frankfurti arriti njė fitore tė rėndėsishme nė Karlsruhe, ndėrsa Arminia dhe Bokumi u ndanė nė barazim 1-1. Mynshengladbahu fitoi 3-2 ndaj Hanoverit, duke mbajtur gjallė shpresat e vakta pėr shpėtim. Tė premten, Dortmundi shėnoi nė ēastet e fundit, duke marrė barazimin 1-1 ndaj Shalkes nė derbin e Ruhrit.

    Bundesliga, java e 21 tė

    Dje:

    Bajern Mynih - Kėln 1-2
    Van Bujten 84′ / Ehret 22′, Brosinski 34′
    Arminia - Bokum 1-1
    Mijatoviē 83′ / Klimovicz 30′
    Borusia M - Hanover 3-2
    Bumxhohan 36′, Marin 43′, Nojvill 83′ / Pinto 53′, Shulc 77′
    Kotbus - Verder Bremen 2-1
    Iliev 51′, Rangelov 90′ / Almeida 46′

    Karlsruhe - Frankfurt 0-1
    Kaio 54′
    Shtutgart - Hofenheim 3-3
    Kakau 26′, Gomez 31′, 63′ / Ba 24′, 45′, 67′
    Volfsburg - Herta 2-1
    Dzeko 71′, 84′ / Sisero 62′

    Tė premten:

    Shalke - Dortmund 1-1

    Sot:
    (17:00) Leverkusen - Hamburg

    21/02/2009

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Kampionati Gjerman 2008-2009

    Hamburgu mposht Leverkusenin, merr kreun e Bundesliges


    Lufta per titullin kampion ne Bundeslige behet edhe me interesante. Kreun e renditjes kete jave nuk e ka Herta, as Hohenhami e as Bajerni, por Hamburgu, qe ka mundur ne transferte Bajen Leverkusenin. Dy gola te Jansen i kane dhene tri pike mjaft te cmuara Hamburgut, qe tashme ka dy pike me shume se ndjekesit me te afert, Herta e Berlinit dhe Hofenhajmi. Nderkohe Bajerni i Mynihut, qe vetem pak jave me pare kryesonte bashke me Hofenhajmin, renditet ne vendin e katert, pas humbjes shokuese ne shtepi me Kelnin. Pra, ne krye te renditjes eshte vene Hamburgu, i ndjekur nga Herta e Berlinit dhe Hofenhajmi.

    Leverkusen – Hamburg 1-2
    Jensen 18’ , 67’, Helmes 30’

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Bajerni i dyti, shkaterron 5-1 Hanoverin



    Kampionėt nė fuqi tė Bajernit tė Mynihut kanė shkatėrruar 5-1 ekipin e Hanoverit ditėn e djeshme, duke u ngjitur kėshtu nė vendin e dytė nė klasifikimin e Bundesligės, katėr pikė larg kryesuesve tė Hertės sė Berlinit. Bajerni, qė ėshtė gjendur nė disavantazh falė njė goli tė shėnuar nga Shtajner pas vetėm 15 minutash lojė, ka reaguar menjėherė duke i dhėnė pak frymėmarrje trajnerit Jurgen Klinsman pas eleminimit nė mesjavė nga Kupa e Gjermanisė nga Bajer Leverkuseni. Ndėrkohė sulmuesi i Hertės Andri Voronin ka shėnuar njė tregolėsh, duke i dhuruar ekipit tė tij njė fitore 3-1 nė transfertė kundėr ekipit tė Kotbusit, pasi vendasit kishin kaluar tė parėt nė avantazh. Skuadra e Volfsburgut ka arritur dhe fitoren e pestė rradhazi me rezultatin e ngushtė 1-0 tė arritur kundėr Karlsruhes duke iu bashkuar, me tė njėjtin numėr pikėsh (42), Bajernit dhe Hofenheimit, qė nuk ka shkuar mė larg se njė barazim pa gola dje kundėr Verder Bremenit. Gjithashtu, edhe Hamburgu nodhet nė kuotėn e 42 pikėve pas humbjes sė thellė 4-1 tė pėsuar dje kundėr Borusias sė Mynshengladbahut, qė pėr herė tė parė pas shumė kohėsh ka braktisur vendin e fundit nė renditje.


