Rikthehet Liga e Kampionėve, magjia e futbollit europian


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 25
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Rikthehet Liga e Kampionėve, magjia e futbollit europian

    Receta Gatimi




    Qė nga dhjetori i kaluar, futbolldashėsve anembanė botės u ka munguar kompeticioni mė i rėndėsishėm nė rang klubesh, Liga e Kampionėve. Nga shtatori deri nė dhjetor skuadrat mė tė mira europiane, tė ndara nė tetė grupe me nga katėr skuadra, janė ndeshur mes tyre pėr tė pėrcaktuar 16 mė tė mirat, qė do ta vazhdojnė garat tashmė me takimet direkte vajtje-ardhje, derisa nė fund tė mbesin vetėm dy skuadra, njėra prej tė cilave do ta ngrejė trofeun e Ligės sė Kampionėve pikėrisht nė Olimpiko tė Romės. Deri nė kėtė stad tė kėtij kompeticioni kanė mbėrritur katėr skuadra angleze, katėr spanjolle, tri italiane, dy portugeze, njė franceze, njė greke dhe njė tjetėr gjermane. Pra, kampionatet mė tė rėndėsishme europiane dominojnė pėr sa u pėrket numrit tė skuadrave pjesėmarrėse. Si gjithmonė nė kėto vitet e fundit, Anglia dhe Spanja pėrfaqėsohen me nga katėr skuadra nė 1\16-at, duke konfirmuar qė kanė kampionatet mė cilesore nė botė. Nuk mbetet prapa kampionati Italian, qė nė kėtė fazė pėrfaqėsohet me tri skuadra, ndėr tė cilat mungon Milani. Nė kėtė edicion bie nė sy perfaqesimi i pakte i kampionatit gjerman, qė prezantohet vetėm nga Bajerni i Mynihut. Portugalia si gjithmonė deri nė kėtė fazė pėrfaqėsohet me dy skuadrat e saj mė tė mira, Porto dhe Sportingu i Lisbonės. Nuk kish si tė mungonte Lioni i Francės, qė e ka dominura prej shtatė vitesh kampionatin francez. Greqia ka marrė deri tani atė qė meritonte, duke u pėrfaqėsuar nga e zakonshmja Panathinaikos. Shorti i Chamions-it kurre nuk ka qenė mė i ashpėr se kėtė radhė. Tri skuadra angleze pėrballė atyre italiane, dy shkolla nė duel me njėra-tjetrėn, “yjet” mė tė famshėm do tė kėrkojnė tė “shuajnė” rivalin. Kristinao Ronaldo pėrballė Zlatan Ibrahimovicit. Mė shumė se kaq nuk mund tė dhurojė kjo Ligė kampionesh. Sot do tė luhen gysma e takimeve, ndėr tė cilat mund tė vecojmė Inter-Mancester, ndėrsa nesėr takimet e tjera, ku dallon Real Madrid – Liverpul. Gjithcka mbetet pėr t’u shijuar nė kėto dy mbrėmje magjike tė futbollit europian.





    Sot luhen

    Arsenal - AS Roma
    Atletico Madrid - FC Porto
    Inter Milan - Manchester U.
    Lyon - Barcelona

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Ndeshje shume te nxehta luhen kete jave shpresoje qe te fitoje me i miri dhe padyshim do te na dhurojne spektakel pasi ka skuadra te medha me lojtare te medhenj.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    A ha pa Milanin se si me duket Chempionsi,gjithsesi ndeshjet jane teper te forta.

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Liga e Kampioneve” Inter-Manceter, munguan magjite ne “San Siro”



    Jane luajtur dje kater takimet e para te Liges se Kampioneve, nga ku do te dalin tete skuadrat me te mira te Europes. Nje mbremje pa shume spektakel, me ndeshje shume te kujdesshme, per t’ia lene zgjidhjen takimeve te kthimit. Ne kater takimet e lujtura u arriten tre barazime dhe vetem nje fitore, qe i perket Arsenalit te Arsen Vengerit, qe mundi ne “Emirates” Romen e Luciano Spaletit me rezultatoin e ngushte 1-0. Vemendja ishte perqendruar ne supersfiden Inter – Mancester Junajdit, e luajtur ne “San Siro” ne prani te 80 mije shikuesve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit. Nje perballje e vecante edhe per sa u perket trajnereve te te dyja skuadrave, pasi ishin perballe Mourinjo dhe Ferguson, dueli mes te cileve ka nisur vite me pare ne Ligen e Kampioneve, kur portugezi drejtonte Porton. 90 minutat e San Siros nuk sollen gola, por vetem loje te forte dhe shume te kujdesshme nga te dyja skuadrat. Interi edhe pse me nje trajner te ri, ka treguar se nuk eshte akoma skuader europiane, per te pretenduar trofete me te rendesishem nderkombetare. Mancesteri, edhe pse ne fushen kundershtare, eshte shfaqur shume me i rrezikshem, duke dominuar sidomos ne aspektin psikologjik. Sfida e radhes midis dy trajnerve perfundoi ne barazim, por duhet theksuar se Mourinjo e ka mundur kater here Fergusonin dhe eshte mundur vetem nje here prej tij. Ndeshja tjeter me e rendesishme e kesaj mbremjeje ishte ajo mes Arsenalit dhe Romes, e fituar nga vendesit 1-0. Ka mjaftuar goli i Van Persit me penallti ne pjesen e pare, qe Arsen Vengeri te jete me i qete per ndeshjen e kthimit. Barcelona, edhe pse jo me shkelqim, ka marre nje barazim me shume vlera ne fushen e Lionit. Katalanasit e kane mbyllur pjesen e pare ne disavantazh, por kane rikuperuar gjithcka ne pjesen e dyte me Tierri Henrine. Ne ndeshjen e kthimit Barcelones i mjafton nje barazim pa gola per t’u kualifikuar. Nuk ka ditur te perifitoje ne fushen e saj skuadra e Atletikos se Madridit, qe ka barazuar 2-2 me Porton. Edhe pse ka kaluar dy here ne avantazh, Atletiko nuk ka mundur te fitoje, duke e bere edhe me te veshtire kualifikimin ne ndeshjen e kthimit, qe do te luhet ne Porto. Sot do te luhen kater ndeshjet e mbetura te Liges se Kampioneve, ku dallojme ciftet Celsi – Juventus dhe Real Madrit – Liverpul.

