BrukselMe gjithė vrullin e qeverisė shqiptare pėr tė aplikuar si vend kandidat, deri mė tani asnjė sinjal pozitiv nuk duket nga Brukseli. Ministri i Jashtėm ēek, Karl Schėvarzenberg, ka deklaruar gjatė njė takimi me homologun shqiptar Lulzim Basha, sa pėr momentin BE-ja ėshtė nė krizė ekonomike, dhe se njė kėrkesė nga Shqipėria pėr tu bashkuar me kėtė union, nuk do tė ishte e mirėpritur.
Schėvarzenberg ka pėrdorur njė fjalor letrat, duke i thėnė Shqipėrisė, se rruga e saj drejt BE-sė, pėr momentin nuk ėshtė shumė e mirėpritur. Shqipėria ėshtė e ftuar tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian. Nėse ju do mė ftoni nė shtėpinė tuaj, unė e pranoj ftesėn, por nėse nė atė moment janė ēarė tubat dhe shtėpia noton nė ujė, ju nuk do jeni shumė mikpritės. Nga kriza ekonomike, BE-ja ėshtė si njė shtėpi e mbushur me ujė. Pra, nxirrini vetė konkluzionet, - tha dje ministri ēek pas takimit tė Trojkės Evropiane me Shqipėrinė.
Pėr kundėr kėsaj, ministri Basha dukej mė optimist se kurrė, duke premtuar pėr standarde nė zgjedhje, qė megjithėse tė rėndėsishme pėr BE-nė, pėr momentin unioni ka tė tjera halle qė e shqetėsojnė nga brenda. Hapi tjetėr nuk varet nga ndonjė presidencė, ajo varet nė konsensusin e 27 vendeve anėtare, tė cilat duhet tė ndezin dritėn jeshile. Jemi qartėsisht tė angazhuar pėr standardet e zgjedhjeve mė 28 qershor, - u shpreh Basha.