    Bundesliga Java e 23 tė


    Bajern i Mynihut Hanover 5-1
    Van Bujten 20′, Kloze 25′, Altintop, 34′, Podolski 73′, Demikelis 89′/Shtajner 15′

    Bor. Mynshengladbah- Hamburg 4-1
    Friend 24′, Levels 42′, Brouers 54′, Marin (p) 65′/Petriē 29′

    Kotbus Herta e Berlinit 1 3
    Kagdas 21′/ Voronin 34′, 44′, 88′

    Te dielen:

    (17:00) Bajer Leverkusen-Bokum
    (17:00) Bielefeld-A. Frankfurt

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Herta nuk ndalet, fiton perseri



    Kampionati gjerman ka nisur dje me gjashte ndeshjet e para. Herta e Berlinit ka perforcuar pozitat e saj ne krye te Bundesliges, pasi ka arritur nje fitore te ngushte por te rendesishme, 1-0 ndaj Bajer Leverkusen. Goli i vetem, por qe u dha tri pike kryesuesve mban firmen e Voroninit ne minuten e 50-te. Nderkohe, Bajerni i Mynihut, pas shume diteve te zeza ka gjetur serish fitoren ne kampionatin gjerman. Bavarezet kane mposhtur 3-0 ne transferte ekipin e Bokum, me gola te Ze Robertos, Lahmit dhe De Mikelisit. Fitore kane arritur edhe Mynhengalbdah dhe Arminia, 4-2 dhe 1-0 ndaj Kelnit dhe Karlsruhe. Takimet e vetme te mbyllura ne barazim kane qene Eintraht-Hofenheim 1-1 dhe Hanover-Borusia 4-4.


  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Ndalet Herta, afrohen Bajern dhe Volfsburg




    Bavarezėt dhe “ujqėrit” fitojnė ndeshjet e radhės dhe janė 1 pikė larg kryesuesve, qė u mundėn nė Shtutgart

