Pak ditė pasi qė i publikua lajmi se djaloshi nga Anglia, Alfie Patten, u bė babė me 13 vjet, opinioni nė Bosnje e Hercegovinė ėshtė shokuar nga njė rast i ngjashėm, i cili ndodhi nė afėrsi tė Dobojit.
12-vjeēarja Lj.S., nga fshati Ostruznja, afėr Dobojit, deklaroi se pėr disa muaj do tė lind njė foshnje, kėshtu qė pret se do ta fitojė epitetin e nėnės mė tė re nė botė.
Vajza jeton nė njė lidhje jashtėmartesore me 24-vjeēarin Dalibor Marinkovic, nga Karavlasi, afėr Dobojit, ndėrkaq rastin policisė ia lajmėroi nėna e saj 34-vjeēare, Mira Stankovic, e cila pėrveē saj ka edhe shtatė fėmijė tė tjerė, njoftojnė mediat nė BeH.
Me tė kuptuar se i kishte lajmėruar nėna e saj, ēifti iku pėr njė kohė dhe u fesh nė pyllin afėr fshatit Karavlasi. Pas kėsaj, nėna e vajzės sėrish u shfaq nė polici, duke thėnė se po e tėrhiqte denoncimin.
Policėt menjėherė kryen bisedat e nevojshme me tė miturėn dhe me Daliborin, megjithėse nuk ia dolėn qė t’i bindnin pėr ta ndėrprerė lidhjen e tyre. Ata deklaruan se sė bashku jetonin “me pėlqimin e prindėrve, se janė tė lumtur dhe se mund tė jetonin pa ndihmėn e askujt”.
Nė policinė e Dobojit pohojnė se Dalibor Marinkovic ka kryer njė vepėr penale ngase jeton me njė tė mitur, edhe pse tani policia nuk ka asnjė bazė pėr arrestimin e tij.