Dhurues organesh: Pozicioni i tė krishterit



Probleme ligjore dhe morale.

Disa vjet tė shkuara njė profesor ne shkollėn mjekėsore tė Athinės parashikonte me optimizėm tė madh, se nė fund tė shekullit tonė, spitalet do tė jenė shndėrruar nė stacione transplantimi tė “pjesėve tė kėmbimit” njerėzore.

Tė gjithė qeshėm me paradoksin e tij, por qė nė tė vėrtetė fshihte brenda saj njė dozė mjaft tė madhe tė vėrtete.
Sapo kishin filluar tė bėheshin trasplatimet e para nė vendin tonė, ndėrsa nė qendra tė specializuara jashtė vendit ishin realizuar edhe mjaft transplatime zemre.
Rezultatet e asaj kohe ndoshta ishin mesatare por arritėn tė ofrojnė mbijetesėn tek ata qė kishin sėmundje tė rėndė zemre dhe tė sigurojnė njė cilėsi jete mė tė mirė tek pacientėt nė stadin e fundit me probleme mėlēie, qė jetonin tė varur prej mekanizmave tė pastrimit tė gjakut.
Por aq mė tepėr dhanė shpesė tek tė gjithė ne pėr njė shėrim pėrfundimtar tė shumė sėmundjeve tė organeve tė brendshme pjesėrisht apo plotėsisht tė shkatėrruara, si psh mėlēia, zemra, mushkritė, veshkat, pangreasi, pezmatimi i kornesė, perdja e syrit, mielliti (pezmatimi i palcės sė kurrizit), etj…

Nė 20 vjetėt e mėpasshme qė kaluan duket se shpresat nė pjesėn mė tė madhe u potėsuan. Pėrparimet qė u bėnė nė mjekėsi, nė sėmundje tė pashėrueshme dhe ilaēet e reja represive, lehtėsuan problemet e trupit nė rastin e mospranimit tė organeve transplatues, duke pėrmirėsuar dukshėm prognozėn e sėmundjeve tė stadit tė fundit tė sėmundjeve karidake, tė frymėmarrjes, tė veshkave dhe gjithashtu shumė sėmundjeve kanceroze tė gjakut.

Statistikat e pak kohėve mė parė nga qendra tė ndryshme japin tani njė shifėr suksesi 85% pėr veshkat nė funksionim pėr dy vjet rrjesht me radhė dhe njė shifrėr mbijetese 95% nė periudhėn pėrkatėse. Inkurajuese janė edhe rezultatet prej transplatimeve tė zemrės, qė japin tek pacientėt me transplatim njė shifėr 90% suksesi dhe pėr rreth 10 vjet mbijetesė. Kėshtu sot mbijetojnė pėr hir tė njė zemre tė huaj rreth 3000 veta nė tė gjithė botėn.

Trasplatimet e mushkrive filluan mė 1981 dhe bėhen ose veē ose tė ndėrlidhura me transplatim zemre tek pacientėt me probleme tė rėnda frymėmarrjeje ose e shoqėruar kjo edhe me probleme zemre. Statistikat e fundit japin njė shifėr 70% suksesi dhe rreth tre vjet mbijetese tek kėta pacientė, qė deri para transplacionit kishin njė zgjatje jete nga disa ditė deri nė disa muaj.

Procedura praktike

Qė tė arrihet suksesi i njė transplatimi nevojitet dhėnsi ose dhuruesi i organit edhe marrėsi i tij.
Dhėnsi i organit mund tė jetė normal (nė jetė) edhe kėshtu mund tė dhurojė veshkėn apo palcėn e kurrizit, ose klinikisht i vdekur, dhe nė kėtė rast mund tė merren tė gjitha organet e mundshme pėr transplatim.
Rreziqet qė takon dhuruesi qė ėshtė nė jetė, janė ato qė kanė tė bėjnė me operacionin nė rastin e dhurimit tė veshkės dhe pothuajse tė papėrfillshme gjatė narkozės sė pėrgjithshme pėr dhurimin e palcės sė kurrizit.

Pėrsa i pėrket transplatimeve nė palcėn e kurrizit sot prirja ėshtė tė bėhen lista me kandidatė vullnetarė dhurues tek tė cilėt janė pėrputhur antigonet e pajtueshmėrisė sė indeve me njė analizė gjaku.
Nė vazhdim kur kėrkohet prej ndonjė pacienti marrja e palcės sė kurrizit gjendet nė listė dhuruesi i pėrshtatshėm dhe bėhet transplatimi. Tė tilla lista krijohen jashtė shtetit nė vende tė pėrparuara me inisiativėn e organizatave bamirėse.

