Receta Gatimi

Rikthehet Liga e Kampionėve, magjia e futbollit europian


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12
Rezultatet nga 21 deri tek 25 prej 25
  1. #21
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    OShea: Goli njė dhuratė e hershme pėr ditėlindje



    Autori i golit tė vetėm pėr Manchester United nė fitoren e mbrėmshme ndaj Arsenalit, John O'Shea, ėshtė i ngazėllyer me golin e shėnuar.


    Irlandezi thotė se ka qenė babai ai i cili i ka rėnė i pari nė mend pasi ka shėnuar golin e fitores, nė prag tė pritjes sė ditėlindjes sė 28-tė tė tij, tė cilėn e feston sot.

    “Ėshtė njė dhuratė mė e hershme pėr ditėlindjen time, por duhet t’ia dedikoj kėtė gol babait tim. Ai ka kaluar ca kohė tė vėshtira sė fundi, dhe jam i sigurt se do tė buzėqeshė ca”, ka thėnė OShea.

    “Nė pjesėn e parė, mund tė kishim shėnuar edhe disa gola tė tjerė. Portieri i tyre bėri disa mbrojtje tė mira. Ne kemi avantazhin, e ruajtėm portėn tė paprekur dhe e dimė se jemi nė gjendje tė shėnojmė edhe gol nė udhėtim nė Emirates. Por asgjė ende nuk ka marrė fund”, ka shtuar autori i golit.

  2. #22
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Spektakli vazhdon...



    Ndeshja e dytė gjysmėfinale e Ligės sė Kampionėve, e zhvilluar tė mėrkurėn mbrėma nė Stamford Bridge, ndėrmjet Chelseat dhe Barcelonės, ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė prej 1-1.
    Takimi i parė ndėrmjet kėtyre skuadrave i zhvilluar nė Camp Nou kishte pėrfunduar 0-0, dhe me kėtė rezultat skuadra e Barcelonės kualifikohet nė finale tė Ligės sė Kampionėve falė golit nė terren mysafir, dhe me 27 maj do tė ndeshet me Manchester Unitedin nė Romė.

    Chelsea luajti nė mungesė tė portugezėve tė lėnduar, mesfushorit Deco dhe qendėrmbrojtėsit Ricardo Carvalho, ndėrsa te Barcelona munguan dy qendėrmbrojtėsit Carles Puyol dhe Rafael Marquez, dhe sulmuesi Thierry Henry.

    Nė mungesė tė opsioneve nė mbrojtje, trajneri mysafir, Pep Guardiola, tėrhoqi mesfushorin Yaya Toure nė mbrojtje, i cili luajti krahas tė riut Gerard Pique.
    Pjesa e parė
    Si gjithmonė, Barcelona e filloi ndeshjen me mėnyrėn e vet tė lojės duke menaxhuar ndeshjen dhe duke poseduar topin, mirėpo me daljen e parė nė gjysmėn kundėrshtare, skuadra e Chelseat dėnoi.

    Ishte mesfushori Michael Essien, i cili me njė ‘volej’ dhe me ndihmėn e transversales shėnoi njė gol tė bukur pėr t’ia dhėnė avantazhin skuadrės me fanellat e kaltra (9’).

    Pėrkundėr se Blaugranėt kishin posedimin e topit dhe ishin tė saktė nė pasimet e tyre dhe nė zhvillimin e lojės, ishin pikėrisht Blutė ata tė cilėt rrezikuan mė shumė deri nė fund tė fraksionit tė parė tė lojės.

    Dy raste shumė tė mira qė vlejnė pėr t’u pėrmendur i pati Didier Drogba, i cili nė momentet e fundit u ndalua nga portieri dhe lojtarėt mysafirė.

    Ndėrkohė katalunasit vazhduan me lojėn e tyre deri nė fund tė pjesės sė parė, por nuk arritėn ta thyenin Chelsean, skuadėr e cila kur ishte nevoja mbrohej me tė gjithė lojtarėt, ndėrsa njėkohėsisht ishte shumė e rrezikshme me anė tė kundėrsulmeve.

    Skuadrat shkuan nė pushim me rezultatin prej 1-0 nė favor tė skuadrės vendase, rezultat i cili e dėrgonte Chelsean nė Romė.
    Pjesa e dytė
    Sikurse nė gjysmėn e parė edhe nė fraksionin e dytė tė ndeshjes, mysafirėt filluan furishėm duke zhvilluar lojėn nė gjysmėn e fushės qė i takonte Chelseat, por sa vlente kjo kur katalunasit nuk arrinin ta thyenin mbrojtjen e fuqishme tė skuadrės vendase.