    Rezultatet

    Inter Milan - Man Utd 0-0

    Arsenal - Roma 1-0
    Shenues: Van Persi 37’ (pen)

    Atletico Madrid - FC Porto 2-2
    Shenues: Maxi 4, Forlan 45’; Lopez 22’, 72’,

    Lyon - Barcelona 1-1
    Shenues: Juninho 7’; Henry 67’

    Sot Luhen

    Villarreal-Panathinaikos

    Sporting.L-Bayren.M

    Chelsea-Juventus

    R.Madrid-Liverpool

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Eh ke te drejte milani ishte tmerri i skuadrave qe kerkonin titullin e lakmuar te champions league!

  6. #6
    i/e rregjistruar Maska e kasaforta
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    8
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Kan qen loje shum te forta

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Champions League, mbreteron futbolli anglez


    Liverpuli mund Realin, futbolli anglez ne delir
    Liverpuli me fitoren e arritur nė Spanjė duket se ėshtė bindshėm favoriti pėr tė kaluar turin. Josi Benayun ishte autor i golit tė tė kuqve kur dėrgoi nė rrjetė topin e ardhur nga goditja e lirė e ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Reali ishte i varfėr nė lojė dhe Arjen Roben pati mundėsinė tė barazonte me rastin mė tė mirė tė krijuar nga spanjollėt, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri Hoze Reina. Liga e Kampionėve ka qenė pėrherė arena mė e pėrshtatshme pėr Liverpulin e Rafael Benitezit. Reali e pati shumė tė vėshtirė tė thyente disiplinėn e Liverpulit dhe me gjithė pėrpjekjet e Raulit, tė kuqtė e kontrolluan ndeshjen qė nė fillim. Liverpuli u mbrojt mirė dhe me siguri dhe mund tė kishte kaluar nė epėrsi me kundėrsulmet e veta. Fernando Torres gjuajti fort, por gjuajtja e tij e pjerrėt nga e djathta u grushtua nga portieri Iker Kasiljas. Njė rast tjetėr ishte ai i Benjaunit, por portieri vendas ishte mė i vėmendshėm se mbrojtėsit e tij dhe doli nė hyrje tė zonės pėr tė bllokuar mesfushorin e Liverpulit. Edhe Liverpuli pėrjetoi drithėrima kur Reina priti gjuajtjen e Serxhio Ramosit dhe mė pas atė tė Gonzalo Higuainit. Por ky sulm u anulua pėr shkak se ishte nė pozicion jashtė loje. Alonso iu afrua shumė golit kur gjuajtja e tij nga gjysmėfusha e Liverpulit u prit nga Kasiljas. Trajneri Huande Ramos futi nė lojė Gutin nė pjesė tė dytė pėr ta pėrforcuar lojėn e Realit, por kjo nuk e ndihmoi shumė Realin. Miqtė ishin tė pafat kur sulmuesi Torres u zėvendėsua pas njė dėmtimi nė kavilje. Reali rrezikoi me njė kundėrsulm, por gjuajtja e Robenit u grushtua nga portieri i Liverpulit. Skuadra mike e mposhti mbrojtjen vendase kur i pambuluari Benajun realizoi golin e vetėm tė ndeshjes pasi mbrojtėsi Gabriel Heinze kishte bėrė faull mė parė ndaj Dirk Kujtit.


    Celsi-Juventus 1-0

    Vilareal-Panathinaikos 1-1

    Sporting.L-Bajern.M 0-5

    Real Madrid – Liverpul 0-1

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Champions: Futbolli anglez, “makine qe s’ndalet”