    Kampionėt e Bajernit tė Mynihut mundėn Karlsruhen 1‑0, dje duke ngushtuar nė vetėm njė pikė diferencėn me Hertėn e Berlinit tė vendit tė parė, e cila u mund 2-0 nga Shtutgarti. Bajerni, qė kishte nė formacion mesfushorin Frenk Riberi pas dy javėsh i dėmtuar, u mjaftua me golin e shėnuar nga Hoze Soza pėr tė mbetur nė garėn pėr titull me 48 pikėt e grumbulluara. Volfsburgu ka po 48 pikė sa Bajerni, pasi fitoi ndeshjen e shtatė, me rezultatin 3-0, kundėr rivalėve tė Arminia Bilefeldit. Sulmuesi Grafite shkoi nė 18 gola kėtė sezon kur shėnoi golin e dytė tė ndeshjes pėr skuadrėn e tij. Hofenheimi dėshtoi tė fitojė pėr tė shtatėn ndeshje rradhazi, duke barazuar 2-2 kundėr Hanoverit falė golit tė shėnuar nė fund tė ndeshjes nga Uellington. Hofenheimi tani ndodhet nė vend tė pestė me 44 pikė. Bajerni i Mynihut e kėrkoi fitoren qė prej minutės sė parė kundėr Karlsruhes, me njė Riberi tė papėrmbajtshėm nė krahun e majtė. Bastian Shvajnshtajger dhe Mark van Bomel pėr pak sa nuk shėnuan pas harkimeve tė Riberisė nė fillim tė ndeshjes, por ishte Hoze Soza ai qė e kaloi Bajernin nė epėrsi me njė gjuajtje pranė portės pas njė pasimi tė saktė tė Riberisė. Mbrojtja e Bajernit pati fare pak punė dhe skuadra bavareze mund tė kishte shėnuar golin e dytė me anė tė Martin Demikelisit nė minutėn e 65-tė, por portieri i Karlsruhes, Markus Miler, e dėrgoi mbi traversė topin e gjuajtur prej tij me kokė. Miqtė, qė renditen nė fund tė tabelės sė klasifikimit, pėr pak barazuan njė minutė mė vonė kur gjuajtja e lirė e ekzekutuar nga Antonio da Silva, u grushtua me vėshtirėsi nga portieri Mikael Rensing i Bajernit. Herta e Berlinit tani kryeson kampionatin me vetėm njė pikė mė shumė se Bajerni i vendit tė dytė, pasi skuadra e trajnerit Lusien Favre nuk arriti t’i bėnte ballė lojės sulmuese tė Shtutgartit. Herta ia la zotėrimin e mesfushės Shtutgartit qė nė fillim tė ndeshjes dhe u mbėshtet te kundėrsulmet. Por Shtutgarti ishte mė i rrezikshėm dhe mund tė kishte shėnuar mė herėt me Timo Gebhartin dhe Mario Gomezin. Goli i parė i ndeshjes erdhi dy minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, kur Mario Gomez pason pėr Kakaun, i cili shėnon nga dhjetė metra largėsi. Pesė minuta mė vonė, Shtutgarti dyfishon rezultatin me anė tė mesfushorit Sami Khedira, i cili shfrytėzoi njė harkim tė dhėnė nga Tomas Hitzlsperger. Herta u hodh nė sulm dhe pati disa raste tė mira me anė tė Andrij Voroninit dhe Pal Dardait, por sulmet e tyre erdhėn tepėr vonė. Shtutgarti tani ka 42 pikė dhe garon pėr njė vend nė Kupėn UEFA. Hamburgu i vendit tė katėrt, me 45 pikė, luan sot kundėr Shalke 04.


    “Kaizeri” mbėshtet Kahnin te Shalke!
    Presidenti i Bajernit tė Mynihut, Franc Bekenbauer, ka mbėshtetur kandidaturėn e ish-portierit tė Bajernit, Oliver Kahn, pėr t’u bėrė menaxheri i pėrgjithshėm i skuadrės sė Shalkes. Kahn u takua me Klemens Tonis gjatė javės dhe ka mbajtur bisedimet e para dhe vetė drejtuesi i Shalkes ka pohuar se i kishte lėnė mbresa takimi me ish-portierin e Bajernit tė Mynihut dhe tė pėrfaqėsueses gjermane. Kurse Bekenbauer i ka thėnė gazetės “Bild” kėto fjalė: “Sigurisht qė mund t’ia dalė mbanė. Oliver Kahn ėshtė i ri dhe inteligjent. Ai ka pasur njė menaxher tė shkėlqyer pėr 14 vjet, Uli Hėnesin”.

    Vesterman rinovon kontratėn me Shalken
    Skuadra e Shalkes mund tė jetė duke kaluar njė krizė tė vogėl aktualisht, por njė lėvizje pozitive pėr ta ka qenė rinovimi i kontratės me Heiko Vestermanin. Lojtari 25-vjeēar ka nėnshkruar njė kontratė tė re me kushte mė tė mira pėr tė dhe do tė jetė pjesė e kėtij klubi deri mė 30 korrik 2014. “Nuk ishte vendim i vėshtirė pėr mua”, ka thėnė Vesterman pėr faqen zyrtare tė Shalkes nė internet. “Shalken e kam nė zemėr dhe jam krenar tė mbaj kėtė fanellė”, ka shtuar ai.