    Nga ana tjetėr, edhe nė pjesėn e dytė (53’) Blutė kanė mundur ta dėnojnė Barcelonėn, kur Didier Drogba e pati njė super-rast, pas njė pasimi tė bukur tė Nicolas Anelkas, mirėpo sulmuesi nga Bregu i Fildishtė sėrish nuk u tregua efektiv i vetėm pėrballė portierit Victor Valdez.

    Nė minutat nė vazhdim Barcelona vazhdoi tė tregonte lojė, por jo edhe efekt, ndėrsa edhe mė keq pėr Blaugranėt u bė nė minutėn e 66-tė kur pas njė ndėrhyrjeje nė Nicolas Anelkan, Eric Abidal u pėrjashtua nga ndeshja me karton tė kuq, pasi qė ishte lojtari i fundit nė mbrojtje.

    Megjithatė, edhe pse me njė lojtar mė pak nė fushė, Barca nuk ndalej sė zhvilluari lojėn e vet, sidomos falė lėvizjeve tė Lionel Messit dhe lojtarėve tė mesfushės, mirėpo edhe mė tutje mungonte goli i barazimit, i cili i dėrgonte mysafirėt nė finale.

    Edhe pse nuk zhvillonin lojė tė bukur, Blutė ishin shumė tė rrezikshėm sa herė qė e merrnin topin nė kėmbėt e tyre dhe me anė tė kundėrsulmeve kanė mundur t’i japin fund shpresave tė Barcelonės, ndėrkohė qė pati edhe dy raste tė kontestueshme pėr penallti nė favor tė vendasve.

    Blaugranėt vazhduan deri nė fund tė takimit tė kėrkonin golin, i cili i dėrgonte nė finalen e 27 majit, dhe nė minutėn e tretė shtesė tė takimit (90’+3), Andres Iniesta e shėnoi golin i cili e dėrgon Barcelonėn nė finalen e Romės ku do tė pėrballet me kampionin nė fuqi, Manchester United.

  3. #23
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Hmmm Mbrem se ka meritu Barcelona qe te kualifikohet per ne finale Chelsea ka luajtur shum shum me mire

  4. #24
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Angry

    Me ka ardhur jashte'zakonisht keq per eleminimin e Celsit dje nga Liga e Kampioneve,ishte nje eleminim i pa merituar,dhe nje denim i pa falshem nga ane e albitrit,nuk arrij ta kuptoj dot nje albiter Nderkombtare qe arrin te drejtoj nje ndeshje shume te rendesishme si ajo e gjusemfinales se djeshme te Championsit te boje ato lloje gafash,dhe te mohoje dy penallti te sigurta,kjo ndeshje eshte komentuar shume nga te gjithe specialistet e futbollit nderkombtare dhe shpresoj qe ai albiter te marri denimin maksimal nga FIFA,dhe mos te lejohet te drejtoje me ndeshje te tilla.

  5. #25
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kliton Lexo postimin
    Me ka ardhur jashte'zakonisht keq per eleminimin e Celsit dje nga Liga e Kampioneve,ishte nje eleminim i pa merituar,dhe nje denim i pa falshem nga ane e albitrit,nuk arrij ta kuptoj dot nje albiter Nderkombtare qe arrin te drejtoj nje ndeshje shume te rendesishme si ajo e gjusemfinales se djeshme te Championsit te boje ato lloje gafash,dhe te mohoje dy penallti te sigurta,kjo ndeshje eshte komentuar shume nga te gjithe specialistet e futbollit nderkombtare dhe shpresoj qe ai albiter te marri denimin maksimal nga FIFA,dhe mos te lejohet te drejtoje me ndeshje te tilla.
    Hmm ashtu mendoj edhe une se si mundet nje arbiter te bej asi gabime edhe nuk i ja kan mohuar Chelseat 2 penallti por 4 100% kto kan qen Penallti por qti bejsh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12

Tema tė ngjashme

  1. Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2013, 11:21 PM
  2. Tirana eliminohet nga Liga e Kampionėve
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 11:09 AM
  3. Brazili, leksion futbolli kampionėve tė botės
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 11:50 AM
  4. Kampionati europian 2008
    Nga kuklla nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 04:55 AM