Ndėrsa lista me kandidatė marrės pėr tė gjtiha organet tė cilat pėrputhen nga nga ana antagonike (indore), mbahen nė tė gjitha qendrat shėndetėsore ku bėhen transplatime edhe nė vendin tonė edhe jashtė.
Kėshtu nė rast se gjendet organ nga njė person i vdekur klinikisht zgjidhet nga lista marrėsi mė i pėrshtatshėm dhe bėhet transplatimi.

Marrja e organeve prej personit tė vdekur bėhet ose me deponimin e familjes sė tij ose me deponimin e tij qė ndoshta ishte bėrė para se tė vdiste duke e deklaruar nė personat pėrgjegjės tė kėtij shėrbimi.
Prej njė pacienti klinikisht tė vdekur mund tė mbijetojnė ose pėrfitojnė deri nė dhjetė njerėz, tė cilėt do tė marrin ndonjė prej organeve.

Sot nė Greqi ka rreth 5000 pacientė me probleme veshke tė stadit tė fundit dhe prej kėtyre 2000 prej tyre janė tė gati t’i nėnshtrohen transplatimit tė veshkės. Numri i pacientėve qė vuajnė nga veshkat nė rritet rreth 400 afėrsisht vit pėr vit dhe transplatimet e veshkės qė bėhen brenda njė viti nuk i kalojnė tė 200-at. Tani nė Greqi jetojnė rreth 1000 veta me veshkė tė transplatuar.
Edhe nė rrafsh ndėrkombėtar oferta e organeve nga tė gjitha burimet mbulon vetėm njė tė tretėn e kėrkėsės sė pacientėve, si pasojė listat e pritjes tė bėhen gjithnjė e mė tė gjata me kalimin e kohės.

Dhuruesit qė janė nė jetė, janė nė burimi kryesor gjatė fazės sė parė tė transplatimeve dhe njė vėrtetim i qartė i lidhjeve tė ngushta familjare nė shoqėrinė tonė. Sa mė tepėr dobėsohen lidhjet familjare, pėr shkak tė ftohjes dhe izolimit, duket qartė se organet duhet tė kėrkohen kryesisht prej personave klinikisht tė vdekur.

Probleme ligjore edhe morale

Tė shumta janė problemet ligjore edhe morale qė krijohen me rritjen edhe pėrparimin e shėndetėsisė nė fushėn e transplatimeve. Janė probleme pak apo shumė tė ndėrlikuara por qė jo gjithmonė kanė zgjidhje tė lehta. Kėshtu psh nė Ēikago nė verėn e vitit 1990 njė djalė dhjetėvjeēar qė vdiq nga leuēemia kishte nevojė pėr transplatimin e palcės sė kurrizit. Mes farefisit tė tij nuk gjendej asnjė dhurues i pėrshtatshėm. Babai kishte nga martesa e parė dy fėmijė binjakė katėrvjeēarė qė do mund tė ishin dhuruesit e duhur.

Por nėna e tyre nuk lejoi nėnshtrimin e analizave tė fėmijve dhe kėshtu babai pretendonte ta zgjidhte nė rrugė gjyqėsore nė mėnyrė qė binjakėt ti nėnshtroheshin kontrollit tė analizave se mos ndoshta shpėtonte jetėn e vėllait tė tyre. Megjithatė gjykata drejtėsoi nėnėn dhe kėshtu tė mos bėhet kontrolli analizor, pra edhe as traneplatimi.

Pak kohė mė vonė pėrsėri nė SHBA prindėrit e njė fėmije me leuēemi, meqė nuk mundi tė dilte asnjė dhurues, vendosėn tė bėjnė njė fėmijė tjetėr me prespektivėn ta pėrdornin si dhurues tė ardhshėm pėr tė sėmurin.
Dilemat morale qė nė tė dy rastete janė tė dukshme.
Nė rastin e parė gjyqi drejtėsoi nėnėn e dy fėmijėve me mendimin se pretendimi pėr kontroll analizor tė fėmijve ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn e shtetit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė personit , duke i karakterizuar madje binjakėt si “viktima” tė kėsaj ēėshtjeje.