    Nuk eshte rastesi qe futbolli eshte shpikur ne Angli. Nuk eshte rastesi qe pjesa me madhe e futbollisteve me te mire ne bote luajne ne Angli.Nuk eshte rastesi qe ne cdo kompeticion te Liges se Kampioneve, te pakten vitet e fundit, kalojne ne cerekfinale te pakten tri skuadra angleze. Futbolli anglez edhe kete radhe tregoi qe eshte nje makine qe s’ndalet. U kualifikuan per ne cerekfinale dy skuadrat e para angleze, pikerisht Liverpuli dhe Celsi, ndersa te merkuren do te tentojne kualifikimin dhe i kane te gjitha mundesite ta bejne kete, Mancesteri dhe Arsenali. U luajten kater takimet e para te te Liges se Kampioneve qe percaktuan kater skuadra qe do te vazhdojne me tej. Sic u tha me lart u kualifikuan Liverpuli dhe Celsi te futbollit anlgez, Vilareali i futbollit spanjoll dhe Bajerni i Mynihut i futbollit gjerman. Liverpuli shkaterroi ne “Anfild” 4-0 Realin e Madridit, duke konfirmuar se fitorja para dy javesh ne “Santiago Bernabeu” nuk ishte aspak e rastesishme. Torres, dy here Xherard dhe Dosena ishin autotet e golave per skuadren e Benitezit, qe nuk e vune ne asnje moment ne diskutim kualifikimin. Ne takimin tjeter te rendesishem te se martes Juventusi barazoi 2-2 ne Torino me Celsin, pa mundur te kualifikohet. Shpresat u ndezen qe ne pjesen e pare, teksa Iakuinta do te mposhtte Peter Cehun, por baraspesha do te arrihej nga Esien. Edhe pse me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Kielinit, Juvja do te kalonte perseri ne avantazh me Del Pieron, i cili realizoi nga pika e bardhe. Por vetem kaq. Nuk mjaftoi zemra dhe grinta e futbollisteve te Ranierit, te cilet dhane me shume se 100% perballe “makines shkaterruese” qe mban emrin Celsi. Drogba shenoi golin e sigurise gati 10 minuta para perfundmit, qe i dha fund endrres juventine per kualifikim. Plot emocione ishte edhe sfida mes Panathinaikosit dhe Vilarealit. Miqte kaluan te paret ne avantazh, por u barazuan nga vendesit vetem pas disa minutave. Vilareali, qe tashme ka fituar statusin e vet ne Champions, goditi serish atehere kur vendesit po tregoheshin zoter te fushes. Kaq ka mjaftuar per ta ruajtur deri ne fund avantazhin e krijuar. Nuk ka pasur shume histori ndeshja e “Allianz Arenes”. Bajerni ka shenuar shtate gola ne porten e Sportingut te Lisbones dhe ka pesuar vetem nje. Dhe duke bere bilancet e dy ndeshjeve, i bie qe ka shenuar 12 here… Shifer qe do te mbahet mend gjate ne historine e Champions-it.


    Liverpul- Real Madrit 4-0 (1-0)
    15′ Torres, 28′, 47′ Gerrard, 87′ Dossena

    Juventus-Celsi 2-2 (0-1)
    Iaquinta 18’; Essien 45’; Del Piero 74’ (11-m); Drogba 82’

    Panathinaikos-Vilareal 1-2 (1-1)
    Ibagaza 49′,Mantzios 55′, Lorente 70′

    Bajern Mynih-Sportnig Lisbone 7-1 (5-0)
    Podolski 7′, 33’, Polga 37′ (aut), Moutinho 39′, Schweinsteiger 40′, Van Bomel 73′, Klose 81′ (11-m), Müller 87′

  9. #9
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Champions: Angli – Itali 3-0



    Ate qe nisen mbreme Liverpuli me Celsin e permbushen sot Arsenali me Mancesterin. Kater skuadra angleze kualifikohen per ne crekfinalet e Kupes se Kampioneve, asnje italiane. Faktet flasin qarte: futbolli anglez dominon ne Europe. Pas eliminimit te Juventusit nga Celsi i Londres, shpresohej qe te pakten njera nga italianet, Interi ose Roma, te kalonin per ne turin tjeter. “Djajte” e kuq nuk kane gabuar ne shtepi me Interin e Hoze Mourinjos, duke fituar me rezultatin e paster 2-0. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit e filloi shume mire ndeshjen, duke shenuar golin e avantazhit qe ne minuten 4-rt me mbrojtesin shtatlarte serb Nemanja Vidic. Me gjithe perpjekjet e shumta te zikalterve, qe duhet pranuar kane luajtur me mire se ne takimin e pare te zhvilluar ne “San Siro”, barazimi nuk do te vinte, perkundrazi, Kristiano Ronaldo do te siglonte fitoren 2-0 dhe kualifikimin e sigurt te Mancesterit. Interi ka qene i pafat ne kete mbremje, pasi Ibrahimovic dhe Adriano kane goditur traversen dhe shtyllen pingule. Perballja tjeter interesante mes futbollit anglez dhe atij Italian ishte Roma-Arsenal. Verdhekuqte e Spaletit i shkuan afer kualifikimit, por gabuan ne momentin e goditjeve te 11-metershave. Toneto i Romes nuk arriti te shenoje ne penalltine e 8-te, nderkohe qe kishin gabuar Eduardo per Arsenalin dhe Vucinic per Romen. U shua pra edhe shpresa e fundit per te pare nje skuader italiane ne cerekfinale. Dominim total i anglezeve, qe kualifikohen te katerta, tre prej te cilave ndaj kundershtareve italiane.


    Barcelona-Lion 5-1 (1-1)
    Henri 25’, 27’, Mesi 40’, Eto 43’, Makoun 44’, Zhuninjo 48’, Keita 90’

    Mancester-Inter 2-0 (0-0)
    Vidic 4’, Kristiano Ronaldo 49’

    Roma-Arsenal 1-0 (0-1) (6-7 11-m)
    Huan 9’

    Porto-Atletiko Madrid 0-0 (2-2)

  10. #10
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Mourinjo: Italianet u kenaqen, por une kam fituar…



    Ne perfundim te takimit me Mancesterin, Mourinjo ka hedhur thumba ne drejtim te kundershtareve te tij ne Itali, por ka pergezuar edhe skuadren per paraqitjen qe ka bere. Sigurisht komplimentet e Mourinjos do te shkonin edhe per kundershtarin. “E gjithe Italia eshte e lumtur per eliminimin e Interit, por mua nuk me intereson, sepse kam fituar.” Keto jane fjalet polemizuese te trajnerit portugez Hoze Mourinjo, menjehere pas humbjes 2-0 me Mancesterin. Mua nuk me intereson shume. Nese me pare skuadra ime kishte frike, tani s’ka me. Tashme na mbetet kampionati, qe me siguri do ta fitojme. Nuk kemi pasur fat per ta fituar ndeshjes, pasi skuadra ka luajtur ne menyre fantastike. Kur ishin 1-0, ne stadium ndihej frika prej rasteve te shumta qe krijuam. Ne fillim te pjeses se dyte, u ndeshkuam perseri. Ajo gjuajtje e Adrianos pergjithesisht futet ne rrjete, megjithate kam pare skuader me personalitet. Nuk jam i merzitur, por i trishtuar, sidomos per tifozet qe jane treguar te jashtezakonshem. E kam fituar Champions-in me Porton, por nuk kam krijuar kaq shume raste. Sigurisht te gjithe ne kemi gabuar dicka. Mancetseri eshte skuader e madhe dhe kete radhe ka qene edhe me fat.”

