Ne qytetin e Ballshit, aty ku jetojne familjaret e Alket Rizait, lajmi per arratisjen e bujshme eshte bere tema e dites. Me qindra te njohur shkonin te uronin te afermit e Alketit, ndersa keta te fundit jane te frikesuar per fatin e djalit te tyre.
Alket Rizai u arratis per te dyten here me nje helikopter nga nje burg i sigurise se larte ne Greqi. Daja i 35 vjecarit qe eshte ne kerkim nga policia greke mohon qe nipi i tij te kere kryer krime dhe nuk beson se Alekti eshte arratisur vete nga bugu.

“Kjo mund te jete loje e shtetit grek, qe keta persona te arratisen dy here nga nje burg i sigurise se larte. Ai eshte nxjerre per ta vrare ne ndonje pyll apo ne ndonje vend tjeter”, shprehet Kastriot Beqiri.

Kete variant mbeshtesin edhe banoret e qytetit te Ballshit. “Ata duan ta vrasin Alketin”, thote nje prej tyre.

Daja i Alket Rizait thote se me nipin ka kontaktuar vetem 10 dite me pare dhe nuk dinin gje per planet e tij per arratisje. “Gjate kesaj kohe qe zhvillonte gjyqet, ai thoshte se po ndiqte proceset, por nuk na ka folur kurre per nje arratisje te tille”, shton Beqiri.

Donika, nena e Alketit, ka 11 vjet pa e pare djalin e saj. Ajo jeton me te ardhurat qe vijne nga nje lokal i vogel ne qytetin e Ballshit.

Nena e Alketit nuk pranon te flase, por tregon ambjentet e dhomes se vogel ku banon prej disa vitesh. Gruaja duket e trembur por edhe e gezuar qe i biri mundi t’i shpetoje burgut per here te dyte.