    Hamburgu i rikthehet Bundesligės
    Hamburgu do tė luajė sot kundėr Shalkes njė ndeshje tė vėshtirė, por skuadra qė pėrmbysi rezultatin para disa ditėsh nė Stamboll shpreson tė arrijė njė tjetėr fitore. Hamburgu fitoi 3-2 kundėr Gallatasarajit nė Kupėn UEFA kur ishte nė disavantazh 0-2, por shėnoi tre gola nė 33 minuta, duke u kualifikuar pėr nė ēerekfinale. “Ishte njė fitore e madhe pėr ne”, ka thėnė Marsel Jansen. “Do tė na japė njė shtysė tė madhe pėr ndeshjen kundėr Shalkes”, ka shtuar ai. Mbrojtėsi tjetėr i Hamburgut, Joris Mathijsen, ka tė njėjtin mendim: “Kemi shumė besim se do ta kalojmė me sukses ndeshjen kundėr Shalkes. Edhe pse kundėrshtari ka disa probleme, nuk ka pėr
    tė qenė njė ndeshje e lehtė”, ka thėnė Mathijsen.



  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Bayerni shfryn nervozėn, Wolfsburgu pėrforcon kreun



    Pas dy dėshtimeve tė fundit ndaj Wolfsbourgut dhe Barcelonės, kampioni i Gjermanisė, Bayern Munich, duket se ka rimarrė veten duke nxjerrė nervozizmin mbi Eintracht Frankfurtin, tė cilin e mposhti me rezultat 4-0 tė shtunėn nė Allianz Arena.

    Serinė e golave pėr bavarezėt e hapi mesfushori francez Frank Riobery, i cili shėnoi qė nė minutėn e tretė tė lojės, ndėrsa rezultat e dyfishoi sulmuesi italian Luca Toni nė minutėn e 17-tė. Dhjetė minuta para fundit tė pjesės sė parė Bayerni trefishoi rezultatin me golin e Lucios.

    Pėr rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes u pėrkujdes mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger, i cili shėnoi porsa filloi pjesa e dytė (48’).

    Nga ana tjetėr, Wolfsburgu ka pėrforcuar kreun e tabelės me fitoren prej 2-1, si mysafir i Monchengladbach, duke u larguar tre pikė nga Hamburgu qė tė dielėn e viziton Mercedes Benz Arena pėr t’u pėrballur me Stuttgartin.

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Volfsburgu kryeson, ndjek Bajerni



    Skuadra e Magatit fiton 4-0 ndaj Hofenheimit, ndėrsa Bajerni mund M’gladbahun dhe mbetet tri pikė larg


    Edin Dzeko ka shėnuar tre gola nė harkun e 12 minutave, duke e ndihmuar Volfsburgun tė fitojė 4-0 ndaj Hofenheimit dhe tė kryesojė Bundesligėn me tri pikė avantazh, katėr ndeshje nga fundi. “Shpėrthimi” i sulmuesit boshnjak nė pjesėn e dytė, sėbashku me penalltinė e shėnuar nga Grafite i japin mundėsinė “ujqėrve” tė ngjiten nė kuotėn e 60 pikėve, pas 30 ndeshjeve. Braziliani Grafite ėshtė golashėnuesi mė i mirė i Bundesligės me 23 gola, ndėrsa Dzeko ka shėnuar 18 herė. Kjo ėshtė ecuria mė e mirė e tė gjitha kohėrave pėr Volfsburgun, qė nuk e ka fituar asnjėherė titullin. Bajerni i Mynihut ėshtė nė vendin e dytė me tri pikė mė pak. Bavarezėt fituan 2-1 ndaj Borusias sė Mynshengladbahut nė ndeshjen e parė nėn drejtimin e trajnerit tė pėrkohėshėm Jup Hejkens, i cili mori vendin e tė shkarkuarit Jurgen Klinsman. Gjithēka ndodhi brenda pjesės sė parė. Bastian Shvajnstajger kaloi nė avantazh Bajernin, ndėrsa miqtė barazuan pėrkohėsisht me 11-metėrshin e Filip Dimsit. Turku Hamit Altintop realizoi golin e dytė pėr Bajernin. Vlen pėr t’u pėrmendur se nė pjesėn e dytė kampionėt e Gjermanisė shpėrdoruan tė paktėn pesė raste pėr shėnim, kryesisht me anė tė Luka Tonit, qė nuk arriti tė shėnojė as me portėn e boshatisur. Nė vendin e tretė, pesė pikė larg Volfsburgut ndodhen Herta dhe Shtutgarti me pikė tė barabarta. Herta do tė luajė sot nė fushėn e Hamburgut, qė ndodhet i pesti me njė pikė mė pak, ndėrsa Shtutgarti barazoi 2-2 nė Bielefeld. Skuadra e Babelit shėnoi dy herė e para, por Arminia, nė luftė pėr mbijetesė, arriti tė barazojė. Ndėrkohė, Dortmundi ka fituar 2-0 nė Frankfurt, me dy gola nė dhjetė minutat e fundit dhe mban vendin e gjashtė, vetėm dy pikė larg Hamburgut. Triumfon nė transfertė edhe Leverkuseni qė mposhti Shalken. Nė barazim 0-0 u mbyll pėrballja direkte pėr qėndrimin nė Bundesligė, ndėrmjet Karlsruhes dhe Kotbusit. Tė premten, Hanoveri arriti fitoren e parė jashtė fushe nė kėtė sezon, 2-0 nė Bokum. Sot do tė luhen dy ndeshjet qė mbyllin javėn e 30-tė tė Bundesligės. Hamburgu pret Hertėn, Verderi shkon nė Kėln.