  11. #11
    i/e rregjistruar Maska e ipergasti
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Postime
    6
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Skem qka flasim per keto loj,gjithsesi mancester eshte klubi me i mire ne bote,sa i perket barcelones ajo eshte e pa ndalshme veq nalo e shiko lojen.
    Tashme Mourinjo mund te flas qka te doje por ajo qe u dha ne fush flet ndryshe

  12. #12
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Marseja e Canes mund Ajaksin ne takimin e pare te UEFA-s



    Jane luajtur mbreme ndeshjet e para te nje te tetave te Kupes UEFA. Jane gjithsej tete cifte, qe do te nxjerrin tete skuadrat qe do te kualifikohen pas ndeshjeve te kthimit. Rezultatet e arritura kane treguar ne pergjithesi rivalitetin e madh qe ekziston ne kete kompeticion, cka shprehet edhe me numrin e pakte te golave te shenuar. Vetem takimi Olimpik Marseje – Ajaks i Amsterdamit ka dhuruar me shume gola (3), ndersa ne takimet e tjera jane shenuar nje ose dy gola.Vetem nje perballje, PSG-Sporting Braga ka perfunduar me rrjeta te paprekura. Mancester Siti dhe Udineze jane dy ekipet qe kane hedhur nje hap te sigurt drejt kualifikimit, pasi kane mnundur perkatesisht Alborgun dhe Zenitin me te njejtin rezultat 2-0. Nje fitore me mjaft vlera ka marre edhe Marseja e Lorik Canes, qe ka mundur 2-1 ne fushen e vet Ajaksin e Amsterdamit. Mesfushori i kombetares sone ka luajtur vetem nje pjese loje dhe eshte zevendesuar ne fillim te pjeses se dyte nga Mbami, cka tregon se gjakovari akoma nuk eshte ne formen me te mire fizike. Nje perballje mjaft interesante ishte ajo mes Hamburgut dhe Gallatasarajt, qe perfundoi ne barazim 1-1. Poshte jane shenuar rezultatet e tete ndeshjeve te luajtura.

    Ndeshjet e tjera

    CSKA Moscow - Shakhtar Donetsk 1 – 0

    Dynamo Kyiv - Metalist Kharkiv 1 – 0

    Hamburger SV - Galatasaray 1 – 1

    Paris S.G.- Braga - 0 – 0

    Werder Bremen - Saint Etienne 1 – 0

    Manchester - C. Aalborg 2 – 0

    Marseille - Ajax Amsterdam 2 – 1

    Udinese - Zenit St. Petersburg 2 – 0

  13. #13
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    UEFA, ėndrra e Canės dhe e Marsejės vazhdon




    Olimpiku i Marsejės ka bėrė mrekullinė nė Kupėn UEFa ka barazuar nė ndeshjen e kthimit tė kėtij kompeticioni me Ajaksin e Amsterdamit. Skuadra e Lorik Canės ka barazuar pas kohės shtesė me rezultatin 2-3, duke i bėrė tė pavlefshme pėrpjekjet e futbollistėve tė Van Bastenit pėr ta pėrmbysur rezultatin. Nė kėtė takim Marseja vinte pas fitores 2-1 nė shtėpi. Takimi nisi mirė pėr vendėsit, qė kaluan nė avantazh nė nė minutėn e 33-tė, por miqtė barazuan shifrat. Nė pjesėn e dytė Ajaksi shėnon sėrish, por pėr t’u kualifikuar i dihej njė tjetėr gol. Koha e rregullt ka pėrfundua 2-1, sikurse nė Marsejė, kshtu qė pėr tė pėrcaktuar se cila do tė kalonte nė turin tjetėr u desh koha shtesė. Marsejezėt u treguan mė tė saktė pas 90 minutave, duke shėnuar nje tjeter gol nė portėn e Ajaksit. Kualifikimi pėr nė cerekfinale i bėn mė reale ėndrrat e skuadrės sė Lorik Canės pėr tė fituar trofeun prestigjioz europian. Takimi tjetėr i UEFA-s mes St-Etiene dhe Verderit pėrfundoi nė barazim 2-2, rezultat qė kualifikon gjermanėt, duke pasur parasysh se nė takimin e njė jave mė parė kishin fituar 1-0 nė shtėpi. Futbollisti i kombetares sone nuk ak qene pjese e formacionit,por e ka pare ndeshjen nga tribuna.


    Ja rezultatet e ndeshjeve te tjera dhe kualifukuesit



  14. #14
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Ēerekfinalja: Barcelona-Bayern, Man Utd-Porto, Chelsie-Liverpool...