Por nga ana tjetėr askush nuk e di se si do tė ndihen binjakėt kur tė rriten edhe tė mėsojnė se njė vėllai i tyre do tė mund tė kishte shpėtuar thjesht me ofertėn e tyre madje pa dhimbje fare, edhe pse nuk mund shprehnin vullnetin e tyre mbi kėtė ēėshtje.

Nė rastin e dytė kemi nga njėra anė agoninė e drejtė tė prindėrve pėr shpėtimin e fėmijės sė tyre dhe nga ana tjetėr pikėpyetjet qė do ketė ky fėmijė (i dytė) kur tė rritet edhe ndoshta mėson se erdhi nė jetė pėr tė zgjidhur njė problem familjar.
Kohėt e fundit kanė qarkulluar mjaft histori pėr tregėtinė e organeve, tė cilat krijojnė mjaft ndalime tė arsyeshme nė pranimin e praktikės sė organeve pėr transplatim nga kėndvėshtrimi moral.

Pėrtej sensacionit tė gazetarisė, qė shpesh herė bėhet qėllimisht, shqetėsimi pėr sa gjėra ndodhin nė mbarė botėn ėshtė gjithnjė egzistues. Egzistojnė vende (India, Pakistani), tė cilat dekretojnė ligje qė stimulojnė ekonomikisht shtetasit e tyre qė do bėjnė “dhuratė” veshkat.

Legjislacioni i vendit tonė ashtu si edhe i shumė vendeve tė pėrparuara, shumė drejt lejon marrjen e organeve prej dhuruesve nė jetė vetėm ndėrmjet familjarėve tė gradės sė parė (dmth prindėr, vėlla, motėr) edhe kjo bėhet nė mėnyrė qė tė shmanget mundėsia pėr tregėti organesh.

Tjetėr pikėpyetje morale (pėr faktin se oferta ėshtė mė e vogėl sesa kėrkesa), ėshtė se kush ka prioritet nė marrjen e organeve prej dhuruesve qė nuk janė nė jetė.
Cilat duhen tė jenė kriteret e zgjedhjes dhe nė ēfarė shkalle do e rėndojnė gjithsecilin. Po mosha ēfarė kriteri duhet tė ketė? Po profesioni? Po niveli socialoekonomik?
Edhe ende kush janė mė tė pėrshtatshmit pėr tė bėrė zgjedhjen? Kėto janė disa nga pikėpyetjet qė krijojnė fėrkime dhe ngrejnė njė problematikė tė madhe.

Pikpamja morale e krishterė

Pėrtej moralit tė botės egziston edhe aspekti moral i krishterė pėr transplatimet si edhe mjaft pikėpyetje qė mund tė lindin tek njė besimtar i krishterė.
Pikėpyetja e parė: A mund tė cėnojmė tėrėsinė tonė trupore, qė ėshtė njė dhuratė e papėrsėritshme e Perėndisė pėr secilin prej nesh, duke hequr dhe dhuruar organet e trupit tonė?


Dhurimi i organeve nė kohėn kur jemi nė jetė ėshtė njė vepėr e lartė dashurie, njė dashuri e cila “nuk kėrkon tė sajat” (1 Kor. 13:5). Nė asnjė mėnyrė nuk mund tė konsiderohet si vetėgjymtim dhe mungesė respekti ndaj krijimit tė Perėndisė. Pėrkundrazi ėshtė respekt pėr jetėn dhe pėrpjekje pėr vazhdimin e saj. Apostulli Pal pėrmend se “tė gjithė jemi nė Krishtin gjymtyrėt e njeri- tjetrit” (Rom. 12:5) dhe na kėshillon …”me anė tė dashurisė ti shėrbeni njeri tjetrit”.

Nė njė tjetėr pikė Pali duke iu drejtuar Galatasve dhe duke dashur tė shprehė madhėsinė e dashurisė sė tyre pėr atė vetė, si njė njeri i dėrguar prej Perėndisė, iu shkruan: “Dėshmoj pėr ju se nėse do tė ishte e mundur edhe sytė do ti nxirrni edhe do tė m’i jepnit” (Gal. 4:15). Formulime metaforike nė njė kohė shumė pėrpara transplatimeve qė tregojnė se madhėsia e dashurisė ndaj vėllezėrve tanė kalon pėrmes ofertės.