    Ndeshjet e tjera te perfunduara:


  11. #11
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Almeida mposht Hamburgun




    Sulmuesi portugez Hugo Almeida ka shėnuar dy herė pėr t’i dhėnė fitoren e merituar Werder Bremenit nė takimin e katėrt brenda tre javėsh pėrballė Hamburgut, duke iu dhėnė edhe fund shpresave tė kėtij ekipi pėr tė fituar titullin.
    Werderi, qė luajti pa mesfushorin Diego dhe mbrojtėsin Per Mertesacker, shėnoi golin e parė pas 34 minutash lojė kur Almeida pranoi njė harkim nga Markus Rosenberg. I njėjti lojtar shėnoi edhe pas katėr minutash, sėrish nga afėrsia, kėsaj here pas njė asistimi tė Mesut Ozil.

    Hamburgu, qė u eliminua nga Werderi edhe nė garat e Kupės UEFA dhe nė gjysmėfinale tė Kupės sė Gjermanisė, bie nė pozitėn e gjashtė me 55 pikė, pesė mė pak se kreu i tabelės kur kanė mbetur edhe tre ndeshje deri nė fund tė sezonit.

    Wolfburg kryeson nė Bundesliga me 60 pikė sa ka edhe Bayern Munichu nė pozitėn e dytė derisa Hertha ndjek me 58 pikė nė pozitėn e tretė.


    Ndeshjet e tjera te perfunduara te Bundesliges





    Klasifikimi



  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Gjermani, Wolfsburg kampion i Bundesliga-s






    Wolfsburg ka mundur 5-1 Werder Bermen dhe ka fituar per here te pare ne historine e tij kampionatin gjerman.
    Jeshilet kishin dy pike avantazh ndaj Bayern, i cili fitoi 2-1 ndaj Shtutgart, qe zuri vendin e trete. Gjithesesi, kampionet e “futen ne xhep” fitoren e tyre qe ne pjesen e pare te ndeshjes, me tre gola qe mbajne firmen e Misimovic, Grafite dhe Proedl.

    Ne pjesen e dyte Diego ka shenuar golin e nderit per Werder, ndersa Grafite dhe Dzeko vulosen ne 5-1 rezultatin.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 24-05-2009 mė 11:25 AM.

  13. #13
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ...........

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kampionati Italian 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-06-2011, 05:02 PM
  2. Kampionati Anglez 2009-2010
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 03:02 PM
  3. Kampionati Anglez 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:25 AM
  4. Kampionati Spanjoll 2008-2009
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:21 AM
  5. Kampionati Italian 2008-2009
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 20-09-2009, 10:20 AM