    Kampioni nė fuqi i Ligės sė Kampionėve, Manchester United do tė ndeshet nė ēerekfinalen e kėsaj gare me fituesin e vitit 2004, Porto – derisa Chelsea do tė pėrballet sėrish me Liverpoolin. Barcelona ndėrkaq do tė ndeshet me ekipin gjerman Bayern Munich, ndėrsa Arsenali me Villarrealin.Manchester United ishte mposhtur nga Porto kur ky ekip portugez e kishte fituar kėtė garė, nė vitin 2004. Megjithatė anglezėt synojnė tė hakmerren dhe tė mbrojnė titullin, pėr t’u bėrė kėshtu ekipi i parė qė ka arritur njė gjė tė tillė, qė nga themelimi i Ligės sė Kampionėve, nė sezonin 1992/93.

    Fituesi i kėtij derbi do tė ndeshet me fituesin qė del nga pėrballja Villarreal-Arsenal. Ekipi anglez duket sė ka kaluar mjaft lehtė nė kėtė short - nėse merret parasysh fakti se, Villareal asnjėherė nuk ėshtė gjetur nė finalen e kėsaj gare tė madhe tė futbollit.

    Pėr dy ekipet tė tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool, historia po pėrsėritet. Kėto dy ekipe kanė luajtur nė tri gjysmėfinale gjatė katėr edicioneve tė fundit tė kėsaj gare. Fituesi i kėtij derbi “lokal” do tė ndeshet me fituesin e lojės Bayern München-Barcelona, tė dy ekipe kėto qė kanė shėnuar mė se shumti gola nė edicionin e sivjetmė tė kėsaj gare.

    Ēerekfinalet e Ligės sė Kampionėve do tė luhen mė 1/2 dhe 8/9 prill, gjysmėfinalet mė 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndėrsa finalja luhet nė Stadiumin Olimpico, nė Romė, mė 27 maj.

  15. #15
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Rikthehen emocionet e Ligės sė Kampioneve




    Liga e Kampioneve, aktiviteti mė i rėndėsishėm futbollistik nė Evropė, do tė zhvillojė sot dhe nesėr 4 takimet ēerekfinale.

    Ndeshja e parė do tė jetė njė sfidė anglo-spanjolle, mes Vijarealit dhe Arsenalit. Vijareal do tė pėrpiqet tė harrojė eliminimin nga Arsenal nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve tre sezone mė pare dhe pėr kėtė i beson njė grupi mjaft tė konsoliduar.

    Nė takimin tjetėr tė ditės sė sotme Manēester Junajtid do tė presė Porton pėr njė vend nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. Anglezėt nuk do tė kenė shėrbimet e mbrojtėsit Rio Ferdinand nė pėrballjen ndaj portugezėve qė e eliminuan nė sezonin 03/04.

    Nesėr do tė luhen dy supersfida. Liverpul dhe Ēelsi do tė pėrballen nė atė qė cilėsohet si derbi anglez i Ligės sė Kampioneve. Me njė tjetėr ndeshje tė vėshtirė pėrpara, Liverpuli do tė mbėshtetet tek dyshja Stivėn Xherard dhe Fernando Torres pėr tė kaluar nė gjysmėfinalet e Champions, pėr tė katėrtėn herė nė kėto pesė sezonet e fundit.

    Nė “Kamp Nou”, spanjollėt e Barcelonės do tė presin kampionėt e Gjermanisė tė Bajern Munihut, nė njė sfidė qė i mungonte prej vitesh Ligės sė Kampioneve. Lionel Mesi pėr spanjollėt dhe Frank Riberi pėr gjermanėt janė lojtarėt qė mund tė bėjnė diferencėn nė ēdo moment.

  16. #16
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Champions: Porto befason Manēesterin nė shtėpi, barazon 2-2



    Anglezėve tė Mancesterit nuk u kanė mjaftuar golat e Rooney dhe Tevez. Ka filluar me njė surprizė turi ēerek-final i Ligės sė Kampioneve. Portoja ka ndalur tė kuqtė e Fergusonit nė njė barazim 2-2 nė “Old Trafford”. Tė parėt kanė kaluar nė epėrsi portugezėt, me anė tė Rodriguezit, nė minutėn e 4-t, ndėrkohė qė ėshtė pėrgjigjur gati flakė pėr flakė Roney, pėr vendasit, pikėrisht me golin e shėnuar prej tij nė minutėn e 15-tė. Me kėtė rezultat ka pėrfunduar pjesa e parė, ndėrkohė qė pjesa e dytė ėshtė dominuar nga anglezėt, qė kanė qenė tėrė kohės nė kėrkim tė golit tė epėrsisė e tė fitores. Gol tė cilin e kanė gjetur nė minutėn e 85-tė, me anė tė argjentinasit Tevez, por nuk e kanė shijuar shumė, pasi miqtė kanė barazuar 3 minuta mė vonė, me anė tė M.Gonzales. Ky gol i ka shtangur tė kuqtė e Fergusonit, qė kanė parė t’u ikė nga duart fitorja dhe t’i minimizojnė shanset pėr kualifikim nė ndeshjen e kthimit nė Portugali.

