Receta Gatimi

Te rejat nga Shkenca


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Te rejat nga Shkenca

    10 miliardė planete tė njėjta sikur Toka

    Nė gjithė hapėsirėn e galaktikės tonė ndodhen rreth 10 miliardė planete tė ngjashem me Token por ndoshta qe te gjithe te pabanuar.

    Kėtė e bėn te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, nė bazė tė zbulimeve mė tė fundit qė janė bėrė nga teleskopėt e fuqishėm tokėsorė. Prej pak kohėsh, Boss ka publikuar njė libėr me titull “The Crowded Universe” qė ėshtė bėrė bestseller pėr tė apasionuarit pas mistereve tė universit.

    “Kemi arritur nė perfundim se ekzistojnė 10 miliardė planete binjake te Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jetė shumė herė me i madh”, thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote; planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne njė distancė as tė afėrt por as tė largėt nga ylli i tyre.

    Sipas Boss, planetėt mund tė ndahen ne tre kategori; gjigande si Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te krijuar nga gazi dhe pluhuri.

    “Ne tani shikojmė vetem planetet gjigande, por pranė tyre ndodhen edhe tė vegjėlit, binjaket absolute te Tokes qe mund t’i shikojme dhe studiojme pas shume vjetesh. Pėrkohėsisht mund tė hipotezojmė se vetėm 10 % e planeteve te ēdo galaktike janė tė njėjtė me Tokėn, ēka do te thotė rreth 10 miliardė”, thekson astronomi amerikan.

    Por pavarėsisht kushteve tė krijuara pėr zhvillimin e jetėve nė keto planete, Boss mendon se nė keto planete jo domosdoshmerisht eshte zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i evolucionit te materies. Ndėrkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, nė gjendje te vezhgoje me fuqi shume here me te madhe galaktiken tonė.

    Discovery, shtyhet serish leshimi ne hapesire

    Eshte shtyre per te katerten here leshimi ne hapesire i anijes kozmike Discovery nga NASA.

    Vonesa e radhes ka ardhur si pasoje disa problemeve ne valvolen e serbatorit te karburantit. Leshimi i Discovery ishte shtyre edhe tre here te tjera dhe ishte vendosur qe ajo te nisej me 27 shkurt, per nje udhetim 14 ditor.

    Anija do te transportonte nje set panelesh diellore ne Stacionin Hapesinor Nderkombetar. Nuk eshte vendosur ende nje tjeter date per leshimin.

    Sudan, gjenden pjese te asteroidit “2008 TC3”



    Pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit ne 7 tetor jane gjetur nga astronomet.

    Trupi qiellor “2008 TC3” me diameter 5 metra nuk u shperbe ne atmosfere, duke lene gjurmet e tij edhe ne Toke pas perplasjes. Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e kishte pershkuar nje top i zjarrte.

    Qe nga ai moment, nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per koordinatat. Nderkohe, Lindley Johnson nga “Near-Earth Object Program” ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me Token.

    Tashme qe shkencetaret kane pjeset e asteroidit mund te nisin analizat e hollesishme per te zbuluar perberjen e tij.


    Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem



    Sonda marsiane e NASA-s, Phoenix ndoshta eshte ndeshur me nje pellg te lengshem ne siperfaqen e planetit te kuq.

    Pergjegjesi teknik i misionit Peter Smith tregon se sonda e leshuar ne polin e veriut ka hasur ne nje pjese te lengshme qe mendohet te jete uje. Shkencetaret mendojne se ne ate ambient ku presioni eshte shume here me i larte se ne Toke dhe temperaturat nuk kane kaluar ndonjehere mbi kufirin e -20 gradeve, nuk eshte e mundur qe uji te ruhet ne gjendje te lengshme, perjashtuar vetem disa raste.

    Hipoteza e pare eshte qe bulezat e fotografuara nga sonda jane absorbuar nga atmosfera. Nje tjeter hipoteze eshte se gjate uljes, sonda ka shkaktuar nxehtesi duke shkrire perkohesisht nje pjese te akullt.

    Gjithashtu, mesohet se uji eshte ne gjendje te kripur dhe kjo ka bere qe shkencetaret te mendojne se sasia e larte e kripes ne kete zone nuk mund te lejoje zhvillimin e jetes. Phoenix u ul ne Mars ne 25 maj te vitit 2008 dhe pas 5 muajsh e nderpreu punen pasi u paralizua nga akulli.

    Bimet, sistemi drejtues ndodhet tek rrenjet




    Ne rrenjet e bimeve eshte zbuluar qendra e komandes se tyre.

    Sipas nje grupi shkencetaresh nga Universiteti i Firences, nga qelizat e rrenjeve mund te jepen sinjale elektrike, ne menyre te ngjashme me ate qe bejne neuronet tek kafshet. Por ne ndryshim nga neuronet, keto qeliza kane si vecori emetimin e sinjaleve ne te njejten kohe.

    Ne kete perfundim eshte dale pas studimit te lules multi electrode arrays, ku sistemi elektrik transmetohet nga nje qelize ne tjetren. Ky studim eshte publikuar i plote ne faqen nderkombetare online te Pnas (Proceedings of the National Academy of Science).

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Teper interesante a mund te me tregosh se ku i gjen keto informacione kaq interesante?

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Astronautėt e NASA-s pėrfunduan ecjen e planifikuar nė hapėsirė



    Astronautėt nė Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės dhe tė anijes amerikane "Discovery" kryen dje ecjen e parashikuar nė hapėsirė, gjatė sė cilės instaluan panele tė reja diellore, qė ndihmojnė pėr furnizimin e stacionit me energji.
    Sic bėn tė ditur agjencia e lajmeve nė shqip VOA, NASA tha se dy astronautėt Steve Sėanson dhe Richard Arnold qėndruan nė hapėsirė pak mė tepėr se 6 orė pėr tė instaluar bazėn suportuese tė paneleve diellore.

    Astronauti Jozef Acaba u tha kolegėve tė tij kontrollorė nė Tokė, se instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehtė sa ishte menduar, por shtoi se kolegėt e tij “kishin bėrė njė punė shumė tė mirė”.
    Sfida mbetet sot, kur krahėt e panelit diellor tė shpalosen. NASA tha se ecja e djeshme nė hapėsirė ėshtė e para mes tre ecjeve tė planifikuara gjatė misonit 13 ditor tė anijes "Discovery". (burimi baklanweb)

  4. #4
    i/e rregjistruar Maska e kasaforta
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    8
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    thojn qe ekzistojn 7 pal toke e 7 pale qielle

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Disa Te Reja Nga Shkenca
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-03-2010, 01:13 PM
  2. Te rejat rreth Teknologjise
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 25-09-2009, 06:37 PM
  3. Tė rejat e Enki Shabanit
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 02:19 PM
  4. Te rejat nga Hollywood!
    Nga daku323 nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 02:54 PM
  5. Tė rejat e javės nga mjekėsia
    Nga Lirenti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 06:16 AM