Pikėpyetja e dytė: Mundemi tė ndėrhyjmė nė planet e Perėndisė pėr njeriun tonė tė sėmurė, duke ndryshuar organet sa herė qė ne e gjykojmė se duhet? Mos ndoshta edhe kjo ėshtė mosrepektim i vullnetit tė Perėndisė?

Sigurisht qė jo. Perėndia e prikoi njeriun me mendjen e tij pėr tė gjykuar dhe me aftėsinė tė pėrballojė problemet e jetės. Perėndia i dha mundėsinė qė nėpėrmjet shkencės tė parambrojė shėndetin dhe jetėn qė janė dhuratat e Tij.

Pikėpyetja e tretė: Deri nė cilėn pikė duhet tė arrijė dashuria jonė pėr tė afėrmin tonė? A ėshtė detyrė e ēdo tė krishteri tė ofrojė organet e tij pėr tė shpėtuar njė jetė tjetėr, ose kur ėshtė nė jetė, ose pas njė vdekjeje klinike?

Sigurisht kėtu nuk tė shtrohen rregulla tė pėrgjithshme pėrsa u pėrket dhuruesve qė janė nė jetė. Qė dikush tė ofrojė veshkėn e tij ndėrsa ėshtė nė jetė nuk ėshtė ēėshtje aspak e lehtė. Por qė tė ofrosh palcėn e kurrizit ėshtė shumė mė e thjeshtė dhe e parrezikshme. Ndoshta kjo ėshtė edhe njė sfidė pėr rrethet e tė krishterėve qė tė bėhen inisiatore nė krijimin e njė banke me kandidatė dhurues tė palcės sė kurrizit, qė do tė shfrytėzohen nė rast nevoje.

Pikėpyetja e katėrt: A ėshtė moralisht e lejueshme tė heqim organe prej njė tė vdekuri klinikisht ndėrsa zemra e tij ende pulson? Mos ndoshta kjo ėshtė njė ndėrprerje e dhunshme e jetės?

Kėtu duhet tė sqarohet se tė vdekur klinikisht karakterizojmė njė pacient i cili pas njė dėmtimi tė rėndė tė kafkės apo njė hemoragjie nė tru, ka pėsuar njė dėmtim tė pariparueshėm tė trurit, ėshtė nė gjendje kome tė thellė dhe mbahet nė jetė me anė tė mekanizmave spitalorė.

Ndalimi i qarkullimit tė gjakut nė tru ėshtė vazhdimi i detyrueshėm i trurit , dhe koha qė ndėrmjetėson ėshtė koha mė e pėrshtatshme pėr marrjen e organeve. Frika teorike se po hiqet njė jetė nga njė rast ndoshta pa kthim mbrapa, nuk justifikon kundėrshtimin e pranimit tė praktikės sė marrjes sė organeve prej kufomave.
Oferta e jetės pėr Krishtin apo edhe pėr ideale tė tjera siē ėshtė atdheu, liria, etj, janė vepra tė vlerėsuara historikisht edhe moralisht. Kur vetė Krishti dha jetėn e Tij pėr ne ėshtė edhe detyrė e ēdo tė krishteri tė imitojmė Zotin. Pikėpyetje teorike tė kėtij lloji nuk kanė vend pėr besimtarin.

Konkluzione

Megjithėse problematikat morale egzistojnė, megjithėse hezitimet dhe dyshimet e ēdo llpji janė tė dukshme, transplatimet e indeve dhe tė organeve kanė hyrė nė terapinė praktike duke dhuruar shėndet edhe jetė.

Problemi mė i madh nė praktikėn e pėrditshme ėshtė mungesa e organeve, problem i cili do tė zgjidhet nė njė masė tė madhe nėse rritet numri i dhuruesve.
Dhurimi i indeve dhe organeve, qoftė nė jetė ose jo, ėshtė njė vepėr dashurie, qė pėr tė krishterin e rilindur merr njė rėndėsi tė veēantė duke iu shmangur kuadrit tė altruizmit tė thjeshtė shoqėror.

Ēdo besimtar i krishterė do duhet ta konsiderojė veten e tij si njė dhurues tė mundshėm organesh. Dhe sė fundi shoqėria e tė krishterėve tė rilindur duhet tė jetė nismėtare nė pėrhapjen e idesė sė dhurimit tė indeve dhe organeve me inisiativa qė paralelisht do tė japin sė bashku me rezultatet e tyre thelbėsore edhe shancin e njė dėshmie tė organizuar tė krishterė.