    Manchester-United-Porto 2-2

    Manchester United (4-4-2): Van der Sar; O’Shea, Vidiē, Evans (Neville 70’), Evra, Fletēer, Carrick, Scholes (Tevez 70’) Cristiano Ronaldo, Rooney, Park (Giggs 59’). Trajner: A.Ferguson
    Porto (4-3-3): Helton; Sapunaru, Rolando, Bruno Alves, Cissokho, Lucho Gonzales, Fernando, Raul Maireles (Costa Tomas 80’), Lisandro, Rodriguez (Mariano Gonzales 80’). Trajner: J.Ferreira
    Arbitėr: Plautz (Aut)
    Shėnues: Rodriguez 4’(P), M.Gonzales 87’(P) / Rooney 15’(M), Tevez 85’ (M),


    Adebayori i pėrgjigjet Sennas: Villareal-Arsenal 1-1

    Nė barazim ka pėrfunduar ndeshja e parė cerekfinale e Ligės sė Kampioneve, midis Arsenalit dhe Villarrealit. Ka qenė Senna, qė i ka kaluar spanjollėt nė epėrsi, me njė gol tė bukur nė minutėn e 10-tė tė pjesės sė pare, i ndihmuar nga Giuseppe Rossi, por Adebayori i ka rihapur llogaritė nė minutėn e 20-tė tė pjesės sė dytė, me golin e barazimit, rezultat i cili nuk ka ndryshuar deri nė fund.

    Villarreal-Arsenal 1-1

    Villarreal (4-4-2): D. López, Angel López, Gonzalo, Godin, Capdevila, Cani (Fernandez 46’), Senna, Eguren, Ibagaza (Franko 78’), Rossi, Llorente (Pires 69’). Trajner: Pellegrini.
    Arsenal (4-2-3-1): Almunia (Fabianski 72’), Sagna, Toure, Gallas (Djorou 87’), Clichy, Denilson, Song, Nasri, Fabregas, Ėalcott (Eboué 88’), Adebayor. Trajner: Wenger.
    Shėnues: Senna 10’(V) / Adebayor 65’(A)
    Arbitėr: Ovrebo (Nor)

  17. #17
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Barcelona dhe Celsi, nje hap te madh drejt gjysmefinaleve




    Ndryshe nga nje nate me pare, Liga e Kampioneve ka sjelle emocione me te forta ne dy sfidat e dyta te nje te tetave. Barcelona e Pep Guardioles ka shkaterruar ne fushen e vet Bajernin e Mynihut me rezultatin 4-0, duke e siguruar kualifikimin per ne gjysmefinale, ndersa nje hap po kaq te madh ka bere edhe Celsi, qe ka mundur ne transferte 3-1 Liverpulin e Rafa Benitezit. Barcelona-Celsi duket se do te jete nja nga dy gjysmefinalet e ketij edicioni te Championsit.
    Barcelona, makine golash. Dhe jo vetem ne kampionatin spanjoll. Furine katalanase kete radhe e ka vuajtur Bajerni i Mynihut, qe nuk ka pasur shansin me te vogel per te marre rezultat pozitiv ne “Kamp Nou”. Ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, djemte e Pep Guardioles kane dhene leksione futbolli, duke shkaterruar skuadren me te mire gjermane, Bajernin e Mynihut. Sulmit te papermbajtshem katalanas, qe perbehet nga Eto, Mesi dhe Henri, i ka mjaftuar vetem pjesa e pare, per te shenuar plot kater here ne porten e portierit But, fati i keq i te cilet e ka vene kundershtar me keta lojtare te papermbajtshem. Ndeshja nuk ka pasur shume komente, pasi Barcelona e ka dominuar ne te gjithe komponentet e saj. Ndoshta edhe me skuadren e fundit te Primera Divizion Barcelona do ta kishte me te veshtire sa me Bajernin. Fakti qe jane shenuar vetem 4 gola ne porten bavareze dhe jo me shume vjen si rrjedhoje e nje lloj leshimi te katalanasve ne pjesen e dyte. Ndeshja e kthimit pritet te luhet sa per statistike, pasi fitorja e thelle ne “Kamp Nou” thuajse ia ka siguruar Barcelones kualifikimin per ne gjysmefinale


    Liverpu-Celsi 1-3

    Blute e Londres kane fituar ne transferte 3-1 ne ndeshjen e pare te ketij turi, duke ua veshtiresuar ne maksimum punen futbollisteve te Rafa Benitezit. Ne minutat e para Liverpuli u shfaq shume i frikshem dhe goli i shenuar nga Fernando Torres u duk sikur do te ishte i pari ne seri, por nuk ndodhi keshtu. Celsi arriti shume shpejt ta mbledhe vetem dhe barazoi po ne pjesen e pare me ane te serbit Ivanovic, aktivizimi i te cilit u duk disi i nxituar. Por instiktet e te famshmit Gus Hidink nuk mund te gabojne. I njejti lojtar do te shenoje edhe golin e dyte, thuajse ne te njejtin pozicion si ne rastin e pare, duke i hapur rruge keshtu fitores se Celsit, qe do te ishte edhe me e thelle. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didie Drogba, shenoi golin e trete, ne nje rast kundersulmi per skuadren e Celsit. Kjo fitore ne transferte eshte nje hap i madh per skuadren e Hidinkut, se ciles i mjafton vetem admistrimi sakte i lojes ne ndeshjen e kthimit, per te kaluar ne gjysmefinale



    Barcelona-Bajern 4-0
    Barcellona (4-3-3): Valdes; Puyol, Piquč, Marquez, Daniel Alves; Iniesta, Toure (Busquets 81’), Xavi; Henry 7 (Keita 74’), Eto’o (Krkic 90’) Mesi. Trajner: Guardiola.
    Bayern (4-5-1): Butt; Oddo, Breno, Demichelis 5, Lell; Altintop (Ottl 46’), Schweinsteiger, Zé Roberto (Sosa 77’), Van Bommel, Ribery; Toni. Trajner: Klinsmann
    Gjyqatar: Webb (Angli)
    Shenues: 8′, 38’ Messi, 12′ Eto’o, 43′ Henry
    Kartone te verdhe: Messi, Lell, Demichelis, Marquez
    Liverpul-Celsi 1-3
    Liverpool (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio (Dossena 73’; Lucas Leiva (Babel 79’), Xabi Alonso; Kuyt, Gerrard, Riera (Benayoun 67’); Torres. Trajner Rafa Benitez.
    Chelsea (4-3-3): Cech; Ivanovic, Terry, Alex, A.Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou, Drogba (Anelka 79’), Malouda.
    Trajner: Gus Hiddink.
    Gjyqtar: Bo Larsen (Danimarke)
    Shenues: 6′Torres, 39′, 62’ Ivanovic, 67′ Drogba
    Kartone te verdhe: Kalou, Terry

  18. #18
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Celsi-Barcelona, dy gjysmėfinalistet e para tė “Champions”-it




    Ka vuajtur, por edhe ka pėrmbysur Celsi i drejtuar nga Hidink, sepse pėrballė, pavarėsisht humbjes nė ndeshjen e parė, 3-1, nė shtėpi, ka patur njė Liverpul tė madh, qė ka besuar dhe e ka synuar deri nė fund kualifikimin. Madje ka qenė disa herė pranė tij, si gjatė pjesės sė parė, teksa e ka parė veten nė epėrsi 2-0, por edhe nė fundin e ndeshjes, kur njė gol mund ta kalonte nė gjysmėfinale. Sidoqoftė, kanė triumfuar blutė e Londrės, falė njė barazimi spektakolar, 4-4, nė lojė dhe shifra, nė ndeshjen e kthimit. Nė total, rezultati i dy ndeshjeve foli pėr Celsin (7-5), i cili e sheh veten njė hap larg finales sė Romės. Nė “Allianz Arena” nuk ka patur shumė histori, as emocione, sepse humbja e thellė nė ndeshjen e parė, 4-0, e Bajernit me Barcelonėn, kishte mbyllur cdo histori. Ndeshja e kthimit ka qenė thuajse formalitet, ndėrkohė qė rezultati i saj ėshtė fiksuar nė shifrat e barabarta 1-1. Rezultati pėrfundimtar, nė total, i tė dyja ndeshjeve (5-1) nuk lė vend pėr asnjė koment. Barcelona ka merituar gjithcka, madje u ka shtirė frikėn rivalėve, sepse loja e saj ėshtė jo vetėm spektakolare, por shoqėrohet edhe me bollėk golash.
    Ja skedat teknike tė dy ndeshjeve tė sė martės, tė vlefshme pėr Ligėn e Kampioneve:

    CHELSEA-LIVERPOOL 4-4 (3-1)

    Chelsea (4-3-3): Cech; Ivanovic, Alex, Carvalho, A. Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou (Anelka 36’), Drogba, Malouda. Trajner: G.Hiddink

    Liverpool (4-5-1): Reina; Arbeloa (Babel 85’), Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio; Kuyt, Lucas, Mascherano (Riera 69’), Xabi Alonso, Benayoun; Torres (Ngog 80’). Trajner: R.Benitez

    Gjyqtar: Medina Cantalejo (Spanjė)
    Shėnues: Fabio Aurelio 19’ (L), Xabi Alonso 28’ (pen) (L), Drogba 51’ (C), Alex 57’ (C), Lampard 76’, 89’ (C), Lucas 81’ (L), Kuyt 82’ (L)
    Kartonė tė verdhė: Ivanovic (C), Benayoun (L), Carvalho (C), A. Cole (C), Arbeloa (L)



    BAYERN-BARCELONA 1-1 (0-4)

    Bayern (4-4-1-1): Poligon, Lell, Lucio, Demichelis, Lahm; Sosa (Altintop 78’), Van Bommel, Ottil, Ze Roberto (Borowski 78’), Ribéry, Toni.

    Trajner: J.Klinsman.
    Barcelona (4-3-3): V.Valdes; D.Alves, Pique, Puyol, Abidal, Jaja Toure, Xavi, Keita, Mesi, Eto, Iniesta (Hleb 79’). Trajner: B.Guardiola

    Gjyqtar: Rosetti (Itali)
    Shėnues: Ribéry 47’ (B), Keita 73’ (Bar)
    Kartonė tė verdhė: Dani Alves (Bar), Puyol (Bar), Lucio (B), Demichelis (B), Boroėski (B), Lell (B)

  19. #19
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Arsenal-Mancester, gjysmėfinalja angleze e “Champions”-it





    Arsenali ka mundur lehtė 3-0 Villarrealin, duke siguruar kėshtu gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve. Pėrballė do tė ketė njė tjetėr skuadėr angleze, Mancester Junajtid, qė ka mundur nė ndeshjen e kthimit 1-0 Porton dhe ėshtė kualifikuar falė atij goli tė Kristiano Ronaldos. Nė kėtė mėnyrė, duke ditur qė edhe Celsi ėshtė nė gjysmėfinale, kemi tė bėjmė me njė “Champions anglez”, ku e vetme, Barcelona, do tė kėrkojė t’i sfidojė ishullorėt. Arsenali shkatėrroi 3-0 Villarrealin dhe kualifikohet nė gjysmėfinale pas 1-1 nė “El Madrigal”. Fitorja ka patur si hapės Walcott, nė minutėn e 10-tė, pėr tė vijuar me golin e dytė, tė Adebayorit, nė minutėn e 60-tė. Rezultatin e pastėr nė favor tė “Topcinjve tė Londrės” e ka vulosur Van Persi, pas ekzekutimit tė njė goditjeje dėnimi nė minutėn e 69-tė. Nė ndeshjen Porto-Mancester, pas barazimit 2-2 nė ndeshjen e parė, tė luajtur nė Angli, “djajtė e kuq” tė Fergusonit kanė fituar falė golit tė njė portugezi, qė ka ndėshkuar patriotėt e vet, nė minutėn e 6-tė tė lojės. Mė pas kemi patur pėrpjekje tė shumta tė vendasve, por pa sukses. Madje mund tė ishin ndėshkuar sėrish nga anglezėt e Man.UTD. Mė poshtė, ja dhe skedat teknike tė dy ndeshjeve:



    Arsenal-Villarreal 3-0 (1-1)

    Arsenal (4-4-2): Fabianski, Eboué, Toure, Silvestre, Gibbs, Ėalcott (Denilson 76′), Fabregas, Song, Nasri, Adebayor (Bendtner 82’), Van Persi (Diaby 76′).

    Trajner: A.Venger

    Villarreal (4-4-1-1): Diego Lopez; Angel Lopez, Gonzalo Godin, Capdevila; Bruno (Nihat 64′), Eguren, Cats (Pablo Ripollés 25’), Fernandez (Ibagaza 64’), Pires; Rossi. Trajner: Pellegrini
    Shėnues: Walcott 10’, Adebayor 60’, Van Persie 79′

    Porto-Mancester United 0-1

    Porto (4-3-3): Helton, Sapunaru (Tomas Kosta 80’), Rolando, Bruno Alves, Cissokho, Lucho Gonzalez (Mariano Gonzalez 31’), Fernando, Raul Meireles; Lisandro Lopez, Rodriguez, Farias. Trajner: Ferreira.

    Manchester United (4-3-3): Van der Sar, O’Shea, Vidiē, Ferdinand, Evra; Anderson (Scholes 78’), Carrick, Gigs; Cristiano Ronaldo, Berbatov (Nani 68’), Rooney. Trajner: Ferguson
    Shėnues: Cristiano Ronaldo 6’

  20. #20
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Chelsea – Barcelona, pa gola!



    Blutė e Chelseat kanė arritur ta ndalojnė me barazim pa gola ekipin e Barcelonės, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve tė zhvilluar nė Camp Nou.Megjithėse ishin mė dominues gjatė gjithė ndeshjes, vendasit nuk arritėn tė gjejnė golin e fitores, pavarėsisht se kishin njė morri shansesh, veēanėrisht nė minutat e fundit tė takimit.

    Pjesa e parė

    Dyzetepesė minutat e para tė ndeshjes i takuan Barcelonės qė dominoi nė posedim tė topit dhe nė raste, megjithėse nuk arriti tė shėnojė nė portėn e Petr Cech.

    Chelsea u gjend shumė mirė nė mbrojtje, duke penguar nė pjesė tė madhe vendasit tė zhvillojnė lojėn e tyre.

    Shanset mė tė mira nė radhėt e blaugranėve nė pjesėn e parė i pati Thierry Henry i cili u vonua nė disa raste tė mira. Nė anėn tjetėr me goditje nga largėsia portierin Cech e testuan edhe Eto’o, Messi dhe Iniesta, por qė nuk rezultuan me ndonjė ndryshim rezultati

    Megjithatė rasti mė i mirė nė pjesėn e parė, mbase dhe i vetmi, i takoi Chelseat. Njė gabim nga mbrojtėsi meksikan Rafael Marquez ia fali topin sulmuesit Didier Drogba, i cili i vetėm pėrballė Victor Valdez nuk arriti tė shėnojė, pasi goditja e tij u ndalua nga portieri spanjoll.

    Pjesa e dytė

    Edhe pse pritej njė fillim mė energjik i pjesės sė dytė tė ndeshjes, minutat e para tė saj ishin krejt mė ndryshe, me shumė ndėrprerje pėr shkak tė lėndimeve, qė detyroi Pep Guardiolėn tė bėjė edhe njė zėvendėsim tė detyrueshėm (kapiteni Carles Puyol nė vend tė Marquez).

    Rrjedha e mėtejme e vazhdimit tė ndeshjes sėrish i takoi Barcelonės, qė vazhdoi tė kėrkojė golin e fitores, por blutė nė anėn tjetėr kryen mrekullueshėm detyrėn e tyre.

    Njė rast tė mirė pati Eto’o nė minutėn e 70-tė tė lojės, kur kaloi pėr mrekulli mbrojtėsit mysafir, por goditja e tij u mbrojt nga portieri Cech.

    Pjesa mė interesante e pjesės sė dytė, ishin minutat e fundit tė ndeshjes. Barcelona ishte afėr shėnimit tė golit nė dy raste nga zėvendėsuesit Bojan Krkic dhe Alexander Hleb.

    Njė harkim i topit nga Alves gjeti sulmuesin e ri spanjoll, goditja me kokė e tė cilit pėrfundoi jashtė porte.

    Shumė shpejt mė pas, ish-mesfushori i Arsenalit, Hleb, patin rastin mė tė mirė pėr vendasit, duke u gjendur i vetėm nė ballė tė portierit, por goditja e parė e tij u ndalua nga Cech, ndėrsa tentimi i dytė pėrfundoi larg portės.

    Barazimi i shkon nė favor Chelseat, qė ndeshjen e kthimit, qė zhvillohet pas njė jave, pritet ta ketė mė tė lehtė pasi do tė luajė para tifozėve tė vet, nė Stamford Bridge.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2013, 11:21 PM
  2. Tirana eliminohet nga Liga e Kampionėve
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2009, 11:09 AM
  3. Brazili, leksion futbolli kampionėve tė botės
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 12:50 PM
  4. Kampionati europian 2008
    Nga kuklla nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 04:55 AM